• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Histori suksesi/ Flet Shqiptarja e suksesshme, artistja Flaka Goranci

June 26, 2015 by dgreca

Shqiptarja, e suksesshme, Mezzosoprano Flaka Goranci ne rolin e Vajzes se Luleve me dirigjentin shume te njohur austriak Nicolaus Harnoncourt ne Vjene/

Flaka Goranci pjesemarrese ne koncerte te ndryshme si: Gjermani, Zvicer, Itali, Angli, Israel, Maqedoni, Mal te zi, Kosove, Shqiperi, Hungari, Austri etj…/

Ajo punon me orchestra te ndryshme si : Concentus Musicus, Rahmat Hasharon Orkestra, Buchmann-Mehta Orkestra, Okestra e Operes dhe baletit ne Tirane, Okestra e RTSH ne Tirane, Filharmonia e Kosoves dhe Maqedonise etj…/

Me dirigjent te njohur si: Nicolaus Harnoncourt, Manfred Mayrhofer, Vitorio Parisi, Rafet Rudi, Desar Sulejmani. Zhani Ciko, Jetmir Barbullushi, Edmond Doko etj…

Po ashtu me regjisore te operas si: Uwe Eric Laufenberg, Niv Hoffman, Michael Grover Friedlander, Dani Ehrlich, Nikolin Gurakuqi etj…

Po ashtu Masterklase me emra te njohur si: Dan Ettinger, Charles Spencer, Vito Brunetti, Carmen Gonzalez, Caroline Merz etj…

Tashme ka dy vite qe jeton dhe vepron ne qytetin e muzikes ne Vjene. fitoj nje Burse nga fondacioni I Sopranos se famshme Hilde Zadek ne fushen e interpretimit te Liedeve Gjermane me prof. Walther Moore, studim ky I cili me ben edhe nje kengetare Liedesh gjermane dhe te kengeve ne pergjithesi e qe eshte nje specialitet me vete.

Ne Vjene jam mjaft e pranishme neper koncerte te ndryshme dhe opera te ndryshme. Per momentin do te realizoj rolin e Ida-se ne operen “Gemma di Vergy” nga Donizetti dhe vlen te permendet edhe ngjitja ne skene ne rolin e Vajzes se Luleve me dirigjentin shume te njohur austriak Nicolaus Harnoncourt!

INTERVISTA

Pyetje:- Sa e veshtire ka qene Rruga e suksesit per Flaka Goranci dhe si e ka menaxhuar ajo?

Flaka Goranci;Si nje artiste e re me shume sfida, perkushtim dhe sacrifice mund te them, qe ajo qe na duhet neve artisteve me se shumti, eshte puna. Fati eshte pjese e rendesishme e karrieres, por fati shpeshhere te ze gjate procesit te punes.

Flaka Goranci flet per Jetshkrimi dhe rrugen drejt suksesit:Une jam Flaka Goranci, kam lindur ne Gjakove me 15 korrik 1985.Qe ne moshen 7 vjeçare fillova te luaj ne piano kurse ne moshen 9 vjeqare fillova te kendoj ne koncertet per femije, ku u shperbleva me disa cmime te para.Gjate kohes se luftes, ne u vendosem ne Shqiperi si shumica nga Kosova atehere, dhe qe nga ajo kohe  u krijuan lidhjet edhe me shume me Shqiperine dhe dashuria per kete vend  sa erdhi e u be edhe me e madhe, edhe pse gjyshja ime vinte nga Shqiperia. Keshtu, ne vitin 2004 fillova studimet per Kanto ne klasen e Profesoreshes Suzana Frasheri. 4 vitet e mia ne Tirane, ishin vite te studimit, punes, sakrifices, perkushtimit duke kulminuar me suksesin ne Teatrin e Operes ne Tirane, si 22 vjecare interpretova rolin e Rosines ne operen “Il barbiere di Siviglia”  nje opera nga Rossini me shume kerkesa teknike dhe muzikale dhe rolin e Cherubino-s nga opera “Le nozze di Figaro” – Mozart, sukses ky I cili me sherbeu shume, ku menjehere pas studimeve ne Tirane fitova nje burse studimi master ne “Buchmann Mehta School of Music” ne Tel aviv, Israel ne klasen e prof. Tamar Rachum.

Po ashtu, gjate studimeve ne Tirane, ne audicionin e hapur nga Teatri amerikan “LaMaMa etc…” nga New York me regjisoren e famshme nderkombetare Ellen Stewart une fitova te luaj ne rolet kryesore ne tri shfaqjet “Il Corvo”, “Aesclepius” dhe Diana, te drejuara nga po e njejta regjisore e te cilat u realizuan ne Bienalen e Venecias, ne Festivalin  e Butrint-it dhe ne Prishtine.Dy vite studimi ne Israel ishin mjaft te ngjeshura, normalisht qe kerkesat ishin shume me te medha nga ato qe I hasim ne pergjithesi neper shkollat ne Ballkan.

Ne Izrael interpretova rolin e Dorabelles nga opera “Cosi fan tutte” – Mozart, Dido nga “Dido and Aeneas” – Purcell dhe die Mutter nga opera e K. Weill “Der Jasager”.

Kam qene pjesemarrese ne koncerte te ndryshme si: Gjermani, Zvicer, Itali, Angli, Israel, Maqedoni, Mal te zi, Kosove, Shqiperi, Hungari, Austri etj…Kam punuar me orchestra te ndryshme si : Concentus Musicus, Rahmat Hasharon Orkestra, Buchmann-Mehta Orkestra, Okestra e Operes dhe baletit ne Tirane, Okestra e RTSH ne Tirane, Filharmonia e Kosoves dhe Maqedonise etj…

Me dirigjent te njohur si: Nicolaus Harnoncourt, Manfred Mayrhofer, Vitorio Parisi, Rafet Rudi, Desar Sulejmani. Zhani Ciko, Jetmir Barbullushi, Edmond Doko etj…

Poashtu me regjisore te operas si: Uwe Eric Laufenberg, Niv Hoffman, Michael Grover Friedlander, Dani Ehrlich, Nikolin Gurakuqi etj…

Poashtu Masterklase me emra te njohur si: Dan Ettinger, Charles Spencer, Vito Brunetti, Carmen Gonzalez, Caroline Merz etj…

Kurse ne Vjene fitova nje Burse nga fondacioni I Sopranos se famshme Hilde Zadek I cili mbeshtet kengetaret e rinje te operes, dhe keshtu edhe u vendosa ne Vjene. Tashme ka dy vite qe jetoj dhe veproj ne qytetin e muzikes ne Vjene. Ketu, mora  mesime private ne fushen e interpretimit te Liedeve Gjermane me prof. Walther Moore, studim ky I cili me ben edhe nje kengetare Liedesh gjermane dhe te kengeve ne pergjithesi e qe eshte nje specialitet ne vete.

Ne Vjene jam mjaft e pranishme neper koncerte te ndryshme dhe opera te ndryshme. Per momentin do te realizoj rolin e Ida-se ne operen “Gemma di Vergy” nga Donizetti dhe vlen te permendet edhe ngjitja ne skene ne rolin e Vajzes se Luleve me dirigjentin shume te njohur austriak Nicolaus Harnoncourt!

Liliana Pere:Ju keni pregatitur njé CD me Qellimin nepermjet kesaj CD-je Vendi jone (Nepermjet fotove ne Liberth), Poetika ( Tekstet e kengeve te perkthyera) dhe Muzika (Kenget ne CD) te njihen nga popujt e ndryshem neper bote.

Flaka Goranci:Po ester e vertete. Per mua ka qene nje pune mjaft e madhe, me jane dashur me shume se dy vite per te kurorezuar nje pune te tille. Deshira ime pikerisht per nje projekt te tille, erdhi si pasoje e asaj qe fatkeqesisht Muzika dhe Kultura jone shqiptare njihen shume pak ose fare neper bote. Qellimi im eshte qe nepermjet kesaj CD-je Vendi jone (Nepermjet fotove ne Liberth), Poetika ( Tekstet e kengeve te perkthyera) dhe Muzika (Kenget ne CD) te njihen nga popujt e ndryshem neper bote.Se fundmi, ne muajin Maj 2015 kam realizuar nje projekt timin, nje CD internacionale me Kenge nga Shqiperia dhe Kosova! CD-ja titullohet “Albanian Flowers” – songs from Albania and Kosovo.Producent I CD-se eshte firma e njohur austriake “Gramola” e cila po ben edhe distribuimin e CD-se ne tregun Nderkombetar. CD-ja permban 11 kenge nga zona te ndryshme te Shqiperise dhe Kosoves, por  te perpunuara ne frymen e muzikes klasike – impresioniste nga kompozitori shume I talentuar me aktivitet ne Gjermani, Kushtrim Gashi.Ansambli muzikor I titulluar “Dielli” perbehet edhe nga instrumentist nga Filharmonia e Vjenes si : Edison Pashko, Adela Frasineanu dhe Mennan Berveniku!Bashke me CD-ne eshte edhe nje Booklet – Liberth qe permban tekstet e kengeve ne Shqip-Gjermanisht-Anglisht te perkthyera, me fotot nga vendet me te bukura te Shqiperise dhe Kosoves si dhe nje pershkrim te Muzikes Shqiptare nga nje profesor Austriak.CD-ja deri me tani eshte vleresuar shume nga kritika austriake, dhe deri me tani eshte perkrahur nga disa Institucione ne Austri, Kosove dhe Shqiperi.

Liliana Pere-Si jane Lidhjet dhe nostalgjia e Flakes me Shqiperine dhe Kosoven dhe cilat jane projektet e saj te aferta?

Flaka Goranci:Edhe pse me nje aktivitet mjaft te ngjeshur, lidhjet me Shqiperine dhe Kosoven mundohem ti mbaj sa me shume. Ne nentor, bashke me ansamblin “Dielli”, do te jemi me disa koncerte promovuese te CD-se “Albanian Flowers” ne Shqiperi dhe Kosove. Ne Korrik vij me nje koncert ne Festivalin e Beratit bashke me nje DUO asutriake.Vijme me nje concert Jazz, me kenge shqiptare dhe austriake te perpunuara si dhe nga programi standard jazz. Per mua do te jete edhe hera e pare qe dal ne skene me nje program tjeter nga ai klasik!

Liliana Pere:Cfare ka hobi  Flaka ne kohen e lire ?

Flaka Goranci:…me pelqen te luaj piano, te pikturoj, te bej not, te vallzoj dhe ta kaloj me shoqerine time kudo qe ndodhem

Liliana Pere:Flaka desha te di c’fare talenti trashegon Flaka nga prinderit ,prejardhjen tuaj  familjare dhe c’fare mbeshtetje ka pasur Flaka si artiste ne rrugen e saj?

Flaka Goranci:Familja…Babi im Flamuri, eshte inzhinjer I elektroteknikes kurse nana Iliriana eshte Doktoreshe Specialiste per Interno dhe Endokrinologji. Asnjeri nga dy prinderit e mi nuk jane muzikante por qe te dy me nje pasion te rralle ndaj kultures ne pergjithesi. Jam me fat qe kam dy prinder te cilet kane qene perkrahesit me te medhenje per mua jo vetem ne profesion por edhe ne evente te tjera qe jeta sjell. Kurse ne femijet te gjithe I jemi futur rruges se Artit! Motra ime Dardana eshte dizajnere e grafikes dhe gazetare kurse vellau Im I vogel Albani, eshte student ne Komunikim masiv dhe ne aktrim.

Muzika dhe kultura ne pergjithesi, ka qene e pranishme neper breza ne familjen tone…edhe pse shumica nga familja e ngushte jane Piktore me profesion, e di qe stergjyshi im Cana, luante ne mandoline dhe kendonte qysh ne ato kohe.

Liliana Pere:Edashur Flaka ,deshiroj te di se c’fare mesazhi jepni per artistet shqiptare neper bote ne teresi?

Flaka Goranci:Mesazh per artistet !Jo vetem ne profesionin tone por edhe ne cdo profesion tjeter, mundesia mund te te ofrohet, por nese nuk ofrohet ajo duhet te kerkohet! Vetem me kembengulje arrijme qellimet tona.Arti nuk duhet te behet vetem per show, por duhet te kete edhe mision per njerezimin, prandaj duhet vleresuar si I tille!

Liliana Pere:Si e shikon Flaka pozicionin e Gruas shqiptare sot?

Flaka Goranci:Mesazh per gruan shqiptare!

Me kujtohet poezia e Cajupit

“Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s’u bie,
se nga gratë rrojnë!”

Shpresoj te kete  ngelur vetem nje poezi…Deri me tani kemi shembuj te mrekullueshem te femrave shqiptare neper bote. Mendoj qe femra shqiptare eshte nje karakter shume I forte! Ne te njeten kohe ajo mund te beje nje karriere te suksesshme, te jete nje nene e mire, nje grua e mire dhe nje amvise e mire!Mendoj qe shkollimi dhe perkrahja nga familja ne cdo aspekt eshte I domosdoshem per ngritjen e femres, sidomos tek ne duke qene me shume nje shoqeri patriarkale.Shkollimi dhe edukimi I brezave te rinje eshte pika kyqe per nje femer.

-Ju faleminderit per Intervisten, dhe ju uroj suksese nga zemra ne karrieren tuaj artistike

Liliana Pere

Presidente

Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Flaka Goranci, Interviste, Liliana Pere

Flaka Goranci promovohet ne Vjene

May 17, 2015 by dgreca

Promovohet ne Vjene Cd-ja me muzike shqiptare e kengetares nga Kosova,Flaka Goranci/
Nga Pjeter Logoreci-Wiene/
Të martën me 12.5.2015, në sallën e evenimenteve të Bashkisë së vjetër të Vjenës, u bë prezantimi i CD-së me muzikë shqiptare – Albanian Flowers – të mezzosopranos nga Kosova, Flaka Goranci. Cd-ja e prodhuar nga shtëpia e famëshme muzikore Gramola, përmban 11 këngë dhe është e shoqëruar nga një trio që përbëhet nga pianisti kosovar Mennan Bërveniku, në violinë Adela Frasineanu nga Rumania / Gjermani dhe violincelisti shqiptar në Austri – Edison Pashko, që të tre muzikantë të Filarmonisë së Vjenës.
Këngëtarja lirike Flaka Goranci këndoj për publikun e ftuem dhe fansat e saj, një repertor me muzikë të njohur qytetare dhe të përpunueme nga autoret më të mëdhej shqiptar. Ndër këngët e zgjedhura në repertorin e saj ajo i këndon dashurisë, luleve, prandverës, atdheut të bukur shqiptar duke sjellë kënget tradicionale të popullit tonë, si: Unë ty moj të kam dashtë ije, Margjelo, Një lule, Martesa jone, Hapi sytë e zeze moj, Lule borë, Ma fal at buzeqeshje, Mallngjimi, O zambak, zambaku i bardhë dhe Na leu dielli. Salla ishte e mbushur nga artëdashës të komunitetit shqiptar me banim në Vjenë, trupi diplomatik, përfaqësues të shtëpisë së famëshme Vjeneze – Gramola -, sponsorët dhe të ftuar të tjerë.
Kush është Flaka Goranci
E lindur në Gjakovë të Kosovës, Flaka Goranci qysh fëmijë ka studiuar pianon. Më vonë ka vazhduar studimet kantos në Tiranë ku ka pasur mentore muzikanten e njohur Suzana Frashëri. Studimet master i vazhdoj në shkollën e muzikës Buchmann Mehta në Tel Aviv, ku fitoj një stipendium për dy vjet. Më pas me mbështetjen e shoqatës austriake “Hildegard Zadek”, mori leksione private në Vjenë nën drejtimin e Prof. W. Moore. Ishte 20 vjece kur punoj me drejtuesen amerikane të teatrit E. Stewart në New York, ku në teatrin muzikor atje luajti rolin e Armillës në “Il Corvo”, me të cilën u hap dhe bienalja e Venecias në Itali. Në moshën 22 vjecare debutoi me rolin e Rosinës në Berberin e Seviles si dhe luajti Cherubinon në pjesën e Mozartit “Le nozze di Figaro”në teatrin kombëtar të Operas në Tiranë. Në vitin 2012 mori pjesë në konkurimin e Akademisë ndërkombëtare europiane të Prishtinës me “Erlkönig” të Shubertit. Ajo ka frekuentuar kurse specializimi pranë mjeshtrave D. Ettinger, Ch. Spencer, U. Laufenberg dhe Vito Maria Brunetti si dhe ka punuar nën drejtimin e mjeshtrave Nikolaus Harnoncurt, Manfred Mayerhofer, Yishai Steckler, Vittorio Parisi, Zhani Ciko, Desar Sulejmani dhe Rafet Rudi. Mezzo Soprania Flaka Goranci ka shtuar tashmë në biografinë artistike të saj interpretime të ndryshme të realizuara në skenat ndërkombëtare nga veprat e Mozart-it, Rossin-it, Shubert-it, Schumann-it, Brahms, Maler-it, Berio-s etj…
Pervec pjesëve klasike shumë të njohura ajo këndon edhe pjesë nga perlat e muzikës popullore të cilat i ka incizuar dhe në këtë CD e cila është prodhuar me mbështetjen e Ministrisë së Diaspores së Kosovës.
Foto në origjinal nga Pjeter Logoreci
Wien, me 13.5.2015

Filed Under: Kulture Tagged With: Flaka Goranci, Pjeter Logoreci, promovohet en Viene

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT