Një grup mbështetësish kishin dalë në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur kryetarin e PD-së Lulzim Basha i cili kthehej nga një vizitë një ditore që pati në SHBA.
Në fjalën e tij të shkurtër Basha e quajti takimin me presidentin e SHBA-se Donald Trump të jashtëzakonshëm.
Lulzim Basha: “Jeni nga Tirana, Fushë-Kruja, nga zona perreth mesa po shoh. Ju falënderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këta flamuj që valëviten krahë për krahë me aleatin tonë SHBA, nga e cila po kthehem nga një takim i jashtëzakonshëm me presidentin Donald Trump.
Në një vizitë të shkurtër gjatë një javë domethënëse, javës së Shtëpise se Bardhë për punësimin dhe prioritetit numer nje per ne, punesimit, stazheve, financimit te studenteve per krijimin e vendeve të punës.
I jashtëzakonshëm takimi me përshtypjet me të paharrueshme, e jashtezakonshme mbështetja e Trump për Shqipërine dhe shqiptarët.
Por edhe 10 ditë na ndajnë për t’u ndarë njëherë e mirë me Republikën e mashtrimeve, drogës, krimineleve dhe për t’i hapur derën Republikës se qytetarëve, ekonomisë së fortë dhe të nesërmes së sigurt.
Kjo është ajo që presim të gjithë, kjo është ajo për të cilen po luftojmë ditë e natë, apo jo, kjo është ajo që pret bota nga ne, aleatët nga ne, ndaj mos të harxhojmë asnjë minutë, le të marshojmë çdo ditë drejt republikës së qytetareve”.
***
FJALA E PLOTE BASHES
“Faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme. Mirë se ju gjej në Tiranë.
Jeni nga Tirana, nga Fushë Kruja me sa shoh, nga e gjithë zona përreth, apo jo?
Ju falenderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme, për flamujt tanë kombëtarë që valëviten krahë për krahë flamujve të aleatit tonë të madh strategjik, SHBA-ve, nga të cilat po kthehem pas një takimi të jashtëzakonshëm me Presidentin e 45-të të SHBA, Donald Trump, me një vizitë të shkurtër gjatë një jave domethënëse, Javës së Shtëpisë së Bardhë dhe të Presidentit Trump kushtuar një prioriteti madhor për SHBA dhe prioritetit numër një për ne, punësimit, stazheve, trajnimit, ekonomisë dhe veçanërisht financimit të studentëve me qëllim krijimin e vendeve të punës.
I jashtëzakonshëm, i jashtëzakonshëm takimi, me përshtypjet më të paharrueshme. E jashtëzakonshme mbështetja e SHBA, e Presidentit Trump për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Por tani edhe 10 ditë na ndajnë. 10 ditë për t’u ndarë njëherë e mirë me republikën e politikanëve, me republikën e mashtrimeve, me republikën e korrupsionit, me republikën e drogës dhe kriminelëve dhe për t’i hapur derën, republikës së qytetarëve, të ekonomisë së fortë, të së nesërmes së sigurtë për çdo shqiptar.
Kjo është ajo që po presim, apo jo?! Kjo është ajo po punojmë natë e ditë, apo jo?! Kjo është ajo që pret bota nga ne, aleatët tanë nga ne, ndaj të mos harxhojmë asnjë minutë, por të marshojmë drejt republikës së qytetarëve, republikës së re, ekonomisë së fortë, të nesërmes së sigurtë për çdo shqiptar.
Faleminderit për këtë mbështetje. Le të vazhdojmë punën natë e ditë, fitorja e madhe qytetare po na pret më 25 qershor.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe miqësinë shqiptaro-amerikane. Fitore!”
***
Takimi i Lulzim Bashës me Donald Trump/
Kryedemokratik Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë dy ditore në SHBA, ku është takuar edhe me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha me një postim në faqen e tij në Facebook.
“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, shkruan Basha.
Kreu i PD-së shprehet se “sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve”.
“Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.

