Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin, “Top Story”, se ka pasur akte nga ana e mazhorancës kundër Presidentit të Republikës.“Janë faktet. Akti i pare i qeverisë ishte heqja e portretit të Presidentit. Nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë. Ishte një mesazh. Presidenti është dhe Kryetari i Shteti. Është protokolli që përfaqëson mënyrën e sjelljes, prezantimit të një kryetari shteti. Presidenti nuk mund të përfaqësojë sot shtetin shqiptar si kryetar i shtetit. Kjo lidhet drejtpërsëdrejti si çështje përfaqësimi e shtetit shqiptar”, tha Presidenti Nishani.
Rast tjetër, vijoi Nishani, “ka pasur nga deputetë të PS në parlament argumente kundër kandidaturave të zgjedhura nga Presidenti për Gjykatën Kushtetuese, pasi i plotësojnë kushtet, por Presidenti nuk është konsultuar për emrat me ne. Nëse Presidenti futet të diskutojë për emrat atëhere nuk ka më rol. Rrëzimi i tyre është mesazh i qartë politik kundër Presidentit”.
“Minstri i Brendshëm kërkon takim, pritet në takim dhe më pas organizon konferenca shtypi para institucionit të Presidentit duke atakuar Presidentin. Ko nuk i bën nder atij. Ministrja e Mbrojtjes sulmon pa argumeta Presidentin, megjithëse merr lavdërime në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Gjithashtu procesi i zgjedhje së kryetarit ë ri të ILDKP ka ardhur përmes një vakance. Atëherë është eleminuar roli i Presidentit”, tha Nishani, duke shtuar se, gjithashtu, “akti i fundit i Ministres së Mbrojtjes, që injoron dekretin e Presidentit për lirimin nga detyra të gjeneralit Kristaq Gerveni. I dërgon urdhër për t’u kthyer. Pra një marrje tjetër e kompetencave të Presidentit. Ky është një mesazh”.
Lidhur me çështjen e shkarkimit të gjeneral Gervenit, Presidenti u shpreh se, “dje ka ardhur kërkesa që në fund të marsit përfundon shërbimi i tij dhe natyrisht do ta marr parasysh”.
Lidhur me mosdekretimin e kandiaturave për ambasadorë në Arabinë Saudite të z. Emir Gjinishi dhe dhe në Vatikan të z. Ardian Ndreca, Presidenti Nishani u shpreh se, “kam shprehur shqetësim fillimisht Ministrit të Jashtëm lidhur me emërimin e ambasadorëve, më pas dhe kryetares së Komisionit të Jashtëm dhe më pas edhe vetë Kryeministrit për mungesën e një konsultimi paraprak me Presidentin për kandidaturat. Në morinë e emrave të kandidatëve potencial Presidenti mund të ketë rezerva. Në të gjitha rastet, të cilët Presidenti do të refuzojë të miratojë propozimet që vijnë nga qeveria do të ketë të bëjë me standardet që duhet të plotësojë një person për të shërbyer si përfaqësues i shtetit shqiptar”.
Lidhur me situatën e rendit në vend, Presidenti u shpreh se, “ka një vullnet të autoriteteve dhe organeve ligjzbatuese në vend për tu përballur me situatën kriminale, por rezultatet mbeten për tu parë”.
“Është evidente që situata e rendit vazhdon të mbetet shqetësuese dhe problematike. E rëndësishme është mënyra sesi sillet shteti ndaj grupeve kriminale, sa serioz është shteti ndaj grupeve kiminale, sa seriozisht e kanë institucionet e ligjit përballjen kundër grupeve kiminale dhe kjo bazuar mbi sjelljen me integritet të lartë të personave që merren”.
Sa i përket dekretimit të ligjit për amnistinë, Presidenti u shpreh se, “amnistia është një produkt i parlamentit, një propozim i qeverisë. Presidenti e ka dekretuar si të gjithë ligjet e tjera që janë në përputhje të plotë me Kushtetutën. Është një akt për t’u vlerësuar, ky i amnistisë. Ministria e Drejtësisë do të ishte me vend të bënte një fushatë sensibilizuese.
Lidhur me një zgjidhje për Lazaratin, Presidenti u shpreh se nuk jam dakord me etiketimin e një komuniteti të tërë si kultivues hashashi. Sigurisht ka raste që kultivohet në mënyrë masive hashashi. Kultivimi mbetet një vepër kriminale. Shteti nuk është treguar i dobët. Mbetet prioritet bashkëpunimi me pushtetin vendor, komunitetin atje”.
Lidhur e praninë e z. Basha në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti Nishani tha se “prezenca e kreut të opozitës në një mbledhje ku diskutoheshin dy dokumeta të rëdësishëm që do reflektojnë në dekadat e ardhshme nuk ishte e pavend. Kam bërë shumë mire që e kam ftuar edhe z. Basha. Kjo u reflektua edhe në qëndrimin e aktorëve të tjerë që nuk patën asnjë rezervë”.
Lidhur me një inisiativë të mundshme të Presidentit për të ulur në takim Kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës, z Basha, Presidenti u shpreh se, “nëse do të jetë e nevojshme dhe rrethnat do ta lejojnë do ta ndërmarrë inisiativën që Rama me Bashën të takohen”.(Gjergj Mima)