ADRESUAR PROFESOR KRISTO FRASHERIT/
Nga Kozma Taho-Clearwater, Florida/
I nderuar Profesor ! Unë përfshihem ndër ata shqiptar që i lexojnë me kënaqësi dhe respekt shkrimet tuaja të shumta duke i vlerësuar si thesare të çmuara te historiografisë shqiptare.Natyrisht ndodh që në këtë mal të lartë të shkrimeve tuaja, ne amatorët dashamir të historisë apo “diletant entuziast” siç duan të na quajn disa nga koleget tuj, të mos biem në një mëndje për ndonjë çështje.E, doemos këto nuk mund ta errësojnë vlerësimin dhe rrespektin për punën tuaj titanike në fushat e ndryshme të letrave shqipe. Inderuar Profesor ! Anash shkrimit tuaj “Shtrëmberime të Historisë së Epirit” kisha shënuar — edhe prof. K. Frasheri e do qe Butrintin dhe Foeniken ta kenë themeluar e banuar helenët . Ju rikujtoj për këtë , pjesën e cilësuar –
“ Tashmë historikisht është pranuar se në shek. VIII p.e.s., me ekspasionin ekonomik që pësuan qytet shtetet e Helades, është e lidhur historia e themelimit te kolonive helene në brigjet e Jonit dhe Adriatikut. Pasi kolonistët e Korinthit dëbuan Liburnët nga Korkyra , krijuan këtu kolonin e parë tregetare në ishujt e Joint. Nga Korkyra u hodhën në stere. Këtu në trevën e Kaonëve Ilire , themeluan në Buthrotum (Butrint ) kolonin e tyre të parë. Buthroti mbeti si një ishull helen në detin ilir. Plini Sekundi, shkrimtar romak i shek. II të e.s., kur përshkruan gjeografinë e Epirit, ndërsa të gjitha qytetet i cilëson si vënd banime Epirote, kur zë në gojë Buthrotum ( Butrintin ) e quan ashtu siç qe në të vërtet koloni helene . …… Ne brigjet perëndimore të Epirit u themeluan edhe koloni të tjera helene , si Foenika (Finiqi i sotem ) në tokën e Kaonëve . “
I nderuar Profesor ! Me qënse nuk jam i një mëndje me ju, do ti lejoj vetes tju paraqes argumentet e mia si më poshtë.
Se pari — I pari dhe i vetmi dijetar helen qe pat vizituar Butrintin dhe Foeniken (ne shenimet e mia Foenika dhe Baiiakea jane i njejti qytet ), aty rreth viteve 520—515 p.e.s., ishte historiani dhe gjeografi helen Hekatu I Miletit . Ai I konsideron këto qytete, Polis (skurse Dursin dhe Apolonine), përcaktuar qartë , të popujve e trojeve Kaon . Hekateu do tju a rekomandoj Portin e Buthrotit tregëtareve gjith helen për të hyrë ne mardhënie tregëtare me të . Skylaksi shek. VI- V p.e.s. apo pseudo Skylaksi I shek. IV p.e.s. ngjan të mos I ket shkelur këto qytete sepse nuk I përmënd. Por ai do të përmënd para tokën e Butrintit nën emrin Eurithea apo Erithea , lidhur kjo me një nga bëmat e Herakliut , I cili sipas mitologjisë pat ardhur këtu për të rrëmbyer Qet e Gerionit , Mbretit të Thesprotëve . Edhe Tuqididi nuk I ka shkelur këto troje , Në veprën madhore të tij “Lufta e Peloponezit “ na e bën të qartë se në rreth vitet 470 p.e.s., me rrastin e strehimit të Themistokliut në Epir , Butrint , nënkuptohet , ai nuk banohej apo kontrollohej nga helenet. Autor të tjerë , qoftë edhe greko – Helen , visitor të këtyre trojeve janë të periudhes romake. Kështu, per deri sa grekët e lashtë, nuk e pranojnë të quhen themelues dhe kolonizator të Butrintit , përse duhet ta pranojmë ne këtë ?
Së dyti—Butrinti është përfshir në legjendat që bëjnë fjalë për një themelim të tij prej trojanëve refugjat që supozohet se kaluan nëpër Epir , Dodon Butrint e Ankizem. Legjendat janë sajime të shek. I p.e.s. , pra të periudhës romake , dhe Sipas Stefan Bizantini mbajnë për autor Teukrin nga Kyziku. Ndër të tjera ato thon se emir I Butrintit vjen nga fjala e greqishtes së vjetër “ δovζ “ që lexohet Bous e që emërton Buallin ,Demin Kaun . Gjëresisht e kam trajtuar prejardhjen e emrit të Butrintit në një shkrim në gazetën Dielli, e që rrjedh nga e folura shqipe e para tokës së tij . Po ashtu arkeologjia hedh poshtë edhe faktin se keto troje në ato mote kanë qënë të pa banuara , mjafton ti referohesh gjetjeve arkeologjike . Legjendat madje edhe vet Butrinti u bën te famshem se pse u përfshin nga Virgjili në “Eneiden “ etij të famëshme . Dionisi I Halikarnasit I përfshiu në “Historia e Romes se Vjetër “ Por për Dionisin e Halikarnasit të gjith popujt e botës ishin me orgjinë Greko –helene. Sido qoftë edhe D. Halikarnasit edhe Virgjili e tregojnë Butrintin të themeluar në momentin e mbritjes se refugjatëve trojanë .
Së treti – Butrinti dhe krejt Epiri janë përfshir gjërësisht në veprat madhore të Apolodorit ( 180 -109 p.e.s. ) “Kronikat “ dhe “mbi Perënditë “, siç na vënë në dijeni autorët helen dhe e latinë, e që fatkeqësisht nuk kan mbritur në ditët tona . Në këto vepra, thon ata, janë përfshir të gjitha kronikat që I referohen Akilit dhe birit të tij Pirro Neoptolemit, si dhe popujve e trojeve Epirote, prej Luftës Trojane e deri në pushtimin romak. Apolodori , sikurse edhe Eskili e shumëtë tjerë, e sjellin Pirro Neoptolemin e bashk me të edhe Andromarkën , të venë e Hektorit, dhe Helenin birin e Mbretit te Trojes Priamit ,ne Butrint . Ndoshta edhe si themelues të tij . Për Eskilin dhe Apolodorin , pa numuruar autor të tjerë helen , Neoptolemi ishte themeluesi I dinastise Mbreterore Molose.
Së katerti –Një shënim shumë të rëndësishëm që e lidh Butrintin dhe paratokën e tij me burime mitologjike tejet të lashta, gjthsesi para Helene na e percjell Stefan Bizantini . Ai na përcjell se Çuka e Ajtoit banohej nga Kammanojt dhe duhet të jetë quajtur Kammania , emër që e mbante tërë Krahina e cila më pas është quajtur Kestrinë . Burimet rrëzë saj ne sot I quajm “Burimet e Kammares “. Lumi I Pavllos së sotëm në mote shumë të lashtë është quajtur Lumi I Kadmit e më pas Lumi I Kestrinës . Po ky Lum, I Nderuar Profesor , është quajtur nga Homeri Selloj, nga Apolodori Seelent dhe nga Virgjili Simoent. Dy parcela në mesfushën e Mursisë mbajnë edhe sot emrat, Kandale e Bundo, çka mund të lidhen me Ka dhe Buall. Studiuesi arvanitas Aristidh Kola I lidh me udhëtimin e Kadmit për në Buthrot. Midis Butrintit dhe Xarrës ndodhet një kodër e stërzgjatur që mban emrin Bular. Ky emër qëndron shume afër me emrin Bullar me të cilin popullsia rrënjëse e Fushe Mursisë emërton një gjarpër trup madh ngjyrë rozë të cilin e konsideron të shënjtë e nuk duhet vrare. A nuk thotë mitologjia se Kadmi dhe Harmonia u shndruan në gjarpërinj Bolla dhe u dërguan në Fushat Eliziane ? Pranë Foenikës janë burimet e Syrit të Kaltërt, të cilat lidhen me vrasjen e nje Kuçedre ose Dragoj . A nuk thotë mitologjia se Kadmi vrau Dragoin që ruante burimin , e që sipas saj ishte I biri I Aresit , Perendië së Luftës ? A ka ndonjë Burim të tillë në Tebë ? Cilat janë arsyet që s’na lejojnë ti quajm Kadmin , Kiliksin, Feniksin dhe motrën e tyre Europën , dhe vetë të atin e tyre Agenorin,- Foenikas , Finiqas ? Mitologjia thotë se Feniksi në kërkim të motrës ,Europës , do të përfundoj në brigjet perëndimore të Azise së vogël ku do të themeloj Fenikinë . Po të ishte Fenikas, I Azise se Vogel ç’ kuptim ka të thuhet se themeloj Fenikinë? Ju kujtoj me kete rrast , Inderuar Profesor , se dy studiues nga Universitetet e Libanit e te Sirise – thotë prof Mathieu Aref – kanë mendimin se Feniksit kanë lidhje gjaku me Pellazget.Prandaj , i nderuar Profesor, une mendoj se vend lindja e Kadmit ishte Foenika dhe vend varrimi Buthroti .
Së Pesti –Mitologjia Arbërore , bledhur nga dijetari Dhrovianit , Delvinjot, Me origjine Vithkuqare, e sjell lindjen e Zeusit në këto anë , në stanet e Kronit, në Palavli dhe e përcjell për tu rritur në Kretë nëpërmjet Limanit të Butrintit . Unë besoj se Ju duhet ti keni kaluar nëper duar këto materiale . Kohë më vonë Zeusi do të rikthehet këtu për të rrëmbyer më të bukurën femër vdektare, Europen, e nëpërmjet Butrintit do ta çoj e bashkohet me të në Kretë , duke lënë mbrapa Mbretërinë e famëshme Minoike të këtij Ishulli. I nderuar Profesor ! Janë me dhjetra element mitologjik që i bëjnë trojet Epirote të rreth Pindit të jenë kërthiza e asaj që bota e qyteteruar e njeh për Mitologjinë Greke apo Helene . Unë mahnitem me madhësinë , madhështinë dhe bukurinë e saj , ashtu siç mahnitem për bukurinë dhe madhështinë e qytetërimit helen , për shekullin e artë e të pa arritshëm të Perikliut. Rreth admirimin që rezervoj ndaj qyteterimit helen , do të isha i kenaqur që Butrintin dhe Foenikën ta kishin themeluar Helenët. Por kjo nuk është aspak e vërtet . Atë e themeluan stërgjysherit tanë Kaonë qe ishin detar të shkëlqyer të cilët i binin kryq e terthor Mesdheut e Adriatikut si dhe mjeshtra të përsosur të ndërtimit të mureve dhe qyteteve (sipas Herodotit). Dhe domosdo që jam shume krenar.
Së gjashti — Arkeologjia na vërteton se rreth trojet e Foenikes e Butrintit janë pëlqyer e banuar prej njeriut pandërprer qysh njëqindë mijë vite më pare. E konfirmojnë këtë Kodër Kroi i Xarrës , Shpellat e Milesë,Shpellat e Konispolit dhe Butrintit, Varrezat e Bajkajve , vetë Koder Foenika e Koder Butrinti ,Kalivoj, Çuka e Ajtoit që nxorrën në dritë vegla të epokes se gurit, të Neolitit ,të Bronzit e hekurit. Mjafton ti hedhësh një sy faqeve 70-73 në librin “Butrinti, History, Monuments and Museum “ të prof Dh. Çondit , ku janë paraqitur shumë pake nga ato vogëlsira që jane gjetur. Do të shikoni aty se Prof. Çondi ka harruar të datoj çekiçin apo sopatën prej guri , per të cilen ndojnë autor tjetër që e shet profesionin për politike , na thote se është një prodhim i Epokës se Bronzit të Vonë , madje të fillim epokes së hekurit.
Arkeologjia na ka dhënë edhe disa datime për muret rrethus , që për mua janë krejtësisht të gabuara për dy arsye tejet të thjeshta . Kodër Butrinti me të dy rrethimet e tij është ende i pa prekur ( ashtu si edhe Foenika ) prej gërmimeve arkeologjike . I vetmi objekt i zbuluar këtu është një kishë e periudhës Bizantino Mesjetare . Amund të flitet për lashtësinë e tij kur nuk ke zbuluar e nxjer në dritë asgjë ? Me gjith këtë Qiriaku del Pizzicoli i Ankonës që ishte dhe një vizitor i hershëm i tij, murin e rrethimit të pare (arkaik ) e konsideron para helen.
Përsa i përket mbishkrimeve të Butrintit nuk po ndalem ,. Dëshiroj vetëm tju rekomandoj të hapni faqen e facebook –ut dhe do te shikoni se sa mirë e shkruajnë bashkfshatarët e mi greqishten me alfabetin e shqipes . A të mos e kenë shkruar stërgjishërit tanë shqipen me alfabetin e greqishtes , i vetmi më i thjeshti në përdorim në ate kohë ?
Së fundi, me të drejtë Ciceroni do të konstatoj se : –“….Anti është për Romën si Buthroti për Korkyren . Homeri në Odisea na tregon mardhëniet e ishullit Skera (Korfuzit te sotem) ku detarët e Alkinout mitiko – legjendar ankoroheshin lirisht ,duke njohur cdo skut të vijes bregdetare e duke pasur mardhënie të shkëlqyera , nga ku nuk mund të përjashtohet Butrinti . Pas Feakasve ishin liburnet qe e zotruan këtë ishull, të të njëjtes rracë e gjuhë me paratokën e Ishullit e që medoemos duhet të kenë patur mardhënie të shkëlqyera. Helenet me pas zotruan ishullin , floten dhe tregjet e liburneve dhe doemos edhe me Butrintin.Venetikasit po ashtu tregëtonin lirisht me ishullarët edhe kur Butrinti u rrudh në një qendër peshkatarësh. Flota tregëtare Buthrotase deri vonë në shek . e X të erës sonë sic del në rastin e Mrekullis së Shen Iliut ( te Riut ) rrihte brigjet e Adriatikut e Mesdheut . Ali Pash Tepelena përdori molin e Kataetos i cili bëri si qendër tregëtare Mursinë , që vazhdoj e tillë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
I nderuar Profesor . Keto jane disa nga vrëjtjet që dëshiroja tja u bëja të ditur me qëllim që të rishikoni edhe njëher problemin e zanafillave , themelimit dhe përkatësis etnike të Foenikes e Butrintit . Falenderoj me këtë rrast historianët ,hartues të Historise se Shqiperisë të cilët me të drejtë nuk e kanë përfshirë Butrinti në listën e qyteteve koloni helene. Unë nuk e di se ku jeni mbeshtetur ju që e pranoni Butrintin të theme luar nga helenët . Por e di shumë mirë që Butrinti ështe perfshirë në burimet e shkruara të cilat konsiderohen historike; është përfshirë gjërësisht në kronikat e herëshme të mbledhura e përpunuara e përshtatura në veprat e autoreve helen nga më të shquarit sikurse Euripidi , Pindari, Eskili, Apolodori Aristoteli etj ; ështe përfshir në mitologjinë e pranuar për helene si dhe në atë arbërore ; po ashtu edhe në ato legjenda që kanë harritur deri në ditet tona , pa perfshirë këtu një numur gojë dhënash që sigurisht i ka shformuar koha. Arkeologjia ka gati një shekull që punon aty por gjithsesi jashte rrethimit të parë dhe të dyte të tij . Ajo ka zbuluar aty qytetërime bashkohore të njëjtë me ato të helenëve , romakëve e deri të periudhave bizantino mesjetare . Disa vogëlsira tregojnë se Koder Butrinti është një vënd banim më i hershëm se këto. Sinqerisht, I Nderuar Profesor jam rezervuar tju drejtohem për hir të moshes suaj të thyer; por mësoj se gëzoni një shëndet të mirë, dhe ja u uroj edhe për shumë mote. Dijet tuaja janë ku e ku shumë më të larta se ato të miat dilentante .