Nga Gëzim Llojdia- Vlorë/
1.Pandemia Covid-19 në vitin 2020 shkatërroi shumë fusha shpirtërore edhe atë të muzikës të të gjitha zhanreve dhe sigurisht atë të folkut. Vendet dhe sheshet publike , të përzgjedhura si skena nga artistët popullor kaluan një periudhë heshtje të zgjatur, të pandodhur asnjëherë, përmbi tokën tonë. Pas një viti të tmerrshëm dhimbjesh, vuajtjesh dhe izolimi të papërpunuar, ne kemi humbur më shumë bashkëqytetarë. Ne ende kemi traumën e pikëllimit të vonuar dhe e vërteta e vështirë është se kjo nuk ka mbaruar ende.meloditë dhe gjithë krijimtaria folkorike u përqendrua dhe u prezantua vetëm nëpër kutitë e Tv-ve, pa emocionin që i shoqëron .Mirëpo shpresa,përtej tunelit të frikës sapo ka filluar.Ne do të kemi një verë ,që është më afër asaj që mund të kujtojmë para Covid.Kjo ka qenë një rrugë e gjatë e vështirë për të arritur deri këtu, dhe, fatkeqësisht, ka disa kodra dhe kthesa, që mbeten përpara. Ka pasur shumë vuajtje dhe sakrifica për të na nxjerrë nga makthi që kemi kaluar gjatë vitit të kaluar . Vera premton një rikuperim emocionues për argëtim të drejtpërdrejtë,me celje të sezonit veror dhe me festivalin folk të mirëpritur për 13 sezone turistike. Tani organizatorët e disa prej festivaleve më të mëdhenj si në botë dhe te ne, festfolku në Vlorë është një i tillë ndërkombëtarisht i njohur dhe me pjesëmarrje nga shumë vende të botës . Organizatorët dhe pjesëmarrësit në festfolk do të jenë të gatshëm të zbresin që nga kjo verë nëpër sheshe dhe vende pulbike pa harruar sa shumë , që i mungua artëdashësit.Këngët e vjetra dhe të traditës që i jep karakterin e tij popullor,do të rikthehen në një kohë në mes qershori në Vlorë në epilog të pandemisë ose murtajës shkatërruese të shek 21.
2.
Bëhet kohë dhe 13 vjet me gjithsejtë 13 festivale folku në të njëjtin vendodhje Vlorë. Është një festival folku ndërkombëtar që, zbret në një qytet detar ,por i flamurit njëkohësisht,në një stinë të bukur dhe argëtuese, siç është fillimi i verës, i ditëve të gjata plot me diell dhe stinës së bukur të rërës,detit dhe plazheve magjepse.Festivali -Folk Fest është menduar për grupe dhe solistë të moshave të ndryshme dhe kategorive të vokalit. Është një festë e artit muzikor në një atmosferë unike të qytetit jugor dhe bregdetar në fillim të sezonit turistik duke kombinuar një festë në një vend të mrekullueshëm me pjesëmarrjen në një ngjarje prestigjioze .Dhe pse ka veç një qëllim:Zhvillimi i arteve, popullarizimi i kulturës botërore, shkëmbimi i përvojës ndërmjet pjesëmarrësve, fuqizimi i respektit dhe tolerancës reciproke;,thellimi i kontakteve krijuese, popullarizimi i folkut vendas dhe atij dhe botërore.
3.Festfolku në Vlorë për shkak të kufizimeve të kapacitetit COVID-19, do t’i bëjë gjërat pak më ndryshe këtë vit. për të prezantuar folkun unik 3-ditore të shfaqjeve në sheshin përpara pallatit të sportit,si premisë e turizmit kulturor.Le ta shtresojmë në tre pjesë se çfarë ka shkruar dhe çfarë mendon: Drejtori -Edicioni i XIII i Aulona Inter Folk Festival,poeti Sejmen Gjokoli ,për festivalin që na vjen si trashëgimi e shpresë në datat respektive të 12, 13, 14 Qershor 2021.
***
Sejmen Gjokoli:Viti 2020, edhe pse i veçantë e intrigues për nga numrat, nuk e mundësoi zhvillimin e edicionit të 12-të të Aulona Inter Folk Festival.Pandemia u tregua e pa mëshirshme dhe i “preu” si me një të rënë shpate, të gjitha.Në ditët e përcaktuara për tu mbajtur sipas traditës, organizatorët u mjaftuan vetëm me një përcjellje virtuale në rrjetet sociale, me emrat dhe fotografitë plot ngjyra kostumesh popullore të grupeve nga vende të ndryshme të europës të cilët mezi po prisnin udhëtimin.Këtë vit është krejt ndryshe, kuptohet pa hequr vëmendjen nga disa rregulla të domosdoshme shëndetësore por edhe me një kufizim pjesëmarrësish, festivali do të mbahet me të gjitha standardet e një festivali ndërkombëtar.Edicioni i dymbëdhjetë le të mbetet si një shenjë e fortë tronditëse në historikun e këtij aktiviteti, një kujtesë për ditët e trishta e të dhimbshme të një shoqërie e bote të tërë, një ftesë gjithashtu për të vlerësuar jetën dhe për t’ju gëzuar asaj edhe përmes festash e veprimtarive që transmetojnë e përcjellin mesazhe të gjalla e të gëzuara jete.
***
Sejmen Gjokoli:Nisur nga natyra dhe përmasat e Festivalit, ai mbetet krejt i veçantë mbasi, për të 13-in vit radhazi, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por edhe për trojet shqiptare, mbahet një aktivitet kaq i rëndësishëm i folklorit në nivel evropian dhe atë botëror. Vetëm për efekt të këtij aktiviteti në këto dymbëdhjetë vite qytetin e Vlorës kanë patur rastin ta vizitojnë mbi 95 Ansamble folklorike me mbi 3550 pjesëmarrës nga 27 vende të Ballkanit, Evropës dhe Azisë.Nga Italia, Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Polonia, Sllovakia, Çekia, Bjellorusia, Letonia, Turqia, Anglia e deri nga Kina kanë patur rastin të vijnë me folkun e tyre në Vlorë.Këtë vit gjeografisë së shteteve i shtohen edhe vende si Rumania, Lituania e Sllovenia të cilat krahas ansambleve të tjera pjesëmarrëse do të na befasojnë me folkun e tyre.Artëdashësit vlonjatë por edhe të tjerë përmes ekraneve televizive do të kenë rastin të shikojnë nga afër, veç të tjerash, edhe kostumet tradicionale lituaneze, sa autentike po aq edhe unike në llojin e vet.
***
Sejmen Gjokoli:Për katër mbrëmje dhe tri ditë Vlora do ketë rastin të gjallërojë nga tingujt e muzikës folklorike përzier me ritme të magjishme vallesh e këngësh popullore, përndezur nga ngjyrat e kostumeve të lloj-llojshme.Këtë vit një dimesion i ri i agjendës së programuar të veprimtarive në ditët e festivalit do të jetë edhe parada e kostumeve e cila, përveç rrugëve, shesheve e trotuareve,për të parën herë do të prek rrugicat dhe mjediset e Qendrës Historike të qytetit, një atraksion i ri historik e turistik krijuar Vlorës kohëve të fundit.Gjatë ditëve festivalistët do të kenë rastin që të vizitojnë e të njihen me asete të ndryshme kulturore, historike e arkeologjike të Vlorës e rrethinave ku një vend të veçantë do të ketë njohja dhe frekuentimi i plazheve të njohura të Radhimës e bregut të detit.Në mbrëmjet folklorike të Aulona Inter Folk Festival, në këtë edicion, do të performojnë e ndërthuren kulturat folklorike me këngë e valle lituaneze, rumune, maqedonase, kosovare, korçare, elbasanase e ato vlonjate përzier me iso labërie.Vlora, gjithashtu, do të përflaket nga ngjyrat e kostumeve popullore plot kolorite e ornamente të cilat shpërfaqen edhe si një mesazh i fortë kulturor në davaritjen e situatës shëndetësore të vendit për ti hapur udhë rikthimit përgjithmonë të jetës normale.Nën organizimin e Qendrës Kulturore “Aulona” si dhe falë mbështetjes kryesore të Bashkisë Vlorë e Ministrisë së Kulturës, Aulona Festival këto ditë do të nisë përsëri rrugën e ndërprerë për shkak të pandemisë botërore të virusit.Mbarë, Aulona Inter Folk Festival! Vlora dhe Shqipëria po të pret, veç të tjerash edhe si një ogur i mirë për ditë më të mira e të hareshme.