• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fondacioni Plavë-Guci Festoi 101 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

December 2, 2013 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në mjediset e restorantit “Maestro” në Bronx Fondacioni Plavë-Guci festoi me madhështi 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.  Qindra shqiptarë me ngjyrat kuq e zi u mblodhën për të festuar këtë ditë të shenjtë të shqiptarëve.Eshtë nga ditët më të bukura ku shqiptarët nga të gjitha trojet mblidhen së bashku nën Flamurin Kombëtar me shkabën dykrenore.

Ajo që do më bënte përshtypje në këtë festë të bukur dhe tejet mbresëlënëse ishte pjesëmarrja e mjaft të rinjve, ku djemtë dhe vajzat dukeshin si Pëllumba Paqeje, të cilët ruajnë me aq zjarr e dashuri identitetin kombëtar.  Mbrëmjen e ka moderuar z.Kukaj dhe zonjusha Rugova.  Zëri fonik i z. Xhevat Kukaj e bënte dhe më tërheqës programin e përgatitur enkas për festën e Flamurit. Vargjet e Fishtës për gjuhën shqipe inerpretuar mjeshtërisht nga z.Kukaj do të ngelen një hymn për Gjuhën tonë amtare.

Ja disa vargje prej tyre: Porsi kanga e zogut t’verës/ qi vallzon n’blerim të prillit/ porsi i ambli flladi i erës/ qi lmon gjit e drandofillit/…  Pra, mallkue njai bir Shqyptari/ qi këtë gjuhë të Perëndis/ trashigim, që na la i Pari/ trashigim s’ia len ai fmis/ edhe atij iu thaftë, po, goja/ që përbuzë këtë gjuhë hyjnore/ qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja/ flet e t’veten e lèn mbas dore.

Moderatori i mbrëmjes ka ftuar kryetarin e Fondacionit “Plavë-Guci” z.Esad Gjonbalaj i cili me seriozitetin e duhur dhe thjeshtësinë karakteristike ka folur për festimin e kësaj dite të shqiptarëve duke iu uruar atyre e festofshim pëjetësisht këtë Ditë të Shenjtë.Njëkohësisht z.Gjonbalaj ka folur dhe për punën e kryesisë dhe të gjithë anëtarëve të saj që po punojnë me seriozitetin e duhur për të ruajtur vlerat kombëtare dhe për të promovuar kulturën shqiptare.  Fjala e z.Gjonbalaj u ndërpre  nga duartrokitjet e të pranishmëve.  Z. Kukaj ka falënderuar të ftuarit si: Ansambleistin Mark Gjonaj i cili në pamundësi për të marrë pjesë kishte sjellë përfaqsuesesn e tij zonjushen e nderuar Artenida Gjeli, z.Elljo Berisha, nga Fondacioni “Malësia”, z.Xheladin Zeneli nga shoqata “Ana e Malit”, z.Gjergj Dedvukaj nga “Bashkimi Kombëtar”,  z.Mark Dedvukaj nga “Fondacioni Ded Gjo Luli, e shumë të tjerë, të cilët kishin ardhur për të festuar së bashku Ditën e Flamurit.

Moderatori i mbrëmjes ka ftuar gjithashtu në skenë Konsullin e Pergjithshem në New York, Ambasador z.Bekim Sejdiu i cili i ka uruar përzemërsisht të gjithë shqiptarët: “Gëzuar Ditën e Flamurit” dhe ka përshëndetur punën patriotike dhe kulturore që po bën Fondacioni “Plavë e Guci”.  Puna dhe kontributi i Fondacionit Plavë e Guci vlerësohet dhe çmohet lart nga të gjithë.

Në këtë mbrëmje ishte i ftuar nga Shqipëria Dr.Koco Danaj studjues dhe hartuesi i Platformës “Shqipëri Natyrale”.  Dr.Danaj iu uroi të gjithë të pranishmëve Gëzuar Pavarësia dhe midis të tjerash ai vazhdoi se së shpejti do të realizojmë Aktin Juridik të Shqipërisë natyrale që u injorua nga ambasadorët famëkeq të Londrës.  Jam i bindur tha ai se ne do ta gëzojmë Bashkimin e Kombit, brezat pas nesh do ta konsolidojnë, ndërsa të gjithë të tjerët më pas nesh do ta festojnë përjetësisht.

Në këtë program ka përshëndetur dhe aktivistja e dalluar dhe zonjusha Arlinda Balidemaj e cila tha se si brezi i parë në ShBA kam kënaqësi dhe dashuri shumë të madhe të përshëndet popullin tim si brenda dhe jashtë kufijve të saj.  Ta përshëndes vendin tim në gjuhën tonë shqipe, sepse ne kemi një Flamur, një kulturë, një Atdhe.

Z.Kukaj tha se Fondacioni “Plavë e Guci” sot do të vleresojë me çmimin e mirënjohjes z.Din Kukaj i cili ka mbledhur 1.000.000 dollarë për Luftën e Kosovës kundër bishës serbe udhëhequr nga trimat e UÇK-s.  Z.Esad Gjonbalaj pasi e përgëzoi përzemërsisht për kontributin e tij të vyer i tha se ne ju jemi gjithmonë borxhli dhe ju shprehim mirënjohjen tonë për punën tuaj aq patriotike.

Pas programit mbrëmja ka kaluar në një festë gazmore me këngë e valle të bukura shqiptare ku nuk kanë munguar dhe instrumentet folklorike ku ka kënduar dhe luajtur në Lahutë z. Rustem Çelaj.

Pjesëmarrësit i kanë argëtuar deri në orët e vona këngëtarët si: Albërie Hadergjonaj, Ylli Demaj, Nik Çarku dhe DJ. drejtuar nga z. Dritan Papa.

Njerëzit u shpërndanë të lumtur dhe të gëzuar me bindjen se vitin tjetër do të festojmë “Bashkimin e Kombit”, ku Fondacioni Plavë e Guci po jep një kontribut të vyer në këtë mision historik.

Ne Foto: I ftuari i mbremjes Koco Danaj duke pershendetur pjesmarresit

1 dhjetor, 2013

Bronx, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fondacioni Plave e Guci, Keze Zylo

Artikujt e fundit

  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT