• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Është koha për një mekanizëm të ri në Ballkan

May 14, 2019 by dgreca

Nga Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s për Euroazinë/

Ky është titulli i një artikulli botuar të hënën në revistën amerikane “National Interest” (Interesi Kombëtar), autorët e të cilit janë tre ekspertë të njohur amerikanë të politikës së jashtme me një përvojë të gjatë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ambasadori Frank Wisner, që është i njohur mirë për botën shqiptare dhe që gjatë karierës së tij diplomatike u ka shërbyer 8 presidentëve amerikanë, aktualisht punon si këshilltar i çështjeve ndërkombëtare pranë firmës Squire, Patton Boggs. Bashk-autori tjetër është Ambasadori Cameron Munter, Drejtori aktual i Institutit East-West në Nju Jork dhe ish-ambasador i Amerikës në Beograd. Bashk-autori i tretë i këtij artikulli është Marko Prelec, specialist i çështjeve të Evropës Lindore dhe Jugore dhe ekspert i shteteve të ish-Jugosllavisë. Revista amerikane “National Interest” – e cila del dy herë në muaj e që botohet nga “Center for National Interest” – e konsideron veten si një revistë që promovon një politikë të jashtme realiste, megjithëse në mbulimin e subjekteve nuk kufizohet krejtësisht, mbi politikën e jashtme.

Në artikulllin e tyre, tre ekspertët e njohur amerikanë të çështjeve që kanë të bëjnë me politikat ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, shprehen se deri më tani Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të rregullojnë punët e Ballkanit Perëndimor, por pa sukses, ndërkohë që bëjnë thirrje për një mekanizëm të ri, duke thënë se ndaj këtij rajoni tani nevojitet, “Një politikë që pranon seriozitetin e problemeve, ndonëse do të marrë një kohë të gjatë si edhe burime të konsiderueshme, për t’i zgjidhur problemet e shumta të Rajonit.”

Zotërinjt Wisner, Munter dhe Prelec shkruajnë, se në samitin e kohëve të fundit që u mbajt në Berlin, udhëheqësit e Francës dhe të Gjermanisë u bindën se duhet të përqendrohen mbi zgjidhjet reale të problemeve që kanë pllakosur vendet e Ballkanit Perëndimor. “Vizioni i ‘një Evrope të lirë, të tërë dhe në paqe’, nuk është realizuar ende në Rajonin që tani e quajmë Ballkani Perëndimor.” Ndërsa ata thonë se gjendja në “Bosnjë, Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi është e qetë”, eskpertët në fjalë paralajmërojnë njëkohësisht, se kjo “është një qetësi e rrejshme”, duke u shprehur se, “Rajoni ka probleme të mëdha, të cilat mund të përhapen në pjesë të tjera të Evropës dhe si rrjedhim të prekin edhe interesat dhe sigurinë edhe të Shteteve të Bashkuara.” Përveç problemeve me të cilat përballen vendet e këtij Rajoni, përfshirë sipas tyre edhe korrupsionin e përhershëm, tre ekspertët amerikanë përmendin gjithashtu edhe influencën negative të Rusisë në Rajon, si një prej problemeve me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ata theksojnë se përpjekjet, në të kaluarën, për të zgjidhur problemet e këtij rajoni kanë dështuar për arsye të injorimit të problemeve reale dhe për shkak të përpjekjeve të ngutshme për të arritur shumë, brenda një kohe të shkurtër. “Për vite me radhë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar udhëheqësit vendorë që të largonin vëmendjen nga problemet më të mëdha të Rajonit – gjë që shkaktoi konflikte serioze midis tyre – e të merreshin me punën teknike dhe politike të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shpresohej”, shkruajnë tre ekspertët amerikanë të punëve ballkanike se, “në këtë mënyrë do të zbuteshin qëndrimet e palëve ndaj konflikteve më serioze midis tyre, duke bërë të mundur, eventualisht, zgjidhjen e tyre.”

Ata janë të mendimit se, “Këto probleme nuk mund të zgjidhen shpejt dhe as nuk do të zhduken menjëherë, megjithëse vendet e Ballkanit vazhdojnë përpjekjet e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zgjidhja e këtyre problemeve kërkon vëmendje të vazhdueshme dhe të durueshme, për një kohë të gjatë nga shumë persona, të udhëhequr nga aktorë vendas, me mbështetjen e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara”, shkruajnë zotërinjtë Frank Wisner, Cameron Munter dhe Marko Prelec, në revistën amerikane National Interest (Interesi Kombëtar)

Ata bëjnë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve, për të gjetur zgjidhje të këtyre problemeve, por ata propozojnë që këto përpjekje duhet të bëhen larg kamerave të televizionit dhe pa pritshmëri jo reale për suksesin e tyre. Ata i bëjnë thirrje gjithashtu Evropës se – ndërsa vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të Ballkanit Perëndimor dhe për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian dhe në NATO – Bashkimi Evropian duhet të ndihmojë vendet e Rajonit që të rivendosin lidhjet e tyre me pjesën tjetër të kontinentit.

Ata besojnë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat ekonomike, politike dhe të sigurisë perëndimore mbetet gjithnjë një objektiv i denjë dhe jetik për vendet e këtij Rajoni. Por si ekspertë të punëve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor, ata shkruajnë se integrimi i tyre nuk do të ndodhë shpejt, ndërkohë që duke u bazuar në përvojën e tyre prej dekadash në atë Rajon, tre ekspertët amerikanë, paralajmërojnë se integrimi në vetvete i këtyre vendeve, nuk do të zgjidhë problemet politike të tij. “NATO dhe Bashkimi Evropian mund të pranojnë në radhët e tyre vetëm shtete normale, në paqe me vetveten dhe me fqinjët e tyre…Askush nuk dëshiron një partner për të cilin rregullat e shtetit ligjor konsiderohen si tallje dhe fqinjët e të cilëve, janë armiq të përbetuar për ta”, shkruajnë tre specialistët amerikanë.

Ata i përfundojnë komentet e tyre mbi problemet dhe sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe politika dhe diplomacia perëndimore ndaj këtij Rajoni, duke u shprehur se për zgjidhjen e sfidave në atë pjesë të Evropës nevojitet një nismë ose një mekanizëm i ri, “Nuk mjafton që për zgjidhjen e sfidave në Ballkanin Perëndimor, të varemi gjithnjë në proceset e deritanishme. Udhëheqësit evropianë bëjnë mirë që po angazhohen në këtë drejtim”, ndërkohë që në shkrimin e tyre, ata porositin Washingtonin që, “Shtetet e Bashkuara, patjetër duhet që të mbështesin këto përpjekje”, duke thënë se, “Nuk ka më kohë për të humbur për Bosnjën, Kosovën, Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit. Tani është koha e përshtatshme për udhëheqjen evropiane, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara – për t’u ri-fokusuar mbi gjendjen në Ballkanin Perëndimor, duke i kushtuar – jo vetëm Rajonit dhe problemeve me të cilat përballet – vëmendjen që meriton, por edhe interesave tona për një Evropë dhe Aleancë Perëndimore stabile dhe të begatë”, përfundojnë ata artikullin e tyre në revistën amerikane, “National Interest” (Interesi Kombëtar).

Filed Under: Politike Tagged With: Frank Shkreli-Është koha - për një mekanizëm të ri- në Ballkan

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT