• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROTESTAT ANË E MBANË BOTËS ….

October 29, 2019 by dgreca

…DHE POLITIKANËT E PAPËRGJEGJËSHËM/

                                           Nga Frank Shkreli/

Kohët e fundit janë venë re protesta në shumë vende të botës, disa prej tyre madje edhe protesta me dhunë ku kanë mbetur shumë protestues të vrarë e të plagosur, gjë që ka shkaktuar që Sekretari i përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres t’u bëjë thirrje politikanëve, anë e mbanë botës, që të përballen me atë që ai quan, “deficiti në besueshmërinë e popullit” ndaj tyre. 

Në një njoftim nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, botuar të premtën që kaloi, citohet Shefi i Organizatës Botërore të jetë shprehur se, “Njerëzit po vuajnë dhe se ata kanë nevojë që zëri i tyre të dëgjohet” nga udhëheqsit politikë për nevojat dhe problemet me të cilat përballen njerëzit kudo.

Duke folur me gazetarët në Kryeqëndrën e OKB-së në Nju Jork, Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ndonëse “çdo situataë është unike”, ekzistojnë, njëkohësisht faktorë të përbashkët, në shumë vende të botës, të cilët sipas tij, paraqesin “kërcënime në rritje e sipër” ndaj “kontratës sociale” midis qeverive dhe të qeverisurve – midis qytetarëve dhe klasës politike.

Antonio Guterres u bëri thirrje udhëheqësve politike në mbarë botën që, “të dëgjojnë problemet reale të njerëzve real”, siç u shpreh ai.

“Njerëzit”, theksoi ai, “duan që të gjithë të kenë një mundësi të drejtë dhe të barabartë për të dalë me sukses në jetë, përfshir  krijimin e sistemeve shoqërore, ekonomike dhe financiare që të funksionojnë barabar për të gjithë”, duke mos përjashtuar respektin për të drejtat e njeriut dhe që të kenë një zë në vendim marrje për çështje të rëndësishme që i prekin ata drejtë për drejtë, ka thënë Z. Guterres.

Zyra e OKB-së që merret me të drejtat e  njeriut u tha gazetarëve në Gjenevë se demonstratat dhe protestat e kohëve të fundit kanë përfshir vende si Bolivia, Hong Kongu, Kili, Ekuadori, Egjipti, Ginea, Haiti, Iraku dhe Libani, ndërsa më heret ka patur protesta anti-qeveritare në Algjeri, Honduras, Nikaragua, Malawi, Rusi, Sudan, Zimbabwe, Francë, Spanjë dhe në Angli.

Zëdhënsja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut u tha gazetarëve se Kombet e Bashkuara kanë marrë raporte nga disa vende për përdorimin e forcës nga ana e policisë kundër protestuesve, duke përmendur, ndër të tjera, Bolivinë, duke bërë thirrje të gjitha palëve përfshir udhëheqsit politikë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të ulin tensionet.  Një mesazh i njëjtë thuhet se iu dërgua edhe politikanëve në Bagdad, ku të pakën deri tani më tani janë vrarë 157 dhe janë plagosur pothuaj 5,500 të tjerë, anë e mbanë Irakut.  Sipas Kombeve të Bashkuara ka raporte të besueshme për shkelje serioze të drejtave të njeriut, përfshir vrasjen e protestuesve të pa armatosur, përdorimin e forcës së tepëruar dhe shkeljen e lirisë së informacionit nga ana e qeverisë.

Edhe Departmaneti Amerikan i Shtetit, nepërmjet zëdhënsit të tij, shprehi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara mbi gjëndjen e krijuar në Irak duke u bërë thirrje të gjitha palëve të heqin dorë nga dhuna.  Zëdhënsi amerikan shprehi gjithashtu shqetësimin e Washingtonit për presionet që po i bëhen medias në lidhje me protestat.  “Liria e shtypit është e pazevëndësueshme për reformat demokratike.  Ne mbështesim të drejën bazë të lirisë së shprehjes, e garantuar nga kushtetuta për të gjitha mediat si dhe të drejtën e gazetarëve për të ushtruar detyrën e tyre në një hapësirë të sigurt”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje me protestat me dhunë në Irak, ku sipas OKB-së, humbën jetën 157 veta dhe afër 5.500 të tjerë u plagosën në protestat e fundit anti-qeveritare.

Në njoftimin e Kombeve të Bashkuara flitet gjtihashtu edhe për akuzat në lidhje me shkeljen e të drejtave të demonstruesve në Kili, të cilët po protestojnë pabarazitë, koston e lartë të jetesës e të tjera, si dhe për gjëndjen në Liban ku me “Dhjetra mijëra protestues paqësorë, përfaqsues të gjitha besimeve fetare po shprehin zemërimin e tyre për ato që ata cilësojnë si disa dekada korrupsioni dhe keq-qeverisje”.   Kryetari i Kombeve të Bashkuara tha se nuk ka asnjë arsye për përdorimin e dhunës dhe shtoi se ishte tepër i shqetësuar për humbjen e jetës në protestat me dhunë.   Në mesazhin e tij, ai nenvijoi se qeveritë kanë për detyrim të mbrojnë lirinë e të shprehurit, mbledhjet paqësore dhe të sigurojnë hapësirën ku njerzit mund të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protesuar.

Por, ndërsa udhëheqsi i organizatës botërore shtoi se forcat e sigurisë  duhet të ushtrojnë përmbajtje në maksimum karshi demonstruesve, protestuesit gjithashtu e kanë për detyrë, tha ai, “të ndjekin shembullin e Gandit, Martin Luther Kingut dhe kampionëve të tjerë të protestave paqësore që kanë vepruar për të bërë ndryshime pa përdorimin e dhunës”, për të realizuar objektivat e tyre.

Antonio Guterres e përfundoi mesazhin e tij drejtuar udhëheqsve të botës duke thënë se dhuna duhet të mënjanohet me çdo kusht nga të gjitha palët.  “Mbi të gjitha”, përfundoi ai, “Unë u bëjë thirrje udhëheqësve anë e mbanë botës të dëgjojnë problemet reale të njerëzve real, në vendet e tyre.   Bota jonë ka nevojë për veprim dhe ambicje për të krijuar një globalizim të drejtë, për të forcuar kohesionin shoqëror dhe për tu përballur me krizën klimaterike.   Me solidaritet dhe me zbatimin e politikave të mençura, udhëheqsit politikë anë e mbanë botës, mund të tregohen solidarë dhe të kuptueshëm ndaj nevojave të popullit, duke ecur në një rrugë që çon drejtë një bote me të drejtë”,  ka përmbyllur mesazhin e tij Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank Shkreli- Protestat- Politikane e papergjegjshem

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT