• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMERIKA PËR NËNË TEREZËN – RASTËSI APO DORA E ZOTIT NË VEPRIM “PREJ SOT JE BIJË E AMERIKËS”

September 4, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence
See the source image

“Me gjak, unë jam shqiptare…”

Javën që kaloi filloi periudha, gjatë së cilës, jo vetëm bota shqiptare, por e mbarë bota, kujton më intensivisht jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës.  Murgesha shqiptare me famë botërore, ka lindur më 26 gusht, 1910 dhe ka ndërruar jetë më 5 shtator, 1997. Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky vit ka shënuar një numër veprimtarishë kulturore dhe fetare kushtuar Shënjtëreshës shqiptare, Nënë Terezës, në 25-vjetorin e kalimit të saj në amshim, (5 Shtator, 1997), që festohet edhe si Dita kushtuar Shën Nënë Terezës.  Deri më tani, komuniteti shqiptaro-amerikan ka organizuar një numër veprimtarishë në kujtim të Nënë Terezës.  Disa prej të cilave jam munduar, modestësisht, t’i pasqyroj për lexuesit gjatë muajve të kaluar, si për shembull, Nga Frank Shkreli/ Aktivitete kushtuar Shën Nënë Terezës,“dashuri më të madhe nuk ka” | Gazeta Telegraf Komuniteti shqiptaro-amerikan, pa dallim feje a krahine, sa ishte gjallë Shënjtëresha shqiptare, por edhe në tani, vazhdon ta kujtojë ndërsa ruan një respekt të veçant për Nënë Terezen. Gjatë dekadave të shekullit të kaluar, ajo vizitonte shpesh motrat e saja në Nju Jork, në Washington, por dhe bënte shpesh vizita edhe komunitetin tonë këtu. 

Por, jo vetëm komuniteti shqiptaro-amerikan kishte lidhje të ngushta, dashuri dhe respekt, pa kushte, për veprimtarinë në shërbim të varfërve në botë dhe për personin e Nenë Terezës gjatë afër 50-viteve të fundit të shekullit të kaluar.  Në të vërtetë – dukej sikur e mbarë Amerika – pa dallim feje dhe pa dallime politike — ishte në dashuri me këtë murgeshë shqiptare, me trup të vogël, por me shpirt dhe zemër të madhe – e cila i kishte caktuar vetes misionin e jetës së saj për t’u kujdesur për “më të varfërit e të varfërve në botë.”  Kjo dashuri e Amerikës me Nënë Terezën kishte filluar në vitin 1960 – që shënon vizitën e parë të saj në Shtetet e Bashkuara. Vizita e parë e Nenë Terëzës në Amerikë është e datës 7

Nëntor, 1960, kur Nënë Tereza kishte ardhur në Nju Jork të takohej me udhëheqësen e “Motrave të Misionit Mjekësor” (Medical Missions Sisters”, Anna Dengel. Këtë të dhenë e mësova nga një faturë e hotelit ku kishte qëndruar Nenë Tereza, në Nju Jork. 7 Nëntori 1960 ka qenë — rastësisht ose jo – edhe dita e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, kur votuesit amerikanë, për herë të parë në historinë e SHBA-ave, kanë zgjedhur presidentin e parë katolik, Xhon F. Kenedi.

Mother Teresa signature in Leo House Guestbook

Vizita e parë e Nenë Terezës në Amerikë – 7 Nëntor, 1960—Fatura e Hotelit

Për më tepër, mësova gjithashtu nga libri i shoqërueses së Nenë Terezës dhe autores së librit të saj kushtuar murgeshës shqiptare, “Such A Vision of the Street”, Zonjës Eileen Egan se vizita e Nenë Terezës në Amerikë, shënonte herën e parë që ajo po largohej nga India për një vizitë jasht vendit, që nga Janari i vitit 1929.   Nënë Tereza pra, kishte zgjedhur që vizitën e parë jashtë Indisë t’a bënte në Amerikë.  Sipas autores, Eileen Egan, Nënë Tereza e ka filluar vizitën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara në qytetin Las vegas, në përgjigje të një ftese për të marrë pjesë në Kuvendin vjetor të Këshillit Kombëtar të Grave Katolike, në atë qytet.  Gjatë asaj vizite, Nënë Tereza vizitoi gjithashtu edhe qytetin Peoria të shtetit Illinois, Washingtonin dhe Nju Jork-un.  

NENË TEREZA SHKON NË WASHINGTON 

Kështu, pra filloi një marrëdhënie dashurie e Shteteve të Bashkuara me murgeshën shqiptare, Nenë Terezen – jo vetëm me popullin amerikan të të gjitha shtresave dhe etnive, por dhe me përfaqsuesit më të lartë të politikës amerikane, për më shumë se një gjysëm shekulli.

Shën Tereza e Kalkutës, e njohur në jetë si Nënë Tereza, ka vizituar Shtetet e Bashkuara disa herë, zakonisht për të hapur shtëpi të reja të rendit të saj, Misionaret e Bamirësisë. Por, ajo ka vizituar edhe për raste të tjera, kur ka folur për detyrën që kemi të gjithë ndaj të tjerëve — për të ndihmuar njëri – tjetrin.  Ajo ka vizituar herë të tjera e ftuar nga entet më të larta politike dhe fetare të këtij vendi për takime me të dhevendit për të marrë prej tyre çmime dhe dekorata për puën e saj dhe të urdhri të , në shërbim të varfërve anë e mbanë botës.  Ndikimi i veprës së Nenë Terezes njihej tanimë, jo vetëm në Kalkuta të Indisë, por edhe anë e mbanë botës, e sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mori hov gjatë dekadave pas vizitës së saj të parë në Amerikë, në nëntor të vitit 1960. 

Amerikanët e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë gjithnjë veprën dhe personin — Gonxhen e shqiptarëve dhe shën Nënë Terezën e Amerikës dhe të botës. Ajo ishte shpallur Qytetare Nderi e SHBA, një titull i dhënë Nenë Terezës shumë vite më parë nga Presidenti republikan Ronald Reagan. Presidenti Reagan e adhuronte shumë Nenë Terezën për punën e saj në shërbim të të varfërve amerikanë dhe botës.  Gjatë viteve, pas vizitës së parë në Amerikë në vitin 1960 — ajo ka vizituar shpesh Shtetet e bashkuara dhe është takuar më personalitetet më të larta të fushës politike, kishtare, dhe përfaqësues, pothuaj, të gjitha shtresave të shqoiërisë amerikane, pa dallim.  Përveç Presidentit Reagan, Nënë Tereza është takuar edhe me Presidentin Xhorxh H. Bush i vjetër dhe me Presidentin Bill Clinton, por edhe me udhëheqsit më të lartë të Kongresit amerikan të dy partive politike kryesore të Amerikës dhe me përfaqsues vendorë dhe shtetërorë, anë e mbanë Amerikës. 

Siç shihet edhe nga takimet e tyre, Nenë Tereza kishte një marrëdhënie të ngushtë me Presidentin republikan, Ronald Reagan, në krahasim me të tjerët. Me Presidentin Bush të vjetër kishte marrëdhënie korrekte, ashtu edhe me Presidentin Bill Clinton, megjithëse Nenë Tereza nuk ngurronte të kritikonte politikat pro-abortit të administratës së Z. Clinton.

Megjithë ndonjë kundërshtim ndaj qendrimit të Nenë Terezës kundër abortit, respekti dhe mirënjohja amerikane për këtë bijë të Kombit shqiptar ishte e gjithanëshme dhe e pa dyshimtë.  Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar Nenë Terezën me medaljet dhe titujt më të lartë që Amerika rezervon për personalitetet më të njohura dhe më të merituara, për kontributet e tyre ndaj këtij vendi dhe në botën mbarë:  

Më 1985 presidenti Ronald Reagan ka nderuar Nenë Terezën me Medaljen Presidenciale të Lirisë.  Nëna Tereza është ndër personalitetet e rralla – amerikane dhe botërore — të cilës në vitin 1996, presidenti Bill Clinton i dha titullin Qytetar Nderi i Amerikës.  Në vitin 1997, Kongresi Amerikan ka nderuar Nënë Terezën me Medaljen e Artë.   Pasi Kongesi amerikan nderoi atë me medaljen e Artë, Posta Amerikane më 2010 nxori pullë postale me portretin e Nënës Terezë, një tjetër nder prej shumë vlerësimeve që i janë berë asaj nga ente të ndryshsme amerikane qeveritare dhe private, anë e mbanë këtij shteti planet. Është e vështirë të thuhet se cila ishte përmbajtja e vërtetë e bisedimeve kokë-më kokë të Nenë Terezës me udhëheqsit më të lartë politikë amerikanë, përfshirë presidentët e këtij vendi dhe ata botërorë, por sipas Dr. Lush Gjergjit, i cili e ka shoqërurar shpesh Nenë Terezën në udhëtimet e saja anë e mbanë botës, ka shkruar se ajo e kujtonte gjithmonë popullin e vet.  Nëna Tereze na ka përcjellë vazhdimisht me uratën e saj – dhe ajo, duke filluar nga Papa, prej Sekretarit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo në botë, porosia e saj drejtuar udhëheqsve më të lartë amerikanë dhe botërorë, ishte: “Ju duhet të bëni diçka për t’a shpëtuar popullin tem shqiptar, e në veçanti Kosovën”, ka shkruar Dom Lush Gjergji, biografi autor i 25 librave mbi jetën dhe veprimtarinë e Shën Nënë Terezës. 

See the source image

Presidenti Ronald Reagan në Shtëpinë e Bardhë – Qershor, 1985 duke i dorëzuar Nenë Terezës “Medaljen Presidenciale të Lirisë. Presidenti Reagan: “Nenë Tereza është një heroinë e kohëve tona. Kështuqë, përveç shumë nderimeve dhe dekoratave që i janë dhënë asaj, përfshir Çmimin Niobel për Paqë — me dashuri të madhe dhe me respekt të pafund, i dorëzojmë Nenë Terezës, Medaljen Presidenciale të Lirisë.”   

Nenë Tereza: “Unë nuk jam e denjë e kësaj dhurate fisnike nga Presidenti ynë, nga bashkshortja e tij dhe nga populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por unë e pranoj për glorifikimin më të madh të Zotit dhe në emër të miliona njerëzëve të varfër…”. 

Z. Reagan ka thënë me atë rast se ndonëse kjo medalje tradicionalisht u jepet shtetasve amerikanë, Z. Reagan shpjegoi se në shenjë nderimi dhe admirimi të thellë për punën e saj, kjo dekoratë po akordohet Nënë Terezës, pasi “Shpirtmirësia në zemrat e disa individëve, i kapërcen të gjithë kufijtë kombëtar dhe tejkalon të gjitha konsideratat e vogla nacionaliste”, u shpreh ish-presidenti amerikan Regan, duke iu drejtuar Nënë Terezës.

Janë absolutisht të pazakonta marrëdhëniet që Presidenti Regan dhe bashkëshortja e tij Nancy – që konsideroheshin si ndër çiftet më aristokratë në Amerikë dhe ndoshta në botë – kishin vendosur me Nënë Terezën, përfaqësuesen dhe mbrojtësen e më të varfërve në botë.  Anë e mbanë botës, Nënë Tereza kishte takuar shumë udhëheqës politikë e fetarë. Por dalloheshin marrëdhëniet e saja me Presidentin Ronald Regan dhe me Papa Gjon Palin e dytë, sidomos gjatë dekadës së Luftës së Ftoftë të 1980-ve. Ishin këta të dy, protagonistët kryesorë të luftës kundër komunizmit, Presidenti Regan dhe Papa Gjon Pali i dytë, me të cilët dukej sikur Nënë Tereza kishte lidhje të ngushta me ta. 

Për Papën Gjon Palin e dytë, ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachov është shprehur se shembja e komunizmit do të kishte qenë e pamundur pa kontributin e Papa Gjon Palit të dytë. Ndërsa për Presidentin Regan, Nënë Tereza ka thënë: “Kur presidenti amerikan ishte plagosur në një atentat kundër tij, ajo ishte e bindur se shpëtimi i jetës së Presidentit Regan nga plagët që kishte marrë nga atentati”, në të vërtetë ishte “Një akt hyjnor”. 

                   A person shaking hands with a person

Description automatically generated with low confidence Nëna Tereze pritet nga Presidenti Reagan në Shtëpinë e Bardhë me 16 Dhjetor, 1985. Nenë Tereza i kishte sjellur Presidentit Reagan një dhuratë me rastin e Festës së Krishtlindjes. 

Më 9 dhjetor 1991, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Washington, DC, Presidenti amerikan George H.W. Bush u takua me murgeshën shqiptare Gonxhe Bojaxhiun, alias Nënën Terezë (Shën Tereza e Kalkutës)   

                A picture containing person, outdoor, standing, people

Description automatically generated Ishte 11 Gushti, i vitit 1971 Nenë Tereza është takuar me një tjetër figurë dominuese të politikës amerikane gjatë dekadave të shekullit të kaluar, Senatorin Edward Kennedy në Kalkuta të Indisë, për të biseduar mbi problemet e refugjatëve. Teresa addresses Congress

A person in a turban speaking into a microphone

Description automatically generated with low confidence

Admirimi dhe respekti për Nenë Terezen tejkalonte oborrin e Shëpisë së Bardhë dhe mjediset e presidentëve të dy partive politike. Ky admirim shtrihej edhe tek Kongresi amerikan dhe në mbarë shoqërinë amerikane.  Në foto, 5 Qershori, 1997, Nënë Tereza falënderon udhëheqsit e Kongresit për nderimin që i kishin bërë duke ia akorduar asaj Medaljen e Artë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara – medalja më e lartë që jep Kongresi. 

                              A picture containing text, person

Description automatically generated Ishte 16 Nentori, 1996 — Nënë Tereza me deklaratën në dorë të nenshtetsisë së saj amerikane, nënshkruar nga Presidenti Bill Clinton me 1 Tetor, 1996

Unë besoj se — ishin vlerat amerikane ato që admironte Nenë Tereza dhe vlerat e Nenë Terezës që admironin amerikanët — arsyeja e kësaj lidhjeje të ngusht të Nenë Terezës dhe Amerikës.  Ishte 16 Nentori, 1996 — Nënë Tereza me deklaratën në dorë të nenshtetsisë së saj amerikane, nënshkruar nga Presidenti Bill Clinton me 1 Tetor, 1996.  “Të jesh një shtetas amerikan, do të thotë se ndajmë disa vlera themelore: Se ne kemi për detyrë t’i ndihmojmë të tjerët të jetojnë në lartësinë e premtimit të dhënë nga Perëndia. Se ne kemi përgjegjësinë për të ndërtuar dhe përforcuar lidhjet në komunitetin ku jetojmë, Se ne kemi detyrim të ofrojmë ndihmën ndaj atyre që nuk mund të ndihmojnë gjithmonë vet-veten”, ka shkruar Presidenti Clinton në shpalljen e Nenë Terezes, shtetase amerikane e nderit.  Me këtë masë, Nënë Tereza tashmë është një qytetare amerikane. Dokumenti i nënshtetsisë i është dorëzuar Nënë Terezës nga Ambasadori i atëherëshëm amerikan në Indi, Z. Frank G. Wisner – edhe ky një mik i vjetër i shqiptarëve, ç’prej fillimit të viteve 1950-ata e deri më sot.  Dorëzimin e dokumentit të shtetësisë amerikane të nderit nga Ambasadori Wisner, Nenë Tereza e ka cilësuar si një, “Dhuratë nga Perëndia. Kam drojë se nuk e meritoj atë”, është shprehur ajo për mediat në atë kohë. Ndërsa Ambasadori amerikan, Wisner e ka siguruar Nenë Terezës duke i thenë se: “Ç’prej sot, ti je bijë e Amerikës”. 

See the source image

Nënë Tereza nuk ngurronte t’i kritikonte as personalitet e larta të politikës amerikane. Në tubimin vjetor “The National Prayer Breakfast” në Washington, 5 Shkurt, 1994, në mbrojtje të parimeve të saja, Nëna Terezë u ngrit në këmbë para Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe Zevendës-Presidentit, Al Gore dhe bashkshorteve të tyre si dhe 4000 personaliteteve pjesëmarrës në atë tubim – nga e gjithë bota – duke deklaruar se, “aborti është vrasje”.          

Edward Kennedy

Image result for president reagan, mother teresa , pope john paul ii images
See the source image

                                Koincidencë apo vullneti i Zotit në veprim?

See the source image
Paul VI meeting with Mother Theresa

Po kush është kjo bijë e Kombit Shqiptar e cila admirohej nga Papët e Romës dhe Presidentët e fuqive më të mëdha të botës, përfshir presidentët e Amerikës, të cilët kërkonin jo vetëm të takoheshin me të por donin edhe këshillat e saja? Lind pyetja se çka dinte kjo bijë shqiptare për këta burra të mëdhenj të shekullit 20-të dhe çfarë frymëzimi prisnin këta prej kësaj murgeshe të thjesht me origjinë shqiptare – kujdestarja e më të varfërve në botë – gjatë një periudhe historike dhe aq vendimtare për fatin, e jo vetëm Europës, por të mbarë njerëzimit?  Çfarë roli mund të kenë luajtur Presidenti Reagan dhe Papa Gjon Pali i II për realizimin e vizitës së parë të Nënë Terezës në Rusi, në Gusht të vitit 1987? Dhe a ishte ajo vizitë 5-ditëshe e Nenë Terezës në Rusi në përputhje me përpjekjet e Presidentit Reagan dhe të Papa Gjon Palit II për t’a tundur njëherë e mirë nga rrënjët komunizmin ruso-sovjetik?  Po cili ishte roli i udhëheqsit sovjetik, Mikhail Gorbachev – një protagonist tjetër i Luftës së Ftohtë, i cili meriton gjithashtu kredi për kontributin e tij historik në shembjen e komunizmit sovjetik, për realizmin e asaj vizite? 

                               See the source imageSipas të dhënave në media të asaj kohe, Raisa Gorbachev, bashkshortja e ndjerë e Mikhail Gorbachev, i cili ndërroi jetë këtë javë, ka lujtur rol vendimtar në përgatitjet e vizitës së Nenë Terezës në Moskë, në vitin 1987? 

Unë nuk besoj se sot për sot i dijmë të gjitha dimensionet e jetës dhe të veprimtarisë së Nënë Terezës, por as influencën që ajo mund të ketë ushtruar në takimet e saja me më të fuqishmit e botës, sidomos gjatë 1980-ave. Uroj që një ditë – me deklasifikimin e dokumenteve të fshehta të asaj kohe — të mësojmë më shumë, sidomos për trekëndshin e lidhjeve dhe të bashkpunimit – në kulmin e Luftës së Ftohtë – midis Presidentit amerikan Ronald Reagan, Papa Gjon Palit të II dhe Nënë Terezës.  A ishte kjo lidhje e rastësishme, apo ishte dora e Zotit në veprim!? “Unë jam vetëm një laps i vogël në duart e Zotit…”

No photo description available.

Në këtë 25-vjetor të shkuarjes në amshim të Nenë Terezës me mall kujtoj dhe si privilegj të madh e bekim të jetës time e konsideroj takimin me Nenë Terezën – një takim që mund të ndodh — nëqoftse dikush është me fat — vetëm njëherë në jetën e një njeriu. Autori me kolegun dhe mikun e ngusht të familjes, Dr. Elez Biberaj me familjet tona në vizitë me Nenë Terezen – në kryeqendrën e Motrave të Dashurisë të Nenë Terezës, në Washington DC.

Frank Shkreli

Filed Under: Politike Tagged With: frank shkrlei

PRAPË BIEN KAMBANAT NË KISHËN E CURRJAVE T’ EPËRM

August 18, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Nuk jam i sigurt se kush prej lexuesve — përveç atyre që vijnë nga Tropoja me rrethinë ose nga krahina që njihet si Malësia e Gjakovës – mund të kenë dëgjuar për fshatin Currrajt t’Epërm – që konsiderohet si njëri prej fshatërave më të izoluar të Shqipërisë, rajonit dhe ndoshta në Evropë.  I izoluar nga natyra ndoshta, por jo i pa dëgjuar, as i harruar nga historia.  Banorët e asaj ane dhe Kisha e tyre — Kisha e Shna Ndout në atë fshat — kanë bërë historinë e vet. Historia e kësaj kishe përshkruhet më posht, shkurtimisht,  nga At Bernardin Llupi – një françeskan i cili së bashku me 3 martirë të tjerë nga Shqipëria (Marie Shllaku, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini) është dënuar me vdekje nga një gjykatë sllavo-komuniste në Prizren dhe janë pushkatuar natën e zezë të 24-25 Nëntorit të vitit 1946.

Sidoqoftë, vrasja e këtyre martirëve të Atdheut, është një subjekt dhe kapitull tjetër i dhimbëshëm i historisë së Kombit shqiptar e sidomos të atyre anëve, shekullin e kalar, por le të sjellim historinë e shkurtër të kësaj Kishe në Curraj të Epërm – që u ruajt nga banorët gjatë komunizmit edhe kur regjimi barbar i Enver Hoxhës e kishte shpallur Shqipërinë vendin e parë ateist në botë. Një kishë kjo që është rinovua kohët e fundit. Bazuar në fjalët e At Bernardin Llupit – një përshkrim ashtu siç pasqyrohet në faqen personale elektronike të Ambasadorit Flamur Gashi.  Ambasador Gashi – i cili deri kohët e fundit ishte në stafin e Presidencës së Republikës së Shqipërisë — mori pjesë në inaugurimin e kishës në Curraj t’Epërm në fillim të këtij muaji dhe është njëri prej donatorëve që kontriboi për ringritjen e këtij simboli historik të qendresës fetare dhe atdhetare të popullit të asaj zone kundër hordhive serbo-malazeze, në mbrojtje të “Besimit në Zotin, në Mbrojtje të Atdheut dhe tokës së të parëve, Dashurisë, Besës, Urtësisë dhe Unitetit Kombëtar” – me frymën se, “Në kishё hyjmë për të dashur Zotin, prej këtu dalim për të dashur të afërmin”, siç u shpreh Radio Vatikani në kronikën e saj me këtë rast.

Sa ipërket historisë, bazuar në faqën (facebook) të Ambasador Flamur Gashit:  August 7 at 2:05 PM  —  (At Bernardin Llupin), ka shënuar se, “Kisha e Currajve t’Epërm ka shkruar historinë e saj, ka hyrë në historinë e kombit shqiptar, me ngjarjen historike të së dieles të 4 korrikut 1915, kur një komando ushtarake malazeze, arriti deri në qendër të Currajve t’Epërm, e për siguri u ngujua brenda në Kishë.  Banorët e fshatit, si besimtarë te zellshëm që ishin, nuk pranonin të gjuanin plumba mbi derën dhe as mbi dritaret dhe muret e Kishës.

May be an image of monument, outdoors and brick wall

 
Në ketë situatë të pazakontë, famullitari i Kishës së Currajve t’Epërm, At Leonard Shajakaj ka dalë jashte Kishës e ka folë me përfaqesuesit e popullit të Currajve t’Epërm, të cilët kanë refuzuar me indinjatë kërkesat e ushtarëve serbo-malazezë.  Në vazhdim të kësaj bisede, paria e Currajve t’Epërm, ka kërkuar ndihmën dhe shpjegimin fetar të famullitarit të tyre për të nxjerrë pushtuesit serbo-malazez jashtë nga Kisha…Në bisedë e sipër, famullitari At Leonard Shajakaj, sipas dokumentave historike e kishtare por edhe tregimeve në breza të burrave të Currajve, u ka thenë burrave të Currajve: “A po ndieni burra! Në këtë rast nuk âshtë mëkat me qitë pushkë kundra kishës…, pse meshtar aty s’ké, por ká hî aty ai që kjofte tretë (shejtani), pse këta s’janë tjetër veçse të mallkuar, e prandej duhet qitë jashta kishe”.  Pas fjalës së famullitarit, nderkohë që malazezet nuk u dorëzuan vullnetarisht, ka krisë pushka, ka nisë lufta, aq sa edhe sot në gurët dhe mureve të kishës, duken shenja të plumbave të asaj beteje…” ka shkruar (At Bernardin Llupi).

Kisha e Shna Ndout e restauruar në Curraj Epёrm, dioqeza e Sapës, Shqipëri

Natyrisht, dhe për fat të keq, ajo kohë dhe sidomos periudha e komunizmit që pasoi, ishin kohë të tjera dhe shumë të vështira që urojmë të mos këthehen më. Por, sot me ndihmën e bijve të tyre në diasporë dhe kontribuesve dhe donatorëve vendas, si ish-Ambasadoriit të Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë, Z. Flamur Gashi nga Kosova dhe kushëririt të tij, Milazim Ademi, dhe biznesmenit e humanistit, Skënder Thaçi, Kisha historike e “Shna Ndout e Currajve t’Epërm është rindërtuar me njё dashuri birnore e vëllazërore, me ndihmё financiare e materiale, me njё pёrkushtim tё veçantё pёr tё nderuar Zotin, tё parёt, traditёn, kulturёn e pёr tё hapur shtigje tё reja premtuese”, thuhet në kronikën e Radio Vatikanit shqip, me atë rast, me qëllim që, “Ajo të kthehej sërish në një vend takimi vëllazëror dhe lutjeje, ku i thuren lavde Zotit të Gjithpushtetshëm, Atit tonë të përbashkët.”

Është kjo histori pra, që u kujtua por që edhe u përjetësua me 6 gusht, 2022, kur pas shumë dekadash, përsëri, ranë kambanat e Kishës së rindërtuar në Curraj të Epërm dhe tingujt e tyre u dëgjuan përsëri anë e mbanë asaj zone. Sipas një kronike nga Radio Vatikani në gjuhën shqipe, ceremonia e bekimit të kishës u kryesua nga Ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli, në bashkëkremtim me meshtarë të tjerë, në praninë e besimtarëve e qytetarëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e diaspora. E pranishme ishte edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, përfaqësuese e qeverisë së Prishtinës në këtë ceremoni, si dhe autoritete të tjera.  Nuk u vihet faj përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës të Tiranës për mungesën, pasi Currajt e Epërm – një fshat ndër më të izoluarit por me një histori domethënse për Kombin – siç duket është më afër Prishtinës se Tiranës. 

Kisha në Curraj i Epërm

                                                   Kisha në Curraj t’Epërm

Në këtë botën tonë shqiptare konfliktuale dhe frymës dhe atmosferës negative politike, shoqërore dhe ekonomike dhe pothuaj në çdo fushë tjetër të aktivitetit të shoqërsisë shqiptare, unë e ndjejë si detyrë njerëzore, morale dhe atdhetare që nga koha në kohë, të ve në dukje vepra – anë e mbanë trojeve tona dhe në diasporë — si kjo e rindërtimit të Kishës së Shna Ndout në Curraj t’Epërm. Për të thekësuar dhe rikujtuar se me gjithë problemet, hallet dhe grindjet politike ndër shqiptarë, në këto kohëra të pasigurta në radhët e shqiptarëve sot, shqiptaria ka ende burra dhe gra që veprojnë dhe bashkpunojnë, bazuar në “Besën e Lidhur dhe në Fjalën e Mbajtur”.  Burra si Ambasador Flamur Gashi me shokë, miq e bashkpuntorë si Skendër Thaçi, Skënder Përpepaj e Milazim Ademi, si dhe Shoqata “Nikaj-Mërtur”, që ishin protagonistët kryesorë të realizimit të kësaj vepre. Të gjithë këta filiza të shëndosh të Kombit na japin shpresë se në këtë botën e turbullt shqiptare sot, ende ka shqiptarë që mendojnë dhe punojnë për të mirën e përbashkët — në mbrojtje të identitetit dhe të interesave kombëtare, në përgjithësi!  Nuk mund të gjejë fjalë më të përshtatëshme për ta mbyllur këtë shënim modest, me këtë rast, se sa deklarata e njërit prej kontribuesve, Z. Skendër Përpepaj për Radio Vatikanin shqip, i cili pasi falënderoi, “të gjithë ata që kanë kontribuar për restaurimin e Kishës dhe në veçanti mikun tim dhe mikun e të gjithë Currajve, Ambasadorin Flamur Gashin i cili së bashku me nipin e tij i bën dhuratë dy KUMBONA për Kishën tonë si dhe materiale të tjera të nevojshme për Kishën. Gjithashtu një falënderim edhe për mikun tonë tjetër Skënder Thaçi i cili bëri dhuratë disa kryqa për Kishën e sapo restauruar”, theksoi ai.  “Edhe ky rast tregojë me vepra se shqiptarët janë vëllezër të gjakut dhe të kombit dhe nuk i ndanë asgjë për të mirën e të gjithëve”, është shprehur Skendër Përpepaj. Nuk më mbetet tjetër veç të them: Amen, ashtu qoftë gjithmonë ndër shqiptarë, pa dallim feje as krahine! Ju lumtë burrave të Dheut!

Frank Shkreli

Kisha në Curraj i Epërm

                                               Kisha në Curraj i Epërm

May be an image of 2 people and indoor

“Kumbonat” – dhuratë për Kishën “Shna Ndou” në Curraj t’Epërm, nga Ambasador Flamur Gashi (në foto) dhe nipi i tij Milazim Ademi

May be an image of 1 person”Kryqat” – dhuratë për Kishën Shna Ndou në Curraj t’Epërm, nga Skender Thaçi, i biri i Imer Imerit nga Fleti i Pukës.

Ipeshkvi i Sapёs, imzot Simon Kulli me meshtarё tjerё gjatё Meshёs sё bekimit tё Kishёs sё Shna Ndout nё Curraj EpёrmIpeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli me pjesëmarrës të tjerë në bekimin e Kishës së Currjave t’Epërm.

Filed Under: Opinion Tagged With: frank shkrlei

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT