• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“RECETA PA KOMB” NGA PROF. SAIMIR A. LOLJA

August 3, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/2 receta-pa_komb-207x300Asnjëherë një liber nuk mundet me kenë jashta kohe!/

2 saimir_lolja

Ne Foto:PROF. SAIMIR LOLJA/cNdersa, ka edhe libra që i perkasin të gjitha kohëve, ose ma sakt: Gjithmonë në kohë. Një nder këta libra asht “Receta pa Komb” e Prof. Saimir Lolja, kushtue Prindve t’vet.

Kam lexue materiale të botueme nga Prof. Lolja dhe bindja ime ishte se, shkrimet e Tij ngulmojnë nder fakte dhe dokumenta. Nuk ishe kenë aspak gabim!

Libri “Receta pa Komb” asht një permbledhje faktesh të bazuem mbi dokumenta, që per fat janë permbledhë me saktësi nga Prof. Lolja, i cili me kujdes i ka rreshtue dhe, i ka paraqitë para lexuesit me kjartësinë dhe mjeshtrinë e një historiani modern.

Ngjarjet fillojnë me 25 Gusht 1928…

Ishin në Moskë edhe një grup shqiptarësh që mendonin me “shpetue” Shqipninë!

Per ate që don me kuptue, Prof. Lolja, e ka percaktue në faqen e parë tek “Mbjellja në fillim, shija më vonë” faqe 13, “Llazar Fundo ishte një veteran i Kominternit me mjaft karierë në xhihadin sllavo-komunist. Ai kishte qenë deri në Mongoli në fillim të viteve 1920…” Pra, Llazari, donte me shpetue Atdheun tue i sherbye Mikhaylov dhe Titos, dy “muxhahid ose xhihadist = luftarë të luftës së shenjtë” të percaktuem nga Prof. Lolja, si organizator të “revolucionit” në Shqipninë e viteve 1930… Dhe, bashkë me kohen dhe vitet, ecin edhe listat e emnave të “xhihadistëve” të Spanjës, Francës dhe Luftave Civile, ku nuk kanë mungue asnjëherë “sllavo-komunistët” shqiptarë.

Ardhja e Miladin Popoviqit në Rozhaja të Malit të Zi në Korrik të 1941… Hapë faqen e re (të zezë) të formimit të Partisë Komuniste Shqiptare (PKSh). Asht e vertetë që ngjarjet në librin e Prof. Loljes ecin në shinat e Historisë së shkrueme, po asnjëherë me emnat e plotë të atyne që banin pjesë nder grupe dhe celulat komuniste nga themelimi i PKSh. Duhet theksue një fakt shumë me randsi: “Ne nuk kemi njoh asnjëherë nenshkrimet e pakteve dhe marrveshjeve të mëshefta mes sllavo-komunistëve tanë me ata jugosllavë.”

Të gjithë paguhen dhe të gjithë janë “proletarë”, që “sakrifikojnë” per Shqipni.

Perballë perpjekjeve t’ Atdhetarëve tanë, libri tek kapitulli “Shteti Shqiptar” tregon me detaje edhe mbrapaskenat ose “dëshirat” e fqinjëve, që nuk mungojnë me u citue nga shumë personalitete që kishin në dorë fatin tonë, por per hirë të miqsisë me grekët apo titistët e Jugosllavisë, “detyrohen me na braktisë per 50 vjetë nën diktaturë komuniste”!

Paraqitja e saktë dhe e dokumentueme e Luftës së Dytë Botnore, pushtimi fashist italian, ikja e Ahmet Zogut nga Greqia në Egjipt, per me mërrijtë me 22 Qershor 1940 në Londer, tregon një ecje breshke neper Europë të “mbretit” Ahmet Zogu…

Në faqe 117: “me ndihmen e DZOV, komunizmi bizantin montoi Enver Hoxhen në Shqipëri dhe ai u bë gjatë gjithë jetës së tij sunduesi i Shqipërisë me stil sllav.”

A mundet kush nga “akademikët” tanë me e perkufizue ndryshej tiranin Hoxha?…

Ma sakt do të gjeni tek libri “Receta pa Komb” edhe zhvillimet e viteve 1943 dhe 1951, që asnjëherë nuk janë dokumentue me fakte të plota e jo gjysmake, si asht veprue nga viti 1941 e që vazhdohet edhe sot, nga matufët e “akademisë së tiranve të tiranit në Tiranë”

Libri mbyllet me një pyetje nga Autori Lolja: “A duhet të kishte patur një shtet kombëtar Shqiptar para vitit 1912, para…, para…?” dhe sigurisht, edhe lexuesi i tij mund të pyesin:

“Po Rusvelti, a e dinte ku bjen në hartë Shqipnia, që nenshkroi në Dokumentin e Jaltës:

“Ajo i perket qeverisjes sllavo-komuniste e bizantine greko, jugosllave dhe sovjetike… Por, jo Shqiptarëve pasues të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut !”

Dhe, kurr Europës…. As sot!

Ju falemnderës z. Prof. Saimir Lolja, per këte veper të çmueshme e të saktë historike!

            Melbourne, Gusht 2018.

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, Receta Pa Komb, Saimir Lolja

SHKENCËTARI PA VARR

August 2, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 KRIMINELET E MBYTEN DHE E LANE  EDHE  PA VARR…/

1 ate bernard PalajAT BERNARDIN PALAJ O.F.M. (1894 – 1946)/

  • 2 GUSHT 2018 EDHE NJË USHTAR I ATDHEUT DHE I FESË MA SHUMË !
  • 2 GUSHT 1918U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946)

EDHE NJË DIJETAR FILLON ME DALTUE ME PENË NDER ALPET TONA…/

1944 Per Françeskanët e Shqipnisë, hapi vetem gropa varrimi pa emen dhe Kryq…

Pranë Spitalit të Shkodres ishte edhe konvikti “Malet Tona”, një ndertesë që shpejtë u kthye në hetuesi, se i duhej Sigurimit të shtetit me kenë pranë Spitalit per “autopsi”…

Në vitin 1946 asht arrestue edhe një shkodranë që per fat ka jetue deri në vitin 1999, kur shumica e Martirëve tanë e kishin mbyllë jeten e vet. Ky ishte Loro Vata, nder Burrat e nderuem per qendresen nder tortura dhe në vuejtjet e pafund nder kampet e shfarosjes.

Njëtjeter vlerë e Loros që ndoshta, nder shumë të tjerë edhe mungonte, ishte saktësia e ruejtjes së ngjarjeve në kujtesen e Tij, që kur fliste të dukej sikur po lexon kujtime…

Pata fatin e madh me u njoh afer me Loron mbas vitit 1992, kur unë porsa kishe fillue me shkrue per vitet e paharrueshme të diktaturës komuniste dhe “luftës së kllasave”.

Një ditë u takueme tek Dugajt’ e Reja, dhe u ulëm me Loron me pi nga një kafe tek klubi poshtë shtëpisë Plevneshëve. Loro filloi nga 1946, pak ditë mbas arrestimit kur Loro Vata dergohet në hetuesinë tek konvikti “Malet tona”. Aty merrej në pyetje nga një katil i njohun i hetuesisë, Fadil Kapisyzi. Qelia ku ishte i pranguem Loro, ishte pranë dhomës ku Fadili, merrte në pyetje edhe të arrestuemit tjerë. Në krahun tjeter Fadili i kishte vue pranë Loros një zonjë shkodrane, së ciles i kishin pushkatue burrin dhe këte po e torturonin me e dënue. Kjo ishte zonja Bedrije Ashikja, e motra e Ahmet Ashikes. 

Shpesh Bedrijen vinte dhe e merrte hetuesi Dul Rrjolli, dhe e vente me pastrue zyret.Loro po më tregonte per ditët e para të Dhjetorit 1946, kur Bedrija mbasi mora fshisen dhe koven e ujit shkoi tek dhoma e Fadilit me e pastrue zyren e tij.  Dy kriminelat, Fadili me Dulin kishin dalë perpara ndertesës dhe po pinin cigare.

… Nuk kishin kalue pak minuta mbasi Bedrija po pastronte dhomen e Fadilit, u ndigjue një virrmë e fortë, që u këput pa u kuptue pse… As nuk mund të merrej me mend! 
Shumë shpejtë nuk vonoi pak kohë dhe mërrijti Dul Rrjolli, i cili mbasi e pyeti Bedrijen: “Pse e preke thesin, a të thashë, se mbas derës mos pastro… moj e poshter.., moj…” dhe ai vazhdoi, tue terhjekë rrëshanë Bedrijen, që nuk i ndigjohej fare zani, por tue e sha me fjalorin e njohun të tyne, eci derisa e holli në qeli… Mërrijti aty edhe Fadili, dhe vazhdoi edhe ai si Duli. Në fund Fadili e porositi me nervozitet Bedrijen:  “Guxo e tregoi kujt se shka ke pa, se edhe ty do të kalbi në një gropë me te, moj ..!” 

Loro tregoi se atë natë ishe i sigurtë se i pergjojnë, prandej, as nuk i kishte dhanë asnjë sinjal Bedrijes per me marrë vesht shka ngjau atëditë, në zyren e torturave të Fadilit… 

Të nesermen heret më zgjoi vetë Bedrija: “Loro, a e di shka ka ngja dje në zyre të hetues Fadilit?” – Unë, i pergjegja jo! Po në të vertetë, gjatë natës, veshtrova nga oborri dhe, aty nga e vona, disa roje hapne një gropë, dhe hollen aty një thes ngjyrë kafe të mbyllët mu tek qerrshija brinjë murit të hetuesisë… Kuptova se dikush kishte vdekë në tortura! 
Bedrija i kishte tregue Loros, se: “Gjatë torturave me korrent elektrik, Fadilit dhe Dulit u ka mbetë i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë e kishin ba si thes në zhgunin e vet ngjyrë kafe. Unë pa dijtë gja, tue pastrue mbasdere, kur e pashë vrrita dhe nga tmerri më ka ra të fikët… Ka ardhë Duli dhe më ka hjedhë ujë, e mbas pak kam ardhë në vete. Gjithë diten jam qenë e tmerrueme, as nuk më ka kalue buka…

Një tmerr me e pa Fratin e shkretë ashtu..!!”

***

E mbytja e At Bernardin Palaj në torturë, vazhdon mos me u shkrue si ishte e verteta! 

Keni “harrue” sa vjet janë ba tue tregue përralla me mbret e tetanoz…

E sa mija e mija Martirë t’ Atdheut janë të mbuluem me përralla e rrena…

HIQNI DORË NGA MASHTRIMET !  Kerkoni të verteten!

Nuk ua hiqni dekoratat “Heronjve” Vrasës dhe Tradhëtarë! I mbrojnë bijt’ e tyne…

…E, kur pat pyet Dulin një shok i veti: “Çka po bani në këte popull kështu, o Dul!?”

Ai u pat pergjegjë: “Kur ishim fëmijë, nder mejtepe, nga Hoxhallarët e patme ndigjue fjalen Zot! Po këta që po rriten që as nuk e kanë ndigjue as, nuk e dijnë Atë Emen?

Mendoni se çka do të bajnë këta mbi këte Popull…”

Koha po i verteton të gjitha parashikimet!

            Melbourne Gusht 2018.

Filed Under: Histori Tagged With: AT BERNARDIN PALAJ O.F.M, Fritz radovani, shkencetari pa parr

KALENDAR HISTORIK-GUSHTI DHE SHEN TEREZA

July 31, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

27 GUSHT 1910: U LE SHEJTNESHA SHQIPTARE NANA  TEREZE/

Nene Teeza1979,Me 10 Dhjetor, Nanë Tereza n’ Oslo, merr çmimin “Nobel” për Paqë./ 

Aty, Nana Tereze kërkoi korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga prirja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Jezusit!”

     M U E J   GUSHT  2 0 1 8:  K u j t o j m ë …/

  • 2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton tha: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar. Tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.
  • Miss MERY EDITH DURHAM (1863-1944); AJO KA THANËNË

GUSHT 1901:“SHQIPTARI PARA  SË  GJITHASH ASHT  SHQIPTAR !”

1909 Libri “High Albania” (Shqipnia e Epërme) asht ma e njohuna veper. Ky libër edhe sot asht një udhërrëfyes i kulturës dhe traditave të Malësorve të Shqipnisë Veriore.  Gusht 1901 erdhi nga Liqeni i Shkodres në qytetin e Rozafës. Vizitoi Keshtjellen dhe shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve , kryesisht bibliotekat dhe muzeumet e tyne.

***

  • 8 Gusht 1890 U le Don Jak BUSHATI, i mbytun në hetuesi Lezhë me 12 Shtator 1949…

2 Gusht 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946)

1 Gusht 1922 U le në Grudë Don Pjeter  GRUDA. Tre muej para lirimit nga burgu mbas 15 vjetësh vuejtje vdes në kampin e Sarandës me 13 Janar 1989…

15 Gusht 1945 Pushkatohet Ndue PALI dhe Caf METI. Ndue Pali në fjalen e fundit tha:

  • “Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.

Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!             Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste:

Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!         Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes. Prokuror Aranit Çela”

Gusht 1945 Nuk vonon vjen prap nëShkoder Sejfullah Maleshova i derguem nga Enver Hoxha, gjoja per me formue PartinëDemokristjane me At Gjon Shllakun, nje kurthëper pushkatimin e At Gjonit. At Mati Prennushi refuzon perfundimisht formimin e Partive politike nëShkoder… Refuzimi, At Gjonit i kushtoi me jeten e Tij.

20 Gusht 1945 Dosja 2026 Denohet At Geg Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giacomo Gardin dhe At Gjergj Vata, t’ arrestuem ne Janar e Shkurt 1945.

Avokat Paulin Pali U le në Shkodër më 1916. Studimet e nalta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 14 gusht të vitit 1946, për “veprimtari kundër pushtetit popullor” dhe për “tentativë arratisjeje për në Itali”. Më 14 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Gjyqi kje i mbyllun dhe askush nuk i pau as nuk i ndigjoi kurrma!

25 Gusht 1948 Arrestohet Don Pashko MUZHANI (1915 – 1995) Dënohet me burg…

31 Gusht 1948 Arrestohet Imz. Gjergj HABERI (1874 – 1954) Vuejti 8 vjet nder kampe..

31 Gusht 1948 Arrestohet Don Lekë DREDHAJ (1898 – 1976) Dënohet me burg…

10 Gusht 1949 Vdes Don Luigj ZOJZI, (1885 – 1949) Student i shkelqyeshëm ne Vjenë.

22 Gusht 1950 Arrestohet Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Nuk zbaton urdhnat e kryeministrit, tue transferue klerikët jo simbas urdhnit tij…Denohet 20 vjet burg.

15 Gusht 1956 Ceremonia zyrtare e bamjes Meshtar e At Gjergj Vates S.J.

  • Gusht 1956 Vdiq në Pragë Don Loro CAKA Një luftar i perkushtuem i Lirisë.

17 Gusht 1966 vdes At Pashko PRELA (1877 – 1966) Me vendosmeni Atdhetare e Fetare.

  • 16 gusht 1993 Vdiq At Aleks Baqli O.F.M. predikatar i njohun..Vuejti nder kampe…

***

  • 1992;22 GushtPapa Gjon Pali II ban apelin per PaqënëBallkan.

2000;15 Gusht hapi Diten e RinisënëTor Vergata Romëme 2 miljon tërij nga Bota…

2001;Gusht 1: Papa Gjon Pali II  ban pritjen e 1000 në Vatikan.. Ka pritë mbi 17 miljon pelegrin,  38 vizita kryetar shtetesh, 738 takime me drejtues shtetesh, 246 kryeministra…

            Melbourne Gusht 2018.

Filed Under: Featured Tagged With: Fritz radovani, Gushti, Shen Tereza

30 VJET PA AT MESHKALLEN

July 27, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

AT  PJETER  MESHKALLA  S.J.: “PJESA E FRIKSUEME ASHT E LIDHUN NGA KAFSHATA E BUKËS !”/

AT PJETER MESHKALLA S.J. (1901 – 1988)/

AtPjeterMeshkalla-11

28 KORRIK 1988 – 2018: 30 VJET  PA  AT  MESHKALLEN…/

  • Shqipja me kthetrat e Saja skaliti në një shkamb t’ Atdheut: “Edhe një Hero ma pak!”

Populli i Shkodrës, pa dallim Feje përcolli në banesën e fundit At Pjeter Meshkallen S.J., Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij. Dijetarin mendjendritun e puntorin e palodhun për unitetin e Popullit e t’Atdheut, Misionarin e vërtetë, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftëtarin e paepun të Demokracisë dhe të të Drejtave Njerëzore në Shqipni, Mësuesin e pavdekshëm të rinisë sonë dhe, kundërshtarin e papërkulun e të pathyeshëm përballë diktaturës terroriste komuniste, autore e “Revolucionit antinjerzor kultural” .

  • 30 vjetorin e paharrueshem të At Meshkallës, po e hapi me thanjen Prof. Arshi Pipës: “…Në kjoftë se kam shpëtue nga burgu i Burrelit e jam sot i gjallë, i detyrohem lutjeve të njerëzve si Padër Meshkalla e të tjerve, të cilët kujtoj se kanë kontribue në determinimin e fatit tem.”(Intervistë tek revista “Kumbona e së Diellës” Shkodër, 1993).
  • E do të vazhdoj me disa thanje të zgjedhuna të At Pjetrit të Madh të Shkodres sonë:

Unë e njoha mbasi doli nga burgu heren e parë kur bani 15 vjetë, aty nga 1962… Kujtoj njëditë, e pashë tek dera, dhe simbas zakonit, e ftova me hy mbrend për një kafe, por Ai nuk erdhi. Më diftoi se ishte nisë për vizita të largëta prej shtëpisë, po shkonte për festën e Bajramit ndër disa miqë Muslimanë. Të parën vizitë e bante tek Hafiz Ali Tari, mandej me radhë për tri ditë shkonte ndër shtëpijat e atyne Muslimanëve për të cilët ruente kujtime të mira nga jeta e burgut, që kishte kalue me tá…

  • Në pranverën e vitit 1940, kur Shqipnia ishte e pushtueme nga Italia fashiste, e cila veç tjerash kishte dhunue edhe Flamurin tonë Kombëtar, At Mëshkalla, bashkë me At Gjergj Fishtën “U folën nxanësve që ata mos me përshëndetë në mënyrën fashiste. Për këte Ai asht konsiderue “i padëshrueshëm” nga autoritetët fashiste…”
  • 1945 Ai u takue në një shtëpi të Tiranës me Mehmet Shehun, që njihej një ndër terroristët e grupeve vullnetare të Spanjës, qysh në vitin 1936, dhe ishte At Meshkalla Ai që i tha troç ndër sy, se çfarë do të banin komunistët në Shqipni, porsa të forcojnë paksa pozitat shtetnore. Kur At Meshkalla i tha: “Ju do të kërkoni me zhdukë Fenë me dhunë, se ky asht parimi i parë i komunistëve, aty ku ata marrin pushtetin, dhe Kishat e Xhamijat ju do t’i këtheni në klube dhe kinema.”, Mehmeti ju përgjegj: -“Kjo asht vetëm propagandë e atyne që nuk e duen pushtetin tonë popullor dhe kërkojnë me na armiqësue me popullin, kjo nuk do të ndodhë kurrë në Shqipni!”.
  • 1947 Në hetuesi At Meshkalla deklaron: “Me Luftën Nacional-Çlirimtare u bashkuen edhe komunistët, e më që këta nuk njohin dhe nuk respektojnë Fenë, unë nuk jam pajtue me komunistët… Aktivitetin propagandistik kundër Partisë Komuniste Shqiptare e kam fillue në vitin 1943. Kjo parti atëherë drejtonte luftën N.Çl., por unë, tue kenë kundër komunizmit, kam luftue edhe punën e tyne.” (Dosja Nr. 4191|1 Arkivi MPM)
  • Ai ishte kundër diktaturës komuniste e këte e vërteton gjithë jeta e Tij e martirizueme.
  • 1950 At Mëshkalla më tregonte se, kur ka marrë vesh vdekjën e Don Kolec Prennushit kur ishte në burgun e Burrelit, “…kam kja për të parën herë në jetën teme, kaq shumë jam pikllue. Ai ishte shoku dhe miku i vetëm i gjithë jetës seme!…”.
  • “…Shtrembënimi (prishja, turbullimi) i ndjesive dhe i karakterit të turmave, i frynë vetë zjarrit që ka ndezun në to propaganda e pandërgjegjëshme. Të gjitha klasat shoqnore edhe ma të pazhvilluemet i kërkojnë sot artit sorogate të lehta.”
  • “Jam kënaqë kur një i ri nuk ka marrë tesëren e BRASH-it, se kjo organizatë udhëhiqet nga komunistët dhe i kam thanë: “bravo të kjoftë” dhe i kam shtërngue dorën…”
  • 1967Në letren që i dergon Kryeministrit terrorist Mehmet Shehu, në Tiranë, me rasen e “Revolucionit Kultural” i ka shkrue: “Nuk më ka shty me Ju shkrue, Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.” 5 Prill 67.
  • Dhe vazhdon:“Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhe, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; …fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut”.(Arkivi Ministrisë P. Mbrendshme Tiranë 1998)
  • Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që po bani ju këtu bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë…”
  • 19 KORRIK 1967, nga ora 14.00 zhvillohet gjyqi tek shtëpia e Dr. Kadukut, ku ndodhën vetem aktorë të Teatrit “Migjeni” dhe, disa agjenta sigurimi “të ftuem”…

Kryetar i Gjyqit ishte Muhamet Tyli, anëtarë: Ferit Halluni e Gjovalin Jaku, prokuror Kostaq Shandro dhe kryesekretari Ibrahim Stankaj, të cilët, me vëndimin nr. 44, dënojnë të pandehurin Pjetër Mëshkalla me 10 (dhjetë) vjet heqje lirie dhe me konfiskim pasunie.

  • At Mëshkalla iu afrue mikrofonit e tha këto fjalë: “Ju më dënoni sa të doni, mbasi mue nuk keni shka më bani, unë prapseprap do të dal, sepse ju shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnë keni me hanger e aty, asht fundi i juej! Feja e Krishtit nuk mbaron kurr!”
  • At Mëshkalla po merrej me lule në kampin e Vlonës. Kishte shkue drejtori i burgjeve të Shqipnisë dhe e kishte pyetë: “Pse punon kaq bukur, pra, ti edhe nuk na don aspak né?!” – At Mëshkalla iu përgjegj: “Asht e vërtetë që unë nuk iu due ju aspak, por më pëlqen me iu ba ju, që me gojën tuej me lavdue punën e armiqve tuej!”
  • 1965 Njëherë e pyeta: “Si e shpjegoni Ju, Padër, që Kleri Katolik asht i pashembullt për qëndrimin e Tij si në birucat e Sigurimit, si ndër burgje e kampe pune, ashtu edhe ndër gjyqe, që pa asnjë mëdyshje janë kenë të gjitha montazhe, për këte unë nuk kam asnjë dyshim, se kjo asht diçka e njohun dhe e provueme, atëherë, pse ndodhi ashtu me Don Ejëll Kovaçin? (Don Ejëlli asht pushkatue me akuza false e shpifje në vitin 1958. Edhe Ai nuk ka nënshkrue “Statutin e Kishës Katolike” të përpiluem nga Qeveria Komuniste në vitin 1951 dhe të nënshkruem nga pjesa ma e madhe e klerit që ishte i lirë).
  • At Mëshkalla më dha këte përgjegje: -“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilsue Historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë Kler në Botë. Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Ejllin e ndonjë tjetër, nuk duhet me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956, që pat thanë se, po rashë në duart e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky që jam sot; e sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar. Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue, dikush po. Unë për vedi po të diftoj çfarë me ka ndodhë kur jam arrëstue në fillim. Kur hetuesi po më pyeste, unë i kundërshtova…Ai më ra një shputë dhe unë rashë përtokë… m’u duk se m’u hap qiella dhe i kërkova ndihmë Zojës së Papërlyeme: O Zojë, më ndihmo me bajtë këto tortura, më forco mos të ligështohem, me ruej nën dorën Tande!… Ndoshta, askush nuk e beson, por asht fakt që gjatë gjithë hetuesisë mue vetëm një shputë më kanë ra, e ç’prej asaj ditë që Ju mbështeta Zojës, nuk më ka prekë ma kush prej tyne me dorë!”.

                                    ***

  • At Pjeter Meshkalla shkruen: “…Na jemi gurët (të mëdhej o të vegjel) të hjedhun në fillim, të cilët zhduken e nuk shifen ma, por janë në thëmel të parë!

Qé, ambicioni i themelit. M’u zhdukë e mos me u pa ma!…”.

Gurët e Atij themeli asht e vërtetë se komunistëve iu dukën të vegjël. Ata menduen se Ata gurë me të vërtetë do të zhduken e nuk do të shiheshin ma në truell të Kastriotit. Ndoshta, mendohej se dallgët e “Revolucionit” do të rrafshonin bashkë me gurët “që kishin fillue me nxjerrë krye”, e pikërisht me Ata gurë, që ishin vu mbi thëmelet e kulturës europiane edhe Heronjtë, që kishin la me gjakun e Tyne Ata themele, por koha tregoi se gurët e parë nuk kishin luejtë, nuk ishin thye, as nuk ishin ciflosë e plasë, nuk ishin shkatrrue e as rrokullisë, jo, kurrë!

  • ATA GURË të vendosun në themel të tokës Shqiptare që në Shekullin e Parë të Epokës së Ré nga Shen’Pali, edhe sot Ata gurë po mbroheshin nga Pjetri, që tha:

“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!

  • Ju, prishni Kisha e Xhamija, por Ata do të ndërtohen prap një ditë!..”

Dhe, shka tha At Pjetri, ashtu u ba edhe perrreth Rozafës!…

            Melbourne, 27 Korrik 2018.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 30 vjet, Fritz radovani, PA AT MESHKALLEN

MUZIKANTI FRANO NDOJA, KRENARIA E QYTETIT SHKODRES

July 22, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

1 Frano NdojaFRANO  NDOJA (1867 – 1923)/

95 VJET QË NDRROI JETË KOMPOZITOR I I SHKODRES FRANO NDOJA…

ASHT LE ME 28 KORRIK 1867 DHE KA VDEKË ME 16 QERSHOR 1923…

Vdiq papritmas nga smundje e shpejtë dhe u vorros në Sshkoder me 17 Qershor 1923. 

Njihej nder muzikantët e përgatitun perkrah At Martin Gjokës dhe Palok Kurtit.  Asht kenë nder drejtuesit ma të parë të Bandave frymore dhe asht vlersue si krijues i tyne.  

Gëzonte një simpati dhe respektohej per punen e palodhun me tri bandat e Shkodres, me ate të qytetit Shkodres, që drejtonte nder festat e mëdha  zyrtare, banden e ushtrisë, ku me ushtarët analfabet këndohej Hymni i Flamurit dhe, banden e Bashkisë. Orkestren e Shoqnisë “Rozafat”, e pat per zemer dhe mbet i pavdekshem në kujtesen e Popullit.

Per shumë kohë mbajti dhe drejtoi Korin e Kathedrales së Shkodres, ku nuk mungonin veglat muzikore moderne dhe kangtarët e papersëritshëm që zgjodhi Ai vetë. 

Nder visaret e çmueshme të muzikës Shqiptare kompozitori Frano Ndoja ka lanë mbi 70 pjesë muzikore të shkrueme per bandë dhe, shumë kangë kishtare të kompozueme prej Tij, tue mos harrue të gjitha kangët tjera per banden me motivet tona kombtare.

Kjo do të mbetet perjetsisht në kujtesen e popullit të Shkodres, mbasi krijimtaria e Tij e ka themelin mbi kangen popullore shkodrane me karakter atdhetar Shqiptar.

Muzikanti Frano Ndoja në pak vite mujti me ngritë banden e ushtrisë në Shkoder, e cila ishte një knaqësi e veçantë per Rininë Atdhetare, që marrshonte në rrugët e Shkodres.

Në vitin 1920 Banda e ushtrisë i prini forcave ushtarake në betejen e Koplikut.

Frano Ndoja ishte dhe mbetet nder Figurat e Mëdha të Popullit Shqiptar, jo vetem, si muzikant po, edhe si Atdhetar i zjarrtë në mbrojtjen e Atdheut nga pushtuesit fqinjë.

U respektue edhe mbas vdekjes nga gazeta “Ora e Maleve”, po sot nuk kujtohet!

Gjithshka asht e kuptueshme, perderisa Veprat e Tij i perkasin Rozafës Heroike!

Ai ishte dhe mbetet një brilant i paster i vlerave tona popullore dhe Atdhetare!  

            Melbourne, Korrik 2018.

Filed Under: Kulture Tagged With: 95 vjet, Frano Ndoja, Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT