• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA- SHQIPERI:Garda kombëtare e New Jersey-it, dhuroi dy projekte të reja për komunitetin në Shqipëri

July 22, 2016 by dgreca

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Forcave të Armatosura Shqiptare dhe FA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ambientet e Shkollës së Mesme Mjedë,  këto ditë u zhvillua ceremonia e përurimit të dy projekteve të reja për komunitetin, ai i ristrukturimit të Shkollës së Mesme Mjedë dhe Qendrës Shëndetësore Laç, Vau i Dejës. Realizimi i këtij projekti u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit midis ushtarakëve të Forcës Ajrore të Gardës Kombëtare të New York-ut dhe New Jersey-it, si dhe ushtarakëve shqiptarë. Projekti, i cili filloi më 20 qershor 2016, është vijimësi e projekteve të Ndihmës dhe Asistencës Humanitare për komunitetin, (HCA). Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm Zv.ministri i Mbrojtjes z. Petro Koci, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Jeronim Bazo, zv.Ambasadori i SHBA, z.Munis, Komandant i Gardës Kombëtare të New Jersey-it, Gjeneral Brigade Cunnif, Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral brigade Nazmi Cahani, Drejtoresha e Drejtorisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, kolonele Manushaqe Shehu, Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, z. Zef Hila, përfaqësues të zyrës së ODC në Ministrinë e Mbrojtjes, përfaqësues nga Korpusi i Paqes, nxënës, mësues, mjekë dhe infermierë të qendrës, si dhe banorë të shumtë të zonës. Zv.ministri i Mbrojtjes z. Petro Koci, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se, ishte krenar që merte pjesë në këtë ceremoni të veçantë, në inagurimin e një pojekti të rëndësishëm, që është pjesë e asistencës humanitare për komunitetin. Ai theksoi se ky projekt realizohet me ndihmën e Gardës Kombëtare  të New York-

ut dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it.”  Kjo, vijoi më tej zv. ministri Koçi dëshmon se, bashkëpunimi, sidomos ai ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, është në nivelet më të larta se sa ndonjë herë tjetër”. Gjithashtu pjesmarrësit i përshëndeti dhe  Gjeneral brigade Cunnif, i cili falënderoi të gjithë specialistët dhe ushtarakët që realizuan këtë projekt të rëndësishëm për komunitetin. “Është nder për mua që jam këtu dhe mar pjesë në këtë ceremoni. Mbështetja dhe lidershipi që keni ofruar ju gjatë gjithë këtij procesi janë të lavdërueshëm dhe për këtë ju falënderoj. Partneriteti në projekte asistence humanitare janë mbështetje e drejtpërdrejtë e thelbit të strategjisë sonë kombëtare dhe nismave për bashkëpunim në fushën e sigurisë, si dhe ofrojnë mundësi të rëndësishme trajnimi për personelin ushtarakë amerikan, duke i përmbushur njëkohësisht nevojat bazë ekonomike dhe sociale të popullit shqiptar”, u shpreh ndër të tjera gjeneral brigade Cunnif. Më tej gjeneral Cunnif, pasi  vlerësoi punën e bërë në realizimin me sukses të këtyre dy projekteve, të cilat do ti shërbejnë komunitetit në përmirësimin e jetës sociale dhe ekonomike, vuri në dukje faktin se Qendra Shëndetësore, e vetmja në këtë zonë, do ofrojë shërbim 24 orë dhe do u shërbejë më shumë se 13 mijë banorëve, dhe përfundimi i ristrukturimit të saj,  ndihmon stafin mjekësor për t’i shërbyer më mirë banorëve të këtij komuniteti, ashtu si dhe Shkolla e Mesme Mjedë, e ristrukturuar tashmë, do i shërbejë 400 fëmijëve, ku shumë prej tyre janë fëmijë ushtarakësh. “Forcat e Armatosura shqiptare kanë dhënë një mbështetje  të fuqishme për realizimin me sukses të këtyre projekteve, të cilat mundësuan makineri të rënda xheniere, mbështetje me trupa xheniere, transportin gjatë gjithë misionit, strehimin e më shumë se 30 personave gjatë gjithë misionit, përkthyes, siguri përmes Policisë Ushtarake si dhe Marrëveshje për Mbështetjen e Dyanshme, për kontrata ushqimi dhe nevojat e transportit, përfshirë këtu dhe mikpritjen e qytetarëve, mundësuan suksesin tonë këtu. Faleminderit”, ka përfunduar përshëndetjen e tij gjeneral Cunnif. Nga ana e tij, zv.ambasadori i SHBA në Shqipëri z.Munis, në emër të popullit amerikan. e konsideroi marjen pjesë në këtë inaugurim, jo thjesht si një inaugurim ndërtese por si një investim për të ardhmen e Mjedës dhe Shqipërisë. Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, z. Zef Hila, pasi falënderoi të gjithë pjesmarrësit për realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme në ndihmë të komunitetit, nënvizoi faktin se, ka shumë për t’u bërë për përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve tanë, për të ndërtuar shkolla më të mira, duke u shprehur se, këto projekte humanitare i shërbejnë dhe krijojnë lidhje të forta mes SHBA dhe Shqipërisë. Projekti amerikan  “Ndihmë dhe Asistencë Humanitare ndaj komuniteteve” (HCA), në Qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës dhe në Shkollën e Mesme Mjedë, Shkodër, u zhvillua dhe realizua në dy faza:
Në fazën e parë (20 qershor deri 01 korrik 2016),  u realizuan këto punime: Qendra Shëndetësore, Rikonstruksion i plotë i çatisë, termoizolimi i saj, riparimi i ndarjeve të brendshme, vendosja e dyerve e dritareve duralumini, riparimi i rrjetit elektrik dhe hidraulik, ngritja e fiksimi i rezervuarit të ujit, realizimi i shkarkimeve të jashtme dhe lyerja e ndërtesës nga jashtë. Shkolla e Mesme Mjede: Riparimi i mureve të brendshme, riparimi i dritareve, sistemimi i ambienteve të jashtme, lyerja e një pjese të ambienteve të brendshme, përfshi tualetet. Gjithashtu u bë lyerja, vendosja e dyerve dhe sistemimi i këndeve sportive.. Në fazën e dytë (2 deri 16 korrik 2016),  për realizimin e projektit,  ju sigurua pjesëmarrësve mbështetje me strehim, akomodim dhe mbështetja logjistike. Fillimisht ushtarakët amerikanë u njohën me zonën, traditat, kulturën, historinë, etj. Mbas punës u zhvilluan aktivitete kulturore-turistike si: Vizitë në Hidrocentralin Vau Dejës, Vizitë në Kalanë e Shurdhahut (në afërsi të Komanit), vizitë në kalanë dhe qytetin e Shkodrës, udhëtim me anije në liqenin e Vau Dejës, etj. Theksojmë se Garda Kombëtare e New Jersey-it, për mëse 20 vite ka realizuar dhjetra projekte në ndihmë të komunitetit në Shqipëri, një pjesë e të cilave janë pasqyruar në gazetën “Dielli”.{SH.K}

Filed Under: Komunitet Tagged With: dy projekte, Garda e Nju Xhersit, per Shqiperine, Shefqet Kercelli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT