»Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë.Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shëmbullit tuaj. (Prof Eqrem Çabej )/
Shkruan:Fahri XHARRA/
”Kosova Hallall Institut, merret me certifikimin e cilësisë Hallall të ushqimit, por edhe një game të gjerë të produkteve kozmetike, farmaceutike, higjienike dhe shërbimet, të cilat synon t’i përfshijë në treg.” thot ne shkrimin e saj Europa e lirë.“Instituti qenka i regjistruar vetëm në Bashkësinë Islame të Kosovës. Tani për tani, nuk paska një regjistrim tjetër, për shkak të statusit. Nuk paska as numër biznesi sepse problemi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ende nuk qenka izgjedhur statusi juridik, .
Kosova Hallall Institut, po u merrka me certifikimin e cilësisë Hallall të ushqimit, por edhe një game të gjerë të produkteve kozmetike, farmaceutike, higjienike dhe shërbimet, të cilat synon t’i përfshijë në treg.” .O tempora ! O mores!Edhe nje hap kah rritja e mosbesimit ndëkombëtar ndaj Kosovës. “Përgatitja e kuadrove profesionale, të konsulentëve dhe auditorëve, ka kërkuar që BIK-u të dërgojë kuadro për trajnime në vende të ndryshme të botës, si në Malajzi, Turqi e Bosnje si vende pioniere të kësaj fushe”, thot Tërnava. Dhe?…. Katullaqë në izolim
“Kjo nuk është punë normale.Me tani, do të duhej që edhe kishat ortodokse, protestante, evangjeliste, katolike të hapnin institute dhe shërbime te veta sanitare dhe tjera… Po po, ka aspekte te caktuara te jetës te besimtarëve dhe te grupacioneve të popullates me botëkuptime specifike që do të mund te adresoheshin nëpërmes instituteve të tilla; për ushqim, për stil te veshjes, për stil te jetës. Iha, po të bëhej një studim në këte drejtim, do të dilnin kush e di se sa këso “marrinash” … Aha, dhe të ‘certifikohen’ nga priftërinje, hoxhallarët, popat, shehet, avokues te LGB popullatës (pederat dhe lezbiket), prodhues te ndryshëm, për kode dhe standarde të ndryshme. Po po … Ky eshte kulmi i idiotizmit dhe i mjerimit tonë … Jo të këtyre mjeranave , por mjerimi i shtetit, i qeverisë. Porka mizeria! (Ragip Rugova)”
Edhe një hap kah rritja e mosbesimit ndaj Kosovës.!
Si po iu duket? e shifni , në fillim Icebergu i tradhëtisë mëshihej shumë , maja e tij dukej e vogël. Nuk ia venim veshim. Çka ka të keqe?,”duhet të dalim në mbrojtje të së drejtës elementare të femrës sonë : shamisë në shkolla.”
Por sa më e vogël të jetë maja e icebergut aq më i madh është ai. Nga na erdhi ky iceberg (akull i shkëputur ,lëvizës nëpër detin e hapur) ,që aq lirëshëm po lundron nëpër ujërat tona? Çka po përgatitet ? A do të jetë i aftë titaniku kombëtar ti bëj ballë këtij icebergu . Viti 2013.
Ç´është termi ”Hallall”? “ Qëllimet dhe urdhërat e prerë të ligjit Islamik Shari´ah janë pastrimi dhe përgaditja e mendjës , trupit dhe shpirtit të njeriut.( /lasjan.page.tl/Halal-and-Haram.htm) dhe që njeriu të mbanë kritere se çka është e “ mirë “ dhe çka “e keqe” ,çka
është “e pastër “ dhe çka “e pastër” si dhe ç duhet dhe guxon të hahet.. Kur´ani ( Al-Maaidah 5:4) thot : أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَـٰتُۙ ( Hallall , të gjitha ato që janë të lejuara (për t´u ngrënë) për ju ) .”Hallall” ,thjeshtë “e lejuar”. Këtij “Hallalli” të BIK-ut po i vjenë era çka ? Një mike më shkruan:” Keto jan pergaditjet per shtetin islamik, per te cilin asht fol para disa dite, dhe kur te behem shtet islamik do te ngritet populli i talebanizuar dhe te bej ate qe ben arabet ne libi egjipt etj. Dhe ateher Ternava do te jet prezident kryeminister, gjykates dhe gjdo gje per ket vend. Ky asht ka e pergadit terenin e vet, ndersa shqipetarët nuk shofin as gja.(Arjeta Gj.)”
Njimend nuk po shofim asgjë? Jo ,pra . As ne e as shteti New Born.
“Kah je nis ka je tuj shkue “ thot një këngë popullore , Në këngë është fjala për të dashurën që i dashuri i saj e ka të pa qartë se kah po i shkon. Çështja e“Hallallit” është më serioze , është tragjedi , është ogurzezë për New Bornin dhe popullin e tij.
Por icebergu lëvizë , e ne po ia shohim vetëm majen.
“Në Ballkan ndërthurren vetëm interesat ruso- sllave,dhe ato turke- greke…më thoni tashti, se ëfare interesit do kishin shqipëtarët ne kët maskaradë ??? thjeshtë do ishte një vetvrasje perfundimtare…kurr më me keso lloje çorbash “ballkanike” (Ilir Lilo) .Ky ishte reagim i një qytetari me rastin e projektit “Gjashtëshja e Ballkani”. Por çfarë ka lidhëshmeri “Hallalli” me këtë projekt? Shumë bile. Ardhacakët e kanë kuptuar qëndrueshmërinë e murit pellazg me gurë ciklopik , dhe me ndihmën tonë po e ndërtojnë ardhmërinë tonë po me gurët tonë dhe me (mos)dijen tonë.
Edhe një hap kah rritja e mosbesimit ndaj Kosovës.!
28.09.2013, Gjakovë