Shkruan: Mr.sc.Nue Oroshi/
Edhepse obligimet politike me janë shtuar pas fitores në Zgjedhjet Komunale në Kiel te Gjermanisë, ku nga 1 Qershori 2013, kam filluar punën në Asamblenë Komunale te Qytetit të Kielit në Gjermani si deputet i CDU-së, dhe kohën e kam shumë të kufizuar për veprime tjera, assesi nuk mund të rri i qetë pa përcjellur fushatën elektorale për Zgjedhjet Komunale në Kosovë. Shpeshherë nga kandidatët për kryetarë të Komunave ndëgjon sihariqe, apo premtime boshe, që s‘kanë të bëjnë fare me realitetin politik në Kosovë. Kësaj radhe deshiroi të bëj një analizë të shkurtër politike për komunën e Gjakovës, aty, ku për momentin kemi dy vija politike apo të themi troq, dy koncepte politike që gjithmonë tek shqipëtarët politikisht kanë luftuar njëra – tjetrën. Kemi konceptin perëndimor Evropian, që udhëhiqet nga dr. Pal Lekaj, si dhe, atë ruso-arab që udhehiqet nga e dërguara e të dërguarit të politikës Ruso-Arabe në Kosovë Bexhet Pacollit, Mimoza Kusari Lila. Fillimisht dëshiroj ta njoftoj opinionin e gjerë se AKR-ja është një parti e frymës ruso-arabe, e cila ka për qëllim largimin e Kosovës nga rruga e nisur drejt antarsimit ne Bashkimin Evropian. Për këtë shpeshherë Kryetari i kësaj partie, Behxhet Pacolli, është kritikuar ashpër nga diplomacia Amerikane si dhe ajo Evropiane. Edhe fjalët e Kryetarit të AAK-ës Ramush Haradinaj thënë në Gjakovë në një tubim elektoral e plotësojnë këtë qështje, ku ai thotë: “…se jo një herë, nëpër etapa të ndryshme ka pasur tentime për ta mashtruar Gjakovën.
E kanë gjetur mënyrën duke ia dhënë ndonjë ofertë, … i kanë gjetur sponsorët, kushedi ku, sa largë, vetëm që Gjakovës të ja humbin rrugën. Por, në të gjitha rastet Gjakova ka ditur ta gjejë rrugën e drejtë. Gjakova pos që ka ditur ta gjejë rrugën të punojë e të zhvillohet për vete, ka ditur ta gjejë rrugën për t’i dhënë pjesën e vet Kosovës dhe kombit në përgjithësi. E pikërisht ata që sot vijnë të ambalazhuar për ta kërkuar votën tuaj, pikërisht nga ajo qeveri, nga ata njerëz është bojkotuar Gjakova në mënyrat më të këqija të mundshme. Më të pafytyrat. Por, të gjithë këta njerëz i kanë bërë llogaritë gabim, ata nuk e kanë menduar se në këtë ditë më nuk jeni vetëm, tash jam edhe unë me ju”, ka thënë Haradinaj në fjalën e tij. Dr.Pal Lekaj kryetar për dy mandate i Komunës së Gjakovës, dhe ponjashtu edhe fitues i padiskutushëm i mandatitë të tretë, ai për dy mandate bëri shumë për këtë qytet. Qytetit i dha një pamje përendimore, përkundër faktit që ishte i penguar me mosmbështetje financiare nga Qeveria e Hashim Thaçit, Mimoza Kusari Lila dhe Bexhet Pacollit. Gjithkund në botën demokratike e në veçanti në Evropë deputet dhe ministrat që vijnë nga qytetet e veta apo nga baza deleguese ata pavarësisht partive politike që i takojnë mblidhen së bashku dhe bëjnë projekte të përbashkëta për të mbështetur qytetin prej nga vjenë, deputeti apo ministri.
Ndërsa në Kosovë bëhet e kundërta, kandidatja e cila humbë zgjedhjet lokale ne vitin 2009, merrë postin e zavendëskryeministrit si dhe një post ministror, duke u sistemuar mëse miri në Qeverinë e Hashim Thaçit, dhe jo vetëm që harroi ta ndimon qytetin e saj Gjakovën, në këtë kohë të keqqeverisjes së saj në një Qeveri të korruptuar dhe pa kurrfarë profili politik, por ajo edhe e bllokoi çdo gjë që ishte e domosdoshme që Qeveria të përkrah Komunën e Gjakovës. Dhe për të qenë absurdi edhe më i madh, pikërisht kjo zëvëndeskryeministre vjen pas disa vitesh që të kandidojë për postin e të parës së qytetit, qytetit për të cilin për vite te tëra të qeverisjes e kishte harruar, me te vetmin qëllim, se ky qytet udhëhiqet nga një kryetar i cili ka një orientim krejtsishtë perendimor, dhe politika e ti është një politikë për qytetarin.
Dr Pal Lekaj është Kryetari i Komunës së Gjakovës, i cili më së miri e ka kuptuar mënyrën e qeverisjes perendimore, dhe këtë mënyrë e ka zbatuar në praktikë. Ai gjatë këtyre viteve që ishte në krye të Komunës së Gjakovës, kishte moton, se politikani duhet t’i shërbejë qytetarit, e jo në të kundërtën, që qytetari t’i shërbejë politikanëve. Dhe ky mentalitet përendimor dhe evropian që udhëhiqet nga Kryetari i Komunës së Gjakovës duhet të bartet edhe në komunat tjera të Kosovës, por edhe në politikën Qëndrore që politikanët në të ardhmën të jenë në shërbim të qytetarit me plotë qenjen e tyre intelektuale, politike, e, duke iu gjendur afër qytetarit në momentet më të vështira. Në vendet evropiane biografia e politikanëve shikohet prej zanafillës e deri në kohën kur ai politikan apo politikane kandidon për një post të caktuar. Rastësisht para disa viteve përmes mediave të shkruara isha i informuar për një vizitë që kishte bër një delegacion i Kosovës në haremin e diktatorit dhe kriminelit te Libisë, Moamer El Gadafit. Quditërisht, ky delegacion kishte 128 anëtarë, sikur Kosova të ishte një shtet 700 miljonë banorë, është e tepërt.
Por, ky delegacion nuk kishte shkuar për qëllim lobimi por për qëllime haremi! Këtë e vërteton edhe shtypi i kohës, ku, në një artikull të botuar kohë më parë në Koha Ditore rreth kësaj vizite që bënë, i deleguari i politikës Ruso-Arabe në Kosovë Bexhet Pacolli thuhet: Tenda e presidentit libian, Muamer Gadafi, e ngritur në Sirt, është pushtuar nga mesi i tetorit nga tingujt e këngëve qytetare dhe ritmi i valleve. Nuk kanë qenë anëtarë të estradës muzikore ata që e kanë krijuar atmosferën e ahengjeve pikërisht në vendlindjen e diktatorit të këtij vendi veriafrikan, por kanë qenë përfaqësues politikë, profesorë, analistë nga shoqëria civile, studentë dhe gazetarë. Kërcyesit dhe valltarët kanë qenë pjesë e një delegacioni 128-anëtarësh, i cili ishte nisur me mision lobimi në Libi, nën drejtimin e presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. “Kur Gadaffi ka hyrë në tendë, të gjithë të pranishmit janë ngritur në këmbë dhe i kanë duartrokitur. Kjo ka zgjatur nga momenti i hyrjes e derisa është ulur në karrigen e tij”, -rrëfen Shkodra. “Jam mik i Jugosllavisë, por e njoh mirë problemin e Kosovës, -ju kishte përgjigjur krimineli Gadaf pjestarëve të haremit që kishin bërë vizita në Qadrën e haremit të Gadafit. Dhe me tutje në shkrim thuhet: Kreu i shtetit libian nuk i kishte kursyer duartrokitjet as kur kishte folur zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, si dhe njëra nga përfaqësueset e grupit të studentëve. Por, sipas dy anëtarëve të tjerë të delegacionit, jo gjithçka që ishte zhvilluar brënda tendës së Gadaffit ishte bërë në frymën e disponimit. -“Kur ka filluar këndimi, vajzat nuk kanë mundur ta ndërprisnin atë, pa e ndërprerë Gadaffi aplaudimin”, ka thënë njëri nga ta. Pas mbarimit të këngës, “Si dukat i vogël je” dhe “Eja, eja luleborë’, sipas tij, është insistuar që të ndërpritej këndimi, mirëpo një shef i kabinetit të Gadaffit kishte thënë, se kënga duhej të ndalej tek atëherë kur Gadaffi të jepte shenjë për ndalim. -”Telashi tjetër është krijuar gjatë vallëzimit.
U këshilluam që të vallëzonim, por pa ia kthyer shpinën Gadaffit”, rrëfen pjesëmarrësi tjetër. Si njëri ashtu edhe tjetri thonë, se ka pasur pakënaqësi mes anëtarëve të delegacionit për këtë veprim. -“Kishim shkuar për të lobuar e jo për të vallëzuar. Kurrkush nuk na kishte thënë më herët se do të ngjante një gjë e tillë në tendë, dhe për çudi as stafi i protokollit të Presidencës libiane nuk e merrte veprimin tonë si diçka të pazakontë”, shprehet pjesëmarrësi anonim. Këto janë vetëm disa fakte të vogla se, derisa e tërë bota demokratike ishte në gjendje gadishmëri për të rrezuar nga pushteti këtë kriminel në Libi, miku i këtij krimineli Bexhet Pacolli organizonte takime haremi, ndërsa kandidatja për kryetare të Gjakovës Mimoza Kusari -Lila vallëzonte me plot deshirë pa ja kthyer shpinën kriminelit Gadaff.
Gjatë përcjelljes së një debati nga kandidatët për kryetar të Komunës së Gjakovës, ndëgjova se, ishte quar shumë pluhur nga rivalët e dr.Pal Lekaj për një këngë që motrat Bushi ia kishin kushtuar dr.Pal Lekajt, me titull „Gjakova e ka kryetarin do të vazhdon me dr.Palin“. Kandidatët dhe opinioni i gjerë duhet ta dijë, se shpeshherë për veprime të mençura dhe punë të mbara janë krijuar këngë, shkruar poezi e botuarë romane për njerzit e ndershëm dhe atdhetarë të mirëfilltë.
Një gjë e tillë është krejt normale, kur i shtojmë faktin, se Motrat Bushi rrjedhin nga një familje me tradita të mira të atdhedashurisë, dhe janë mbesa të këngëtarëve të mirëfilltë të folklorit burimorë shqiptar -Pjeter Bisaku dhe Sokol Bisaku, të cilët në kohëra më të vështira, kur Kosova ishte pushtuar nga forcat komuniste e këndonin këngën nëpër oda të burrave me këtë përmbajtje: /Ndue Përlleshi prej Paskalices/, fort po e ndjekan kta klysht e Titës/. Me siguri që opinioni i gjerë tani na është informuar për luftëtarin antikomunist Ndue Përlleshin, i cili luftoi vite të tëra që mos të dominoi fryma e ideologjisë pansllaviste në trojet shqiptare. Derisa Bexhet Pacolli në intervistat e veta e ndiente veten krenar që ka qenë në gardën e Titos, dhe, se babë e babgjysh i kanë shërbyer edhe komunizmit por edhe kralit. Prandaj, qytetarë të nderuar të Gjakovës, pa dallim qyteti apo fshati, pa dallim gjinie apo besimi, duhet të keni parasysh këto fakte kur të dilni tek kutitë e votimit me 3 nëntor.
Një thirrje të veçantë u bëj sidomos edhe mërgimtarëve nga Komuna e Gjakovës, që jetojnë në Gjermani, Zvicërr, Austri, Kroaci e Çeki, që me 3 nëntor të gjithë të vini në Kosovë dhe të votoni kryetarin tuaj dr.Pal Lekaj, në mënyrë që Gjakova kurrsesi mos të bie në duart e politikës Ruso – Arabe. Për këtë jam plotësishtë i bindur, se atdhatarët shqiptarë në Gjakovë e rrethinë, nuk do të lejojnë një gjë të tillë, sepse shqiptarët janë një popull evropianë, që janë aty baraz me diellin, që janë aty që prej kurë zoti e krijoi tokën dhe qiellin.