• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Komandanti i FSK, Gjeneral Rama në SHBA pritet në Pentagon

July 19, 2021 by s p

Në kuadër të vizitës zyrtare dhe vazhdën e takimeve zyrtare në Pentagon, komandanti i FSK gjeneral-lejtënant Rrahman  Rama, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, z. Valdet Sadiku, është takuar edhe me Zv.Asistenten e Sekretarit te Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare për Rusi dhe Euro Azi, Dr. Laura Copper. Në këtë takim, gjeneral Rama falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e madhe të dhënë nga SHBA për implementimin e planit të tranzicionit të FSK-së. Njëkohësisht, Gjeneral Rama njoftoi Dr. Cooper për zhvillimin dhe të arriturat e deritashme të FSK-së duke kërkuar mbështetjen edhe në të ardhmen  për pajisje, trajnime të avancuara në procesin e ngritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve të reja të FSK-së.

Gjeneral Rama shprehu gatishmërinë e plotë që FSK të vazhdoj pjesëmarrjen në misione paqeruajtëse përkrahë ushtrisë amerikane për të dhënë kontributin e saj ne shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit global. Dr Cooper përgëzoi gjeneral Ramën për lidershipin e tij si dhe të arriturat e deritashme të FSK-së. Ajo përgëzoi Kosovën dhe FSK-në për zbarkimin në Kuvajt përkrahë ushtrisë amerikane. Njëherësh, Dr Cooper theksoi se do të jetë e përkushtuar që ShBA të jetë vazhdimisht në përkrahje dhe mbështetje të FSK-së në implementimin e planit të tranzicionit. Gjeneral Rama gjithashtu në takim të ndarë u takua edhe me Zv.Drejtorin për Çështje Politiko-Ushtarake për Evrope, NATO dhe Rusi në Shtabin e Bashkuar në Pentagon, Kundëradmiralin Lewis. Në këtë takim Gjeneral Rama diskutoi për zhvillimin e FSK dhe zbarkimin e saj në Kuvajt si dhe shprehu gatishmërinë e FSK-së për të kontribuuar edhe në misione të tjera paqeruajtëse. Kundëradmirali Lewis përgëzoi Gjeneral Ramen për sukseset e FSK-së dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur FSK-në gjatë zhvillimit të kapaciteteve të saj. 

 Nga Prishtina, Behlul Jashari.

Filed Under: Uncategorized Tagged With: Gjeneral Rama

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT