–Gjenerali Miglietta nënvizojë se “KFOR-i është i vendosur të ofrojë një ambient të qetë dhe të sigurt në komunën e Prishtinës si dhe në tërë Kosovën”/
PRISHTINË, Kosovë-22 prill 2016 . Sot Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Guglielmo Luigi Miglietta pati një takim, në kuadër të takimeve me udhëheqësit kyç, me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Gjatë takimit ata diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë me fokus të veçantë në komunën e Prishtinës. Gjenerali Miglietta përgëzoi zt. Ahmetin për përparimin e bërë në komunën e Prishtinës gjatë kohës së tij si kryetar. Kryetari në veçanti sqaroi politikat e zbatuara në fushën e rritjes së transparencës dhe përmirësimit të furnizimit me ujë dhe shërbimit administrativ civil.
Gjenerali Miglietta nënvizojë se “KFOR-i është i vendosur të ofrojë një ambient të qetë dhe të sigurt në komunën e Prishtinës si dhe në tërë Kosovën”.
Kryetari falenderoi gjeneral Miglietta-n për punën e KFOR-it për ofrimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës.
Gjenerali Miglietta herë pas here takon udhëheqësit kryesorë si pjesë e qasjes gjithpërfshirëse të misionit të KFOR-it.