Dielli /
Në selinë qëndrore të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në New York, më 7 Shtator ora 6 p.m 2021, Albanian-American Dual Language and Culture dhe Shkolla “Children of the Eagle” organizojnë promovimin e vëllimit të parë të punimeve të seminarit: “Arritje dhe perspektiva të mësimdhënies së gjuhës amtare të shkollave shqipe në Diasporë”. Ky seminar i përvitshëm është shndërruar në një traditë që ul në një tryezë të përbashkët mësues, studiues, gazetarë, historianë dhe veprimtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe jo vetëm. Punimet e deritanishme të kësaj veprimtarie sistematike kemi rast t’i ndjekim e promovojmë së bashku këtë të martë, në 7 Shtator, ora 6 p.m. në mjediset e Vatrës. Ju mirëpresim.