• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndarja e Kosoves dhe “Gjykimi i Solomonit”

June 26, 2018 by dgreca

NGA SADIK ELSHANI/ Filadelfia/

Potpuri temash kosovare/

Koheve te fundit, nga pala serbe e nganjehere edhe nga pala shqiptare, po flitet per disa skenare te mundshme per zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves me Serbine, asnjera ne dobi te Kosoves. Nje nga keto skenare eshte edhe ndarja e Kosoves. Nje skenar i tille as qe duhet te merret parasysh nga pala shqiptare, sepse Serbia ende ka nen sundimin e saj mjaft toka shqiptare: Sanxhakun dhe Luginen e Presheves, e mos ta harrojme edhe Veriun e Kosoves. Nje skenar po ashtu i papranueshem eshte edhe kembimi i teritoreve, kupto, teritoreve shqiptare me teritore shqiptare, ne dobi te Serbise. Edhe ky skenar duhet te jete i papranueshem, sepse Serbia nuk dine kur eshte mjaft, nuk ngopet kurre me toka shqiptare. Ia jep gishtin, ta kerkon doren – eshte nje thenie, ndersa Serbia te kerkon tere trupin.

Kur po degjoj per ndarje te Kosoves, qe siç po duket eshte nje opcion i parapelqyer nga Serbia, mendja po me shkon te “Gjykimi i Solomonit”, rrefimi nga Bibla hebraike per mbretin Solomon te Izraelit. Shkurtazi, dy gra pohonin se i njejti femije i perkiste njeres prej tyre dhe shkojne te mbreti Solomon per te kerkuar drejtesi. Per te vertetuar se ciles grua i takonte femija, mbreti Solomon e perdori zgjuaresine,  mencurine e tij: u propozoi grave qe ta ndante femijen per gjysem dhe secila ta merrte nga nje gjysem. Grauja qe e dinte se ai nuk ishte femija i saj u pajtua, por gruaja tjeter qe ishte e sigurte se femija ishte i saj nuk u pajtua kurresesi qe te ndahej femija per gjysem dhe ajo iu lut Solomonit qe te mos e bente kete. I tha atij qe gruaja tjeter mund ta merrte femijen, vetem femija te jetoje. Atehere Solomoni e kuptoi se i ciiles grua ishte ai femije. Pra, Serbia po e kerkon ndarjen e Kosoves, sepse eshte e vetedijshme se Kosova nuk i takon asaj, por vetem eshte duke u munduar te gllaberoje nje pjese te saj. Po ashtu, Kosova nuk eshte as prone e atyre politikaneve shqiptare qe e perkrahin ndarjen e Kosoves vetem per t’i kenaqur “miqte” tane nderkombetar, per te mbetur vete ne pushtet. Kosova nuk eshte monedhe per kusurim dhe as prone e atyre qe po mundohen qe ta zgjidhin kete çeshtje sa per ta hequr qafe, pa marre parasyshe rrjedhojat katastrofike per popullin e Kosoves. Ata qe po mundohen te bejne tregti me trojet tona per perfitime te perkohshme, jane duke i hedhur farat e trazirave te perhershme, tragjedive te ardhshme. Kete per fat te keq e ka vertetuar mire historia jone. Sikur trojet tona te mos ishin ndare ne vitin 1913, shume probleme, tragjedi te mevonshme nuk do te kishin ndodhur kurre.

Kosova, “djepi” dhe varri i Serbise

Pasi asnje fakt, argument per metimet (pretendimet) e Serbise ndaj Kosoves nuk jane ne anen e saj, atehere serbet kane krijuar mite per Kosoven si djepi i tyre, Jerusalemi i tyre, zemra e tyre. Eshte veshtire qe mitet te zhvishen, sepse lehte nguliten ne mendjen e njeriut dhe behen pjese e identitetit te tij, qofshin ato edhe te rrejshmeme, siç eshte rasti i serbeve dhe Kosoves. Si eshte e mundur qe dikush ta braktise “djepin e qyteterimit” te tyre?!Ne “djepin” e Serbise ne Kosove, ne djepin e andrrallave te saj perkunden vetem interesat, joshjet, lakmite per pasurite e Kosoves , sepse djepin e tyre te vertete ka shekuj qe e kane lene andej pertej Karpateve. Ne fillim te viteve te 90-ta te shekullit te kaluar kur serbet ishin te bindur se e kishin siguruar Kosoven dhe iu versulen Krajines dhe trojeve tjera ne Kroaci, atehere filluan te theksonin rendesine e Krajines si “Zemra e Serbise”. Atehere mendova me vete se, ç’u be me “zemren” e tyre, Kosoven?! Siç duket zemra e Serbise eshte nje zemer levizese, aty ku jane interesat e Serbise eshte edhe “zemra” e tyre. Po ashtu, sa here qe e degjoje se Kosova eshte djepi i Serbise, ne mendje me vjen nje varg, vargu i fundit nga vjersha e Migjenit, “Kanget e pakendueme”: “Une djepi juej; ndoshta vorri juej”. Kosova, jo djepi i Serbise, por varri i saj. Kosova nuk ka qene me aq fat ne historine e tyre dhe sa me pare qe ta braktisin ate aq me mire per te gjithe, aq me pak varre njerezish te pafajshem. Serbet dhe te ntjeret duhet ta kuptojne, njehere e pergjithmone, se Kosova eshte vetem djepi i shqiptarizmit dhe i askujt tjeter.

Nje argument shume i forte ne dobi te Kosoves

Te gjithe faktoret historike, demografike e deshmojne se Kosova gjithmone ka qene ilire (dardane) e shqiptare dhe nuk ka nevoje qe ne kete shkrim te perqendrohemi me teper ne kete teme. Por, eshte edhe nje faktor shume i rendesishem, nje faktor moral e ligjor qe shkon ne dobi te çeshtjes se Kosoves: keqtrajtimi, gjenocidi, perpjekjet e Serbise nder shekuj per shfarosjen, per çrrenjosjen e shqiptareve nga trojet e tyre. N’Amerike, ku jetoj une e besoj se e njejta gje zbatohet edhe ne vendet tjera perendimore: nese prinderit i keqtrajtojne femijet e tyre, abuzojne me ta, atehere sherbimet sociale i largojne femijet nga prinderit e tyre dhe i vendosin ne familje te tjera apo institucione perkatese per kujdesin e tyre. Prinderit mund te kontaktojne me femijet e tyre, vetem kur femijet e arrijne moshen e pjekurise, dhe kjo me pelqimin e tyre. E ç’kane hequr shqiptaret nen dhunen serbe?! Atehere, si disa shtete perendimore ende mundohen qe ta lene Kosoven nen sundimin serb. Kjo eshte kunder te gjitha parimeve njerezore dhe vlerave morale te qyteterimit perendimor. Pra, Kosoven duhet larguar larg e me larg nga abuzuesi i saj gjenocidal, Serbia. Mjafton vetem ky faktor per t’ia mbyllur gojen Serbise dhe perkrahesve te tyre qe e perkrahin “pronesine” serbe te Kosoves.

Kali trojan i Serbise

Serbia e ka shume te veshtire te heqe dore nga Kosova (me teper per konsumin e saj te brendshem). Edhe pse ne kete çast historik ajo e ka humbur kontrollin e drejtperdrejte, ajo eshte duke u munduar qe ta siguroje pranine e saj permes “Kalit trojan”, Listes serbe dhe Asociacionit te Komunave Serbe. Kosova deri dje ishte rob i Serbise, ndersa sot permes Listes serbe eshte bere peng i saj. Shume nisma, shume ligje jane duke u bllokuar nga Lista serbe,sepse udheheqesit shkurtpames e apolitik (jopolitik) e joatdhetare shqiptare per hir te ambicjeve te tyre te semura e kane futur Listen serbe ne vallen politike ku po luhet me fatet e Kosoves, i kane dhene asaj nje rol vendimmarres qe nuk e meriton. Ne vend se te bashkohen me njeri –  tjetrin, ata e kerkojne ndihmen e Listes serbe per ta mbajtur pushtetin, qe ashtu – ashtu eshte i paralizuar. Eshte nevoje e domosdoshme dhe e perngutshme qe te pengohet Lista serbe qe te forcohet ne kurriz te shqiptareve, ndersa Asociacioni kurresesi nuk duhet lejuar qe te kete fuqi, autoritet ekzekutiv – kjo do te jete vetem nje dore e zgjatur e Serbise per ta pergatitur terrenin per t’u ulur kembekryq ne nje te ardhme jo te larget. Dardhe e ka bishtin prapa, thote nje fjale e urte e jona. Dhe kete duhet ta dine mire udheheqesit tane.

Prandaj nevojitet mençuri, pjekuri, durim ne bisedimet me Serbine duke shikuar vetem interesat e Kosoves dhe te askujt tjeter. Duke shikuar sesi po na trajton BE-ja, nuk po dihet se kush eshte agresori e kush eshte viktima. Per kete nje pjese te fajit e kane edhe udheheqeit tane qe me paaftesite e tyre e deri diku edhe te komprometuar nuk po jane ne gjendje qe ta mbrojne çeshtjen e Kosoves. Nje fotografi mjaft domethenese u publikua ne “Bota sot” ku ne tavolinen e bisedimeve ne Bruksel, Vuçiqi perpara kishte nje grumbull me letra (dokumente, plane, propozime, djallezira…), ndersa Thaçi asgje. Me duar ne xhepa nuk mbrohet çeshtja e Kosoves, shteti i Kosoves. Duhet me teper perkushtim, seriozitet e atdhedashuri.

Filadelfia, 25 qershor, 2018

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: “Gjykimi i Solomonit”, Ndarja e Kosoves dhe, Sadik Elshani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT