• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVE-Goditet rrjeti i dyshuar kriminal në krye me deputetin Azem Syla

April 28, 2016 by dgreca

Prokuroria e Shtetit e Republikës së Kosovës ka sqaruar se policia e EULEX-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer një operacion kërkimi dhe arrestimi në kuadër të një hetimi penal, duke e zbatuar urdhërin e një gjyqtari të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në një komunikatë për media, Prokuroria ka shpjeguar se hetimi ka të bëjë me një grup të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv nga viti 2006 e deri më sot, i përbërë nga qytetarë nga Kosova dhe nga Serbia, i kryesuar nga Azem Syla, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ish komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar, secili me një rol të veçantë, për të privuar Kosovën nga pronat shoqërore në një vlerë përafërsisht prej 30 milionë eurosh, nëpërmjet veprimtarive kriminale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe dhënien e ryshfetit për zyrtarët publik”. 

“Të dëmtuarit janë buxheti i shtetit të Kosovës dhe familjet serbe të Kosovës, autorizimi i të cilëve për të dhënë parcelat e tokave me qira është keqpërdorur nga grupi i organizuar kriminal”, thuhet në komunkatë.

Aty theksohet se rreth 350 policë kanë bastisur rreth 42 lokacione, që lidhen me 40 të dyshuar të një hetimi penal që është duke vazhduar. Gjatë operacionit gjashtë persona janë arrestuar dhe të njëjtit do të dalin para gjykatës.

Pos tjerash, në komunikatë thuhet se “një pjesë e konsiderueshme e parcelave të tokës të përfshira, janë sekuestruar përkohësisht me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës më 26 prill 2016”. 

“Në radhë të parë, ky proces ka për qëllim ta rikthejë tokën në pronësi të pronarëve të ligjshëm publik”.

“Rasti përfshinë veprat penale të krimit të organizuar; Pastrim parash, keqpërdorim i pozitës zyrtare, falsifikim i dokumenteve zyrtare, dhënie e marrje e ryshfetit”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, sipas njoftimit, disa të pandehur në hetim janë qytetarë serbë, që jetojnë në Serbi dhe gjatë hetimit thuhet se ka pasur bashkëpunim efektiv me Zyrën e Lartë të Prokurorit për Krim të Organizuar në Beograd.

Urdhëri për arrest në lidhje me disa të pandehur nuk është ekzekutuar, pasi që këta të pandehur janë arratisur ose janë jashtë vendit.

“Udhëheqësi i grupit, Azem Syla, deputet i Parlamentit, është në arrati në këtë moment. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës gjatë dhjetë ditëve të fundit për ta përcaktuar vendndodhjen e Azem Sylës, ai nuk është gjetur dhe i ka ikur administratës”, është sqaruar në komunikatë.

Zëdhënësja e EULEX, Besa Domi, më herët kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se aksioni i policisë është në proces të ndalimit të disa personave dhe bastisjen e disa zyrave dhe shtëpive ne vende të ndryshme në Kosovë.

“Është aksion i bastisjeve dhe arrestimeve”, tha Domi.

Veç deputetit Syla, policia po kërkon edhe persona të tjerë.

Në mesin e të ndaluarve është edhe ish kryetari i Gjykatës Komunale, Nuhi Uka i cili është parë duke u ndaluar dhe duke hyrë në Pallatin e Drejtësisë, i shoqëruar nga policia.

Policia e EUELX-it dhe hetuesit një kohë të gjatë kanë qëndruar në zyrën e avokaturës së Nuhi Ukës ku kanë marrë një pako me dokumente.

Edhe zyra e avokati Mexhid Syla është bastisur nga policia. Avokati Syla në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë tha se policia ka bastisur zyrën e tij. Ai ka thënë se policia nuk ka marrë asgjë nga zyra e tij dhe se ai nuk është shoqëruar në polici.

“Po i referohem një urdhëri për bastisje. Në vitin 2014 ishte marrë një vendim për zhvillimin e hetimeve. E tash pas dy viteve është urdhëruar bastisja pak është absurde, pa u prezentuar asnjë provë dhe pa u marrë në pyetje. Ka një dyshim dhe po thonë se kam ndihmuar një rast që ka të bëjë me bartjen e pronës në emër të familjes Steviq. Nuk e di as kush është familja Steviq e as kush është ky person. Unë po supozoj se ka të bëjë me ndonjë autorizim që dikush ka mundur të keqpërdorë”, tha Syla.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbështetur aksionin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Lidhur me bastisjet e sotme nga autoritetet e rendit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar se të gjithë emrat që janë përfshirë në rastet gjyqësore t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i të ardhmes tonë evropiane. Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore që t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dhënë mbështetje autoriteteve të rendit lidhur me aksionin për bastisje dhe arrestime.

Veseli ka thënë se para ligjit të gjithë janë të barabartë dhe se gjykatësit e prokurorët duhet ta bëjnë punën e tyre.

“Ne jemi përcaktuar për shtet ligjor. Prokuroria dhe gjyqësia ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe në të njejtën kohë të presim epilogun e vendimeve të tyre. Sido që të jetë, të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit”, ka thënë Veseli pasi ka bërë nderime pranë përmendores dedikuar personave të pagjetur në ditën që i dedikohet të pagjeturve.

Kurse, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook se “ka më shumë se dy vite që flasim për atë që ka ndodhur në komunën e Prishtinës, prej ndërtimeve pa leje e deri te tjetërsimet e pronave komunale. Kemi thënë që shifrat janë marramendëse. Kemi deponuar kallëzime penale e kemi kërkuar hetime urgjente”.

Ai ka shtuar se krimi i organizuar ka qenë i thellë dhe gjithëpërfshirës.

Këto bastisje që po ndodhin sot tashmë kanë prekur edhe ish drejtuesit në Komunë e ndërmarrje publike të Prishtinës. Sabedin Haxhiu ka qenë edhe drejtor në kadastër edhe drejtor i Ndërmarrjes Publike Banesore. Besoj se po bëhet dita ditës me e qartë se pse gjithë ajo zhurmë në Kuvendin Komunal. Po ashtu, po bëhet më e qartë se pse nuk duhet të lejojmë kthimin e ndërmarrjeve publike komunale në duar të krimit. Ne nuk do të ndalemi në këtë luftë kundër krimit, korrupcionit dhe të këqijave në vendin tonë”, është shprehur Ahmeti.

Aksioni i policisë ka nisur të mërkurën në mëngjes.

Filed Under: Komente Tagged With: Goditet en Kosove, rrjeti i Azem Syles

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT