-Nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) e qeverisë së Kosovës/
PRISHTINË, 30 Qershor 2016-B.Jashari/ Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) e qeverisë së Kosovës do të ndajnë 39 grante përfituesve të programit të vetë-punësimit, në një aktivitet që zhvillohet nesër në mesditë në ambientet e Agjensisë për Zhvillim Rajonal Veri në Mitrovicë.Ceremonia e Ndarjes së Granteve do të mbahet në praninë e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sekretarit të parë të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Lari Peltonen dhe përfaqësuesve të lartë të UNDP-së.Grantet i takojnë ciklit të dytë të Programit për Vetëpunësim (PVP), me ç’rast 39 të papunësuar do të financohen me 3,000 deri 5,000 Euro për të themeluar bizneset e tyre të reja. Projekti financohet dhe implementohet bashkarisht nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.Njoftimi u dërgua sot nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë bashkë me hartën e vendndodhjes së bizneseve të krijuara deri më tani përmes Programit të Vetëpunësimit.