• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nderohen gratë që lanë gjurmë në veprimin politik të Kosovës

January 7, 2016 by dgreca

-Certifikata nderimi për 26 gratë pjesmarrëse në trajnimin e “Komunikimi dhe të folurit para publikut” të organizuar nga Gruaja Demokratike në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), përkrahur nga USAID/
*Me mirënjohje të veçanta u nderuan Dr. Flora Brovina, Drita Statovci, Dr. Teuta Hadri, Dr. Nerxhivane Dauti, Dr. Sala Ahmetaj dhe Dr. Sabile KIçmezi Basha./
PRISHTINË, 7 Janar 2015/ Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka bërë ndarjen e mirënjohjeve për kontributin e grave të PDK-së në politikë. Me mirënjohje të veçanta u nderuan Dr. Flora Brovina, Drita Statovci, Dr. Teuta Hadri, Dr. Nerxhivane Dauti, Dr. Sala Ahmetaj dhe Dr. Sabile Kiçmezi Basha.
Me këtë rast, kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së, Justina Shiroka Pula, u shpreh se angazhimi në jetën politike i bënë që të takojnë shumë njerëz, të kalojnë nëpër sprova edhe të vështira, të mësojnë nga njëra tjetra dhe shkëmbejnë përvoja.
“Ne gratë nga ky takim ceremonial ngrisim edhe njëherë zërin e arsyes drejtuar politikës në Kosovë. Ai zë thërret që dhuna të shndërrohet në dialogim të vazhdueshëm, që të ketë stabilitet e rrugë institucionale të zgjedhjeve të problemeve, për të hapur kapitullin e ri të zhvillimit dhe jetës më të mirë në familjet tona. Rruga e anarkisë dhe getoizimit cenon lirinë e vendit tonë”, tha Shiroka Pula.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, evokoi kujtime nga koha e themelimit të PDK-së, duke shtuar se PDK-ja si parti e dalë nga lufta. “Ka mbyllur një epokë të dhimbjeve dhe të vujatjeve dhe ka hapur një epokë të re. Jemi munduar që të orientohemi për t’u dhënë mundësi të gjithëve që të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit, jemi përcaktuar për interesa nacionale, prandja edhe gjatë kohës në opozitë ne kemi marrë përgjegësi. Si rrejdhojë e kësaj kemi dëshmuar se jemi parti e vlerave”, ka thënë Grabovci. Ndërkohë, ai ka çmuar kontributin e të gjithëve e edhe të grave për PDK-në.
Në këtë ceremoni Gruaja Demokratike e PDK-së, ndau edhe certifikata për 26 gratë pjesmarrëse në trajnimin e “Komunikimi dhe të folurit para publikut” të organizuar nga Gruaja Demokratike në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), përkrahur nga USAID./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: grate me kontribut, Nderohen en Kosove

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT