• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Dekorohen hartuesit e Kushtetutës

April 10, 2018 by dgreca

-Hartuesit e Kushtetutës së Kosovës në 10 vjetor dekorohen me Medaljen Presidenciale/
1 Kushtetuta1-Presidenti Thaçi: Kushtetuta e Kosovës është ndër më modernet në Evropën Juglindore/1 salle

-Kryeministri Haradinaj: Kosova është krenare me bazën e vet kushtetuese të kësaj kohe/1 Flet RamushiGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/1 Thaci1PRISHTINË, 10 Prill 2018/ Hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë dekoruar sot në mbrëmje me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë nga presidenti  Hashim Thaçi.Me këtë rast u bë e ditur se të dekoruarit janë: Prof. Dr. Arsim Bajrami. Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Prof. Dr. Gjylieta Mushkolaj, Ilaz Ramajli, Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Ylber Hysa, Prof. Dr. Eqrem Kryeziu,  Mahir Yagcilar, Ramë Manaj, si dhe Nekibe Kelmendi (pas vdekjes). Dekoratat u  ndanë në pritjen solemne për shënimin e Ditës së Kushtetutës, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, ministra të kabinetit qeveritar, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, deputetë, e shumë personalitete të tjera.

 Në ceremoni, presidenti Thaçi tha se një dekadë më parë kemi vendosur të ndërtojmë të ardhmen tonë, si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, që u bë atdhe i të gjithë qytetarëve.“Dita e miratimit të Kushtetutës nuk ishte vetëm legjitimim i shtetësisë sonë, por edhe jetësim i një ideje, i një projekti dhe i ëndrrave të shumë gjeneratave që u flijuan dhe punuan për këtë ditë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “ajo ditë shënoi rrugëtimin tonë të pandalshëm për ndërtimin e një shteti demokratik, ku pronarë janë të gjithë qytetarët, pa dallime etnike dhe përkatësie fetare”.Kreu i shtetit theksoi se Kushtetuta e Kosovës është ndër më modernet në Evropën Juglindore dhe mishëron vlerat e të drejtave të njeriut, të qytetarëve të barabartë, duke garantuar liritë qytetare dhe barazinë para ligjit.“Sot, ashtu sikurse dhjetë vjet më parë, nuk ishte vetëm një ditë feste, por edhe një ditë zotimi se do të ndërtojmë një shtet, i cili do të sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Evropë”, theksoi ai.Dhjetë vjet më parë, sipas presidentit Thaçi, u projektua rruga euroatlantike me synimin që shteti i Kosovës të jetë anëtar i BE-së dhe i NATO-s.“Një dekadë është shumë pak për një shtetndërtim të suksesshëm, por mjaftueshëm që në rastin e Kosovës të vërehen përparimet që janë bërë. Kushtetuta e Kosovës që nga dita e parë ka qenë burim i konsensusit qytetar dhe politik në vendin tonë. Prandaj, qytetarët e Kosovës, të gjitha institucionet, e kanë ruajtur dhe e kanë mbrojtur atë si themelin kryesor të shtetit tonë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai tha se në këtë dekadë të funksionimit kanë qenë dhe do të jenë të domosdoshme edhe ndryshimet kushtetuese, si një nevojë për forcimin e institucioneve dhe shtetësisë sonë.“Unë dua ta shfrytëzoj edhe këtë rast që t’i inkurajojë të gjithë për të zhvilluar një debat të brendshëm, në mënyrë që vendimet e marra për ndryshime kushtetuese të reflektojnë në të mirën e përgjithshme dhe konsensusin shoqëror e politik”, tha presidenti Thaçi.

Ndër ndryshimet kryesore që, sipas presidentit Thaçi, i presin qytetarët e Kosovës janë edhe ndryshimet e nevojshme për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përfshirja e komunitetit kroat dhe atij malazez në Kushtetutën e Kosovës dhe ndryshimet që kërkohen për të përmbyllur reformën elektorale.Presidenti Hashim Thaçi i ka falënderuar vendet mike për përkrahjen e pa rezervë dhe i ka uruar të gjithë ata që me punën e tyre e mbrojnë dhe e forcojnë Kushtetutën – themelin e shtetit të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova si shtet i ri është krenare me bazën e vet kushtetuese të kësaj kohe, duke shtuar se shqiptarët kanë traditë të normave e të kodeve dhe i takojnë popujve më të hershëm që kanë pasur norma e kode me të cilat e kanë rregulluar jetën e vet, disa prej të cilave kanë bërë bujë në botë në kohën e vet.“Duke qenë kështu, shqiptarët kanë pasur norma e kode ekuivalent me normat e kodet e avancuara të popujve të përparuar nëpër shekuj, nëpër mijëvjeçar. Kjo është e vërteta e jetës sonë. Ata që janë studiues të shkencës, të drejtësisë, të ligjit, kushtetueshmërisë, e dinë këtë”, tha kryeministri Haradinaj.Por, ajo që është karakteristikë për kushtetutën tonë të re, e të cilin e theksoi kryeministri, është se ajo ka fuzionuar standardet më të larta të kushtetutave të sotme, siç është respektimi i të drejtave të njeriut, atyre të drejtave që në disa vende ende janë tabu, pastaj integrimin dhe respektimin e komuniteteve.“Unë mendoj se është niveli më i avancuar në botë dhe këtë e them me plotë guxim. E di se bota është e madhe, por nuk e di një vend tjetër në botë që i ka dhënë pozita kaq të garantuara, me kaq privilegje komuniteteve etnike që jetojnë në vend. Duke qenë kështu, vërtet ne sot ne jemi ndër popujt e kontinentit tonë, por edhe të botës që kemi Kushtetutën më të avancuar me plot të drejta që u dedikohen edhe kategorive të margjinalizuara”, tha kryeministri Haradinaj.
Duke uruar të pranishmit e shumtë për Ditën e Kushtetutës, kryeministri Haradinaj tha se do të kishte dëshirë që edhe Kosova ta kishte një Kushtetutë sikur ajo e Amerikës që ka pak nene, që i dinë gjithë, e që nuk ndërron, por Kosova është bërë shtet së voni.Në ceremoni fjalë rasti mbajtën edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri  dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi.

 “Kushtetuta ka përcaktuar të ardhmen e Kosovës, këtë të ardhme të cilën e kemi për obligim ta vendosim si të sigurt. Kjo Kushtetutë ka përcaktuar parimet më të larta të demokracisë. Ngjashëm si vetë shteti ynë qe në dekadën e parë e ka mbyllur me sfida të shumta, kjo dekadë ka qenë sfiduese edhe për zbatimin e Kushtetutës”,  theksoi ministri i Drejtësisë, Tahiri.“Kushtetuta e Kosovës është shumë e avancuar, duke iu garantuar qytetarëve trajtim të barabartë. Mbrojta e të drejtave të njeriut është mision i vazhdueshëm dhe me sfida të kohëpaskohshme”, u shpreh Rama-Hajrizi.Ajo siguroi se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese  të Kosovës do të vazhdojnë të jenë gardianë të zbatimit të ligjit.Pritja solemne e shënimit të Ditës së Kushtetutës – 9 Prillit, u organizua mbrëmjen e sotme, ndërkohë që dje ishte ditë pushimi-festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.Kosova para 10 viteve miratoi Kushtetën e Republikës, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.Ishte viti 2008 kur u miratua nga Kuvendi i Kosovës akti më i lartë  juridik i shtetit në ditën e 9 prillit, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik, ndërsa ka hyrë në fuqi në 15 qershor.“Duke u bazuar në votimin njëzëri të të gjithë deputetëve në sallë, sot në orën 10:45 u shpall solemnisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e miratuar nga 107 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas votimit, cituar në raportimin që kam bërë atëherë në 9 prill 2008.Raportimi theksonte se kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, prezantoi përmbajtjen e Kushtetutës, e cila, siç bëri të ditur, ka 14 kapituj dhe 162 nene.“Kemi synuar të kemi një Kushtetutë moderne, te shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme, që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare dhe që është funksionale”, tha ai.Para 10 viteve, në 9 prill 2008 raportoja edhe se, për Projektkushtetutën e hartuar nga Komisioni Kushtetues, i cili është ngritur nga Ekipi i Unitetit,  është zhvilluar debat publik që nga 28 janari 2008, në fazën e parë, dhe që nga 19 shkurti, dy ditë pas shpalljes së pavarësië, në fazën e dytë.Gjatë debatit publik u është bërë e ditur qyetarëve se “Kushtetuta është hartuar mbështetur në dy vullnete, i pari që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur dhe i dyti që me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit Kosova si shtet ka marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e Paketës së Ahtisaarit”.“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, thuhet në nenin 1 të Kushtetutës, e cila, sipas nenit të fundit – 162 – “hyn në fuqi më 15 qershor 2008”.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, hartuesit e Kushtetutës, Kosovë-Dekorohen

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT