• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

30 VJET PA DRAMATURGUN, AKTORIN DHE MËSUESIN HEKURAN ZHITI

March 14, 2019 by dgreca


– Nga grupi i miqve – 
 30 vjet më parë, në 15 mars, mbylli sytë përgjithmonë autori i shumë komedive dhe dramave, por dhe i satirave në vargje, edhe elegjive, aktor profesionist, por dhe mësues i nderuar, Hekuran Zhiti (1911 – 1989). 
Vinte nga Tomorica, nga Mali i Tomorrit ose “Olimpi i shqiptarëve”. Në vitin 1932 kreu shkollën “Normale” te Elbasanit, me drejtor të parë Luigj Gurakuqi, me mësuesit e tij Simon Shuteriqi, babai i shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi, e Karl Ljarja, babai i aktori Rikard Ljarja, etj. Shok klase kishte dhe shkrimtarin e ardhshëm Stero Spasse.
Studenti Hekuran Zhiti spikati si talent i skenës dhe i poezisë dhe më pas si mësues.
Pasi punoi në disa krahina në Ju, në vitet e Luftës së Dytë Botërore ishte në Berat dhe iu përkushtua lëvizjes kundër pushtimit të vendit dhe u bashkua me nacionalistë. Bashkëpunoi me patriotët Mi’that Frashëri, Abaz Ermënji, Sejfi Protopapa, Safet Butka, me Margarita e Kristaq Tutulani, me shkrimtarët Vexhi Buharaja, Mustafa Greblleshi, etj.  
Shkruajti elegji për të renët njëlloj, qoftë nga partizanët, qoftë nga Balli Kombëtar, shkruajti drama, satira e komedi, në të cilat luante dhe vetë dhe pasqyronte kohën dhe njerëzit. 
Mbas luftës, jeta e tij do të ishte një luftë tjetër, me persekutime e përndjekje, por falë qendresës dhe talentit do t’ia dilte të bëhej aktor profesionist në Teatrin e Estradës së qytetit të Lushnjës, themelues i së cilës edhe ishte, mes të cilëve dhe muzikanti i madh Fotaq Filipeu, i posaliruar nga burgu. 
Bashkëpunoi me aktorët Dhimitraq Nushi, Zana Aliçka, Jovan Bizhyti, Petraq Dhimitri, Athina Vogli, Myzejen Nepravishta, etj, me regjisorin Tahsim Demiraj, Naim Nova, Gëzim Libohova, etj. Hekuran Zhiti aq sa u bë i njohur dhe i vlerësuar nga populli deri dhe nga regjisorë si Piro Mani e aktorë si Kadri Roshi, nga këngëtarja Vaçe Zela, etj, po aq dhe pengohej, nuk mund të botonte vepra, veçse ndonjë skeç nga moria e pafund e tyre me ndihmën e shkrimatrëve Tahsim Aliaj apo Dionis Bubani, teksa vleresohej dhe nga kritikët Razi Brahimi, Miho Gjini, nga shkrimtari Pëllumb Kulla, etj, etj.
Miq të tij do të ishin dhe të internuarit fushëtirave të Lushnjës andej nga ishte dhe kardinali i parë i ardhshëm, muzikant ndër kohë, Mikel Koliqi, por dhe shkrimtarët Lazër Radi e Pano Taçi, aktori dhe parodiste Gjosho Vasija me të cilin bashkëpunoi, etj, etj.
      Me vendosjen e demokracisë në vend, emri i Hekuran Zhitit rilindi dhe po përkujtohej, duke u botuar në median shqiptare edhe jashtë, përveçse në Kosovë e Maqedoni, te arbëreshët në Itali, në Zvicër dhe SHBA.
      Eshtë vlerësuar nga poetët Xhevahir Spahiu e Faslli Haliti, i cili do të krijonte një çmim letrar me emrin e tij. Shkrimtari Vath Korreshi do ta quante “klasiku i Lushnjës”. Historiani dhe shkrimtari Uran Butka do të shkruante me nderim. Shkrimtarja Eglantina Mandia do t’i kushtonte një tregim si nxënëse e tij.
      Miq të tij do të ishin dhe inxhinierë si shkencëtari dhe studiuesi Mërgim Korça, apo Doktor Prenjo Imeraj, etj, dhe brezat e mëpastajmë si shkrimtari Halil Jaçellari, poetët Bujar Xhaferri, Sherif Bali, Shpend Sollaku, Ilir Levonja, po dhe Petrit Qalliu, Lekoja, Friskoja, Lirija, etj. etj. Do të shkruanin e do ta kujtonin nga Lushnja gazetarët Kozma Gjini, Dalip Greca, Jozef Radi, etj.  
       Skulptori Maks Bushi do të bënte një portret të tij ashtu siç bënë qysh në diktaurë skulptorët e rinj Arian Bafa e Ilir Paço, kurse piktori shkodran Guljelm Mosi do të kompozonte takimin e poetit kombëtar Atë Gjergj Fishat me Hekuran Zhitin, se vërtet ishin takuar një herë.
      Grupi i shoqatës “Tomori” i ka ngritur dhe këngë…
 
BOTIMET:
Janë botuar postume 3 libra të tij, të mirëpritura nga lexuesi dhe kritika letrare. 
“Kryengritje shqiptare në parajsë”, Bot. Omsca-1, Tiranë, 2004), përmbledh poezi dhe poema, të shkruara gjatë Luftës II Botërore, para dhe pas saj, më shumë satira, për të cilat dhe shquhej dhe është quajtur nga shkrimtari klasik Nonda Bulka si “Gjergj Fishta i Toskërisë”.
      Ndërsa për poemën epike “Përqafimi i dy kundërshtarëve”, botuar dhe dramatizuar në vitet e pushtimit nazi-fashist, shfaqur në shumë qytete dhe në Kinema “Kosova” në Tiranë, por dhe pas rënies së diktaturës komuniste, shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Prof. Agim Vinca shkruan në veprën“Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980)”, Prishtinë 1997, në kapitullin “Poezia si akt moral”: 
“Një krijim interesant i kohës së luftës, antipod i poemës “Epopeja e Ballit Kombëtar” të Shefqet Musarajt… (që) luftën dhe antagonizmat e saj në Shqipëri nuk i sheh në planin ideologjik dhe politik, por në atë kombëtar. Siç e thotë edhe vetë titulli i saj, ajo kërkon përqafimin e kundërshtarëve, pra pajtimin kombëtar midis palëve në konflikt: partizanëve dhe ballistëve…
      Autori e parandjen se përçarjet dhe vëllavrasjet që filluan gjatë luftës do të vazhdojnë dhe pas saj. Shqiponja është simbol i flamurit dhe i atdheut. Ajo lë dhe dy porosi, me anë të të cilave kërkon bashkim e përparim për Shqipërinë dhe përmend Kosovën dhe Çamërinë e robëruar. Dy vargjet ku apostrofohen ato, janë ndër më të bukurat e poemës: Si i ngjau Kosovës dhe Çamërisë së shkretë,/ Ëndërruan lirinë, u bënë ëndërr vetë.”                                                           Kjo poemë u dramatizua sërisht dhe u vu në skenë në teatrin e Lushnjës nga regjisori Llukan Kola.                                                   
      “7 KOMEDI”, është libri i dytë i Hekuran Zhitit, (Bot. Omsca-1, Tiranë 2006) një befasi e madhe për botën teatrore dhe të letrave, ku vijnë njëherësh 7 komedi: “Nusja në thes”, “Palla e nderit”, “Shakaxhinj dhe batakçinj”, “Magjistari i rremë”, “Gratë e atij fshati”, “Rruga e Skraparit, “Të përmbysurit”.
Kritiku i mirënjohur i teatrit, Prof. Dr. Josif Papagjoni shkruan në “Mehr licht”, Tiranë 2007 dhe më pas e përmbledh në “ENCIKLOPEDI Teatri & Kinematografia shqiptare, Tiranë 2009: “HEKURAN ZHITI – shpirti krijues që priti kaq gjatë”: Një zbulim… çka është një ringjallje e shpirtit të një autori që lipset të zërë vendin e vet të merituar në banesën e hirshme të dramës e të teatrit, një ringjallje… A ishte e mundur vallë të ekzistonte një krijimtari e tillë dramaturgjike në vitet 1944-1946, ku thuhej se edhe janë shkruar këto pjesë? A ishte e mundur të shpëtonte pa u vënë re ky autor elegant, aq shpotitës, modelimi i një moleriani shqiptar, a Kalderoni, a Goldoni, plot shije e nur? 
…nuk mund të rrimë pa shfaqur habinë dhe admirimin tonë të sinqertë. Në çast më vijnë në mendje autorë të tillë si Kristo Floqi me komeditë e tij të shkurtra apo Et’hem Haxhiademi me tragjeditë e tij. Janë bashkëkohës në letërsi, dy të parët tashmë të mirënjohur dhe me vendin e tyre të nderit në historinë e dramaturgjisë shqipe, kurse Hekuran Zhiti krejt i panjohur, pa një vend meritor dhe, detyrimisht, me nxitimin për t’i dhënë kurorën e mohuar që i takon…”Kritiku tjetër letrar dhe i teatrit, Mexhit Prençi, thekson “Vizioni i qartë i autorit e ka orientuar që ta kërkojë të qeshurën komike, jo te hunda e shtrembët, as te gunga e kurrizos, as duke u tallur me dialektet e gjuhës shqipe, apo përqeshur personalitetet e ndritura historike të kombit (siç ndodh sot në më shumë se një ekran televiziv) por te morali i deformuar i njeriut dhe shpirti i shëmtuar i tij”. 
 Libri i tretë i Hekuran Zhiti është drama “Të mblidhemi në Lushnjë” (Bot. Uegen, Tiranë 2011), e shkruar në vitet 1969-1970, ku shpalosen ngjarjet e Kongresit famëmadh të Lushnjës, i mbiquajtur dhe si pavarësia e dytë e Shqipërisë. Është e vetmja dramë që i kushtohet këtij akti të madh kombëtar. Duke qenë se jemi në prag të 100 vjetorit të këtij kongresi, skena e pret këtë dramë…
 
* * * 
 
Dramaturgu, aktori dhe mësuesi Hekuran Zhiti tashmë ka marrë vlerësime, dekorata e tituj të ndryshëm nga bashkitë e vendeve ku ka punuar. Është shpallur “Qytetar Nderi” i Lushnjës dhe një rrugë ka emrin e tij.
Emri i tij vërtet është gjëja më e çmuar që la për familjarët, për ne, miqtë, ata që e kanë njohur apo dëgjuar më pas nga brezat më të rinj për vlerat e tij, një pjesë dhe u përmendën këtu, që s’jemi vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë, në diasporë në Itali e Zvicër, Gjermani e Francë e diri në SHBA.                            Vepra e Hekuran Zhitit si krijues përmes kalvarit dhe sfidave, është mirënjohja më e mirë që ai i kthen vendit edhe pas vdekjes.
 

    Filed Under: Opinion Tagged With: HEKURAN ZHITI

    Artikujt e fundit

    • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
    • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
    • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
    • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
    • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
    • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
    • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
    • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
    • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
    • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
    • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
    • Avokati i kujt?
    • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
    • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
    • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

    Kategoritë

    Arkiv

    Tags

    albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

    Log in

    This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
    Privacy & Cookies Policy

    Privacy Overview

    This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
    Necessary
    Always Enabled
    Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
    Non-necessary
    Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
    SAVE & ACCEPT