Gazetarja Arjola Alldashi drejtuesja e rrjetit socio-medial “Gratë Shqiptare në Amerikë” në një rrëfim ekskluziv për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, zbulon talentin e saj në punimet dekorative dhe artizanale. Një art i trashëguar familjarisht. Dekorime dhe krijime artistike me bazë artizanatin që fillojnë nga një letër e thjeshtë, një ngjitës dhe një palë gërshërë. Me gazetaren Arjola Alldashi bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA-
PUNËT DEKORATIVE PËRTEJ NJË NDJESIE ARTISTIKE
Pasioni është ai që e mban shpirtin gjallë! Çdo punim me dorë krijon emocion! I kam dashuruar punimet e mia që në fillim kur kam nisur edhe sot vazhdon po i njëjti emocion, pres me padurim ta shoh të përfunduar një punim sepse gjatë rrugës gjithmonë vendos detaje të reja. Lulja mbetet lule e bukur, e brishtë, qoftë ajo natyrale apo artificiale dhe në këtë rast e krijuar me punim dore prej letre!Lulet janë krijuar për t’u dashuruar sidomos nga ne femrat!
ARTIZANATI SI FORMË SHPREHËSE E TALENTIT, BOTËS SË BRËNDSHME, PËRCEMTIMEVE E NDIJIMEVE
Puna e dorës është e lodhshme dhe ndonjëherë edhe nuk vlerësohet! Por punimi me dore të fal kënaqësi dhe një paqe shpirtërore kur e sheh të përfunduar! Handmade është një punim i veçantë që nuk e gjen në produktet e përditshmërisë që na është mësuar syri të shohim! Punimet me dorë janë punime specifik, me detaje të veçanta dhe kjo e bën të bukur dhe të veçantë jo vetëm për sytë por të sjellë edhe shumë qetësi shpirtërore njëkohësisht! Bota e jashtme duket edhe më e bukur kur botën shpirtërore e kemi të mbushur plotë me dashuri që na fal puna apo aktiviteti që bëjmë! Per mua personalisht sot handmade është kthyer në një sport, një aktivitet që më fal shumë dashuri, paqe dhe gëzim! Dhe sa here kam kohe të lirë nuk ndalem se bëri petale lulesh!
ARTIZANATI NJË ART I TRASHËGUAR FAMILJARISHT
Jam rritur me një ambient ku në çdo cep të shtëpisë do të kishte detaje të punës me dorë; duke filluar nga perdet, mbulesa e tavolinës, divanët apo edhe qilimat të punuara nga mami! Kur shikoja mamin që çfarë i shihte syri i bënte dora duke filluar nga punimet me grep, me shtiza, qëndisje, apo edhe qilimat të punuara nga ajo me aq mjeshteri, më dukej e paarritshme puna e saj e dorës dhe ashtu vazhdon të jetë edhe sot, si gjithë Nënat shqiptare , të papërtueshme dhe duararta! Por them qe e kam trasheguar nje damar nga mami përsa i përket handmade edhe pse une vijë në një formë tjetër! Nga mami unë se bashku me motrat që kur ishim fëmijë dëshira e saj ishte të na mësonte ato që ajo dinte, kam mesuar të qëndis, të bëj punime me grep , disa nga punimet i kam marr me vete në NY të cilat i shoh herë pas here me shumë nostalgji! Por nga momenti qe fillova Universitetin nuk kisha tentuar më të përdorja asnjërën prej tyre derisa u bëra vet Mami! Ndërsa përdorimin e letrës duke krijuar lule për dekorime të ndryshme për ditëlindje , për zbukurimin e dhomave, e kam filluar kur erdha në Ny! Është një talent i ri të cilin ja dedikoj vajzës time, Aelias! Ajo është arsyeja e punës time sot ! Sapo kisha ardhë në Ny ku Zoti më bekoi me një vajzë dhe meqënëse vajza ishte e vogel, shoqëri në atë kohë nuk kisha, isha gjithë kohë në shtëpi unë dhe ajo! Kështu kohën time të lirë fillova të mendoja se çfarë mund të bëja, si mund ta mbushja ditën me gjëra sa më të bukura! Ashtu si çdo mami që mundohet të ruajë sa më shumë kujtime të fëmijëve në foto, edhe unë mundohesha si mund të bëjë foto sa më të bukura për vajzën! Dhe rezultati është ky sot, ku marr porosi nga Nëna të tjera për të zbukuruar ditëlindjet apo dhomat e fëmijëve të tyre, e cila është një dhuratë shumë e veçantë e realizuar e gjitha me dorë dhe mund të qëndrojë ashtu për shumë vite nëse letra nuk është në kontakt me diellin! Këtë pasion me Zotin gjithmonë para do dëshiroja në të ardhme ta ktheja në biznes duke futur të gjitha elementet që kam mësuar përsa i përket punës me dore që nga fëmijëria e deri më sot!
ELEMENTËT E PUNËS DEKORATIVE
Që të fillosh një pune handmade si fillim nuk ka shumë kosto dhe nuk është shume e vështirë ! Për të krijuar lule mjaftojnë shumë pak materiale; letër, gërshërë dhe ngjitëse! Por padiskutim kërkon shumë pasion, dëshirë, vullnet dhe shumë durim! Unë jam natyrë kreative, gjithmonë kam dashur që dhuratat ti modifikoja vet, të kishte elemente edhe nga duart e mia! Më pëlqejnë gjërat e bukura, të thjeshta dhe të punuara me dorë! Me ndodh shpesh herë të shoh diçka të hedhur në rruge dhe ta marr dhe ta modifikojë. Kështu fillova dhe me përdorimin e letrave! Duke qenë se disa fëmijë janë alergjike nga lulet mendova ti krijoja vet ato për ti përdorur në kujtimet që ruaja për vajzen time! Dhe më vonë më lindi ideja sesi të krijoja diçka shumë të veçantë dhe të bukur për datëlindjen e saj të parë që ajo të kishte një kujtim të bukur nga une nga duart e mamit dhe ja arrita! Të bëhesh Mami është bekim dhe Aelia më falte kaq shumë dashuri sa çdo gjë që unë bëja për të më dukej shumë e vogël në krahësim me dashurinë që ajo më falte! Dhe kjo ishte një arsye që më shtynte çdo herë edhe më shumë për të krijuar çaste sa më të bukura për atë duke përdorur këtë talent që më parë nuk e dija që e kisha!
“HANDMADE” SI FORMË E ARTIT MODERN MBI BAZA TRADICIONALE
Vitet e fundit handmade është kthyer shumë në modë dhe po i kushtohet një rëndësi e madhe nga brezat e rinj duke futur elementet te modernes me atë tradicionale dhe ka dal nje kombinimshumë i bukur dhe i veçantë!Handmade është një punim specifik që i dedikohet një personi ose një eventi të caktuar, dhe e zgjedhur si dhuratë është shumë e zgjedhur nga ana e personit që i dedikon!
NJË DHUNTI ARTISTIKE QË VAZHDON TË TRASHËGOHET TE VAJZA
Aelia është rritur mes luleve të përgatitura me material letre dhe e di që sa herë une marr letrat çfarë do bëjmë! Është duke pritur me padurim datëlindjen e saj që të pergatisim së bashku numrin 4 dhe ka kërkuar një numër shumë të madh! Sa herë që unë marr porosi, ajo me pyet!? Mami është për mua ?! Ka shume dëshirë të më ndihmojë dhe sa herë ulem të përgatis diçka do marr gërshërët e veta dhe do vijë prane meje duke me thënë,” Aelia do ndihmojë mamin”! Ka qënë vetëm 1 vjeç kur për herë të parë ka prishur komplet një shoortë me lule që kisha përfunduar! Vjen me vrap dhe shumë e lumtur dhe më thotë mami e rregullova ( nuk kishte lënë lule pa hequr dhe pa grisur por asaj i dukej shumë e bukur ajo që kishte bërë) por ajo ka qenë hera e fundit ndërsa tani përpiqet të më ndihmojë pavaresisht se më shumë punojë kur ajo fle !