-Nga takimi në New Hampshire i Hillari Klintonit, kandidate për presidente e SHBA-së. Merrte pjesë edhe ish predisenti, Bill Klinton-
– Midis atyre që takuan ish presidentin Klinton, isha edhe unë. Mes emocioneve i thashë:- Jam shqiptar dhe kam ardhur nga Bostoni. Dua t’ju falenderoj për kontributin tuaj të çmuar në luftën e popullit të Kosovës, për mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep Amerika Shqipërisë./
Nga Fuat Memelli/
Të martën që kaloi, më datë 2 shkurt, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, të kundondodhurit në veprimtaritë e shqiptarëve të Bostonit , Petrit Alibej dhe Sami Ajdini, u nisëm drejt qytetit Nashua, të shtetit New Hampshire, për të marrë pjesë në takimin elektoral që do zhvillonte aty, kandidatja për president e SHBA-së, zonja Hillari Klinton . Fakti që aty do ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i saj, ish presidenti, Bill Klinton, na i shtonte jo vetëm dëshirën, por edhe kureshtjen për të marrë pjesë . Unë do të shkruanja për dy gazetat shqiptare që dalin në Amerikë, Illyria dhe Dielli, ndërsa ata vinin si mbështetës të zonjës Hillari. Koha e bukur dhe muzika shqiptare që na vinte Petriti, na bëri që të mos e ndienim fare atë një orë udhëtim ,deri sa mbritëm aty ku do zhvillohej takimi.
Megjithëse ishte ditë pune, rradha e njerëzve që vinin aty, qe e madhe. Në hyrje të godinës, vullnetarë mbështetës të Hillarit, orientonin pjesëmarrsit dhe verifikonin emrat në listat që kishin më vete. Emrat e të gjithë pjesëmarësve, ishin dhënë një ditë më parë kështu qe bërë verifikimi për çdo person. Duke parë kartat e identitetit , gjetën edhe emrat tanë në lista. Ne firmosëm, lamë numrat e telefonit e e-mailet dhe kaluam.Pa mbritur te salla ku do zhvillohej takimi, u bë kontrolli trupor si dhe i paisjeve që mund të kishte ndonjëri , njëlloj sikur kontrollohet në aeroport.
Para se të hynim në sallë, një nga organizatoret kryesore, na u afrua dhe na pyeti:-Ju shoh të veshur bukur ju të treve, më mirë nga të gjithë. Nga vini dhe çfarë funksioni kini? E sqaruam se vinin nga Bostoni dhe kishim ardhur posaçërisht për të ndjekur nga afër këtë takim.Pasi na falenderoi, na tha:-Ju do hyni pas senatorit dhe pushtetarëve të tjerë që janë me atë. E falenderuam edhe ne, pasi na shpëtoi nga rradha e gjatë.
Hymë në sallë dhe po zinim vendet kur një nga organizatoret , dukë parë dokumentin e gazetarit ndërkombëtar që kisha vendosur në gjoks, më tha:-Ju do paraqituni te ai personi aty, do regjistroi, do merni një dokument dhe mund të shkoni afër podiumit . Ashtu bëra. U regjistrova , mora një kartë tjetër që ishte për gazetarët dhe zura vend farë pranë vendit ku do flisnin dy Klintonët.
Në ballë të sallës, ishte vendosur një parullë e madhe me fjalët:”Fighting for us”( Luftojnë për ne)e cila nënkuptonte që ai mesazh është shkruar nga qytetarët. Krahas pankartave të vogla që mbanin shumë vullnetarë, gjashtë të tjerë mbanin nga një gërmë të madhe të fjalës: Hillary. Në një ekran të madh u shfaq një film prej disa minutash për jetën politike të Hillari Klintonit, që kur ajo kishte hyrë në politikë e deri sot.
Pastaj e morrën fjalën folësit. Në mikrofon afrohet presidentja e shkollës ,në sallën e të cilës zhvillohej takimi e më pas guvernatorja, Maggie Hasen, e cila foli shkurt për kontributin e Hillari Klintonit. Një këngëtare këndoi himnin amarikan, i cili shoqërohej edhe nga pjesëmarësit. Me duartrokitje të forta, pritet hyrja në sallë e ish presidentit amerikan, Bil Klinton dhe bashkëshort i zonjës Hillary. Megjithëse kanë kaluar afro 16 vjet vjet që është larguar nga detyra e presidentit, për kontributin e madh që ka dhënë jo vetëm për Amerikën por edhe në mbarë botën, ai ka mbetur një njeri i dashur dhe i vlerësuar për amerikanët. Ka ardhur në këtë takim për të mbështetur bashkëshorten e tij. Pasi falenderoi pjesëmarrsit , ndër të tjera theksoi se këtu në New Hampshire, vij si në shtëpi. Kam ardhur edhe kur do kandidoja për president dhe besoj se nuk ju zhgënjeva për premtimet që u dhashë. Duke folur për Hillarin, ai theksoi se kur isha president, ajo vinte shpesh në zyrën time të punës dhe kërkonte ta mështesja. Kërkonte ndihmë për edukimin si dhe për shëndetësinë. Unë e mbështeta dhe ajo bëri mjaft punë të mira. Lidhur me cilësitë e presidentit të ri amerikan, ai tha se sot bota kërkon një lider që të bashkojë popujt, të japë mesazhin e paqës, t’i bëjë ata të sigurt. Këto cilësi, besoj se i plotëson Hillari, theksoi ai.
Një Klinton tjetër, mer pastaj mikrofonin, bashkëshortja e tij, zonja Hillari, e cila është e para grua që kandidon për t’u bërë presidente e Amerikës. Në sallë shpërthejnë përsëri duartrokitje të fuqishme. Ajo foli pa rreshtur mbi 40 minuta, ku binte në sy energjia e saj dhe logjika e argumenteve. U ndal për një sërë problemesh si rritjen e rogave, sigurinë kombëtare, çmimet e ilaçeve, balancimin e pagës mes burrave e grave kur bëjnë punë të njëjtë, problemet fetare, etj. Duke folur për problemet re garave, ajo theksoi se unë do t’i mbështes ato në të gjitha fushat e jetës. Solli një shembull nga shëndetësia. -Një grua në Ohio, më tregoi se kishte dy vjet që nuk merrte një ilaç të domosdoshëm për atë, pasi ishte rritur shumë çmimi: nga 20 dollarë që paguante, tani ishte bërë 70 herë më shtrenjt. Unë jam njëra prej jush dhe nuk do të lejoj të ndodhin këto. Duke folur për rogat e burrave dhe grave, solli një rast diferencimi. Një grua që punonte menaxhere në një restorant, i kishte treguar se kolegu i saj menaxher që ishte burrë e që bënin të njëjtën punë, merrte më shumë të ardhura nga pronari . Ky është një diskriminim që nuk duhet të ndodhë , theksoi ajo.
Siguria kombëtare dhe politika e jashtme, ishin probleme të tjera që zunë vend të rëndësishëm në fjalën e saj. -Ne duhet të kemi lidhje të ngushta me popujt e tjerë. Së bashku, ne përbëjmë një forcë të madhe. Kështu ne mund të parandalojmë luftën dhe terrorizmin. Duke parandaluar luftën, nuk ka pse të dërgojmë ushtarë në vendet e konfliktit. Në rast se do të jem president, unë do të kordinoj punët me shtetet e tjera, përfshi edhe ato arabe. Detyra e sekretares së Shtetit që më besoi presidenti Obama, më bëri që të shkoj në shumë vende dhe të takoj shumë njerëz. Kjo ishte një eksperiencë e madhe për mua. Ajo u ndal edhe në problemet fetare që shqetësojnë sot botën. –Të gjitha fetë janë njëlloj dhe ne nuk duhet të flasim kundër tyre. Të flasësh kundër një feje, është diskriminim, theksoi ajo.
Pas mbarim të fjalës së Hillarit, shoqëruar më plot duartrokitje, shumica e njerëzve filluan të largohen, ndërsa çifti Klinton vazhdoi edhe minuta të tjera në sallë, duke takuar pjesëmarrës të rreshtit të parë. Njerzit afrohen, duan t’i takojnë, t’i thonë ndonjë fjalë, të bëjnë një foto për kujtim. Është i madh numri i atyre që duan t’i takojnë, por jo të gjithëve u realizohet kjo dëshirë. Midis atyre që takuan ish presidentin Klinton, isha edhe unë. Mes emocioneve i thashë:- Jam shqiptar dhe kam ardhur nga Bostoni. Dua t’ju falenderoj për kontributin tuaj të çmuar në luftën e popullit të Kosovës, për mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep Amerika Shqipërisë. I thashë se votat e shqiptarëve do të jenë për Hillarin. Më falenderoi dhe u largua se e prisnin njerez të tjerë për t’u takuar. Shokët e mi, Petrit Alibej dhe Sami Ajdini, u treguan më të shkathët: ata takuan Hillarin dhe Billin.-Kam ardhur nga Bostoni, i tha Petriti zonjës Klinton, për të dëgjuar nga afër fjalën tuaj, mesazhet që do përcillnit . Ju përshëndes në emër të shumë shqiptarëve të Massachutsses. Uroj të jeni presidentja e ardhëshme e Amerikës! 80 vjeçari Sami Ajdini, me një energji që sfidon moshën, i tha Hillarit:”Unë jam 17 frymë në Boston.Nga këta 7 veta votojnë. Të gjithë votat tona , do jenë për ju. Qënia juaj si president, do t’i japë më shumë dritë jo vetëm Amerikës, por edhe botës.
Takimi i kësaj dite i zonjës Klinton, ishte vetëm një copëz e betejës elektorale të saj këtu në New Hampshire, e cila do të vazhdojë edhe një javë . Pastaj do ta kjetë fjalën kutia e votimit, ndërsa ditët në vazhdim, beteja do të spostohet në një shtet tjetër.
Dita e bukur me diel, na shoqëroi edhe gjatë kthimit për në Boston. Me një ndjenjë kënaqësie, ne tregonim mbresat tona nga kjo pjesëmarrje e parë në një takim elektoral që zhvillojnë kandidatët për president amerikan, tregonim çastet e paharruara të takimit me çiftin Klinton, fotot e bëra me ata, të cilat do t’i kemi kujtime shumë të çmuara.
Hillari Klinton,Christine Lagarde dhe Atifete Jahjaga në Samitin e 5-të, Botëror të Grave 2014
Presidentja e Kosovës do t’a shfrytëzojë pjesëmarrjen e saj në Samitin e 5të Botëror në David H. Koch Teatër të Qendrës Lincoln nga data 3 prill deri në 5 prill në Nju Jork, të lobojë me gratë e udhëheqësve dhe ambasadoret të atyrë vendeve, në OKB, që nuk e kan njohur deri tani Kosovën edhe do të diskutojë me to çështjen e njohjes së Kosovës nga vendet e tyre, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës,
NGA BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Të enjten, April 3, në Nju Jork, Qendrën kulturore Lincoln (Teatrin David H. Koch) u mblodhen së bashku disa nga personalitetet më të njohura për gratë në botë, në një Samitë botëror i cili është i 5-ti, në rradhë.
Gratë 5th vjetore në samitin Botëror u hap me bekimin dhe lutjen e saj fetare, intonimin e hymnit kombëtar të SHBA, dhe një valle popullore (Country music) të interpretuar nga një ansambël fëmijësh të qytetit Jersey – të New Jersey-it dhe është mbyllur me një bisedë mes dy udhëheqësve të botës të cilat janë edhe themelueset e Samitit – Tina Brown dhe dy grave të përshkruara si ” të dy gratë coolest në botë ” – Hillari Klinton dhe Christine Lagarde .
Në vetëm pesë vjet tha zonja Brown ngjarja ka evoluar nga një konferencë intime për 300 të ftuar në një super takim që mbledh tani më shumë se 3000 gra nga mbarë bota të flasin për çështje që prekin gratë nga Uashingtoni në Ruanda .
Samiti i këtij viti nisi në Qendrën Linkoln në New York City në natën e enjte me një përmbledhje të temave më të rëndësishme, dhe më të nxehta në botë . Brown hapi Samitin duke ftuar Mantran të këndoi, “Mos qaj , strategize , ” për të festuar suksesin e lëvizjes së gruas në botë . Ajo pastaj e pyeti turmën se a është “gati për të mirëpritur Masha Alekhina dhe Nadya Tolokonnikova heroinat e trazirave në vendet e tyre të cilat do të diskutonin gjendjen e tyre në duart e rojeve të burgut rusë” .
” Gjysma e popullsisë në botë tani janë duke pretenduar se pjesën e tyre të pushtetit , respekt, dinjitet dhe pasuri kan gratë”, tha Brown duke u shoqëruar me duartrokitje .
Secili nga bashkë- pret e ngjarjes pas lexuar një tregim të shkurtër nga gratë që nuk mund të marrin pjesë , por historitë e të cilëve kanë mbetur pallogaritur , nga një murgeshë në Republikën Demokratike të Kongos për të shkelur ligjin për herë të parë i cili ka shërbyer 20 vjet për krimin e diskutueshme të drogës .
Vajza Meril Strip – Mamie Gummer u ndal në tregimin për nji nënë të goditur nga regjimi, duke lexuar nji prozë dhe poezi të një fëmije pa emër që ka marrë për të shkruar atë duke tërhequr vëmendjen e botës për luftën në Siri . ” Unë kam qenë në shkollë kur u bombardua , disa nga fëmijët u vranë , ne kemi menduar se ata bombarduan të gjitha shkollat , në të gjithë botën , ” tha Gummer.
Pastaj , ajo foli në kushtet e statistikave të tmerrshme , duke përfshirë atë të 150.000 vdekjeve dhe të 9 million Sirianve të zhvendosur , ndërkohë, që dy aktiviste siriane ndanë përvojat e tyre të mbijetuara prej sulmeve me bomba në atdheun e tyre.
Paneli i Diskutimeve të natës së parë të Samitit të 5të të Grave në Botë, përfundoi me një bisedë të përzemërt midis Hillari Klinton dhe Christine Lagarde , kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar .” Gratë janë burimi më i pashfrytëzuar në botë , ” tha Klinton . ” Gratë janë duke e treguar veten se punojnë më mirë se meshkujt , ” shtoi Lagarde .Në Samit po marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave të grave në botë dhe personalitete të ndryshme botërore. Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ish-sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Milliband, Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit për Gruan, Paqen dhe Sigurinë Universitetin Georgetown, ambasadorja Melanne Verveer, si dhe personalitete te shquara të jetës kulturore e publike, si: aktorja Meryl Streep, publicisti Thomas Friedman, etj.
Presidentja Jahjaga, gjatë punimeve të Samitit, ka takuar për rreth 30 minuta ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, pastaj ish-sekretarin e jashtëm britanik David Milliband dhe drejtoreshën e FMN-së Christine Lagarde. Ajo ka biseduar edhe me ambasadoren amerikane Verveer për avancimin e rolit të gruas në shoqëri.Kurse, Ruslana Lyzhychko, nga Ukraina solli një ” mini – Maidan ” protestë në Nju Jork, në Samitin Botëror të Grave 2014
Ashtu si ajo e bëri këtë gjest për katër muaj gjatë Euro-Maidan , një lëvizje proteste që mori emrin e vet nga Kiev Square ku protestat kishin origjinën e tyre , këngëtaria e muzikës pop dhe aktivistia Lyzhychko “tronditi” më shumë se 3000 gra nga mbarë bota në Qendrën Linkoln në New York City me një interpretim të fuqishëm të himnit kombëtar të Ukrainës , dhe tekstin e një këngë për liri dhe demokraci.
Ajo shpjegoi më pasë se si ajo shkoi ballë për ballë me policinë në Ukrainë , ajo shërbeu për demostruesit me një elektrik dore të vogël , duke shërbyer si një fener i ndritshëm për protestuesit anti – Kremlinit . Lyzhychko ftoi audiencën e WITW mbrëmë që të mbajnë deri dritat e tyre Cellphone ndezur si një simbol i mbështetjes së tyre të lirisë ukrainas .
Pavarësisht konfiskimit të kohëve të fundit të presidentit rus Vladimir Putin të gadishullit të Krimesë dhe derisa arriti të pushtoi bazat në kufirin e Ukrainës , ai nuk do të ketë sukses në marrjen e Ukrainës , tha me nji zë të fuqishëm Lyzhychko duke u shoqëruar nga moderatoria Tina Brown , themeluesen e organizatën Grave në Botë dhe nji CEO e Live Media Tina Brown.
” Na vjen keq , zoti Putin , kumboi ajo fuqishëm me zë të lart por ju shikoni në të kaluarën e BRSS , jo për të ardhmen Europiane të Ukrainës dhe Rusisë . Askush tek ne nuk e mbështet planin tuaj në botë , “tha Lyzhychko .
Samiti i grave që do të zgjasë tre ditë ( nga data 3 deri më 5 prill ) bashkon të gjitha gratë nga mbarë bota në një takim të fuqishme dhe emocionuese, duke u përqendruar në jetën e grave. Personalitet të shquara botërore të frymëzuara nga gratë dhe burrat nga e gjithë bota do të ndajnë për tre ditë historitë e tyre të vërteta të kurajos , ndryshimeve , dhe vendosmërisë për progres .
Gra udhëheqëse të firmave dhe kompanive gjigande, ikona të industrisë , dhe udhëheqëse të botës , si dhe artiste, aktiviste të njohura , dhe disidentet janë pjesëmarre në ngjarjen 3 – ditor në Nju Jork, duke i bër të gjalla historitë e grave të guximshme dhe inteligjente që janë duke marrë një vend të rëndësishëm në vendet e tyre amtare , duke çuar lëvizjet e paqes përpara dhe ndryshuar jetën e pas luftës dhe konfliktit , dhe dhunën e diskriminimin e grave në çdo pjesë të jetës .
Samiti i Samiti i 5të Botëror po mbahet në David H. Koch Teatër të Qendrës Lincoln – Nju Jork, nga data 3 prill deri në 5 prill, do të trajtojë tema të rëndësishme mbi të drejtat e gruave, anembanë botës, paqen e sigurinë . Ky është samiti më i madh dhe mbledh një numër personalitetesh nga e gjithë bota si dhe trajton çështje të rëndësishme për forcimin e rolit të gruas në shoqëri, politik dhe çështjet të tjera sociale.
MBLEDHJA VJETORE E OSBE-SË NË DUBLIN DHE PARALLAJMERIMI I HILLARI KLINTON
Nga Frank Shkreli/
Ministrat e Jashtëm nga më shumë se 50 vende morën pjesë në mbledhjen vjetore prej dy ditësh të Organizatës për Sigurim dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE) që u mbajtë në Dublin të Irlandës, të ënjtën dhe të premtën e javës që kaloi. Në mbledhjen ministrore prej dy ditësh,
Kryetari i radhës i Organizatës për Sigurim dhe Bashkpunim në Evropë, zëvendës kryeministri dhe ministri i jashtëm irlandez, Eamon Gilmore njoftoi se ministrat e punëve të jashtme të 57 vendeve pjesëmarrëse kanë rënë dakord për projekt planet e ardhëshme të OSBE-s, duke thënë se ”kemi arritur një marrveshje për një proces për të forcuar dhe për të ri-ngjallur organizatën e OSBE-së tani e deri në vitin 2015, viti që shënon 40-vjetorin e Marrveshjes përfundimtare të Helsinkit.” Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier e mirëpriti marrveshjen duke e cilësuar atë si një bazë të mirë për të përcaktuar vizionin e kësaj organizate për fazën e ardhëshme të veprimtarisë së saj, duke e aftësuar OSBE-në të përballohet në mënyrë më efektive me sfidat e reja ndaj sigurimit rajonal.
Siç dihet, Marrveshja e Helsinkit e vitit 1975 ishte dokumenti bazë që themeloi OSBE-në dhe njëra prej marrveshjeve kryesore që konsiderohet të ketë ndihmuar në dhënjen fund të luftës së ftohët. Por roli i saj pas rënjes së Murit të Berlinit ka rënë ndjeshëm, ndërkohë që roli i organizatave si Bashkimi Evropian dhe NATO është shtuar gjatë dy dekadave të fundit.
Megjithse Ministri i jashtëm irlandez, Z. Gilmore, si kryetar i OSBE-së mirëpriti marrëveshjen e arritur për projekt-planet e organizatës për tre vitet e ardhëshëm, ai në të njëjtën kohë shprehu keqardhjen e tij në lidhje me ”mungesën e një marrëveshjeje mbi vendimet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.” Por ai u tha delegatëve se ajo që është ”shumë shqetsuese është realiteti trishtues se respekti për të drejtat e njeriut dhe për liritë themelore është tani më i kërcënuar se përpara në shumë vende të rajonit të OSBE-së’’.
Ironia e këtij komenti është se ai iu drejtua ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të një organizate, misjoni i së cilës është për të promovuar dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut anë e mbanë zonës së OSBE-së. Ndërkaq, nuk është aspak e rastit atëherë, kur Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton në njërën që mund të jetë prej mbledhjeve të fundit ndërkombëtare që ajo merr pjesë para se të largohet nga detyra muajin që vjen, shprehu shqetsimet e saj mbi të ardhmen e OSBE-së, duke thënë se 20-vjetë pas luftës së ftohët, ”mbetet pa u kryer puna për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqë”, dhe njëkohësisht theksoi ”shqetësimin e saj në rritje e sipër për të ardhmen e kësaj organizate dhe të vlerave që ajo ka promovuar”, për pothuaj 40-vjetë.
Para se të fliste para ministrave të jashtëm të OSBE-së, Hillari Klinton u takua me përfaqsues të shoqërive civile nga disa vende anëtare të kësaj organizate, të cilët e informuan Zonjën Klinton mbi abuzimet e të drejtave të njeriut në vendet e tyre. Sekretarja amerikane e shtetit ishte dakord me përfaqsuesit e shoqërive civile se ”hapësira për veprimtarinë e tyre po ngushtohej dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe lirive bazë ka rënë gjithashtu dhe se qeveritë janë duke u treguar më agresive ndaj kundërshtarëve.” Zonja Klinton foli posaçërisht kundër vendosjes së kufizimeve të reja ndaj të drejtave të njeriut në disa ish-shtete sovjetike, duke kritikuar në veçanti qeverinë ruse për kriminalizimin e ndihmave të huaja për organizatat e të drejtave të njeriut dhe të shoqërisë civile në Rusi.
Por akuzat më të forta, zyrtarja e lartë e Shteteve të Bashkuara i rezervoi për Rusinë pak para takimit të saj me Ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Duke përdorur gjuhën më të ashpër që ka përdorur administrata e presidentit Obama gjatë katër viteve të fundit ndaj Moskës, Sekretarja e amerikane e shtetit paralajmëroi delegatët duke kritikuar ashpër ato që ajo quajti, ”përpjekje për të sovjetizuar rishtas rajonin”, një referencë këjo ndaj planeve të Moskës për të krijuar një bashkim të ri tregtar midis Rusisë dhe ish- shteteve satelitë sovjetikë, ose një të ashtuquajtur Bashkim euro-aziatik. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara janë duke marrë masa për të ngadalësuar ose për të penguar këtë proces’’. Madje, ajo tërhoqi vëmendjen edhe ndaj disa zhvillimeve, sipas saj, “shqetësuese’’ në fushën e të drejtave të njeriut dhe të zhvillimeve demokratike në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO, dhe shtoi se ”ia vlenë t’ia kujtojmë vet-vetes se secili vend anëtar (i OSBE-së) –përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara — kanë hapësirë për përmirësim”, në këtë fushë.
Megjithë kritikat e ashpëra ndaj disa vendeve anëtare të OSBE-së dhe mungesës së përparimit në fushën e të drejtave të njeriut dhe të zhvillimeve demokratike në radhët e shteteve anëtare të kësaj organizate, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton në emër të vendit të saj, tha se ”Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara ndaj objektivit për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe, si edhe ndaj parimeve të OSBE-së”, dhe njëherazi u bëri thirrje ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, që të ”zbatojmë dhe jo të minojmë angazhimet dhe zotimet që i kemi bërë njeri tjetrit dhe qytetarëve tanë”, për të mbrojtur dhe për të promovuar të drejtat e njeriut dhe zhvillimet demokratike anë e mbanë eurozonës.
Kështuqë, përfundoi Zonja Klinton, ”ndërsa po i afrohemi 40-vjetorit të nënshkrimit të Marrveshjes së Helsinkit, ka ardhur koha që OSBE-ja të veshë edhe njëherë mantelin e udhëheqjes për të zgjëruar kufijtë e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor dhe për të ripohuar prapë vlerat dhe parimet që kanë udhëhequr këtë organizatë ç’prej themelimit të saj”.
Caption:Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-s në takimin e tyre në Dublin, javën që kaloi.