KANIBALIADA/
(Enkas pёr brezin e ri tё Shqipёrisё)/
-Ajo nisi me ngrёnien e sё drejtёs sё qёndrimit nё Tiranё,fill pas mbarimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore;u duk se u mbyll me therorinё e njё nёne tek Pragu i Shtёpisё dhe vazhdon me ngrёnien e sё drejtёs sё kthimit tё tё drejtave.
-Dilenjtё Haritenj.Disa e thonё shumёsin e mbiemrit te tyre Dilaj,tё tjerё Dilej,por mua mё pёlqen kёshtu,sepse kёshtu mё duket se e shpreh mё mirё madhёsinё dhe madhёshtinё e tyre.Tё njёjtin trajtim do tё meritonte dhe mbiemri tjetёr Haritenj.
-Histori degdisjesh,bastisjesh dhe burgimesh.
-Ajo,qё do tё lexosh mё poshtё njё momenti tё caktuar,ёshtё mё e tmerrshme se ajo,qё po lexon momentit.
RRЁNJЁT E KANIBALIADЁS
Kanibaliada ndaj Familjes sё Madhe tё Dilenjve nё Shqipёri i ka rrёnjёt qyshkurse i Pari i Saj,Profesor Ilia Dilo Sheperi,nё fillimet e Shekullit XX,ishte Mёsues i Diktatorit tё Ardhshёm tё Shqipёrisё dhe Djali i Tij Jani Dilo ishte bashkёstudent me ‘tё.Qysh atёherё,kur nota zero nuk do tё justifikohej nga Enver Hoxha,pasi,sipas mashtrimit tё zakonshёm tё tij nёpёr libra vite mё vonё,detyrat i kishte kryer nga fundi i fletores e,kёsisoj,Profesori nuk i kishte vёnё re,mendja e tij paranojake,nё pёrputhshmёri tё plotё me atё hitleriane,do tё projektonte planet mё tё zeza ndaj Elitёs Shqiptare tё Kohёs.Me bashkёstudentin,pёrveҫse moshonepsjes sё pёrparimit shumё herё mё tё lartё tё tij nё mёsime,nё vitet e Luftёs sё Dytё Botёrore do tё ndaheshin edhe udhёt e tyre politike.Nga ana tjetёr,nё Shqipёri,pёrveҫ filozofisё popullore ” Yti tё ha mishin,por kockat t’i ruan.”,vepron edhe tjetra ” Yti t’i nxjerr sytё.”Tregojnё se njёherё,kur Diktatori pyeti Zonjёn e Tretё tё Vendit,e cila,jo vetёm vinte nga e njёjta krahinё me Dilenjtё,por me degёn e tyre tё Nivanit,kishte afёrsi faresisnore prej Haritenjve,se “Ҫ’bёhen fёmijёt e Profesorit?…”,ajo i pёrgjigjet: “Tё gjithё armiq,shoku Enver.”(!)Tё thuash ti se Diktatori kishte nevojё pёr njё pёrfundim tё tillё!E njёjta gjё dhe me tё vёllain e saj ose atё,qё Shkrimtari i Madh Shqiptar Ismail Kadare e ka quajtur “Loloja i Partisё”,asokohe funksionari mё i lartё i Partisё nё Elbasan,qytet,nё kombinatin metalurgjik tё tё cilit punonte njeri prej pinjollёve mё tё rinj tё Familjes sё Madhe,Henriku.
Kur nga vendlindja e tё dyve vinte furia e zezё e letrave kundёr Henrikut,funsionari mё i lartё,nё vend qё t’u vinte atyre njё shёnim neutralizues nё anё,ose,nё fund tё fundit,me autoritetin e detyrёs,t’i degdiste nё kosh,bёn tjetrёn,mё tё keqen gjё,degdis djalin e ri nё vendlindje,pёr ta bёrё atё pre mё tё afёrt tё atyre,tё cilёt s’u ngopёn dot me ‘tё, gjersa e sakatuan plotёsisht.
HENRIKU I MARTIRIZUAR
Kёshtu,pra,Henrik Dilo,Djali i Qirjako Dilos dhe Nipi i Ilia Dilo Sheperit,njё djalё inteligjent,mjaft energjik,kapacitet potencial pёr arsim tё lartё,e drejtё,nga e cila u pengua,i zoti i profesionit tё vet,elektricist i kategorisё sё shtatё,megjithёse njё profesion i imponuar, (Kujtojmё kёtu kronikёn e atyre viteve tё kёtij djali: Henriku,pasi mbaroi gjimnazin,meqёnёse nuk i jepej e drejta pёr tё vazhduar studimet nё Universitet,shkoi nё Elbasan dhe punoi si puntor asfaltimi nё ndёrmarrjen Rruga-Ura dhe nё ofiҫinёn mekanike tё kёsaj ndёrmarrjeje,deri sa pёrfundoi shkollёn e mesme elektrike pёr tё mundur tё punonte si profesionist.Pas mbarimit tё shkollёs profesionale punoi si elektricist me kategorinё e shtatё nё Kombinatin Metalurgjik nё Elbasan. Henriku ishte i denjё pёr tё vazhduar studimet e larta,por kjo e drejtё iu mohua gjithё jetёn.U bё elektricist nga nevoja pёr tё jetuar.),sportist klasi,do tё kalonte nёpёr kalvarin e vuajtjeve tё ardhshme tё tmerrshme,pёrfundon nё dorё tё atyre,ku s’duhej tё kishte pёrfunduar asnjёherё,tё cilёt do ta shqyenin dhe pastaj do t’ua jepnin nё dorё organeve speciale tё kohёs pёr ta kaluar nё kryqёzimin e mёnyrave primitive me ato bashkёkohore tё krimit tё organizuar shtetёror,nё mёnyrё qё tё zhdukej njёherё e pёrgjithmonё geni i identitetit dhe,pёrfundimisht,do ta degdisnin nё qelitё e errta tё burgut.(Vazhdon kronika e kohёs: U pushua nga puna dhe u dёrgua nё koop. bujq. ” A.Kondi” Nivan tё punonte si puntor nё bujqёsi. Aty nuk i paguhej puna dhe nuk i rregjistroheshin ditёt e punёs nё bordero dhe ” gjykatёsit ” e provincёs e cilёsuan parazit tё shoqёrisё dhe e urdhёruan tё shkonte tё punonte nё minierёn e Fushё – Bardhёs,ta ndanin nga Nёna dhe familja. Henriku nuk pranoi;filloi pastaj tё merrej policia me ‘tё, deri sa e burgosi. E torturoi dhe elektroshock-u,qё iu bё nё Tiranё, i shkatёrroi shёndetin dhe i prishi jetёn perfundimisht.”)
Dhe,mu ku do t’ia bёnin arrestimin kafshёror?!Pikёrisht,midis Shtёpisё sё Tij dhe librarisё.Kjo e fundit,nё fakt,kishte qenё po ashtu shtёpi e tyre,e marrё dhunshёm nga pushteti i vendit dhe e destinuar pёr librari.Nё atё marrёzi,le t’ua bёjmё hallall qё,tё paktёn,e destinuan pёr librari.E,pikёrisht,pёrpara njё institucioni tё tillё,tashmё kulturor,realizohet arrestimi i tij nga njё pёrzierje e histerishme ndёrmjet forcave shumanёshe tё sigurimit e policisё.Dhe jo thjesht njё arrestim me pranga,por me grushte dhe shkelme tё forta.Dhe jo thjesht pёrpara librarisё,siҫ thamё,por dhe pёrpara Shtёpisё,nё sytё e Nёnёs.
“Mё kaluan nё elektroshok,-thotё Riku,-Mё dogjёn seksin!”A nuk ua kalon kjo torturё metodave serbe tё sterilizimit tё kosovarёve?!…Por,edhe kjo ёshtё diҫka pak pёrpara ironisё sё fatit mё tej,pikёrisht,kur ndodhёn shpёrthimet demokratike.Ishpersekutorёt nё Gjirokastёr e takojnё viktimёn si pa gjё tё keq,sikur tё mos i kishin shkaktuar gjithё ato dhembje tё pariparueshme dhe e puthin nё buzё.Dhe ky nuk reagon ndryshe,ca falё edukatёs dhe kulturёs sё mirёfilltё njerzore prej nga rrjedh,ca falё edukatёs dhe kulturёs,qё mbart natyralisht vetё dhe ca falё dёrrmimit,qё i kishin shkaktuar.Por,jo frikёs!Henrik Dilo nuk pati frikё atёherё,kur Diktatura ishte nё kulmin e egёrsimit tё vet dhe,meqё nuk i mjaftonin hetuesitё,gjykatat dhe burgjet,filloi nga demaskimet publike nёpёr fshatra e lagje qytetesh.Njё ditё dimri tё vitit 1978,vetёm disa muaj pasi kishin bёrё demaskimin publik tё Seve Koҫit nё Sheper,organizuan njё tё atillё nё po kёtё fshat pёr xhaxhain e Henrikut,Mihal Dilon,Djalin e Profesorit tё Madh tё Shqipes.Pa u zgjatur nё detajet e atij evenimenti ogurzi,nuk mund tё lemё pa pёrmendur njё detaj aty nga fundi i ngjarjes.Mbledhja kalonte nё caqet e shfrenimit,kur hidheshin parrulla kundёr armikut tё klasёs dhe bёheshin pёrbetimet pёr partinё nё fuqi.Tё gjithё duartrokisnin,por Njeri jo.Mirёpo,ky Njeri nuk mund t’i shpёtonte “syrit vigjilent”,i cili e pa dhe i tha:”Po ti,pse nuk duartroket?!…”Dhe djaloshi trim e guximtar ia ktheu:”Pёr kё tё duartrokas?!Kundёr xhaxhait tim?!…”Henrik Dilo ёshtё njё nga djemtё shqiptarё tё martirizuar prej komunizmit,ёshtё Martir i pashpallur i Lirisё dhe Demokracisё.
Por,sa i mirё qё ёshtё Riku!Nuk po zgjatem nё pafundёsinё e mirёsive tё tij,por po veҫoj vetёm njerёn,e cila ёshtё sintetizuese.Riku,tё vetmen tё ardhur personale,ka pensionin e invaliditetit(invaliditeti prej karriges elektrike.),tё cilin tё gjithin e shkrin pёr “shtigjet”nё fshat.Nuk le tё tillё pa vajtur qё nga lindjet,pagёzimet,fejesat,
Tashmё Riku ёshtё shumё i sёmurё.E gjitha kjo- pasojё e torturave ҫnjerёzore,qё kaloi.
Tё njёjtin fat,pak a shumё,do tё pёsonte edhe vёllai i tij mё i madh,Pirro,i dilpomuar pёr inxhinier arkitekt, i emёruar fillimisht nё Tropojё,pastaj nё kataraktet e degdisjes,Sukth tё Durrёsit,Gjirokastёr dhe,mё nё fund,nё vendlindje-Zagori.A mund ta konceptojnё shqiptarёt e rinj sot qё arkitekti tё pёrfundojё tё projektojё godina tё rёndomta?!(Ja,ҫ’na kujton kronika: Pirrua ka projektuar ndёrtime social-kulturore nё qytetin e Bajram Currit : banesa , shkolla, qendra spitalore, punishte dhe,pёr nevoja tё rrethit,ka projektuar ujёsjellsa si nё Kam – Tropojё,kanale vaditёse, rrugё automobilistike etj., ndёrtime kёto jashtё profesionit tё tij. Ka qenё kryetar i zyrёs sё projektimit nё Rrethin e Tropojёs.Emёrimi nё Sukth ishte tejet i detyruar,krejtёsisht jashtё profesionit tё tij.)
Por,kjo s’ёshtё asgjё.A mund ta mendoni qё tё gjithё qё,pikёrisht ai-arkitekti,qё,po tё lejohej,do t’i jepte vepra tё bukura arkitekturore Atdheut, tё pёrfundonte nё Gjirokastёr tё flinte nё kupolat e betonta tё Qafёs sё Pazarit,ku tё pёrvёlonte vapa gjatё verёs e tё grinte egrasia e tё ftohtit gjatё dimrit e tё mbetej gjithё jetёn e tij pa shtёpi,deri nё sakatim?!Por,edhe kjo ёshtё pak pёrpara fundit tё tij,degdisjes nё vendlindje,jo pёr tё bёrё mure godinash,por pёr tё bёrё kubikё muresh guri nga gurёt e nxjerrё prej traktorit nёpёr ara a nё hapjen e tokave tё reja.Por,edhe kjo nuk ёshtё gjё pёrpara asaj qё i priste mё tej tё dy vёllezrit.Do tё punonin tё dy bashkё nga mёngjesi i thellё deri nё mbrёmje vonё dhe do tё merrnin pёr pagesё 0.07 ditё pune seicili ose,e thёnё ndryshe,me gjuhёn e ekonomistёve tё asaj kohe,7 pika.(I bёjmё me dije brezit tё ri se njё ditё pune ishte baraz me 100 pika.).Duke punuar nё kёtё mёnyrё pёr afro njё dekadё,kur erdhi dita e falimentimit tё grupit kooperativist dhe doli lista e ditё punёve totale,mёsuam se shuma tёrёsej pёr tё dy kёta “ishkooperativistё” kapte shifrёn qesharake 245 ditё pune dhe dёgjuam prej gojёs sё tyre dramёn,qё kishin pёrjetuar ata pak vite mё parё.(I bёjmё me dije brezit tё ri se mesatarja vjetore e ditёpunёve tё njё burri nё kooperativё ishte 280 tё tilla,kurse pёr gratё ishte 230 tё tilla,pra,kёta dy burra, puntorё si ata,nё dhjetё vjet kishin punuar pak mё shumё se njё grua dhe pak mё pak se njё burrё,nё harkun e njё viti, tё dy bashkё pёr njё dekadё.) Por,as kjo nuk ёshtё gjё pёrpara asaj,qё vjen mё pas.U jepej detyra nё agim tё hapnin njё gropё tё madhe nё fund tё stallave tё dhenve pёr mbledhjen e plehut dhe urinёs sё bagёtive.Nё mbrёmje u thuhej qё nuk u thamё kёtu,por atje,prandaj nesёr do ta mbyllni kёtё dhe do hapni tjetrёn.I njёjti kurs dhe me kubikёt e gurёve tё traktorit.S’u thamё kёtu,por atje.Nesёr t’i prishni dhe t’i shpini atje.Ato kubikё,qё Pirro i ngrinte sikur do ngrinte ndonjё pallat dhe jo si tё ishin gurё radhiko,qё tё nesёrmen e tyre mund tё merreshin nga njerzit pёr t’u ulur mё tuje-tёhu apo nga barinjtё pёr gjollat e kripёs sё bagёtive.E shumta,mund tё bёheshin mure ledhesh.Njё armatё e tёrё kuadrosh i kalonte nёpёr duar borderotё.Njё bashkёsi e tёrё bashkёkrahinasish i shikonte ku e si punonin.Por,tё gjithё bёnin heshtjen dhe pajtoheshin me gjendjen.Arrinte puna deri atje sa dhe fёmijёve tё vegjёl u kallnin frikёn dhe kёta tё thoshnin:”Nuk kalojmё nga rruga nёn shtёpinё e ballistёve,se kemi frikё.”.
ZHVARRIMI I NJЁ SHTЁPIE DHE RINGRITJA E SAJ
Kush kalon sot pranё njerёs prej shtёpive tё zakonshme tё Haritenjve nё Nivan nga brezi im ose ai para apo pas meje,do tё habitet,kur tё shikojё njё Shtёpi madhёshtore,tё ngritur mbi themelet e Sё Dikurshmes,tё cilёt nuk dukeshin prej mbulimit me baltё.E ngritur prej njё Njeriu tё vetёm.Prej Tij dhe njё muratori tё zakonshёm tё atyre anёve.Njё heroizёm i rrallё,qё mban emrin e inxhinierit arkitekt,tashmё mbi 70 vjeҫ dhe nё gjendje shёndetёsore tejet tё rёnduar,Pirro Dilo.Brezat e lartpёrmendur kanё nё kujtesёn e tyre thjesht njё rrёnojё,gati tё mbuluar nga dheu.Por brezat para tyre kanё parasysh njё Saraj tё lartё atje,njё dykatёsh,qё,po t’i shtojmё dhe katin e nёndheshёm,bёhen tre.Njё ditё tё zezё tё kohёs sё egёr do tё vinte aty Komisari i Kuq(lexo:i Zi;nё fakt, aspak Kuq e Zi) me njё skuadёr prishёsish dhe do tё fillonin flakuritjen e gurёve e rrёzimin e mureve komplet pёrdhe,pёr tё prurё ca ditё mё vonё traktorin,i cili do bёnte rrafshimin pёrfundimtar tё godinёs,duke lenё vetёm njё pjesё tё ballesё sё saj.Po,a mund tё prishen shtёpitё?!…Dhe,ca mё keq,a mund tё prishen Veprat e Artit?!…Se ajo Shtёpi ishte Veper Arti,ishte Monument Kulture,qё,nё vend tё mbrohej nga shteti,po shkatёrrohej prej marrisё sё tij.Kjo shtёpi ishte njera prej shtёpive tё Haritenjve,pranё tjetrёs,ku banonin atyre viteve dhe ku banojnё aktualisht Dilenjtё Haritenj.(Nё muret e kёsaj tё fundit revolucionarёt e papёrmbajtur sa netё do tё gdhinin,duke u kacavjerrur si merimangat.)Ndёrsa Shtёpia bazё e tyre,ajo,ku kanё lindur e vdekur Mihal e Petro Harito,ku ka lindur e Zonja e kёtyre shtёpive,qё po bёjmё fjalё nё kёtё shkrim,ka qenё njё mrekulli mё vete,njё madhёshti arkitekturore,jo vetёm pёr kohёt e para,por,qё do ta kishin zili edhe ndёrtimet e sotme,ngritur hijshёm pёrmbi Gurrёn e famshme tё Nivanit,qё,pёr mua,ёshtё i vetmi vend i magjishёm i nivelit turistik nё gjithё atё pellg tё rrallё natyror .Unё nuk pata fatin ta shoh atё Shtёpi,qё,po tё ekzisonte sot,do t’i ngjante njё Hoteli tё vёrtetё turistik,ashtu si avion,i ngritur pёr fluturim mbi Gurrёn e Nivanit.Dhe,pse s’e pata atё fat? Sepse komunizmi shkatёrrimtar e kishte rrafshuar atё krejt,mё pёrpara se unё tё rritesha.Siҫ shkatёrroi gjithҫka kombёtare nё trojet tona,nё emёr tё “sё resё”.(Kjo Shtёpi ёshtё ajo,nёn strehёt e sё cilёs sigurimi famёkeq shqiptar do tё fshihte armё pёr tё akuzuar mё pas dhёndёrrin e Saj Qirjako Dilon dhe t’ia nёnshtronin atё metodave tё tyre gjakatare.) Del i Zoti i Shtёpisё Qirjako Dilo,Djali i Profesorit tё Nderuar tё Gramatikёs Shqipe,babai i Antigonit,Pirros dhe Rikut dhe i thotё Komisarit tё Partisё :”Ҫ’u bёri godina,pse e prishni?”.Ai i pёrgjigjet me gjuhёn e nepёrkёs:”Si,more,si mund tё lemё nё kёmbё njё ngrehinё tё tillё?Ҫ’t’u themi tё deleguarve nga Tirana,kur tё na thonё se e kujt ёshtё ajo Shtёpi?…”Ja,pra,kjo ishte arsyeja e mosarsyes!Ndёrkohё,babё e bir po rrinin shtrёnguar krahёsh e shpatullash njeri-tjetrit.Kur i pa ashtu,Komisari vren, ose mё mirё vjell vrer dhe i thotё Pirros:”Po ti,more,ҫ’m’i hedh dorёn nё shpatull atij armiku?(!)”.Tё ndёrhysh midis atit ose amёs dhe pjellёs pёr t’i ndarё ata,unё do ta quaja kulmin e maskaradёs.Pikёrisht,atё Shtёpi tё pёrdhosur fizikisht nёn dhe,do ta nxirrte nё dritё me thonj e me dhёmbё Pirro Dilo,ky Hero i Dy Kohёve,i Qёndresёs sё Djeshme dhe i Durimit e Palodhshmёrisё sё Sotme.Vetёm me thonj,me fuqinё e skeleteve tё trupit tё tij tё drobitur,punё,qё i hёngri shumё kohё,por qё,mbi tё gjitha,i ka ngrёnё realisht dhjetra vite nga jeta.Qindra metra kub dhe i zhvendosur dhe dhjetra metra kub gurё tё radhitur pёr bukuri e tё klasifikuar nё disa nёnndarje,sipas madhёsisё dhe sipas qёllimit tё pёrdorimit.Natyrisht,ngrehina nuk mund tё vijё nё parametrat e dikurshёm tё njё ndёrtimi klasik,siҫ ishte nё ato kohё,pёr vetё mjetet e mangёta materiale e financiare tё gjendjes konkrete nё fjalё,por shtoji asaj projektin e inxhinierit dhe merakun e punёs sё tij,mё thonё se ka dalur njё shtёpi mjaft e bukur dhe mё e bukur do tё bёhet nё tё ardhmen.Por,bukuria mё e madhe e saj qёndron tek ngritja mbi themelet e Sё Parёs dhe lartimi i atypёratyshёm si dhe tek Sfida,qё i bёri rrёnimit diktatorial tё dikurshёm.Vlerёsoni,pra,ҫfarё optimizmi ka ky Njeri!Nё prag tё 70-75-ve dhe pa trashёgimtarё punon si i ri dhe ngren shtёpi tё re.
KAPITULLI PA EMЁR
Ҫёshtja e pёrmendjes sё mungesёs sё trashёgimtarve hap njё temё tё re pёr pjestarёt e kanibaliadёs.Tё tre fёmijёt e lartpёrmendur tё kёtij Dileu mbetёn pa martuar.Kjo,mё sё pari,spjegohet me shikimin e tyre prej asaj kohe si bij reaksionarёsh.Ky ishte dhe pengu mё i madh i Nёnёs sё Tyre,qё iku nga kjo jetё e vrarё shpirtёrisht.Nёse kishte arsye tё tjera personale( e thamё qё Riku iu nёnshtrua karriges elektrike),ato nuk i marrin kohёn njё njeriu normal.Mirёpo,nuk ishte kёshtu pёr ata,qё i futin hundёt ngado.Ata ta spjegonin kёtё me gjasmё faktin se babai i tyre i kishte porositur vetё tё mos martohen,sepse “ky regjim e ka jetёn tё shkurtёr dhe martohuni,kur ai tё bjerё!”.Ngado ta analizosh kёtё,tё rezulton si jo e vёrtetё dhe si njё prodhim i anormalitetit.Kultura,arsimi,
Kush ishte Petro Harito?Ishte djali i Mihal Haritos,deputetit tё tё gjithё Shqipёrisё nga Shkodra nё Prevezё nё parlamentin e Perandorisё,bashkёluftёtarit tё Abdyl Frashёrit nё Lidhjen Shqiptare tё Prizrenit(studimet e fundit hedhin dritё mbi faktin e bashkёkryesimit tё Lidhjes prej tё dyve,siҫ ёshtё pohuar prej lajmeve tё Televizionit Shqiptar nё vitet 2007-2008),pёr tё cilin,kur vdiq,qahej nё varre me ligje:”…Dilje nё ballkon e rrije/Ҫ’bёhej nё Stamboll e dije…”,”O Mihal,ball’ i karvanit/I shtive frikёn Sulltanit.”,”Moj nepёrka pika-pika/Armiqve ҫ’iu doli frika.”,ҫelёsit dhe financuesit tё Gjysmёgjimnazit tё Manastirit tё Nivanit,shkollё,ku mёsuan Poeti i Madh i kapёrcyellit tё epokave letrare nё Shqipёri Andon Zako Ҫajupi dhe Gjuhёtari i Madh Ilia Dilo Sheperi.(“Dekorata,qё iu dha Mihal Haritos nё kohёn e diktaturёs komuniste,nuk iu dorёzua mbesёs sё Tij Ifi Dilo Harito, por personave tё largёt tё tij.”-do tё vazhdonte kronika e kohёs.)
Nuk ka pse zgjatemi se biri i kujt ishte Petro Harito.Vetё ai ishte senator nё parlamentin shqiptar tё viteve ’20-’30 tё shekullit tё kaluar nё kohёn e mbretёrisё,prandaj dhe u panё me kёtё sy pasardhёsit e tij biologjikё,Vajza e tij Ifi (Harito) Dilo me tё tri fёmijёt e lartshёnuar,Heroina e kёtij Homazhi tё vonuar si dhe motrat e saj me familjet e tyre.Aq i madhёrishёm si politikan,aq i thjeshtё si njeri,qё,kur vinte nё fshat,s’e kishte pёr turp tё fshinte qilarin e dhive.Ishte i dёnuar me vdekje nga qarqet shoviniste greke.Kishte aq fuqi ekonomike sa tё blinte jo arat,por dhe malet.Kishte rritur dhe edukuar mё sё miri katёr vajza nё kushtet e jetimisё,midis tyre dhe Nёnё Ifi Dilon,bashkёshorten dinjitoze tё Qirjako Dilos.Pra,nuk ishte shoku i atyre,qё e morёn pushtetin mё pas dhe u lёshuan mbi trashёgimtarёt e tij si egёrsirat.
Petro Haritos iu rrafshua varri dhe,gjatё atyre momenteve,prishёsit ironizonin me ‘Tё ” I prishёm qetёsinё fakirit.”.Zyrtarisht,Kёshilli i Fshatit kёrkoi nga Ifi dhe e kёrcёnoi atё gojarisht qё tё hiqte eshtrat e Tij…., por Ifi iu pёrgjigj atyre: “Nuk kam pёrse tё heq eshtrat e Babait tim. Ai ka punuar pёr kёtё Shqipёri, ku sot hidheni valle ju…”
Ilia Dilos iu prish varri dhe u zhvarros nga oborri i Kishёs, ku ishte vendosur nga Sheperjotёt e vitit 1945. Eshtrat e Tij u dёrguan me fёmijё nё varrezat e fshatit, pa pjesёmarrjen e familjarёve dhe ato u binin atyre nga duart.
Bashkёfshatarёt e tij,kur e zhvarrosёn,ironizonin me kafkёn e tё vdekurit “Ҫ’kokё tё madhe qё ka… Ky ka qenё patriot, por fёmijёt e Tij janё armiq tё partisё dhe ne do t’u mёsojmё njё thes mend”…
ODISEJA E PRONAVE
E dini ju,shqiptarё qё kjo familje para dhe fill pas Ҫlirimit tё vendit nga pushtimi i huaj fashist banonte nё Tiranё?Kaq nuk ёshtё ҫudi,prandaj dhe nuk i vura pas pyetjes pikёhabitjen.E dini ju qё njё pjesё e tokёs nё zemёr tё Tiranёs,pikёrisht aty,ku u ngrit Piramida e Qoftёlargut ёshtё pronё e kёsaj Familjeje?E Haritenjve.Ndoshta,jo.Por,aman e dini mirё atё,qё ndodh sot,kur grinden tё dy krahёt e politikёs- ta shembim apo jo Piramaidёn,qё askush nuk bёn fjalё pёr atё,qё ndodhet nёn Piramidё,askush nuk kujtohet pёr ishpronarёt e asaj,qё ndodhet nёn ‘tё,tё paktёn t’i shpёrblejё apo t’i kompesojё gjetkё.E njёjta histori dhe nё Vlorё.Leonidha Rruci,vёllai i Aristidh Rrucit,njerit prej Atdhetarve tё Mёdhenj tё Pavarёsisё,Firmёtar i Aktit tё Shpalljes sё Saj,dhe tё Gjysmёs sё Parё tё Shekullit XX,i afёrm i Dilenjve tё Sheperit,mё saktё, kushёri i parё i Sava Rrucit,
gruas sё Ilia Dilos,pas vdekjes sё vёllait tё tij,Aristidhit,nё vitin 1950,pёrfitonte nga i vёllai pjesёn e tij tё pasurisё,sepse e kishin tё pёrbashkёt,njё pjesё tё sё cilёs nё Vlorё
ia kishte lёnё nё akt tё ligjshёm trashёgimie Qirjako Dilos,pronё,tё cilёn ai,nga pamundёsia pёr ta pёrdorur vetё,e lёshoi me qira.Nё kёtё mёnyrё,Qirjako Dilo ёshtё trashёgimtar testamentar i Fevroni Rrucit,qё ishte gruaja e Leonidha Rrucit.
Qiraxhinjtё,nё kohёn e kolerёs,ca e nga ca po i shmangeshin detyrimit dhe po rrinin si nё shtёpinё e tyre.Me ardhjen e demoanarshisё ndodh paradoksi shqiptar:ishqiraxhinjtё bёhen pronarё.Ҫёshtja degdiset nё gjyqe pafund,falsifikimet monstruoze kanё bёrё punёn e vet dhe pronarёt e ligjshёm humbasin tё drejtёn mbi pronёn e tyre.As dy Kryetarё tё Gjykatёs sё Lartё dhe po aq ministra drejtёsie,pёr ironi tё fatit prej Zagorisё,nuk e vunё dot drejtёsinё nё vend pёr kёtё ҫёshtje si dhe pёr shumё tё atilla.Tё kuptohemi.Kjo ҫёshtje nuk ka lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave,se nuk u bё gjё shtetёzim mbi kёtё pronё.Ajo u ishte dhёnё prej pronarёve nё pёrdorim me qira qiramarrёsve.Dhe kjo odise ndodh me tё gjitha pronat e tyre,jo vetёm nё qytetet e tjera tё Shqipёrisё,por,dhe,ҫ’ёshtё mё e keqja e qё do tё ishte mё e lehta, nё Zagori.Kanё patur atje njё kёmbё mali dhe,pas njёzet vjetёsh sistemi tё ri ekonomik, u kanё kthyer nё letёr njё copёz tё vogёl tani nё vitet e fundit,qё,me mёnyrat shqiptare tё zbatimit tё vendimeve ligjore,nuk tё vjen nё dorё kurrё,jo mё prona,por as letra e saktё.Dhe kjo odise ndodh me shumё prona tё tyre brenda nё fshat,tё cilat me shumё lehtёsi mund t’u ishin kthyer,por mbahen tё zaptuara nga tё tjerёt.Por,tё gjitha kёto,nuk janё asgjё para faktit qё gjatё monizmit,kafshimi i pronёs sё tyre shkoi deri atje sa t’i linin fare dhe pa njё copё kopёsht nga tokat e tyre pranё shtёpisё,shumё pranё shtёpisё,ku vetёm njё rrugicё i ndante,duke i lenё kёshtu t’u gёzoheshin vetёm pikave tё shiut tё strehёve tё shtёpisё.Tokat mё tё mira nё fshat janё tokat e tyre dhe,nё emёr tё ligjit tё ri,ato u rrapёquan nga tё tjerёt.Dhe kjo justifikohej se nuk u futёn nё kooperativё.Atёherё,pse u jep toka gjetkё gjasmё nё emёr tё llotarisё.Atёherё,pse s’u jep tokat e tyre?Atёherё,nё kёtё pikё hapet njё problem i madh edhe pёr ligjin shqiptar tё tokёs.Si do ta trajtojё ai pёrpara Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё njё rast tё tillё tё veҫantё nё Shqipёri?Fshatari nuk i ka bashkuar mjetet themelore dhe punёn me grupin,domethёnё,edhe tokёn.Mirёpo,mbi kёtё tokё,nuk ёshtё kryer as shtetёzim,siҫ u bё mbi llojet e tjera tё pronёs,si me shumё godina nё fshat e mё gjerё apo me tokat nё fermat shtetёrore.(Paradoksalisht,tё gjitha godinat e tyre nё fshat me shtёpi e kasolle nuk figuronin nё listёn e shtetёzimeve tё Komitetit Ekzekutiv tё Gjirokastrёs,listё,e cila iu dorёzua pushtetit tё ri-Komunёs dhe autori i kёtyre radhёve e kishte nё dorё pёr sa vjet ishte sekretar i kёtij institucioni.).Pёrfundimisht,
Kanibaliada,aq mё tepёr si qenie humanicide,ёshtё mosbesuese ose hiqet si e tillё edhe ndaj disa tё vёrtetave nё lidhje me sferёn financiare nё drejtim tё tё pёrndjekurve politikё tё komunizmit.Qirjako Dilos i kishin prerё pensionin pёr kёtё shkak.Jo!-ulёrasin ata,-Nuk ёshtё e mundur!Dollarin,qё gjithё Dilenjve ua dёrgonin vёllezrit nga Amerika,Banka Shqiptare nuk ua konvertonte nё raportin zyrtar 1 me 70, sa ҫ’ishte kursi,por 1 me 20,aq sa u detyruan t’u shkruanin atyre tё mos u dёrgonin mё.Jo!-pёrsёrit refrenin e saj tё ҫjerrё maskarada,-Nuk ka mundёsi!Mirёpo,kёto veprime ishin tё mbёshtetura nga vendime specifike tё Qeverisё Komuniste kundёr atyre,qё ajo i kishte cilёsuar “tё deklasuar”.Dhe duhet tё kesh kohё tё shfletosh aktet zyrtare tё periudhёs moniste pёr t’i gjetur dhe pёr t’ua pёrplasur nё fytyrё mbeturinave tё komunizmit nё Shqipёri.
(Pёr mё tepёr,pёr Qirjako Dilon dhe Familjen e Tij,lexoni veprёn letraro-historike “DILOIADA”tё bashkautorёve zagoritё Jorgo Telo e Eduard Dilo.)
IKONA E MIRЁSISЁ DHE KUJTIMIT
I gjithё ky shkrim,paksa i gjatё,por i merituar edhe pёr gjatёsinё e tij,ishte njё Homazh pёr Nёnёn Ifi (Harito) Dilo,e pёrsёrit,e bija e Petro Mihal Haritos,e shoqja e Qirjako Dilos,djalit tё dytё tё Profesorit tё Shqipes dhe Atmёmёdhetarit tё madh Ilia Dilo Sheperi si dhe nёna e tre fёmijёve:Antigonit,Pirros dhe Henrikut,mёsueses,inxhinierit arkitekt dhe elektricistit tё kategorisё sё shtatё,e cila,bashkё me tё gjithё kёta, kaloi nёpёr kalvarin e gjatё tё mundimeve,tё vuajtjeve,tё internimeve e burgjeve dhe iku e pikёlluar nga kjo jetё mё tepёr se ҫdo nёnё tjetёr,duke i parё tё tre fёmijёt e saj nё fund tё jetёs ende nё njё shtёpi,tё palidhur me fatet e tyre tё veҫanta,edhe pse tashmё ata ishin plakur afёrsisht si ajo.Nёnё Ifin e kam njohur nga afёr dhe nuk mё flet dot njeri tjetёr pёr ‘tё.Rrjedhimisht,nuk ka kush tё m’i ndryshojё pikёpamjet pёr atё Grua,pёr atё Nёnё,pёr atё Zonjё tё vёrtetё tё Vendlindjes sime,Vendlindje sa e dashur,aq dhe e egёr,qё u tregua me Ata,tё cilёt ishin tё atillё sa dhe mizat e dheut nuk i shkelnin me kёmbё.Nё bisedat shoqёrore kёtё tё vёrtetё tё pamohueshme ta pohonin dhe vetё persekutorёt e tyre,ҫka tё habiste pse ishin hedhur nё sulm atёherё aq egёrsisht kundёr njerёzve mё tё ndershёm,mё tё saktё e mё tё rregullt.Kjo vёrteton edhe njёherё se e vёrteta ka fuqi kolosale.Dhe se lufta e klasave ishte e pajustifikuar nё asnjё rrethanё.Dhe se ajo bёhej me motive mllefi personal dhe hakmarrjeje politike.Tё torturosh kёtё Nёnё tё shkёlqyer,pse ishte e bija e Petro Haritos,ishsenatorit tё dikurshёm tё kohёs sё Mbretёrisё dhe pse ishte kunata e Jani Dilos,ish komandantit tё “Ballit Kombёtar”nё qarkun e Korҫёs,krahut tё djathtё tё Mit’hat Frashёrit,luftёtarit tё Betejёs sё Barmashit sё bashku me vёllain e tij Koҫo Dilo dhe pse Jani u vendos nё Perёndim pёr t’i shpёtuar persekucionit tё padiskutueshёm komunist,nuk ёshtё aspak e drejtё si gjithё persekutimi politik,qё iu bё klasёs atdhetare shqiptare.As kunetrit e saj,Mihal,Margarit e Koҫo Dilo,as djali i saj Henriku,nuk u kapёn gjё duke bёrё ndonjё akt,qoftё dhe minimal,sabotazhi mbi veprat e socializmit,por nuk u vёrtetuan as duke thёnё ndonjё fjalё propagandistike,qё binte ndesh me ligjet e kohёs nё fuqi.Unё e njoha nё pleqёrinё e saj tё thellё.Thinjёria e flokёve,bukuria e fytyrёs,nё bashkёpunim me fisnikёrinё e shpirtit jepnin njё pamje ёngjёllore tek ajo Grua.Nё rininё e saj duhet tё ketё qenё njё vajzё shumё e bukur,por mё tё bukur e tregonte atё bukuria shpirtёrore.Duhet tё ketё qenё njё model vajzёrie i shoqeve tё kohёs.Edhe pse nёna i kishte lenё atё dhe motrat e saj jetime qysh tё vogla fare,ato u rritёn nёn kujdesin shembullor tё babait tё tyre,i cili,siҫ kujdesej pёr vajzat e tij,nuk harronte tё kujdesej edhe pёr Shqipёrinё.Kaluan fёmijёrinё nёn kujdesin jetimor tё Kishёs Ortodokse nё Korfuz ;ato ishin rritur nёn njё edukatё shembullore-model,sikur tё ishin edukuar nga mёma e tyre e vёrtetё,shto kёtu dhe edukimin fetar.Kur dёrgova fёmijёt e mi nё kolegjet fetare nё Gjirokastёr,mё pyet e mrekullueshmja se si po shkojnё fёmijёt dhe unё i them se “Ja,kanё vёshtirёsi me ambientimin fillimtar,sidomos me ritualet fetare ,qysh pas ngritjes nё mёngjes,para ngrёnies sё vakteve e deri vonё nё mbrёmje…” “Oooo,po ato janё gjёra shumё tё mira.Unё i kam kryer vetё ato rite, qysh kur isha 4 vjeҫ, nё Korfuz…”,-mё thotё e madhёrishmja.Ishte kёnaqёsi e veҫantё intelektuale tё bisedoje me ‘tё.Tepёr inteligjente,mjaft e qetё,e duruar,edhe kur mё tregonte gjithё rrjedhёn e vuajtjeve qё prej vitit 1945.Rrezatonte veҫse mirёsi,edukatё dhe kulturё nё ato qё thoshte,si dhe vetpёrmbajtje.Mallkimin e kishte ndryrё brenda kanioneve tё shpirtit tё saj.Mallkimi i Saj i zёntё tradhёtarёt e Atdheut!Dhe tradhёtarёt janё ata,qё tradhёtuan Kosovёn e Jani Dilos nё vitin 1943,qё pёrgatitёn bashkimin e Shqipёrisё me Jugosllavinё nё 1946- 1947,qё shpenzuan dёm energjitё e njё populli tё tёrё,duke e lidhur e ҫzgjidhur kaq herё si qerre me kuajt e kampit socialist dhe qё e katandisёn mё nё fund nё vitin 1990 pa bukё dhe qё,pas kёtij viti,i trafikuan identitetin nё drejtim tё fqinjit jugor tё vendit tonё.Nёnё Ifi zotёronte njё kulturё tё gjerё njohurish pёr veprimtaritё familjare dhe ato tё punёve nё fshat,pasi kishte mёsuar pёr ‘to nё kohёn,kur ishte nё Korfuz,prej traditёs sё vyer familjare dhe se i kishte provuar tё gjitha.Zonja ime e dёgjonte me aq ёndje dhe ia pёrpinte tё gjitha teknologjitё e pёrshkruara prej saj,si ato tё sferёs kulinare tё gatimit,tё pёrpunimit tё tё gjitha produkteve bujqёsore e blegtorale,tё trajtimit tё kopshteve e tё bagёtive,tё punimeve me dorё etj.etj. Historikisht,familja e tyre kishte kultivuar nё qilar dhinё dhe tё flisnin pёr ‘tё dhe pёr pёrpunimin e produkteve e tё nёnprodukteve tё saj me plot kompetencё, si tё ishin specialistё tё mirёfilltё,si tё ishin Male (Mihal) Dilo-re.Si tё ishin francezё!Por ata perёndimorё ishin nё ҫdo gjё nё atё vend tё mallkuar nё juglindje tё Evropёs.”Mos hiqni dorё nga qumёshti i lopёve tё Katerinёs!…”,- u thoshte kryespecialistja e cilёsisё fёmijёve tё saj nё pesёmbёdhjetёvjeҫarin e fundit tё jetёs,kur ata shkonin pёr tё blerё qumёsht nёpёr fshat,pasi tani mosha kishte bёrё tё vetёn dhe nuk ishin nё gjendje tё mbarёshtronin kafshёn karakteristike tё atij pragu-dhinё.Nёnё Ifi ishte njё mjeshtre e vёrtetё e gatimit.Nga gatimet super tё saj do tё pёrmendja pёrgatitjen e reҫelit tё trёndafilit.(A ka ngrёnё ndokush ndonjёherё reҫel trёndafili?Unё deri atёherё kisha dёgjuar pёr shumё llojra reҫeli,por jo pёr atё tё trёndafilit.)Oborri i tyre si dhe kopshtrat afёr shtёpisё lulёzonin prej kёsaj bime. Ajo dinte tё pёrgatitte nё mёnyrё perfekte tё gjitha llojet e reҫelrave,marmalatave,pelteve e ёmbёlsirave tё tjera prej shumёllojshmёrisё sё pemёve,qё mbushnin kopshtrat e tyre.Kopshtrat e tyre,se nuk kishin vetёm njё e dy.Kopshtrat e tyre,qё i rrёmbeu koolektivizimi ekstrem dhe i degradoi.Tek Dilenjtё e Nivanit do ta dalloje kulturёn perёndimore nё ҫdo detaj,qё nga shtrimi i tryezёs sё ngrёnies me pjatanca, si nё restorantet mё tё mira e deri tek mirёmbajtja e maces,e cila do tё hante nё pjatё si dhe njerёzit ushqime tё posaҫme dhe do tё lahej e krihej e pёrkedhelej si ata,si ajo,si mos mё mirё.Dhe tё mos harrojmё pёr asnjё ҫast se ata jetonin e jetojnё nё kushte shumё tё vёshtira,nё njё tё ashtuquajtur shtёpi,pёr tё cilёn kemi folur gjatё mё lart,e cila ёshtё mё shumё njё kasolle nga pamja e jashtme,pothuajse,njё dhomё e vetme,por shumё e rregullt nga brenda,ku jetonin fillimisht 5 vetё,pastaj 4 e tani 3.Shto dhe macen si pjesёtare tё kёsaj familjeje.E,pikёrisht nё kёtё dhomё do tё kalonte pleqёrinё e thellё nёnё Ifi,ku vihej re njё shkёlqim kujdesi mirёmbajtёs pёr ‘tё prej fёmijёve tё saj.Kur zonja ime i bёnte vizitё e i afrohej ta takonte,e magjishmja i thoshte:”Mos mё puth,se jam plakё,por lermё tё tё puth unё!” “Po,si tё mos tё tё puth,moj nёne,kur ti je kaq e mirё!”Dhe binte erё borzilok.Siҫ duket,e lanin me ҫaj borziloku.Dhe,mbi gjithҫka,shkёlqente kujtesa e saj brilante deri nё fund tё jetёs.Tё pёrshkruante gjithҫka kishte jetuar,pёrjetuar,lexuar e dёgjuar me pёrpikёrinё mё tё lartё.”Nuk m’u lag pёrhёri,tё paktёn,njёherё tё vetme nё jetё,-tё thoshte me lotё nё sy.”Mirёpo interesohej pёr fёmijёt e tё afёrmve tё saj,kur i buisnin shtёpinё,sikur t’i kishte niprit dhe mbesat e veta.Mirёpo,interesohej pёr fёmijet e tё gjithёve nё fshat si po mbarёvenin.Mirёpo,edhe nё ditёt e fundit tё jetёs pyeste pёr fёmijёt tanё ku ishin,si ishin,si po shkonin me shkollat etj.me njё kujtesё “qiqёr”,kur i themi ne nё Zagori,kujtesё pёr t’u admiruar. Shumё e urtё,shumё gojёmbёl,shumё e matur,por shumё e vrarё nё shpirt. Pёr gjithҫka tё rёndё,qё kishte kaluar.Pёr fёmijёt,qё i shihte ashtu tё sёmurё e tё gjymtuar nga diktatura mё e egёr e kontinentit.Dhe vrarjen e saj shpirtёrore,me atё stoicizmin e saj,me atё fisnikёrinё e saj,me atё sjelljen e saj shkёlqimtare,ashtu si pa u ndjerё,e kalonte natyrshёm dhe tek ne,dhe ne tek pasardhёsit nёpёrmjet bisedave nё familje,duke u bёrё kёshtu njё Shembull i Shkёlqyer i Nёnave tё Pёrvuajtura,njё Edukatore e Rendit tё Parё,njё Ikonё e Kujtimit pёr tё gjithё familjen tonё dhe mё gjerё.
KOҪO STERJO,USA,2013