• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AJO SHKOI NE QIELL

February 11, 2014 by dgreca

Me Vaçe Zelën 34 vjet më parë në Prishtinë-” Njerëzit  qanin dhe puthnin  autobusin e pluhrosur, sepse brenda ishte Vaçe Zela..”/

Kujtime nga Hys Shkreli, moderator i koncertit të vetem te Vaçe Zelës në Prishtinë para tri dekadash/

       Vaçe Zela! Kur degjova se ke shkuar, se ke ndërruar jetë, mu ngjall një Vaçe , të cilën e takova 34 më parë në kufirin qe ndante  Kosovën më Shqipërinë… Ajo Vaçe, e kujtimeve te mia, po hynte në Kosovë për turnenë e sajë të parë e të fundit në këtë vend.  Ajo Vaçe, atë ditë Maji ,  zbriti qetë si një flutur nga një  kombi-bus i vjetër. Më përqafoi mua dhe të tjerët qe ishin tubuar për ta pritur… Në atë moment, mu bë  sikur  po takohëshin  dy shekuj,  dalë nga një popull. Sepse, aq e gjatë na ishte bërë  ajo ndarje. Ne po prisnim në atë kufi afro dyzetë vjet Vaçe…

Kishim dalë në kufirin që atëherë quhej  jugosllavo-shqiptar, për të takuar grupin më të madhe e më të njohur  të artistëve nga Shqipëria, të cilët po vizitonin për herë të parë Kosovën. As qe kam mund të  ëndërroj në atë moment që, një ditë do të lavdërohem pse isha unë ai që e pagëzova  kufiri shqitaro- shqiptar, e të tjerët e shpërndanë këtë emër. Atë ditë, më ty Vaçe filloi shëmbja simbolike e kufirit shqiptaro-shqiptar. E vërteta, kënga jote e kishte kaluar e rrënuar atë kufi shumë vite më parë.

Ai kufi, at ditë pranvere të vitit 1980, dukej si “toke e vdekur”,  tokë e askuj, pa jetë e gjallëri. Aty s’ kishte arrijtë pranvera kurr, shekujt  ishin ndalur. Dhe kjo pamje dëshmonte se sa e thellë ishte kjo ndarje e imponuar midis Kosovës e Shqipërisë. Por, atë ditë, u ngjallë ai vend si asnjëherë më parë, më ty e të tjerët qe po e thyenit at mur duke  na sjellur kengëtarët  e ndaluar – në Kosovën e izoluar. Vendkalimin kufitar e kishin vërshuar banorë të fshatrave  për rreth , të cilët kishin dëgjuar për arrijtjen tënde e të artistëve tjerë të këngës. U dorëzuam para emicioneve. Lulet qe sollem në kufi për ju , u përzien më lote dhe… sikur u rriten për disa minuta. Ti po shkelje për herë të parë në Kosovë. Mbase nuk e dije, se ti kishe jetuar  në Kosovë  shumë vite – si këngë.Në atë karavan yjesh te kohës , pos teje, ishte edhe Limos Dizdari, Gaqo Çako, Luan Zhegu, Liliana Kondakçi, Zina Zdrava, Hysni Zela, e shumë të tjerë, më të cilët ne jetonim në Kosovë, por kurr nuk i kishim takuar.

Ato vite, pas disa dekadave te izolimit, muri i ndarjes – po  plasaritej. Në këtë klimë të re politike,  artistët më të njohur të kengës nga  Shqiperia, po fillonin  turnenë e tyre të parë në Kosovë e Maqedoni. Disa  prej tyre, nuk kishin udhëtuar kurr më  parë  jashtë Shqipërisë. Për herë te parë po shkelnin në një tokë të dytë – shqiptare.Ishin këto, yje të Shqipërisë të cilët ndriçonin  edhe në Kosove, mirëpo kurr nuk e kishin parë këtë vend…

Isha gazetar , por bëja edhe moderime spektaklesh publike të asaje kohe. Më  zgjodhen të shoqeroja këtë grup dhe të drejtoi koncertet e tyre. Udhëtimi më artistët nga Shqipëria ishte udhëtim nepër kohe, dhëmbje e ngjarje. Mbushur më momente gëzimi e gazmendi, por gjithnjë të  përshkuara më situata prekëse e emocionuese. Ishte  ndjenjë e çuditshme të celebrojsh takimin e shqiptarëve – më shqiptarët, rilidhjën e rrenjëve të shpërndara, ngjalljen e urave të rrënuara, bashkimin e gjakut të shprishur.

Udhetonim më autobusa nga një qytet në tjeterin. Kudo që ndalëshim, rruga bëhej lum njerëzish, lagja ngjallej, qyteti zgjohej . Zejtarët para dyqaneve, plakat në dritare, të rinjte më lule – sikur takonin ëngjujt e ëndrruar. Mirëpo, në çdo turmë, kishte ndonjë  nga “ata”, për të kontrolluar shprehjen e asajë, që politika e quante “manifestim i nacionalizmit”. Ndaj  verehej së kishte edhe dashuri të kontrolluar, posacërisht kur njerëzit flisnin më fytyra e jo më goje. Kur goja heshte e sytë, mimika, e shpirti flisnin. E dinim se çdo eufori e tepruar, do te rezultonte më limite të reja nga pushteti jugosllav. Ndaj, edhe në këto emocione kishte vetëpermbajtje.

Në vendet e palestra ku kendonit ju Vaçe, njerëzit prisnin më  lule, mall dhe zjarr. Të ekzaltuar, ata xhvishnin këmishat e xhaketat dhe u venin flakën. Digjëshin këmishat e zemrat nga malli. Digjëshin ndarjet e kufijt. Ato koncerte, ishin  kremte dhe protestë. Simbolikisht, ata po digjnin kohën e politiken qe ndau kombin. Ndaj, ato tubime nuk ishin vetem muzikore. Ishte ai vit i çmalljes së madhe shqiptaro-shqiptare…  Shoqëronte Orkestra e Madhe e Radiotelevizionit te Prishtinës. Me vjen keq qe s’mbaj mend drejtuesit e Orkestrës, por di se Severin Kajtazi, Isak Muqolli, Krist lekaj…ishin nder më të angazhuarit . Kjo Orkestër, për herë të parë po shoqëronte solistë nga Shqipëria, ndaj të gjitha orkestrimet duhej pregaditur, dhe luajtur drejtëpërdrejtë para publikut apo “live” siç do te thonim sot.

Vaçe Zela. Sot, kur dvgjova se je bërë luleborv e Alpeve të Zvicrës, pranë Aleksandër Moisiut,  mu ngjall ajo  Vaçja e buzëqeshur e para 34 vjetëve, ulur në një autobus të bardhe, (të “Turist Kosovës”)  duke pushtuar më sy luginat e Dukagjinit e Majat e Bjeshkëve të Nemura. .

E shoh edhe sot atë fytyrë kureshtare duke shikuar nga dritarja e duke i thithur ato peisazhe të vendin të cilit i kishte kënduar e kurr nuk e kishe parë. E kur autobusi më këtë karavan të këngës ndalej, atëherë krijoheshin imazhet që preknin në shpirt. Njerëz të emocionuar rrethonin autobusin dhe preknin atë metal te ftohte  duke kërkuar dorën tënde Vaçe. Policia i shpërndante dhe nuk lejonte hapjen e dyerëve. Të rinjë të emocinuar puthnin autobusin, pse ti ishe brenda Vaçe. Gishtërinjtë e lotët  e tyre, linin gjurmët mbi autobusin e pluhrosur qe na e zinte frymën në ato momente. Ata shkruanin vargun e tyre për ju…Ti, Luani, Limosi, Hysniu e të tjerët, përpiqeshit t’i fshihni lotet e ta ruani buzëqeshjen. Shqiptarët qanin për shqiptarët. Per nje çast, harrohëshin të gjitha kengët. Ata ishin aty, jo vetem për të takuar ty, dhe jo vetem për hirë të këngës. Ata donin ta takojnë Shqipërinë e ndaluar. E Shqipëria ishe ti, ne ato momente. Ata po takonin vendin e shkëputur prej tyre, po takonin të kaluarën e humbur, e ndonjëri edhe rininë e shënuar më këngët tua. Nga ata qe prisnin, kishte edhe njerëz të cilët kishin bërë burg  për një këngë tënden ose të këngëtarëve të brezit tend. Për gjeneratat e sotme, kjo pamje, veshtirë shihet si e tillë…Shqipëria, në atë kohë ishte shumë, shumë  larg. Ti udhëtove gadi dyzet vjet për të arrijtur në Kosovë.

Vaçe Zela. Kur dëgjova se paske shkuar, për disa çaste kalova Atlantikun dhe u këtheva në qytezën e vogël të Therandës (Suaharekës). Mu ngjalle Vaçja, në atë drekën e parë që patem svbashku në restoranin “Ballkan”.  Aty  ishim pakëz më të izoluar nga publiku, ndaj biseduam gjatë pvr shumë gjëra, por jo edhe për ato që na interesonin më se tepërmi. Për ato,  nuk të pyeta e as nuk më pyete. Sepse e dinim se rreth nesh ishin “ata”. Saherë që biseda jonë  bëhet më e afertë , ndonjeri nga “ata”  afrohej e ndërhynte më ndonjë pyetje të pakuptimt. “Ata” ishin edhe nga ana juaj, edhe nga ana jonë, Nga Sigurimi i Shqipërisë dhe Sigurimi Jugosllav. Pak a shumë, ne e dinim cilët janë, ndonëse ishin të kamufluar si “asistent regjisor”, “ndihmës teknik”, “shofer” etj.  Ishte ndjenjë  ngulëfatëse të flasish pa fjalë. Të ndjesh dikend aq të afërt, por të mos mund te bisedojsh lirëshem. Fytyra plot shprehje e goja memece. Aty dëgjova më tepër për jetën tende. Mësova që ishe nuse e Kosovës, sic do të thonin vëndasit e mi, pasi bashkëshorti yt kishte rrenjët nga Janjeva. Ti kuptove më mirë se  sa e njohur dhe e respektuar ishe në këtë vend të cilin po e zbuloje. U befasove kur të thash se, në këtë anë të Alpeve, të quajnë Mirej Matje shqiptare. Modestia jote, të bënte edhe më të madhe  se që të dinim.

Lexoja fytyren tënde dhe shihja përplasjen e ëndrrave tona mbi Shqipërinë e panjohur. Lexoja veshjen  tënde të thjeshtë por elegante dhe bëhesha skenë e jotja. Dëgjoja fjalën tënde dhe tërë ato këngë të njohura bëheshin dialog i asajë dite. Unë kisha njëmijë pyetje, ti padyshim shumë përgjigje, por i heshtem dhe ia lamë kohës. Pastaj, shikoja fytyrën e Agron Çobanit, i cili ju printe, asokohe drejtor i Radio Tiranes.  Fytyra e tij, më ngjallte  tregimet për  shqiptarët  të cilet burgosur nga pushteti jugosllav, vetem pse  kishin dëgjuar haptas Radio Tiranën e ndaluar. Jeta eshte plot ironi. Ai rrinte i heshtur dhe askush nuk e njihte, sepse ishte ti Vaçe ajo qe të njihnin dhe donin të t’ takojnë.

Po bisedonim sikur njiheshim prej vitesh edhepse kurr nuk ishim parë. Gjenerata ime ishte rritur më këngët tua. Ne qe kishim vizituar Shqipërinë në atv kohë, e dinim se “Valsi yt  i lumturisë” nuk ishte për lumturinë e atyre viteve, por, vals i një lumturie të imagjinuar –  që  mungonte . Kënga jote për “Diellin e ri”, kishte një porosi univerzale e optimizim njerzorë. Do të mund të këndohej në çdo kënd e cdo gjuhë të botës.

Ditet tona sëbashku, pasuroheshin me ngjarje, biseda, e humor. Limoz Dizdari, Gaqo Çako, Luan Zhegu e të tjerët,  kishin sjellë me vete jo vetem këngët, por tërë sharmin e fshehur të Shqipërisë. Duke e njohur pak a shumë gjendjen në Shqipëri, unë gabimisht kisha fituar përshtypejn se atje, njerëzit  nuk kan kohë për të qeshur. Mirëpo ju, me barsoletat e tregimet tuaja ,  e rrenuat at mal dyshimi, dhe na bëtë të ndjehemi si një familje që po jetonte në bashkvsi me vite. Ato ditë, e bëmë një Shqipëri të Bashkuar, një Shqipëri të Madhe sa kënga jote.

Në çdo qytet qe vizitonim shpërthenin vullkane admirimi e dashurie për ju. Por, ndeshnim edhe ndonjë  befasi të pakëndshme. Gadi në do sallë , na priste Titoja i varur  në mur , si nje mumi . Zyrtarët  nga Shqipëria kishin kerkuar që të  largohet  fotografija e këtij diktatori. Ky ishte qendrim më të cilin nuk bëheshin  kompromise. E njejta rregull vlente për artistët nga Kosova në Shqipëri: Fotografija e  Enveri nuk guxonte të ishte në sallë. Ndaj,  pyetja më delikate ishte se, kush do ta largojë Titon nga koncerti. Disa herë, kjo çështje gadi solli nderprerjën e turneut. Udhëheqësit lokal, kishin frikë ta largojnë. Mirëpo në momentet e fundit gjendej dikush i “gjithëfuqishem” që Titone nxjerrëte jashtë. Njëri prej atyre që merreshin më këtë punë ishte udhëheqësi i atëherëshem i Radio Prishtinës Shaban Hyseni, të cilit ia kishte besuar kujdesin për ceshtjet e nxehta politike. Ndonëse atë e akuzonin si titoist, ishte ky ai  që  zakonisht e nxierrte Titon nga salla. Shumë vite më vonë, Titoja  nga varri, ju hakmuarr Hysenit; E shkarkuan nga puna dhe të gjitha funksionet,  pse kishte larguar fotografinë e Titos ne sallat ku këndonin artistët nga Shqipëria.

Në mbrëmje fillonin koncertët ku shpërthenin të gjitha ndjenjat shqiptare. Ishin ato koncerte të këngës dhe lotëve, të haresë e tensionit. Publikun e vërshonin emocionet. Fytyra e sy te etshëm te njerëzëve, sikur mbulonin skenën tënde Vaçe. Në ajr verehej ekzaltimi, e zbrazja e ndjenjave të mbytura më vite, dhe nostalgjija e malli për të ndaluaren, të largëtën, të ëndërruaren…Njëkohësisht, si një korb mbi kokë, na rrinte  presioni i imponuar nga cenzura e autocenzura. Njera vinte nga pushteti, e tjetra nga droja që të mos t’ i thyejmë rregullat e imponuara. Duhej matur çdo fjale qe flitej, posacerisht para publikut. Çdo këngë, tekst e konferansë, kalonte nepër llupën e cenzorëve  nga të dy  palët. Tani, kishim cenzorët nga të dy anët, dy diktaturat.

Eprorët tu , më këshilluan që moderimin ta bëj sa më zyrtar . Ata kritikuan pse moderimi im, sipas tyre, dukej pakëz perendimor. Më këshilluan që  të mos e ngrisë zërin, kur shqiptoj emrat e artistëve, sepse kjo ua kujtonte moderatorët  italian, stil ky i vleresuar si modernist e borgjez në Shqipëri. Pastaj, unë mora kritika edhe nga ana tjetër, kosovare. Pasi që në atë kohë, dygjuhësia në Kosovë ishte e obliguar  në tubime publike, më thanë së do te duhej pershendetur publikun më një fjali edhe në gjuhen serbokrate, ose do te angazhonin  një serb Ishte ky nje provokim. Nëse publiku serb,  vjen në koncerte të Vaçe Zelës, atvherë bisedojmë për çeshtje, sygjerova unë.

Vaçe Zela. A të kujtohet koncerti në Prishtinë? Na the, së as në Shqipëri nuk kishe përjetuar momente te tilla. Ishte ngjarja më e madhe skenike që kishte parë Prishtina në ato vite. Në Palestrën e Sportit, ku mbahej koncerti, po takohëshin të gjithë lumejtë shqiptarë. Njerëzit nga rajonet, kishin ardhur për të i lidhur dekadat e shkëputura nepërmjet zërit tënd.  Ti e ndeze Prishtinvn dhe ua shkunde rrudhat  atyre që kishin filluar të vjeshtohën  e nuk shpresonin që një ditë do të t’kenë  në skenën e qytetit të tyre. Këngët tua i dhanë një shpirt të ri atij qyteti. Sot, sikur i shoh imazhët e nënave që sjellnin edhe foshnjët e tyre për t’ u fotografuar më ty, të bindura së  ato momente nuk vijnë më, por bëhen histori.. A to kujtohet gazetarja që nderpreu intervistën më ty, sepse nuk i permbante dot lotët…Njerëz që kurr nuk të kishin takuar, hynin më fëmijë, nëna, gjyshe… në dhomën tënde prapa skenës, dhe shtangoheshin kur të shihnin: Ata qanin – ti qaje. Kishte diçka te çuditshme, gadi hyjnore  në ato përqafime. Herë herë, u ngjanin takimit më  dikend që sapo da dal nga burgu. Disa, si të hipnotizuar qëndronin para teje e ti puthnin duart. Nuk flisnin shumë. Lotët u zenin vendin fjalëve. Dhe, këto skena persëritëshin pa ndërpre.

Ata natë, ajo sallë u be lulishte që këndonte më ty. Njerëzit prej ngado sjellnin lule për ty dhe kengëtarët tjere… Pastaj  kuptova se tufat me lule, kishin një sekret brenda. Njëri nga “ata” (që supozoja së ishte i Sigurimit të Shqipërisë), mu afrua dhe me dha një si gjysëm-urdhër: “Lulet do ti pranojsh vetem ti, jo artistët, dhe do ti sjellish në zyrën tonë…” Ai donte të le përshtypjën se kjo ishte çeshtje e sigurisë, mirëpo shpejt zbulova të vertetën. Në një moment, gabimisht hyra në dhomën e “atyre” dhe verejta lule të shpërndara nëpër dysheme. Ata kerkonin diçka midis luleve. I diferencojne lulet, bera sarkazmë në vetvete. Vetem atëherë kuptova së femra e mëshkuj  nga publiku, heqnin stolitë e arit nga trupi, dhe i fshihnin midis luleve për të ua  dhuruar  artistëve  në skenë. Çiftet, po dhuronin kujtimin e shenjtë të kurorës së tyre – unazën e martesës. Ishte ajo gjëja më e vogël e  mirënjohjes admiruese që mund të shprehnin ne ato momente per ju.. Urdhërin për lulet, kryesisht e injorova duke aktruar ngathtësinë. Sepse, nuk mund të grabisja lulet qe ishin sjellë per ju, as  unazat e martesës qe kishin dalë nga duart e adhurueseve tuaj, per ty e të tjerët…Ata lidhnin kurorë të re  – më kengët tuaja.

Vetem një vit më vonë Vaçe, mu ne ate vend e lagjë ku ti këndoje, u derdh gjaku i rinisë shqiptare në demostratat e 81-it. Vitët filluan të bëjnë hapa dekadash në Kosovë…

Vaçe Zela. A të kujtohet mbrëmja e fundit para se të ndahemi në Ohër? Nata e fundit në Hotelin “Metrpopol”, ku kënduam, festuam e qeshem deri në mengjes. E ne agim, si një këmbonë, na ngriti në këmbë  Gaqo Çako me thirrjet e tij nga teraca e hotelit, më tërë zërin  që kishte…”Ooo Selimoooo”…Kush është Selimi, pyetem ne? E dinim se Gaqo kishte pirë pakëz raki, por nuk ishte i dehur. Thërriste  më tërë zërin. Pastaj sqaroi se, matanë liqenit, në Poradec, paska një kolegë ushtrije qe quhej Selim …” Dua ti them atij , ja ku jam unë e ku je ti”, shtoi ai.Për ne, kjo tinglloi si  humor ,pasi s’dinim nëse nga Selimi kishte kujtime të mira apo të keçija.

Një orë më vonë, Gaqo Çako, dhe të tjerët, ishin pertej liqenit, në anën e Selimit… Ne që mbetem në këtë anë të liqenit, e veshem pikllimin. Të dy palët po kthëheshim në botërat e tyre të ndara. Shqipëria e Madhe e Këngës, të cilën e ndertuam gjatë atyre ditëve, përfundoi. Serish u nda në dysh…

Vaçe Zela. Pas tri dekadash,u  këtheve për herë të dytë në Prishtinë. Herën e kaluar na solle këngën, kësaje radhe – pikllimin. Hyre për herë të fundit në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë dhe nga aty shkove lartë  në qiell. Yjet si ti – i takojnë qiellit. U  bashkove më yjët tjera shqiptare, Elena Gjikën, Aleksander Moisiun, Gjon Bellushin, Elena Ciriqin, Ibrahim Kodrën, Bekim Fehmiun.Ti mbetesh Teuta jonë e këngës tonë . Të fala yjeve Vaçe. Pusho  atje lartë të Dielli yt i Ri , dhe vazhdo te ndiçojsh…

Ne Foto: Nga perfundimi i koncertit ne Prishtine. Nga e majta: Limos Dizdari e Shpresa Berisha,Luan Zhegu e Luan Hajra, Liliana Kondakci e Shahindere Berlajolli, Hys Shkreli moderator, dhe nje person i paidentifikuar, Isak Mucolli (violine), Vace Zela (shenuar me shixhete),Burbuqe Rushiti (gazetare), Nazmije Hoxha, dhe Shpresa Gashi (ne thellesi) Prapa: Nje pjese e Orkestres se Madhe te Radiotelevizionit te Prishtines

 

Filed Under: ESSE Tagged With: 34 vjet me pare, ajo shkoi ne Qiell, Hyse Shkreli, me Vace Zelen

BEKIMI NUK E VRAU BEKIM FEHMINE- AI NA BEN EUROPIANE

June 8, 2013 by dgreca

Bekim Fehmiu aktroi jeten, aktroi edhe vdekjen. Simbolikisht, ai gjate jetes vdiq shume here dhe gjithnje u ngrite. Me vdekjen, ai shkoje, mirepo ne e takojme cdo dite, nga faqet e gazetave revistave, librave e deri tek ekrani dhe cdo dite flasim me te. Fehmiu nuk vrau vehten, sic u tha, Bekimi nuk e vrau Bekim Fehmiun: Ate e vrau koha e lige./

 Nga Hyse Shkreli/ New York/

Vdekja e Fehmiut nuk ishte ndarje, nuk ishte vdekje, por ishte nje proteste, ishte revolte, vullkan. Disa vite para vdekjes, ai zgjodhi heshtjen si arme, mirepo edhe heshtja e tij fliste. Filmat e tij flisnin per nje talent te pashembult, kurse heshtja per nje mllef, pakenaqes e pezem ne ngjajet qe zhvilloheshin rreth tij, si ne jeten personale ashtu edhe ne ambientin e rrethin ku jetonte.

Bekim Fehmiu lindi e vdiq ne Qershor. Shpirti i tij shkoje larte ne qiell, tek pushojne yjet, kurse trupi rrodhi lumit shqiptar te Prizrenit per te u bashkuar me det e detra te kulturave te botes, ashtu sic rrjedhte filmi i tij dikur.

Na pasuroje me jeten e tij, por edhe me vdekejn. Ndonese vdekja eshte hymbje, ne rastin e vdekjes se tij u ngjallen zere, polemika pyetje, studime te vepres se tij, debate e dialogje si asnjehere me pare. Nder pyetjet me te zeshme ishte ajo e kundershtarave te tij: Sa ishte Bekimi shqiptar dhe cka beri ne kulturen tone? Pse nuk luajti ne asnje film shqiptar etj?

Fakti qe Bekimi jetoje ne Beograd nuk e ben ate me pak shqiptar se shume krijues shqiptar te cilet jetuan ose u shkolluar ne qendra tjera te Europes. Ne kohen e pushtimin Otoman te Shqiperise e Kosoves, shume intelektuale shqiptar , jetonin e shkolloheshin ne Stambol: Athua duhet fshire ata nga kultura jone? Athua duhet eliminuar nga kultura italiane Frenk Sinatren, Martin Skorcizin, Leonardo di Kapron sepse asnjehere nuk luajtne ne ndonje film italian?

Per dallim prej tyre, Bekimi megjithate luajti ne skena shqiptare te Kosoves. Ai ishte aktor i Teatrit (atehere Krahinor) sot Kombtar te Prishtines per disa vite. Ai madje luajti, dhe foli shqip ne filmin “Te arrijsh para agimit” (ne rrolin e Esad Lumit). E per rrole me te medha, as qe kishim filma per Bekimin: Ai ishte me i madh se filmat qe benim. Ta zeme, Bekimi luan rrolin e parene film ne vitin 1953: Cfare produksioni filmik kishim asokohe ne Kosove ose Shqiperi? Nuk kishim madje as kinema, pos ne dy tre qendra te medha, kurse ne Shqiperi sapo krijohej Kinostudioja “Shqiperia e re”, dhe ate me ndihmen e eksperteve rus dhe jugosllav. Ne kohen e vrullit te tij krijues, prodhimtarija filmike shqiptare praktikisht as qe egzistonte ne Kosove as Shqiperi.

Shume here shkruam se Bekimi u shkollua ne Beograd. E verteta, shkollimin baze ai e filloje ne Universitetin Fehmiu,sepse Familja Fehmiu, ishte nje universitet i vogel shqiptar. Ne kohen kur Kosova nuk kishte Universitet, madje as shkolle te larte, ishin disa familja te njohura shqiptare qe luajten rolin e universiteteve shqiptare, si familja Fehmiu, Mekuli, Agani, Zajmi, Kelmendi , Kacinari, Berisha, Begolli, Qena, Shkreli, Mulliqi, etj. te cilat i dhane secila, nga disa emra kultures tone.

Bekim Fehmiu beri udhetim Uliksi jo vetem ne ekran, por edhe ne jeten e tij duke u shperngule nga nje qytet ne tjetrin, nga nje kulture ne tjetren: Kater qytete dhe kater mure paten ndikim te madh ne formimin e Bekim fehmiut si njeri: Qyteti ku filloje nje lufte Boterore,Sarajeva, pastaj qyteti i veteflijimit shqiptar Shkodra, Qyteti i Beses se Madhe Shqiptare (Lidhjes) Prizreni, kryeqyteti i shtetiti te ardhem Prishtina, dhe kryeqyteti i shtetit te fundosur ( Jugosllavise) Beogradi. Ne keto qytete, beri jete e lufte per shumecka.

Kater qytete dhe kater mure do te mbesin keshtjella ne biografine e tij. Disa i pushtoje, disa i ngriti.

Muri i pare te cilin e rrenoje ishte ai qe viteve te 50-ta ndante dhe izolonte Kosoven nga bota, posacerisht ajo perendimore. Duke dale nga nje geto kulturore teresishte e panjohur, cfare ishte shendrruar Ksoova pas Lufts se Dyte Boterore, Bekimi rrenoje kete mure dhe hapi dyer e inspiroje edhe krijues tjere kosovare per hapa te till.

Muri i dyte qe rrenoje, ishte ai i percmimit qe i behej kutlures shqiptare nga Beogradi e Serbija. Ai u ngrite mbi ate urrjetje dhe i beri edhe armiqet e kultures se tij ta admirojne e pranojne artin e tij.

Muri i trete ishte muri i izolimit kutluror qe Evropa Perendimore iu kishte vene asaje Lindore. Viteve te 70-ta, asnje film apo artist i shquar nga Evropa Komuniste nuk arrijti te bente emer ne Perendim. Duke ngadhnjyer ne festivalin e Kanes, Bekimi ishte i pari aktor nga Lindja, qe po fitonte nje shperblim prestigjioz ndekombtar ne Perendim. Shume vite para rrenimit te Murit te Berlinit, nga Regani e Gorbatqovi, Bekimi me disa krijues tjera, kryesishte nga komuniteti hebraik i Evropes Lindore, thyen murin kulturor te Berlinit.

Nje mur e barier tjeter edhe me e madhe per Bekimin ishte hyrja ne Arenen filmike te quajtur Holivud. Atje, hyrja ishte edhe me e rende, pasi qe Holivudi gjate kohes se Makartizmit ishte akuzuar si qerdhe e komunizmit ne Amerike,ndaj ishte tejet hezitant ne pranimin e cfaredo artisti qe vinte nga Evropa Lindore e cila shihej si bastion i komunizmit. Me filmin “Aventurieret”, Bekimi e theu edhe kete mur dhe nuk pranoje kompromis as ne ndryshimin e emrit per qellime komerciale, sic i sygjeruan. Pak nga paragjykimet negative holivudiane per krijuesit nga “Lindja”, e pakez nga etja e tepruar per spektakel, filmi shenoje mbylljen e karieres se sukseseve te Bekimit. Ai u prit ashper nga kritika amerikane, mirepo kjo nuk zvogloje madheshtine dhe vullnetin e Bekim Fehmiut per te vazhduar me projekte tjera.

Ne historine e kombit tone, mbetet fakt qe Bekim Fehmiu ishte i pari aktor shqiptar qe u promovua ne Holivud. Asokohe, Gjon Belushi, i cili sapo kishte filluar karieren e tij ne Televizion, nuk ishte identifikuar akoma si shqiptar. Fakti qe Belushi nuk prezentohej si shqiptar , flet per aftmosferen e disponimin qe mbreteronte ne Holivud ndaj “ardhacakeve” filmik. Per te mesuar kete situate me kombesin e Belushit, duhet shfletuar Biografine e tij te pare, te shkruar nga gazetari tani legjendar Bob Vudvard, i cili u be i njohur pasi qe sebashku me Karl Bernstein zbuloje aferen “Watergate” dhe detyroje ish Presidentin Nikson te jep doreheqje nga Shtepia e Bardhe.

Sipas pershkrimeve te Vudvard, i cili eshte biografi i pare i Belushit, akori ne fillim te karieres, hezitoje te zbuloje publikisht identitetin e tij shqiptar pasi qe Shiperia atehere njihej si keshtjelle tipike komuniste .Njekohesisht, Holivudi qe sapo kishte dale nga akuzat makartiste per “strehim komunistesh’, te cilat sollen burgojke e arratistje artistesh. Disa prej tyre, si Qarli Qaplin, madje u detyruan ta leshojne Holivudin e vendosen ne Europe, ku Qaplin edhe sot ka varrin. Ndaj Belushi, me gjase frigohej se dikush do te mund ta fuste ne listen e “te kuqeve” dhe keshtu do te demtoje karieren e tij ne start. Reth dhjete vite me vone Belushi, del para opinionit amerikan si shqiptar.

Ky fakt nuk njollose biografine e Bellushit, apo stolise ate te Fehmiut: Eshte vetem nje ilustrim i rrethaneve, e atmosferes me te cilen u ndeshen ne Holivud si Belushi ashut edhe Fehmiu e shume te tjere.

Ai zgjodhi Beogradin jo si cak, por si nje shkalle per ne Evrope, dhe bote, pasi qe realisht, asokohe ky qytet kishte industine me te zhvilluar filmike krahasuar me qendrat tjera te Ballkanit. Nga aty, ai hyri ne Evrope e hyri dhe ne kinematografine boterore. Fakti qe ai i kontriboje edhe kultures serbe, nuk na demton, por na pasuron. Ata qe dikur na quanin sharraxhinje, tani e pranuan si yll. Kombi yne edhe me heret , gjate historise , u ka dhene dhene gjenerale , prijse, artiste e krijues kulturave te huaja.

Ne Kohen kur ne Kosove e Shqiperi po perpiqemi te hyjme ne Evrope, kariera e Bekim Fefmiut nxite e inspiron ne kete udhetim. Sepse, ne Europe nuk hyhet vetem me nenshkrime marrveshjes, traktatesh,e liberalizim vizash. Ne Europe, me se pari hyhet me kulture. E Bekim Fehmiu, na beri europjane atehere kur Europen e kishim shume larg. Atehere kur Europa na kishte harruar teresisht.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Bekim Fehmine, Bekimi nuk e vrau, Hyse Shkreli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT