• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Promovim vlerash në Nju Jork, promovimi i librit “Tim Biri” i Dr.Adem Harxhi

March 1, 2017 by dgreca

Një libër për të gjithë/

16836542_10212146271751225_485646360162905635_o

Nga Violeta Mirakaj/

16938806_10212146287071608_2815488295887170083_nAkademia Shqiptaro – Amerikane e Shkencave dhe Arteve si dhe Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikane në New York, në një nga ditët e fundit të shkurtit, 2017, në një nga sallat e “ Monroe College” organizoi promovimin e librit “ Tim Biri” të Doktor Adem Harxhit, me organizatorët Ilirjana Sulkuqi dhe Astrit Tota.

16997743_10212153096761846_3593504905040085437_n

Nën tingujt e Hymneve të Flamujve të të dy vendeve, Amerikë dhe Shqipëri si dhe në atmosferën e gëzueshme artistike të këngëve të kënduara nga artistja Merita Halili te shoqëruara nga R. Hyseni; si dhe znj. Balaj e shoqeruar në piano nga Prnavera Çobo dhe Lorivert Çobo u shpalosën vlerat e librit “Tim Biri” me autor Doktor Adem Harxhi.

16939208_10212146665001056_1748273551383605650_nNga folësit e shumtë, si dhe nga vetë autori u theksuan vlerat ideo- emocionale, përmbajtja e pasur me ngjarje dhe mendime nga njera faqe te tjetra. U sollën para auditorit vlerësimet që i janë bërë nga Prof. Dr. Agron Fico; Dr. Fatmir Terziu.“ Tim Biri” është një mozaik tregimesh mjekësore- letrare për dhjetëra e dhjetëra ngjarje në klinikat tona mjekësore të cilat kanë formën e eseve. Realiteti i ri dhe i shumanshëm që ka sjellë autori në fushën e shëndetit ka ardh si rrjedhojë e një përvoje të gjatë klinike si dhe në fushën kërkimore e studimore të vazhdueshme.Libri fillon me shkrimin “Pse shkruan doktori”. Dialogu që zhvillon me mbesën e tij të vogël, është një formë efikase dhe i krijon mundësine doktorit të shpalosë rolin e vet si misionar. Mjeku duhet të ketë ndërgjegje të pastër, dëshirë për të mësuar dhe për të fituar përvojë, zemër të butë dhe shpirt të gëzueshëm, mënyrë jetese të moralshme dhe seriozitet në gjithçka, konsideratë më të madhe për nderin e tij se për paratë, më shumë interes për të qenë i dobishëm për të sëmurët sesa për veten…..Pra duket si kur shkrimet janë përpjekje përpjekje për të gjetur sekretet e procesit mjekues; e protagonistë janë i sëmuri dhe doktori ku ka shumë dhimbje , ka vdekje, ka shërim po dhe ka shumë dashuri. Doktori e inkurajon të sëmurin duke i thënë se është afër shërimit edhe nëse nuk është i sigurt, sepse temperamenti i trupit varet nga cilësitë e shpirtit.

16903545_10212146274751300_4046149262926451752_oLibri është plot figura mjekësh që në situata tepër të vështira dhe delikate të jetës së pacientit shpalosin tipare, cilësi të larta njerëzore,të tilla si ndjeshmëria, dhembshuria, përkushtimi e mbi të gjitha dashuria. Mjeku i vërtetë jeton dramën e pacientit në formën e përkushtimit për t’ia lehtësuar dhimbjen dhe për t’ia shpëtuar jetën duke flijuar pjesën nga jeta e tij shpirtërore dhe fizike. Dhimbjen e pacientit e ndjen në mendjen e tij dhe kërkon udhë e metoda sa më efikase që ta lehtësojë atë. Në libër ka hollësi të bukura të këtyre marrëdhënieve.

16864986_403561833337582_2454651498147646275_nJeta ime (shprehet autori), puna ime, ashtu si e të gjithë kolegëve të mi është e gjitha e lidhur me të sëmurët. Ata me sëmundjet e tyre, më çuan në mendime, që ndryshe, nuk do t’i kisha. Pacientët e mi kanë qenë mësuesit e mi më të mirë. Në artin e të mjekuarit ata më mësuan shumë gjëra që nuk i kam gjetur në asnjë libër apo leksion.

16999061_403583090002123_1134891492359358991_nDr. Adem Harxhi me formën e veçantë të rrëfimimit, e trajton subjektin jo thjesht si një këshillë, udhërrëfim, fjalëdhënie prindërore, as edhe ato që zanafillen tek jeta dhe profesioni, as ndonjë lidhje didaktike psikologjike apo moraliste.Libri “ Tim Biri” është filozofik dhe mbi të gjitha një “ligjësor”, jetik që i duhet familjes dhe vetë jetës, shprehet F.Terziu në pasthënie.Nuk është thjesht grumbuj esesh të shkruara nga jeta po është një libër i mirëfilltë, letrar, situator, profesional. Përveç atyre shtatë gjërave të njohura psikologjike që duhet t’ia themi fëmijëve, pyetja e Dr. Harxhit (fq. 158) “si kemi bashkëbiseduar ne me fëmijët tanë” është një arsye që plotëson logjikën e duhur e të domosdoshme të kësaj ftese për të riprodhuar tradita dhe risqe të ardhura nga koha e djeshme kur ‘media’ me gjithëse e kufizuar në Shqipëri, gjente mënyra të depërtonte në jetën e tyre” (fëmijëve). Fëmijët ndjehen të sigurt duke ditur se ju (prindër) i doni ata….Se pa marrë parasysh se çfarë vendime ata bëjnë, ju kurrë nuk do të ndaleni pa i dashur ata….. Fëmijët janë një burim i pashtershëm i lumturisë dhe dashurisë. Ajo është aq e rëndësishme që ata ta dinë këtë ! Libri i trajtuar filozofikisht me një gjuhë të thjeshtë, të bukur dhe tërheqëse, “Tim Biri” na shpie të mirëkuptojmë se jeta ka mjaft gjëra që vijnë shkallë- shkallë, e pastaj midis pyetjeve të shumta, që siglohen plot kulturësi nga ana fetare, apo edhe më tej, mes arsyeve dhe lidhjeve për problemet e seksit dhe seksualitetit.Ndihmesa Dr. Harxhit i vjen nga Bibla, “ Kënga e Solomonit me vargun – Le të më puthë ai me puthjet e gojës së tij….” Autori shprehet se, kjo është kënga e këngëve- është një duet mahnitës dashurie, pikërisht aty ku ne dhe vetë lidhja prind – fëmijë mirëkupton se ne jemi “ shumë të veçantë”.Me Mitin e Hipolitës, atë mit ku Hipolita u prek në krenari dhe në nder, shkrimtari shpjegon se ‘gruaja amazonë e sotme, nuk është as e qetë as e hapur’. Por ajo që shkon përtej miteve të vjetër e të rinj është lidhja prindërore që bashkon dëshirën “unë të dua ty edhe kur….” Nëpërmes rreshtave kupton, se gjithkush gëzon duke ditur se çfarë bëjnë ata që i bën njerëzit e tjerë të lumtur, sidomos fëmijët tuaj. Këshilla është e qartë në alternativën e leximit kohor ( shprehet në shkrimin e vet F. Terziu): – “ Merrni kohë për të nxjerrë në pah ndonjë aspekt pozitiv në lidhje me sjelljen, karakterin, mirësinë, talentet, idetë e tyre ose punës së shkollës.Mes faqeve të librit Dr. Harxhi na mëson se “plaga duhet mjekuar, jo mbuluar”, (fq. 288) kjo shihet te lidhja me arsyetimin e prindit tek fëmija – “ Unë jam mirënjohës për ju çdo ditë”. Nëse kjo bëhet për ju praktikë dhe është bazë në ndonjë besim, ose në qoftë se ju luteni në mënyrë të rregullt, të luteni me fëmijët tuaj dhe ata arsyetojnë e lejojnë të dëgjojnë ju falenderoni Perëndinë, për të pasur ato mirësi në jetën tuaj, dhe kështu ju bëni atë që duhet, pra lutuni për mirëqenien e tyre. Gjithashtu lutuni për shpirtrat e tyre, veçanërisht kur ata ata janë duke kaluar kohë të vështira, pra shëroni plagët e tyre. Më tej këshilla të veçanta mes arsyes dhe filozofisë kërkon të themi përpara fëmijës se “ Unë besoj në ty/ unë ju besoj ju” për të kuptuar Lui Paster, mikrologun francez, i cili ka shkruar se “ Mikrobet nuk janë gjë, terreni është gjithçka”. Pra vetëm duke kuptuar kështu fëmijët tanë do të rriten tek ndjenja e sigurt nëse ata e dinë se ne i besojmë në to. Dhe kur ne u tregojmë atyre se besojmë në arsyet e tyre dhe respektojmë vendimet e tyre natyrisht gjejmë mirëkuptim dhe tek teoritë e Dr. Griffin.

Autori mendimet e veta i shpalos me argumentime të mjaftueshme dhe ato tingëllojnë të vërteta; pra mos harroni, fëmijët janë një bekim, një mrekulli, dhe një dritë që mund të ndriçojë jetën tuaj çdo ditë. T’i bëjmë ata të mendojnë se dhe ne e dimë atë mirë. Çdo ditë…..edhe duke ju referuar mjekut, shkrimtarit A.Çehov theksojmë se “ Edukimi është më i fuqishëm se trashëgimi.”“U përpoqa të jem njeri”. Përpiqu edhe Ti, biri im… Vendosa t’u dërgoj letrën që Çarli Çaplin i dërgoi vajzës së tij, Geraldinës, shkruan Dr. Harxhi. Ai e shkroi këtë letër kur ishte 76- vjeç, të cilën autori e ka përshtatur në shqip….….Në atë kohë Geraldina ishte kërcimtare e shquar në skenat e Parisit- në vitin 1965. Letra edhe pse është emocionale dhe thellësisht personale i përshtatet gjithkujt. Ajo është shembulli më i lartë i kujdesit dhe dashurisë i shqetësimeve dhe kënaqësive, krenarisë dhe përjetimeve të një babai. Ajo është shembulli i mençurisë së grumbulluar dhe të ruajtur prej tij, që nga fëmijëria.Në këtë letër të shkruar nga artisti që në personalitetin e tij mbart shumë tragjizëm, do të gjeni gjithçka që ne prindërit u përpoqëm t’u mësonim juve dhe gjithçka, që ju do të dëshironit t’ua mësonit fëmijëve tuaj. – “ Unë e di , që midis etërve dhe fëmijëve, gjithnjë zhvillohet një duel…. Nuk i dua fëmijët të nënshtruar…dua që ti të mos e harrosh babain tënd, Çarli. Unë nuk kam qenë engjëll,por gjithnjë u përpoqa të jem njeri. Përpiqu edhe ti.Respekti dhe nderimi për punën e shquar të qindra vajzave dhe grave që punuan në zona të vështira të Rrethit Gjirokastrës është shkrimi “ Luljeta” ku jep përkushtimin, kontributin e tyre për arritjen dhe për ruajtjen e shëndetit të nënës dhe fëmijës.Tabloja e botës reale shikohet nga pikëpamja e vlerave reale dhe jo nga pikëpamja e objektivitetit dhe se jeta është një edukim i vazhdueshëm ; këmbëngulja është talent, puna krijim, krijimi vepër.

Filed Under: Komunitet Tagged With: i Adem Harxhit, promovimi i librit “Tim Biri”, Violeta Mirakaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT