• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KARDIOLOGU FIERAK I ARIZONËS

August 31, 2017 by dgreca

2 familja e dr. Akil LoliNga Hajro Hajra/Arizona/SHBA/1 dr. Akil Loli

Po të ishte Shqipëria çfarë nuk është, truri i saj nuk do të shpërndahej gjithandej nëpër botë, ajka e mendjes nuk do të ikte e të kërkonte “shpëtim” larg, sa më larg Atdheut, i cili në çerek shekulli demokraci, nuk arriti të demokratizohet. E çfarë mund t’u ofrojë bijve e bijave të saj Shqipëria demokratike, kur demokracia në Shqipëri, kjo metamorfozë e komunizmit, Shqipërinë e ka shndërruar, po të flasim me gjuhën enveriste, në një kopsht të lulëzuar, porse jo në kopsht të lulëzuar në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, por në një kopsht ku lulëzon droga, korrupcioni, shantazhi, pasiguria, varfëria, “demokraci” të cilën do ta braktiste, po të mundte, i madh e i vogël. Kjo demokraci e detyroi dhe personazhin e këtij shkrimi t’ia kthente shpinën kopshtit-parajsë e të vinte për të filluar një jetë nga e para këtu, në SHBA, në “skëterrën kapitaliste”.

Është ky kardiologu i njohur i Arizonës, dr. Akil Loli, i certifikuar për kardiologji mjekësore të brendshme, për kardiologji kirurgjike, për kardiologji nukleare dhe për tomografi kompjuterike kardiake. Akili me familjen jeton në Paradise Valley, një qytet i vogël me 13-14 mijë banorë, e drejta një paralagje e Feniksit, kryeqytetit të Arizonës, e njohur me fushat luksoze të golfit, me shtëpitë e me hotelet e shtrenjta. Ai është nga Fieri, ndërkaq zonja e tij, Marina, është nga Shkodra. Akili ka lindur në Fier, ku ka jetuar deri në moshën 18-vjeçare, kohë kur (më 1988) ka vajtur në Tiranë për të filluar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, degë që i ishte caktuar me direktiva partie, siç veprohej atëherë në Shqipërinë – Kështjellë të Komunizmit. Pas përfundimit të studimeve, më 1993, menjëherë ka filluar punën në Spitalin Ushtarak, për të vazhduar në vitin e dytë në Repartin e Kardiologjisë, ku kishte bërë trajnimin për kardiologji.

Më 1995 është martuar me Marina Progrin nga Shkodra, me të cilën ishte njohur në universitet (edhe ajo ka mbaruar studimet në mjekësi, 1 vit pas Akilit), ndërkaq, familja e saj është me prejardhje nga Kosova. Më 1992, ajo kishte pasur fatin ta takonte Nënën Terezë, gjatë vizitës së saj të tretë në Shqipëri, një fakt që ajo e thotë me krenari.

Pas 1 viti, në shtator të vitit 1995, pasi sigurojnë vizat, marrin udhën për në Amerikë. Fillimisht vendosen te xhaxhai i Akilit, Gjorgji, në qytetin Coral Springs, të shtetit Florida. Në shtëpinë e xhaxhait jetojnë për më pak se 1 vit, derisa vjen në jetë fëmija i parë dhe pastaj shkojnë për të jetuar në një shtëpi më vete.

Po, pse kishin zgjedhur pikërisht Amerikën dhe jo, ta zëmë një vend të Europës, më afër Shqipërisë? Ja si e shpjegon Akil Loli psenë e vendimit për të ardhur në SHBA: – Në asnjë vend, as në Europë, njeriu nuk trajtohet aq mirë, siç trajtohet këtu, në Amerikë.

Pa u bërë 1 vit nga ardhja në Amerikë, në maj 1996, çiftit Loli u kishte lindur fëmija i parë, gëzimi i parë, vajza Helen.

Fillimi, eh, si çdo fillim, i vështirë, me peripeci të shumta, por Akili e Marina, megjithatë i kishin përballuar, ndonëse jo me aq lehtësi.

Ja si i kujton zonja Marina ditët e para në Amerikë: – Ishte vështirë, shumë vështirë. Ishim pa lekë, punë nuk gjenim. Unë aplikoja për të punuar çfarëdo pune, por kur e shkruaja në aplikacion profesionin mjeke…, kush të merrte në punë. Veç kësaj, as anglishten nuk e dija mirë. As Akili s’po gjente punë… Kishim marrë vendim të ktheheshim dhe do të ktheheshim, po të kishim lekë për bileta. E kaluam si e kaluam këtë fillim tepër të rëndë, por shumë shpejt gjërat filluan të ndryshonin për të mirë, sapo Akili gjeti punë.

Për të arritur këtu ku është sot, Akili kishte qenë i detyruar të punonte shumë. Vitin e parë, kur u kishte lindur vajza, kishte bërë tri punë të ndryshme, kishte punuar deri në 18 orë në ditë, me një pagë 4.25 dollarë në orë (aq sa ishte paga minimale në Floridë më 1995) dhe pastaj kishte arritur të shkollohej pa asnjë lloj ndihme, pa asnjë lloj burse, i mbështetur tërësisht në forca të veta. Gjatë 3 vjetëve të qëndrimit në Floridë, ai arriti t’i kalonte hap pas hapi të gjitha provimet e domosdoshme për t’iu njohur shkollimi që kishte bërë në Shqipëri, domethënë diploma për mjekësi.(Me shume lexoni ne Diellin ne print)

Filed Under: Histori Tagged With: dr. Akil Loli, Hajro Hajra, I ARIZONËS, KARDIOLOGU FIERAK

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT