• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

IMZOT RROK MIRDITES IU DHA LAMTUMIRA

December 11, 2015 by dgreca

*Papa Françesku dërgoi telegram ngushëllimi për imzot Mirditën/

*Ambasada shqiptare pranë Selisë së Shenjtë: kurorë në nderim të imzot Mirditës/

Besimtarët katolikë, Tirana dhe e gjithë Shqipëria i dhanë te Enjten, 10 Dhjetor 2015, lamtumirën e fundit, kryeipeshkvit metropolit, imzot Rrok Mirditës, i cili u nda nga kjo jetë më 7 dhjetor, pas një sëmundjeje të rëndë. Dhimbja, por edhe mirënjohja për rrugën e bërë së bashku, qenë ndjenjat me të cilat, besimtarët e kleri shoqëruan trupin pa jetë për në banesën e tij të mbrame, në kriptën e katedrales së Shën Palit në Tiranë.

“Të rroni e ta kujtoni”, janë fjalët e zakonshme ngushëlluese të popullit shqiptar. Vërtet, shqiptarët do ta kujtojnë ipeshkvin si bariun e parë pas komunizmit, që e drejtoi Kishën e rilindur në rrugën e përtëritjes e të zhvillimit; do ta kujtojnë për kontributin e dhënë në harmoninë fetare, siç tha edhe presidenti i Republikës, Nishani, gjatë homazheve; do të kujtojnë se shërbimi i tij nisi me shën Gjon Palin II e përfundoi me Papën Françesku, që deshi, edhe ai, të vijë në Shqipëri; do të kujtojnë kishat e strukturat e ndërtuara gjatë këtyre viteve, duke filluar nga katedralja, por sidomos, rrjetin njerëzor që krijoi rreth vetes, për të cilin e konsideronte veten me fat, sepse Hyji i kishte dhënë në dorë kujdesin për shpirtra njerëzish të martirizuar, që Hyjin ua kishin mohuar… Natyrisht, Zoti do të kishte ardhur sërish në Shqipëri edhe pa imzot Mirditën, por zgjodhi pikërisht atë, për ta shoqëruar vendin në rrugën e dashurisë së krishterë e të fesë, duke e bërë kështu, edhe bashkësinë katolike të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, së bashku me gjithë besimtarët shqiptarë, pjesë e Popullit të vet. Tani, ky popull do të ketë edhe një zë tjetër, që i lutet Atit Qiellor për të.

Papa Françesku dërgon telegram ngushëllimi për imzot Mirditën

Papa Françesku i dërgon telegram ngushëllimi bashkësisë katolike shqiptare dhe klerit e besimtarëve të kryedioqezës metropolite të Tiranë-Durrësit, për vdekjen e imzot Rrok Mirditës. Sapo përfundoi funerali i kryeipeshkvit të ndjerë në Tiranë, i telefonuam një bashkëpunëtori tonë të vjetër, Ferdinand Ndocajt, i cili përshkruan me fjalë plot emocion ndarjen e bashkësisë katolike me ipeshkvin e vet. Duke kujtuar se programi shqip i Radio Vatikanit përfaqësohej në meshën e dritës nga kryeredaktori, don David Gjugja, po ia japim fjalën Ferdinandit për të informuar kështu, edhe ata, që nuk mundën të merrnin pjesë në salikimet e kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit.

Ambasada shqiptare pranë Selisë së Shenjtë: kurorë në nderim të imzot Mirditës

“Ju dërgoj nderimet tona dhe dhembjen tonë per kalimin në shtëpinë e Atit, të Imzot Rrok Mirditës. Ngushëllime për bashkëpunëtorin Tuaj e Mikun tonë të madh”. Këto dy rreshta janë shkruar nga I ngarkuari me punë i ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, z. Visar Zhiti, i cili na dërgon një notë, apo “një kurorë me nderim”, siç e quan ai, për kryeipeshkvin e ndjerë të Tiranë-Durrësit. Por ja letra:

“Ambasada e Shqipërisë në Vatikan dërgon një kurorë me lule në Atdhe në nderim të Shkëlqesisë Tij, Imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkv metropolit i Kryedioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, i cili ndërroi jetë në 7 dhjetor 2015 duke kaluar në shtëpinë e amëshuar të Atit.

Kurora është në emër të të Ngarkuarit me Punë pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhërit të Maltës, Visar Zhiti si dhe Zonjës së Tij, shoqëruar me ngushëllime Kryedioqezës Tiranë Durrës, Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, familjes Mirdita, bashkëpunëtorëve të tij, besimtarëve, me dhimbjen se iku një rilindas i palodhur i rimëkëmbjes së Kishës Katolike Shqiptare, vizionar e dinjitoz, i përzemërt dhe mik…

Kujtojmë takimet dhe pritjet e imzot Rrok Mirditës, bisedat me të dhe mirësinë e tij, qetësinë e shenjtë dhe bëmat.
Jeta e Tij është një përkushtim Hyut. E shfletojmë për ta patur shembull shelbimi dhe si mirënjohje për ato që arriti të bëjë për ne:

Lindi në Kllezën të Ulqinit në 28 Shtator 1939, ku kreu dhe studimet fillestare e ato të mesme, kurse studimet e larta filozofike dhe teologjike i kreu në Zagreb.
Imzot Rrok Mirdita e nisi si meshtar në vitin1965, kur u shugurua si i tillë nga kryeipeshkvi i Tivarit në Mal të Zi dhe më pas administrator i Kishës së Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Salç dhe më 1970 famullitar i Kishës së Shën Gjon Pagëzorit në Klezë.
Dërgohet në Nju Jork për t’i shërbyer diasporës shqiptare katolike në Bronx në Qëndrën “Zoja e Këshillit të Mirë”, ku do të jetë dhe si meshtar i përhershëm në këtë Kryedioqezë, ku dhe themelon Radion “Zëri i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës” për Nju Jorkun dhe rrethinat.
U njoh me emigracionin shqiptar, ndarjen e dhimbshme dhe persekutimin e familjeve të tyre në Shqipërinë diktatoriale, iu bashkua atyre, në shërbim të tyre, duke u dhënë shujtën e shpirtërore…

Në 25 prill 1993 shugurohet nga Papa Gjon Pali II për të filluar misionin si Kryeipeshkv i Durrës-Tiranës. Një vit më vonë do të jetë dhe President i Karitasit shqiptar
Në vitin 1996 zgjidhet kryetar i parë i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale në Shqipëri si dhe kryetar Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë për dy mandate me radhë si dhe në vitet 2006 e 2009.
Në janar 2005 Papa Gjon Pali II e lartësoi në rangun e Kryeipeshkvit metropolit dhe po atë vit merr palion e metropolitit nga Papa Benedikti XVI në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i dha titullin “Qyetar Nderi”, po kështu dhe ai i qytetit të Rrëshenit

Në vitin 2006 Presidenti i Republikës së Shqipërise e dekoron me urdhërin “Nënë Tereza” dhe në vitin 2010 me Urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Me nismën e tij dhe ideimin e tij mbahet në Tiranë për herë të parë në 2011 mbledhja e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Europës.
Në 13 maj 2013 Akademia Bonifaci VIII i dha titullin Akademik Nderi.

22 vjet në Shqipëri, Imzot Rrok Mirdita punoi me vetmohim për rilindjen e besimit në të gjithë vendin, nxiti arsimin, shëndetësinë kujdesin ndaj fëmijëve, familjes, qendrave sociale për fëmijët e braktisur, rehabilitimin e të rinjve të prekur nga droga, pa dallime fetare, iu desh të përballojë me përkushtim hallet dhe vështirësitë e Luftës së Kosovës, dyndjen si në bibël të refugjatëve nga Kosova dhe në vitin 1999 u bën thirrje institucioneve të ndryshme katolike të Europës për ndihmë, ku autoriteti i tij gjeti përkrahje dhe mbështetje.

Imzot Rrok Mirdita donte një Shqipëri euroantlantike me besim te Zoti, si një katolik i madh rizgjoi dhe risolli vlera humane e shpirtërore, punoi në forcimin e mëtejshëm të harmonisë fetare në Shqipëri, aq proverbiale në botë. Ai pati fatin të presë dhe dy papë në Tiranë, në vizitat e tyre apostolike dhe historike.

Së fundmi Papa Françesku i dërgoi Imzot Rrok Mirditës një letër me rastin e 50 vjetorit të gëzueshëm të meshtarisë së tij, që u kremtua në 4 korrik 2015 në Kishën Katedrale të Shën Palit Apostull në Tiranë, e cila dhe ajo u ngrit dhe me nismë të Imzot Rrok Mirditës.
“Vëlla i Nderuar” e quan me dashuri Papa Françesku.

Ai dinte t’i takonte njëlloj të gjithë. Shkonim në Katedralen tonë dhe bisedonim me Imzot Rrok Mirditën, shkëmbenim ide dhe libra, i kam dhënë përkthimin tim me lutje të Nënë Terezës, kam Biblën me autografin e tij, ndërkaq homelitë e Imzot Rrok Mirditës, shkrimet, përshëndetjet, fjala e tij, janë botuar në tri vëllime “Për një Shqipëri me Zotin…”, duke e pasuruar kështu këtë lloj literature në gjuhën amtare.
Imzot Rrok Mirdita interesohej dhe përkujdesej për mbarëvajtjen e Ambasadës tonë pranë Selisë së Shenjtë dhe, sa herë vinte në Romë, premtonte vizita duke qenë kështu mysafiri i nderuar i saj.

Bëmat e tij për Hyun dhe dritën e Tij do të jenë përgjithmonë në kujtesën apostolike të Kishës shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve kudo në botë”.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: i jepet Lamtumira, Imzot Rrok Mirdites

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT