Gjithmonë e veçanërisht në festat kombëtare, përulemi me respekt para atyre që jetën ia kushtuan lirisë dhe atdheun. Ndjehemi më të obliguar që t’i falemi veprës së tyre sublime, por edhe më të bindur e më të përcaktuar që t’i përmbushim ato që sot i njohim si amanetet e tyre.
Kështu ka deklaruar Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili me bashkëpunëtorë, sot në vigjilje të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, ka bërë homazhe te varri i presidentit Rugova, Shtatorja e Zahir Pajazit, dhe më pas, edhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz e në Reçak.
AAK