• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDEROHET PAS VDEKJES ATDHETARI I SHQUAR, IDRIZ BASHA ME “URDHËRIN E SKËNDERBEUT”

December 16, 2015 by dgreca

Nga Bajame Hoxha-Çeliku

Ishte shumë modest si burrë, përcolli mesazhin Bashkëshortja e tij,  bashkëluftëtarja e ideve zonja Kimete Basha-Mitrovica, që kishte ardhur nga Brukseli për të marrë këtë çmim të madh të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në emër të të shoqit.

Për të përjetuar lidhjen sublime me tokën mëmë ai e gdhendi në emrin e tij Idriz Basha i Novosejt, dhe kur bota i dha lamtumirën e fundit ai ishte veshur me flamurin kuq zi.

Idrizi Basha u largua nga Shqipëria në vitin 1948 në moshë të mitur ku familja e tij arratiset për çështje politike, dhe në vitin i 1956-të mbërrijnë në Bruksel me strehim politik. Truri i tij i ndritur kurrë nuk do të harronte se ai vinte nga trevat shqiptare. Nga largësitë e mëmëdheut do të ëndërronte fshatin e lindjes Novosejin e Lumës të rrethit të Kuksit, në lartësitë e bjeshkëve ai do ta dallonte të bukur, të lirë mes ëndrrave në rritje, dhe pastaj në moshën e rinisë do t’i përkushtohej me shpirt çështjes shqiptare, ku më vonë do të shquhej për një penë të mprehtë brilante.

Idriz Basha u angazhua si publicist i nivelit të lartë në mbrojtje të kosovës dhe denoncimin e regjimit komunist në Shqipëri. Shkroi me qindra artikuj në gazetat më prestigjioze evropiane si “Le Monde” dhe “Belgique libre” etj. Kur askush nuk e dinte se çfarë flitej për Shqipërinë në Evropë për gjatë komunizmit, ai duke qenë një djalë fare i ri ngriti zërin fort dhe u dëgjua deri në kontinentin e Amerikës, dhe tërhoqi vëmendjen jo vetëm të medieve të huaja në Evropë por dhe të politikanëve më në zë përtej oqeanit. Penën e tij të fortë ky atdhetar i shquar e ktheu vetëm në forcë të madhe në mbrojtje të të drejtave e lirive të mohuara të shqiptarëve brenda trojeve të veta.

Idriz Basha i Novosejt mund të themi me bindje se, qe i vetmi trim në atë periudhë të vështirë politike që ka arritur të shkruante për denoncimin në Shqipëri.

Kur ka denoncuar krimet serbe në Kosovë për një kohë të gjatë ka qenë zëri më i artikuluar i çështjes kombëtare. Atë do ta gjeje në krye të manifestimeve dhe protestave që zhvilluan emigrantët politikë shqiptar në Bruksel, Paris, e kudo tjetër, kundër represionit komunist në Shqipëri dhe represionit serb në Kosovë. Vizionin e tij për një Shqipëri të lirë Euro-atlantike, Idrizi e zhvilloi përmes krijimit të organizatës “Shqiptari i lirë”. Në 1990-të, qe e para organizatë që afroi diellin e munguar për afro 45 vjet në Shqipëri,qe Idriz Basha që mbështeti lëvizjen studentore dhe partinë demokratike. Ai ishte një nga të ftuarit e nderit në kuvendin e parë të partisë demokratike më 1991-shin në emër të emigracionit politik, ku ndër të tjera ai do të theksonte me shpirtin e patriotit, dhe me mallin e atdheut të munguar:”Atdheu ynë sot ka nevojë më tepër se kurdoherë për gjithë bijtë e bijat e tij. Populli ynë duhet të gëzohet, të lumnohet në trojet të veta, solucioni nuk mundet me u gjet në eksodin masiv…” Ai solli më shumë një mesazh të paqes të mirëkuptuarit një mesazh që vlen akoma dhe në ditët e sotme se që të gjithë e dimë sa të ashpër e kemi luftën politike në përballje. Idriz Basha i Novosejt frekuentuesi i hershëm i rretheve politike e mediatike të Brukselit dhe të Parisit, ai u vu në shërbim të vlerave të lirisë dhe të demokracisë në Shqipëri dhe kështu deri në vdekje tha:jam shqiptar, dhe nuk e ndërroi kurrë nënshtetësinë po mbeti shqiptar i pavdekshëm i vlerave të mëdha.

Fjala e mbajtur e Zonjës Kimete Basha para Presidentit:

I nderuar z.President, Të nderuar pjesëmarrës. Sot unë kam privilegjin e rrallë e të çmuar të jem në Tiranë për të marrë mirënjohjen që i kushtohet bashkëshortit tim, Idriz Basha i Novosejt.

Jam thellësisht e nderuar dhe përfundimisht e prekur të marr medaljen “Urdhri i Skënderbeu”në emër të tij. I vetmi trishtim që kam është që ai nuk po e mban dot vet këtë fjalim. Sot janë të tjerë ata që sjellin në dritë vlerat për të cilat Shqipëria i jep këtë mirënjohje të veçantë. Kur të tjerë heshtnin nën drithërima frike, Idrizi shkroi qindra artikuj në shtypin ndërkombëtar, u dërgoi mijëra letra udhëheqësve botëror, të cilët, duhet thënë që ju përgjigjën. Zoti President, Idrizi besonte me gjithë zemrën e shpirtit të tij, se ishte jetike që flaka e rezistencës shqiptare të shkëlqente e të digjej ndritshëm në errësirën e gjatë e të hidhur të diktaturës në Shqipëri e të represionit në Kosovë. Idrizi ishte një nga dritat më vezulluese të asaj rezistence dhe nga që ai i qëndroi besnik idealit të tij, deri në fund kontribuoi në dështimin e pashmangshëm të këtyre dy regjimeve të papërshkrueshme me fjalë.

Sot, z. President Nishani, si përfaqësues i vendit që bashkëshorti im e deshi pafund, ju po nderoni një burrë që kishte një energji intelektuale të madhe dhe integritet ë lartë. Ndodhte që ndonjëherë Idrizin e keqkuptonin, dhe kur kjo ndodhte, ai bënte atë buzëqeshje fisnike të pashmangshme, thithte llullën dhe si zakonisht citonte De Golin që e konsideronte si père spiritual të tij:”Jam shqiptar i lirë. Besoj në Zot dhe në atdhe. Kam një qëllim, dhe vetëm një qëllim: me vazhdue me lufteue për liri dhe demokraci në vendin tim”.

Zoti Prersident, Ky është burri që Shqipëria e kurorëzon sot me mirënjohjen e saj: një bir besnik që përbuz konformitetin politik, që mbron me xhelozi pavarësinë e tij, që mban parimin e të shërbyerit pa interes, si gur themeli të ekzistencës së tij. Dua të falënderoj Shqipërinë dhe personalisht ju zoti President. Përmes jush, Shqipëria përshëndet Idriz Bashën e Novosejt, një shkrimtar brilant dhe një burrë shteti për të cilin politika, kur ushtrohet si art dhe shërbim, është aksion në funksion të idealit. Le të jetë kjo trashëgimia bujare e Idrizit për atdheun e tij. Le të jetë ky ideali që festohet sot e…përherë në vazhdim. Le të frymëzojë të rinjtë shqiptarë kudo që janë, që të vlerësojnë, ashtu si bëri ai, shërbimin dhe detyrën mbi të gjitha.

Filed Under: Komente Tagged With: Bajame Hoxha-Celiku, IDRIZ BASHA ME “URDHËRIN E SKËNDERBEUT”

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT