Igli Tare Drejtori Sportiv i skuadres se Lacios eshte gjithmone i gatshem te ndjeke Perfaqesuesen e Shqiperise ne cdo takim thote editori Farncesco Lucca./
Intervista e ish kapitenit te Kombetares Shqiptare ne studio SKY Italia e hapet me nje anekdode e cilat lidhet me nje statuje te vjedhur ne Shqiperi ne vitin 1997. “Rastesisht gjate nje nate ne Rome isha per darke tek disa miq dhe mora vesh qe nje statuje ishte vjedhur gjate luftes civile ne vitin 1997. Behej fjale per statujen e Asklepit-. Tashme ajo gjendej ne shtepine e nje koleksionisti Italian qe perpiqej ta rishiste ne Shqiperi. Ai ishte perpjekur per rreth dy vjet pa ia arritur qellimit. Me dukej dicka e cuditeshme. Per kete lajmerova vellane tim te madh Drejtor i Parkut Kombetar nga ku ishte vjedhur kjo statuje. Sapo e degjoi kete histori me tha qe te beja dicka per ta kthyer ne atdhe. Doja te jepja nje shembull per te sensibilizuar opinionin publik dhe e ribleva. Ishte nje gjest simbolik por e bera per te dhene nje kontribut dhe per te kthyer ne atdhe dicka qe na perkiste.”, thote Igli Tare.
Ne kete emission ku ishte i ftuar edhe ish milanisti dhe futbollisti i mirnjohur Italian Costacurta, editoriali Francesco Lucca pyet Igli Taren nese e mban mend 26 gushtin e 2001 takimin Breshia Milan ? Tare pergjigjet me shaka :”Bente shume ftohte! Costacurta ishte i pranishem”. Pas ketij pohimi Costacurta merr fjalen duke buzeqeshur dhe thote:”Tare me beri dy gola. Gjithashtu mora edhe karton te verdhe. Duhej ta hiqnim qafe per ta ndalur”.
Si po e perjeton Shqiperia kete moment?
Ndeshja me Serbine kishte brenda shume emocion dhe shume histori. Kjo eshte dicka qe e ve skuadren nen presion. Lojtaret e dinin qe nuk mund te humbisnin, por per fat te keq luajten pa deshire dhe te shtypur nga ky presion”.
Cana eshte lideri i Perfaqesueses. Si ka mundesi qe nuk shkelqeu ne Itali?
Pati shume probleme fizike te cilat e kushtezuan. Gjithmone ka qene nje lider si tani me Nante. Ne qofte se i jepet mundesia luan mire. Lacio ka shume lojtare te mire dhe pati veshtiresi, por megjithate ishte nje lojtar shume pozitiv dhe ne cdo moment kur ju dha mundesia u perpoq te jepte maksimumin.”
De Biasi te Lacio?
Sinqerisht jo. Edhe sepse nga ajo qe kam degjuar do te zgjase kontraten me Shqiperine. E admiroj shume. Ka arritur shume me Shqiperine. Eshte personalitet ne futbollin Italian dhe po shkruan historine shqiptare.
Tare tranjer i Shqiperise?
Me eshte propozuar nga federata por refuzova. Jam njeri i futbollit dhe nuk me pelqen te bej keto role. Gjithsesi jam tifoz i Perfaqesueses Shqiptare. Une do ta mare ne konsiderate kete mundesi por pas disa vitesh. De Biasi ka akoma per ti dhene skuadres. Eshte nje skuader e re qe ne vitet e ardheshme mund te eci perpara.
Kualifikimi ?
Ishte endra e nje populli. Me preku moment i kualifikimit. Do te doja te isha 15 vjet me i ri. E merituan fitoren . I kam derguar mesazh te gjitheve. De Biasit, Tramezzanit dhe Berishes. Jam krenar. Ne Shqiperi jane te cmendur pas futbollit. Nje rezultat gjithmone i enderuar dhe i realizuar fale punes te jashtezakonshme te De Biasit.
Sekreti?
Ky ishte nje grup i konsoliduar. Nje pune 3-4 vjecare. De Biasi e di mire qe ka nje skuader te re me nje shpirt te madh. Jane te gjithe luane qe luajne per atdheun e tyre. Ata e dine qe kane nje popull qe ii mbeshtet. Nuk ka shume cilesi teknike, por kompaktesia eshte arma e tyre me e mire dhe luftojne nga minuta e pare tek e fundit me nje pressing te vazhdueshme. Sume njerez nuk kishin besim ne fillim, por De biasi Po.
E ardhmja? Shqiperia do te beje nje paraqitje te mire ne France 2016. Ajo eshte rritur nga grupi dhe sidomos ata do te kene mbeshtetje e mijra shqiptarve qe jetojne aty. Ekipet e tjera nuk jane per tu nenvleresuar. Kombet e vogla jane rritur shume ne nje organizate te madhe. Pergatiti:Albano Kolonjari.