Nga Beqir SINA-New York/
NEW YORK : Ike shumë shpejtë në parajsën e përjetshme, ike për nē amshim – të cilën në profetizëm e besoje aq shumë – i dashur mik, shok, mësuesi im i mirë në gazetari dhe koleg gazetar…i atyre viteve të vështira – kur bashkëpunonim bashkë, në atë fushë “beteje”.
Unë nga Shtetet e Bashkauara, dhe ti Goni – me atë kolektivë kolegësh simpatik – gazetar profesional dhe guximtarë, atdhedashës dhe demokratë të flaktë të cilët, me përkushtimin tuaj dhe njëri tjetrit, në atë kolektivë kompakt, u bënë më pas shkolla e gazetarisë, teksa e nisën punën e tyre të lirë – në Radio “Kontakt”, ose siç thoje ti në spotin e saj çdo ditë “Jeni duke dëgjuar Radio Kontakt : Kënaqësia e ditës suaj”!
Goni pata fatin …e mirë të bashkëpunonim por edhe ishe mik i shtëpisë time, disa ditë në Nju Jork, kur prej nga Nju Jorku – raportonim nga kompjuteri im “shkatarraq” të dy për atë se çfarë po i kanosej Kosovës, dhe për marrjen peng të demokracisë së brishtë, nga falangat e kuqe të krimit – që e morën atë vit pushtetin me armët e rrëmbyera nga kazermat e ushtrisë shqiptare.
Ne u takuam dhe u njohëm dhe ishim bashkë! Kur, era e luftës, në Kosovë ishte në prag të saj – kurse, Shqipëria, po përjetonte ngjarjet e 97’, një nga më të rëndat në historinë e shtetit shqiptarë, me revolucionin e falangave të kuqe të partisë socialiste, që dhunojë demokracinë e brishtë, përsëri ato ditë ne ishim bashkë, në takimet dhe intervistat me ish-kongresmenin Joe DioGuardi, senatorin Jon Stevens Corzine në Nju Xhersi, kongresmenin Bill Gillman, senatorin Joe Liberman, senatorin John McCain, e tjerë. Gjatë atyre ditëve u takuam me bashkëatdhetarët tanë, kryetarin e Vatrës Agim Karagjozin të cilin ju e kishit intervistuar në Tiranë, pas ngjarjeve të 97- takuam vatranët, në Shtëpinë e Vatrës, takuam dhe bisdeuam me patriotët dhe atdhetarët, demokratët e dëshmuar, e tjere.
Kolegu ytë nga Tirana – gazetari Defrim Methasani do të “qante” me lotë sot duke thënë “Shiu bie mbi toke kur nuk e mbajne peshen e tij rete, ndersa loti, kur nuk e mban peshen dhimbja…Nga sot, do te jemi pa nje mik dhe koleg te nderuar, pedagogun dhe gazetarin e njohur Agron Bala. Nga pertej detit, Italia, vjen lajmi i zi. Semundja e rende, ishte me e forte se qellimi i tij per ta jetuar jeten dhe deshira jone per ta patur prane mikun dhe kolegun e mire. U prefsh ne paqe Goni i dashur. Do të kujtojmë e mendojmë gjatë, shumë gjatë….ashtu si ti e meritoje, pa menduar kurrë këtë nxitim drejt vdekjes…”
I përjetshëm qoftë kujtimi Ytë! Prehu në paqe mik im – tani që ike në Amshim !