• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A është Pd-ja e rracës apo Pd-ja e frigoriferit?

October 24, 2019 by dgreca

-Sot e kam me Lulzim Bashën… nëse je opozitar dil në rrugë. Një kalldrëm që nuk shkundet e mbyt pluhuri. Janë justifikime ato që na tha ky ashtu e ky ashtu etj. Mos të dalim kundër këtij apo kundër atij. Së pari misioni i opozitarit është vendi i tij, shoqëria ku militon. Dhe padrejtësia e parë fillon nga kulisat e bisedime pasi minimizohet vota e sovranit…./

Nga Ilir Levonja/ Eshtë një pyetje që më ngacmon sa herë që shoh këtë katunarin e qeverisë shqiptare që del e na thotë se sapo ka folur në telefon me teze Merkelin, plot 45 minuta dhe se i vuri pikat mbi i. Se çfarë pikash kanë ngelur më, pas një JO-je të madhe, kur një manikeri e tërë propogande ka ringjallur përpjekjen për të solidarizuar opinionin social karshi një figure ”imperialste” si presidenti i Francës Emmanuel Macron, katunari e di. Eshtë skandaloze të mendosh se Edi Rama akoma kakaris por po kështu është edhe kur opozita mëdyshet të ulet në bisedime me Edi Ramën apo jo? Apo ta çoj vendin në zgjedhje të parakohëshme pa Edi Ramën? Pyes me habi, a vazhdohet kështu? Nuk e di përse kjo opozitë ka ndërprerë protestat? Nuk e di përse akoma po ja zgjat ymrin një katunari? Sinqerisht që nuk po e kuptoj? Përgjigja e parë më vjen nga memoria, është ajo që kemi aktualisht një Pd të frigoriferit. Janë ato prurjet me kulisa dhe me kontestime të shumta në krye. Eshtë mirëfilli kjo arsyeja që sot përshembull nuk kemi më një Ps në qeverisje, por një rilindje që ka kthyer gjithçka në tregti aq sa virozat e ekonomisë kërkon t’i mbyll me koncesione të njëpasnjëshme dhe skupe lajmesh mbi terrorizmin apo me vemje të ekstraduar me porosi nga Turqia. Kësisoj mund të kemi nesër edhe një qevrisje nga listat e njëshit. Me sa duket është një Pd që akoma nuk është gati të qeverisi. Ose nuk e do vendin, po ta donte do dilte në rrugë që të njëjtëzohej me frymëmarrjen kombëtare. Madje nuk kuptoj as këta kryetarët e partive të vogla, në koalicionin opozitar që tentojnë të ulin Bashën në bisedime me Damo Tërmetin? Por pastaj kujtohem që kanë ardhur nga listat dhe këta. Zotërinj po ikën edhe tetori dhe agonia vazhdon. Dilni e fitoni drejtëpërdrejtë ose hapni krahun. Nuk është fundi i botës që përshembull republikanët t’i drejtoj dikush tjetër veç Mediut. 

Por sot e kam me Lulzim Bashën… nëse je opozitar dil në rrugë. Një kalldrëm që nuk shkundet e mbyt pluhuri. Janë justifikime ato që na tha ky ashtu e ky ashtu etj. Mos të dalim kundër këtij apo kundër atij. Së pari misioni i opozitarit është vendi i tij, shoqëria ku militon. Dhe padrejtësia e parë fillon nga kulisat e bisedime pasi minimizohet vota e sovranit. Sot shoqëria shqiptare është hipotekuar nën emrin e Ramës dhe disa emra si Basha, Kryemadhi etj. Ky është mirëfilli dështim politik, ndaj duhet të minohet menjëherë. Dhe rruga e vetme është protesta. Protesta për sa më shumë ajër për sovranin. Sot shoqëria shqiptare është peng i studiove politike, çfarë tha ky apo çfarë tha ai. Është mirëfilli dështim social ndaj duhet të zbythet menjëherë. Opozitarizëm quhet sfidë, nuk ka zgjedhje dhe nuk do të ketë kurrë me Edi Ramën. Eshtë gabimi më i madh shoqëror pas Enver Hoxhës, shumë shpejtë do ta shohim firon e diktaturës të përsëritet dhe stanjacioni do vazhdoj. Koha u ka dhënë një shanc të madh, por me sa duket ju nuk e kuptoni akoma sfidën. Dilni, o fitoni, o vdisni se nuk ka se si të jeni nesër të dobishëm për popullin. I mbushët rrugët muaj më parë pasi njohët sfidën…, vërvitët tutje ca mandate që nuk ishin prurje organike, por amalgam. Kësisoj ky hezitim i tanishëm po ju zbeh më keq, po çon ujë në kopshtin e katunarit. Dilni në rrugë se ky që është në pushtet nuk largohet kurrë normalisht. Eshtë humbje kohe. Dhe po nuk fituat vet, prapë do t’i bëni Shqipërisë një shërbim të madh, atë më jetikun, faktin se ajo egziston dhe se e do demokracinë. Ndryshe hapni krahun se nuk ka opozitarizëm me deklarata shtypi, por nga rruga, nga sheshi, nga vota e madhe. Ka kaq muaj që keni rënë në një gjumë vdekje, aq sa përsëris me vete, si nuk doli kush t’i hedhi një kovë me ujë Lulzim Bashës? Po ndoshta demokratët e racës janë kthyer në llapista mikrofonash dhe gicimici karshi njëri-tjetrit, shkurt shohin bythën e vet, u pëlqen mëndja e vet se me shqiptarët tall menderen katunari. Kjo është absurde që pas një viti të nxehtë dhe plot sfida të presësh prapa dere, tregon pasiguri. Të presësh me frymën ngrirë se kë shqetëson dhe kë jo veprimi jot? Kë nga ata në Bruksel apo gjetkë. Ndërkohë që shqiptarët zihen studiove nënë e bir, të ikin apo jo? Shqiptarët hedhin prodhimet në rrugë! Kanë barriera në të drejtën për studim! Kanë pasiguri në investime! Ua marrin pronën e përbashkët dhe e shesin si të tyren një i parruar dhe një çilimi televizori. I mbyti droga! Janë pa shpresë karshi institucioneve. Dhe më thelbësorja, nuk dinë se çfarë bëhet me votën e tyre, përse quhen sovran, përse rrojnë etj. Shkurt a ekzistoni? Nëse po, dilni, hiqni kollaret, madje edhe këpucët. Opozitarizmi është i shenjtë jo llapizëm mikrofonash.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja-Opozita-Protesta

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT