• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pas Shqiponjës ju garantoj radhën e ka Skënderbeu

November 13, 2018 by dgreca

6 Ilir-Levonja-300x298

Nga Ilir Levonja/

Në nëntorin e vitit 2012, plot 100 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria osmane, një filantrop tetovar me emrin Lazim Destani, i bën dhuratë Tiranës një shqiponjë monumentale. Plot 6 ton çelik…, një vepër që u inagurua me pjesëmarrje të gjerë politike. Kam parasysh këtu Kosovën, Malin e Zi dhe padyshim faktorin shqiptar në Maqedoni. Qe një përvjetor historik megjithëse pati dhe firot e veta, me luftën me shkumë torte etj. Por edhe një rit sa fisnik aq edhe befasues, rrugëtimin e shqiptarëve të Kosovës, të të ashtuquajturit delegatë, me kuaj, drejt Vlorës. Gjestit fisnik të një filantropi, i cili midis të tjerave tha se, falënderonte Zotin që i dha mundësinë të ofronte veprën e shqiponjës, simbolin e vetëm, ai që përkundër rrjedhës së kohës, personifikon unifikimin e shqiptarëve të ndarë në pesë shtete. Pikërisht kjo vepër, një pinjolli të diktaturës së proletariatit, i duket vulgare. Kjo edhe në vazhdën e asaj politike të mbrapshtë në raport me paraardhësin. Një kulturë vrastare tashmë e rrënjosur keqas në vendin tonë, e cila po lulëzon rishtas. Për më tepër me këtë revolucionarin me atlete addidas. E mirë dhe e bukur është ajo që bëj unë dhe askush tjetër. Se ta dini, sado përfitim t’i jepte Tiranës, trafikut, një a dy korsi më shumë, rrugës hyrëse për në kryeqytetin e shqiptarëve, prapë nuk justifikonte atë aktin sublim të një filantropi duke i dhënë Tiranës më shumë nga çfarë i takon. Kam parasysh këtu, dhunën, persekutimin, a shumëzimin me zero të çështjes kombëtare nga qeveritë e saja, sidomos asaj të komunistëve. Dhe pa asnjë diskutim që cilësimi dhe cenimi i këtij simboli, është një nga ato brutalizmat histerike të etërve të diktaturës kur shëmbnin kishat dhe xhamiat më 1967-ën, kur ia hiqnin të drejtën e pronësisë çdo trashëgimtari duke e transformuar atë në një pronë shtetërore. Ndaj me të drejtë shumë njerëz sot pyesin se, po monumenti i Skënderbeut, kur e ka radhën. Dhe nuk është çudi që edhe këtë vepër, ”mëndjendrituri” ynë ta quaj po aq vulgare sa shqiponjën. Megjithatë përpos tekave janë edhe ato kostot aq dërrmuese për xhepat e qytetarëve. Po kjo është edhe kosto shpirti, frymë kombëtare. Dhe nuk e di se ndihen sot në rrugët e Tetovës, Prishtinës, Podgoricës, se në Tiranë kanë hallin e një dekreti ministri dhe nacionalistëve grekë, kur kryeministri i vendit e quan vulgare atë që shekujt ia kanë konsideruar shqiptarisë, si një kancer?! Dhe nuk e di se si pajtohen shqiptarët, a opozita që mjaftohen me ca statute FB. Aq më tepër kur ky konflikt ndodh paralelisht me protestat disa ditore të qytetarëve po në rrugën hyrëse të kryeqetit, Po u marrin shtëpitë me dhunë…, pa asnjë paralajmërim me atë pretekstin e ndërtimeve pa leje. Kur dihet që informaliteti ka kapluar thuasje 99% të urbanistikës së Kandaharit shqiptar, Tiranës së smogut dhe kaosit. Dhe nga ana tjetër për ca vota të qelbura janë lëshuar lejet me fushata gju më gju me popullin, duke i parë disa me syrin e nënës dhe disa të tjerë me syrin e njerkës ligjore.

Jam i bindur se, sikur 3 a 4 projektues të ishin mbledhur, me siguri që e do ishte gjetur një zgjidhje. Dhe ndofta është gjetur. Po, problemi nuk është zgjidhja, është mendësia e rrafshimit. E mendjeve të mbushura pavarësisht vlerës monetare dhe morale që nxjerr një komb. Pavarsisht atyre shpirtrave bujarë prej filantropi, idesë së unifikimit… dështakëve u është mbushur mëndja se historia e Romës fillon dhe mbaron me ta. Kësisoj mos u çudisni kur ndonjë mëngjes të gjeni përtokë edhe monumentin e Skënderbeut.

Filed Under: Opinion Tagged With: e ka Skënderbeu, Ilir Levonja, Pas Shqiponjës ju garantoj radhën

Një bravo të madhe kryeministër

November 11, 2018 by dgreca

-E gjeta …Tek rubrika e mirëmëngjesit, ku kryeministri shpalos si arritje qeveritare, meremetimin e një shtëpie kuvli, diku në një majë kodre, në afërsi midis Tiranës a Elbasanit. Në rastin e sotshëm, në fshatin Vajzë të Vlorës./

Ilir-Levonja-300x298

Nga Ilir Levonja/

Eshtë një nga ato shprehitë tashmë standarte në botën shqiptare. Emocionale, plot frymë, mjaft të themi diçka të madhe. E gjeta aty në atë dialogun midis qytetarëve tek faqja në FB e Edi Ramës. Tek rubrika e mirëmëngjesit, se si kryeministri shpalos si arritje qeveritare, meremetimin e një shtëpie kuvli, diku në një majë kodre, në afërsi midis Tiranës a Elbasanit. Në rastin e sotshëm, në fshatin Vajzë të Vlorës. E gjeta në ato gërr-vërret midis qytetarëve që sheshit janë të mbushur plot emocion. Më shumë nga xhesti se sa nga raporti që ka propaganda me realitetin. Kjo e dyta nuk ka asnjë rëndësi. Nuk ka se si gjen terren tek ne, jo, jo. Shqiptarëve në një pjesë dërrmuese më shumë u intereson propaganda se sa realiteti. Dhe këtë më mirë se kushdo tjetër e ka kuptuar Edi Rama dhe kasta e tij. Ndaj sot kemi një dominim total të përhapjes së lajmeve qeveritare përmes FB dhe ERTV. Nuk ka më konferenca shtypi televizive të drejtpërdrejta. Ku pyetje përgjigjet deri në konflikte verbale të dominiojnë javën dhe ta fusin në shina përditshmërinë e demokracisë sonë. Jo, jo asesi! Ka vetëm arritje ”madhështore” të ERTV-ës, FB së kryeministrit dhe atyre kronikave të mjaftistit Erion Veliaj. Një shpëlarje sociale që nuk ta takonte ta kishim si shanc, por ja që na ka zënë rrugën. Një bravo të madhe kryeministër, që po meremeton ato shtëpi kuvli. Që po konkurron atë çunin e rubrikës një fund javë ndryshe.

Nuk dua të më keqkuptojnë ata të cilët, nuk kanë shtëpi, apo nuk i kanë në gjendje të mirë. Dhe me siguri bien të flenë me dëshirën ëndërr se mos u troket në derë fati i Nikos nga Vajza e Vlorës. Dhëntë e dalshin ato ëndrra me sy hapur. Këto ëndrra llotari. Të më ndjejnë që në fillim se, e di se çfarë është mospasja. Ia njoh kurmin. Ia njoh grahmat. Por ia njoh më mirë propagandës dhe këtyre punëve me urra. I kërkoj ndjesë Nikos së lodhur nga hallet, që po ia përmend edhe emrin. I varfri qytetari, ngjante si një ndërmarrje grumbullimi, kurse kryeministri me atlete adiddas, edhe pse pa rruar i shkëlqenin qimet. I shkëlqenin atletet e bardha. E qeshura propogandë. Ky është raporti mes qytetarit dhe shqiptarit në ballkanin perëndimor. Në një vend të dhembshur me emrin Shqipëri. Propoganda është rrebesh që të vret me gjumë pambuku. Se si vijon më tej, me kameramanët që presin prapa derës së FB dhe ERTV-ës, së fundi edhe Twitter-it që aq në ”modë” është në Shqipëri, mbushet kuadrati i lajmeve.

Mund të jemi vendi kampion për mos pasqyrimin e realitetit se si nuk duhet. Dhe jo si duhet… Megjithëse në botën e madhe gazetarët debatojnë ashpër me shtetarët, siç qe dhe rasti i fundit i kronistit të CNN, Jim Acosta me të parin e shtëpisë së bardhë.

Sot në Vajzë të Vlorës qe një ditë me diell, ditë e bardhë. Dhe ajo shtëpi dhuratë rrezatonte. Por unë do të doja që kryeministri të shkonte aty në një ditë me shi. Dhe mundësisht me atleta. Sepse meremetimi i një shtëpie nuk është gjithçka. Nuk është zgjidhja. Këtë duhet ta ngulisni mirë në kokë. Por është edhe infrastruktura përqark, ajo që u mungon në masë periferive të qyteteve. Po fshatrave po e po. Se jeta jonë nuk ka vetëm ditë me diell. Ka edhe me shi, njomen këpucët, baltosen etj. Në tërësinë e arsyetimit e kam fjalën tek ajo që puna më e paqme për një shtetar, është ajo kur u jep mundësinë qytetarëve ta ndërtojnë e meremetojnë vet shtëpinë. Dhe ti u ndreq rrugët e të tjera shërbime sociale, sigurisht. Kjo mundësi është ai shkopi magjik që dërrmon propagandën. Dhe kjo ndodh kur qytetarët kanë punë, paga të mjaftueshme, siguracione a mundësi kreditimesh etj. Jo kur ata presin se mos u bie llotoja që kryeministri t’u meremetojë shtëpitë kuvli. Bëni ca llogari të thjeshta si qytetarë. Mos u kënaqni kurrë me atë që Rama i tha atij të llaçit nis ca muratorë e ca kamion me gurë e zhavorr dhe bëja shtëpinë filanit. Është robërim, varfërim më i keq se ai që po të mbyt. Eshtë marrja e erzit a e dinjitetit. Ti, ai, ju, nuk keni nevojë për dhurata lëmoshë. Po për punë, punë, punë dhe pikë.

Filed Under: Politike Tagged With: Bravo Kryeminister, Ilir Levonja

Lojë shahu

November 5, 2018 by dgreca

Ilir-Levonja-300x298

Nga Ilir LEVONJA/

Unë kam ato vërejtjet e mia për Ilir Metën. I kam publikuar dhe do e bëj këtë me cilin do ka pushtet në vendin tim. Megjithatë nuk hezitoj të them se është njeriu i vetëm, ai që në këto njëzetë e tetë vite demokraci, po i jep sharmin e duhur presidencës së shqiptarëve. Kjo ndofta nga përvoja politike e mosmarrëveshjeve të gjata brenda faktorit dhe nënqeshja kur interpreton librin themeltar të një shteti, si kushtetuta. Ata përpara tij kanë nuk kanë qënë as mish e as peshk kur thotë populli. Aq sa shumë herë shqiptarët pyesin veten se përse u duhet institucioni i presidentit. Gjithmonë ka qënë një krizë a një ngërç duke patur parasysh mënyrën se si është zgjedhur garanti kushtetues. Por edhe një objekt butaforik, të cilin mbaj mend një president i radhës, në mos gaboj një ushtarak si Nishani, e përmblodhi me pak fjalë, nuk e dua këtë ministër, nuk më pëlqen ky, por kushtetuta nuk më lejon. Megjithëse nuk e kishte aspak të vështirë të mos dekrentonte një poet si ambasador. Si do që të jetë nuk ia vlen, pasi në kaq e aq vite presidenca ka qënë një varkë relike lagunash në periferi. Një institucion për pensionim të parakohëshëm. Ose për revansh politik, si rasti i Sali Berishës. Ndofta mund ta imitoj edhe Ilir Meta, megjithëse na sqaron Edi Rama me tangarllëkun e tij kur thotë se politika është një lojë shahu. Mund të jetë e tillë, veç ta dini se kjo nuk është ajo që i duhet një vendi me ekonomi informale, i cili e ka buxhetin të marrë peng nga krimi dhe droga. Megjithatë në rastin konkret kushtetuta nuk paska pengesë për Metën, si dikur për Nishanin a ndonjë emër tjetër që tashmë fikur diku përgjithmonë. Por mua nuk më duhet kjo, edhe pse shoh një indinjatë karakteristike tonë, në bazë të bastioneve, ku shumatorja e të gjithave mund të përmblidhet në atë togfjalëshin parahistorik, bëj si them dhe jo si unë. Ajo që ka rëndësi, është balancimi i pushtetit. Pra ekzistenca e një institucioni i cili duhet t’i kujtoj çdo kryeministri, jo vetëm Ramës, se jo çdo firmë sjell në pushtet kë do ti dhe kush të shërben ty. Pasi në konteksin konstitucional dikasteret duan veç njeriut politik edhe atë me përgjegjësi publike. Ndaj nuk ia vlen të ngrihen gjithë këto akuza karshi mosdreketimit të presidentit, për një individ që nuk ka asnjë obsion a vërejtje për paraardhësin. Kjo ka domethënien më të ulët të inteligjencës duke na thënë se ndërrimet bëhen thjesht për qejf. Nuk mund të ngrihesh në një nivel admirimi pa u shpjeguar njerëzve minuset e paraardhësit. Tek ne këto interpretohen me një logjikë shteruese duke i përmbledhur në pyetje naive se kur do ta vrasësh babën. Një kulturë me bagazh të fundet, shteruese që mban sot një klasë politike të çibanosur. Atë të cilët kanë lexuar vetëm dy libra në gjithë jetën e përmbledhin në atë filozofinë bajate me mos ma dhit’ mua, a pse me dhjet’ mua, po ti po ma dhjet’ mua kështu. Ndofta kështu i ka thënë edhe Edi Rama, sot presidentit. Por në atë nivel social politik, politika është edhe lojë shashu edhe me ma dhjerë e të ta dhjesë. Nuk është objekt debatesh një gjeneral në pension që deklaron publikisht se u bë ministër fal miqësisë së një shkrimtari me një kryeministër. Nuk ia vlen, sinqerisht. Duhet një aksion i fortë politikë, i natyrës o fito o ik. Në këtë konteks aktiviteti opozitar me fushatat periferike. Duke u thënë atyre që po u kalben mollët se, kjo qeveri nuk ju subvencionin etj., është tashmë i dalë boje, pasi atat prapë për Edi Ramën do votojnë. Duhet një vendimmarrje politike e fortë, pa kthim. Pasi të hap barkun kur Taulant Balla ankohet për bojkotimin e kuvendit nga opozita. Kur drejtori i pemtoreve Erion Veliaj flet për bashkëpunim a dialog. Nëse vërtetë si opozitë, kërkon tu japë emër denoncimeve të veta, duhet ta vulosi përfundimisht, jo më me bojkot, por atë që e kemi thënë kaq herë, djegien e mandateve. Dhe në këtë drejtim, refuzimet e presidencës janë një farë indeksi. Ose vazhdë e asaj që kryeministri e quan lojë shahu.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, Lojë shahu

Çibanizmi

November 1, 2018 by dgreca

  • Unë nuk do i futem shumë asaj mendësie çibaniste që djegin flamuj a thërrasin për gjak në sheshet e Athinës. Por kësaj tonës, indinjatës, a vulgaritetit karshi fqinjit. Përpjekjes për të përdhosur gjithçka me po të nëjta pretendime/

Nga Ilir Levonja/

Sa herë që ndodh diçka mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka një vërshim vulgar argumentash dhe kundër argumentash. Në fakt e gjitha është pjesë e një kulture si ajo lëkura e mbushur me çibanë të qelbosur. Futen midis me mijra argumenta, histori, ngjarje etj. Madje edhe ata që quhen njerëz të perëndisë, profesorë, shtetar…, pa e kuptuar asnjëherë se radhisin veten me të ashtuquajturit të indinjuar kokëmbushurit histerikët a patriotët e kufijve.  Sillen fakte e kundër fakte papushim. Aq sa e vërteta apo drejta humane mbetet një relike muzeu të izoluar, qoftë kjo në anën matanë a këtej telave me gjemba. Kështu edhe këtë radhë me këtë ngjarjen e Bularatit. Unë nuk do i futem shumë asaj mendësie çibaniste që djegin flamuj a thërrasin për gjak në sheshet e Athinës. Por kësaj tonës, indinjatës, a vulgaritetit karshi fqinjit. Përpjekjes për të përdhosur gjithçka me po të nëjta pretendime. Eshtë është e gjitha një përqindje e vogël, një 5% social do thosha. Si këtej, si andej. Dhe fatet e dy popujve tanë prej ekzistencës tonë hallakaten në këtë vulgaritet çibanistët. Megjithëse i kemi hapur dyert njëri-tjetrit, ky 5% çibanistësh na ka mundur si shoqëri. Na kanë mundur si këtej si andej. Kjo ka sjellur deri reprezalje e gjenocide, shkëmbime popullatash a territoresh duke vdekur për shekuj vlerat dhe cilësitë e ndërsjella. Ky 5% çibanësh na i ka varrosur ato mbrëmjet tona me këngë e ndonjë gotë përpara, na i ka varrosur dashuritë, megjithëse janë me qindra familjet me gjak të bashkuar, me qindra djemtë që veshin uniforma a i shërbejnë prosperitetit të të dy vendeve. Megjithatë, prapë ky çibanizmi 5% vlon e përmbys gjithçka njësoj si ato katrahurat e Tsunameve në ishujt e Indokinës. Po e lë menjanë çibanizmin në Athinë. Po i mëshoj këtij tonit…, këtij vrulli patriotësh që asesi nuk e gjen të tillë, me kaq pasion e vulgaritet karshi politikës. Nuk e kuptuam asnjëherë se të zgjidhin hallet tona, të forcohemi ekonomikisht, është rruga e duhur, rruga e domoshme. Dhe jo pallitjet me ta vrasim, ta djegim qenin. Nuk jemi nga ata. Po të ishim kishim djegur me kohë qentë tanë. Këta që janë më të këqij se neonazistët e Agimit të ashtuquajtur i artë ai i Greqisë. Aktualisht Shqipëria është e izoluar nga politika klanore e qenve të qeverisë. Një luftë frontale klanesh e kapur nga grupet e drogës, krimi. Një qeveri totalisht e dështuar. Sa tenderon një rrugë prej 44 klm me vlerën e një autostrade 600 klm. Kjo është një rrjepje e gjallë e klaneve. Një qeveri që detyron një xhuxh se kë të heqi e kë të vëj. Një qeveri e tredhur. Megjithatë çibanizmi, 5% vulgar merret me Greqinë. Aktualisht Shqipëria vuan se është e marrë peng nga rubrika e denoncuesit dixhital. Aq sa çibanizmi 5% hokoritej pas statutit të fundit të S Berishës, një gorillë e halloween-it me portretin E Ramës. Pra një opozitë pa alternativë. Një opozitë që bën sikur dhe aq. Të një babagjyshi dixhital në moshën e djemve të rrugës në lagjet e qytetit a fshatit. Një lojë gagarelësh që kanë akumuluar miliona në resorset of shore të botës. Kurse ju, kungujt e halloween-it, çibanizmin e patriotit karshi atij çibanizmit matanë, Agimit të Artë. Jemi thjesht dy popuj me plot të përbashkëta. Dhe e dimë mirë që kënga e dashurisë është më e bukur se ajo luftës. Jemi popuj të qejfit e haresë. Mjaft e bluajtëm njëri-tjetrin. Mjaft me urrejtje. Askush nuk i ka kënduar dashurisë më bukur se ne. Por na ka mbytur çibanizmi. Na ka vënë përtokë. Sikur të ishim kaq të ashpër edhe me ata që lëvrojnë ligjet e fondet, do kishim punë me shumicë. E për rrjedhoj aspak kohë të lirë. Se me që ra fjala, kur nuk ke kohë të lirë, kohë me shumicë, merresh me llogje. Të mbyt ai 5%, çibanizmi. Suksesi i pa punësisë.

Filed Under: Politike Tagged With: Cibanizmi, Ilir Levonja

Tradhtarët e Enverit dhe legenët e Edi Ramës

October 23, 2018 by dgreca

Ilir-Levonja-300x298

Nga Ilir Levonja/

Nuk e di se si i lexojnë shqiptarët këtë konstatimin e Ramës, këtë legenizmin, a legenët, për kuadrot socialistë që po sipas tij kanë prishur imazhin e qeverisjes. Nuk e di se si e përtypin, se si u shkon poshtë kur dëgjojnë të parin e vendit, të quaj legenë ata që bëri betejat elektorale dhe i pranoi t’i ketë gjymtyrë në qeverisjen e vendit. Një ndjesë?! Një justifikm?! Një lloj vetgjyqësie me ngritje supesh? A një shpëlarje të fytyrës duke nxjerrë veten kallëp sapuni?! Them nuk e di pasi, në standartet aktuale të demokracisë janë tregues ulëritës të kalbëzimit total të një administrate publike a shtetërore si ajo e jona. Dhe pa asnjë diskutim që legeni kryesor është ai që qeveris dhe që bën e gjen fajtorët tek vartësit a njerëzit me të cilën bëri të pamundurën veç jo elektorat, me këta ai luftoi pa njohur kompromisin, institucionet etj., si e si të marri frenat e një vendi. Ata nuk janë legenë zotëri? Janë pjesë organike e sojit tonë. Kështu u mësuam? Na merri këto para dhe shpërndaja lagjes. Nuk ka rëndësi se nga vinë? Kush i jep? Jo, jo, asnjë rëndësi. Të tillë u bëm, jeniçerë të emrave a njëshave që tashmë janë faktor prej mbi 30 vjetë në fatet e një vendi që quhet Shqipëri. Si mund t’i thuash legen një kuadri partie që luftoi dhëmb për dhëmbë me demokratët, me qëllimin e vetëm për të sjellur në pushtet modelistin e shallvareve të Tironës? Ne për ato kemi nevojë? Se shteti kështu forcohet. Jo me ekonomi tregu, hapje të vendeve të punës, me industri, makineri, me trupa mbrojtje tokë ajër det. Jo, jo… Shtetin e bëjnë pasarelat e shallvareve. Ekonominë pemët që mbjell lali Eri. Këta legenë janë pjesë e kësaj epidemie shfarosëse të farës tënde. Të farës suaj që të gjithë i qarkulloni veç vetveten jo!
Tani përshembull është e tmerrshme të dëgjosh se si një opinion i tërë dallgadiset në një det shfrymës që, ja akoma nuk e besoni që Rama po bën reforma? Eshtë absurditet vetëm i sojit tonë… ky fakt, ku merr pushtetin me Milon, puthesh me Milon, qeveris me Milon dhe në fund Milo del legen. Por nuk ke faj, Enveri i nxirrte si puçista, si tradhtarë, armiq të klasës, kurse ti…, në mënyrë më të moderuar i quan legenë. Dhe e di, me që rrjedha e mendimit na nxorri përpara Enverin. Lind pyetja a ishin tradhtarë vërtetë ata që vranë e prenë me ‘të, që ndërtuan vendin me ‘të, ndërtuan diktaturën e proletariati, të prosperitetit dhe luftës së pamëshirmshme të klasave? Po pa diskutim që ishin … Veç ama tradhtarë të Enverit, jo të vendit. Për vendin ishin një farë e keqe dhe aq. Ishin të Enverit se një qëllim kishin, atë të udhëheqësit, të vrisnin dhe të zhduknin cilindo që u dilte përpara, që mendonte ndyshe. Kësisoj a është legen në fakt një kuadër a militant partie sot, një nga ata që lufton e vret e pret me ty, që mori postin e një deputeti a drejtori? Logjika është e thjeshtë, që po. Veç ama legeni më i madh, kazani është ideatori, frymëzuesi, numri një i tyre. Dhe po t’i pyesësh, tu afrohesh e tu thuash se kush, cili është ky strategu i legenizmit, goja e tyre ka emrin tënd. Ndaj mjerë ai vend që u ka mbi kokë, mjerë ajo shoqëri, rini e ardhmëri.

Filed Under: Politike Tagged With: dhe legenët e Edi Ramës, Ilir Levonja, Tradhtarët e Enverit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT