• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENTI I XHINDOSUR

March 14, 2021 by dgreca

Presidenti i xhindosur/

–A bëri mirë Ilir Meta që reagoi ashtu si e pamë? Pa diskutim që po. Dhe nëse shqiptarët do reagojnë ditë më ditë ashtu si reagoi presidenti, jo Edi Rama por çdo qeveritar do ta ketë frikë shoqërinë civile./

Nga Ilir Levonja

Çfarë në fakt është versioni presidenti i xhindosur, presidenti që të nxjerr përjashta me shqelma, me grushta, a presidenti që të rreh? Asgjë tjetër, produkt i një politike të ashpër ku shkelen me këmbë rregullat e lojës në demokraci. A bëri mirë Ilir Meta që reagoi ashtu si e pamë. Pa diskutim që po. Dhe nëse shqiptarët do reagojnë ditë më ditë ashtu si reagoi presidenti, jo Edi Rama por çdo qeveritar do ta ketë frikë shoqërinë civile. Problemi tek ne qëndron pikërisht në një ekuivok tashmë social të këtyre 30 viteve gjoja demokraci dhe ekonomi tregu, frika e munguar. Në Shqipërinë tonë asnjë shtetar nuk e ka frikë popullin, madje tallin bythën me popullin. E bëjnë me një bullizëm të kulluar duke mos u shqitur asfare nga mendësia e klasës së viteve 80-të. Dhe Edi Rama është sot kampioni i këtij versioni kancer në Shqipërinë post komuniste. Ndaj nuk janë të rastësishme që bash sot në ditën më popullore, në ditën e Verës, në Elbasan të ringjallen thirrjet poshtë komunizmi.  Problemi tek ne është vetoja brutale e pushtetit, propoganda dërrmuese e një personi të vetëm që do të ketë pjesë në gjithçka. Shumë njerëz habiten me popullaritetin e programeve televizive si Përputhen, duke dashur të mos e kuptojnë se jeta e tyre nuk është aspak portreti i Edi Ramës në ekran, apo i një zhigoloje si Erion Velia derë më derë etj. Jeta e tyre është përtej, më shumë, më e gjerë dhe se studiot janë mirëfilli jo vokacioni, jo prirja, jo ajo çfarë ndodh realisht në Shqipëri. Jeta e tyre nuk është gumëzhitja në Opinion, në Open, a në atë se çfarë tha Rama për Ilirin dhe ansjelltas. Dikujt nuk i janë zënë akoma plasat e tërmetit. Dikush nuk rimbursohet për barnat e Covid-it, pret cërren nga biri a e bija matanë detit të marri ilaçet. Tjetri shan e nëm fatin, akoma nuk drita, nuk ka ujë 24 orë etj. Plot rrethina, në periferitë, i hanë plehrat dhe balta. Të dëgjosh sot e kësaj dite dënglat e Ngjelës, versioni i persekutuar brenda sojit, atij që ma lëron nënën i them baba, është kohë e hedhur dëm. Pra jeta e shqiptarëve janë pikërisht programet e munguara. Programet e mirëfillta ekonomike, reformat e patjetërsushme në drejtësi. Jo Kjo që gjoja po e bën Edi Rama. Eshtë i vetmi politikan që kërkon të dënohen juristët, duke anashkaluar dëmin politik. I vetmi që pretendon se korrupsioni, krimi nuk qëndron tek politika, por tek drejtësia. A është e mundur kjo? Ja që është sipas Edi Ramës dhe plot shqiptarëve që e besojnë atë. Megjithatë në këto 30 vjet asnjë politikan shqiptar nuk ka qënë objekt drejtësie, e kam fjalën për njëshat se dorë e tretë si ish ministri Ksera 2016, janë kot. Franca sapo ja dha pretencës Sarkozisë, bash mikut të Edi Ramës. Pra jeta e shqiptarëve janë reformat në minimizimin e mundshëm të informalitetit… del ministraja në Kukës, në kohën kur një kaçatorr i kalon mbi kokë dhe thotë, po inagurojmë aeroportin e Kukësit, pika e zezë. Reformë është dhe rotacioni politik. Edi Rama në vend që t’i zhduket syve shqiptarëve se është pikërisht ai që e vendosi Ilir Metën president, u thotë atyre se Presidenti është i çmendur. Shqiptarët kanë humbur me kohë, janë mundur si popull pikërisht se u mungon pjesëmarrja, u mungon e drejta për të zgjedhur. Kësisoj Presidenti nuk është produkt i tyre, por i Edi Ramës. Kësisoj ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të themi, oh ç’u kënaqëm. Megjithëse nga ana tjetër jemi thjesht shifra, numrorë që demokracinë e kemi veç ëndërr. Jemi kryekëput të bullizuar duke pritur se si do t’i shkoj humori Edi Ramës apo Ilirit, apo Lulit e me radhë që të kuptojmë gongun e ekonomisë së tregut. Absurde për Zotin. Kjo ndodh veç në Ugandë, në Afganistan, në Venezuelën e Maduros, në Rusi, ja edhe në Shqipërinë e Edi Ramës dhe lali Erit. Megjithatë Ilir Meta, apo si Iliri shqiptarët duhet të ishin treguar të tillë me kohë, nuk do u ishte shëmbur në kokë historia e tyre, Teatri Kombëtar. Nuk do u kishte vdekur hekurudha, me qëllim që të rishpenzonin apo t’i vareshin fondeve të gjoja zhivillimit, kredimeve pa fund bankare për rindërtimin e një aksi si Tiranë Durrës, por do kishin sot atë të Tiranës me Prishtinën. Mirëpo gërrvërren : a bëri apo jo mirë Ilir Meta.? Bëri ore bëri dhe duhej të kishte bërë kështu edhe në kohën kur Shqipëria mbajti zgjedhje lokale moniste në 2019-tën. Sot kemi 99% e Bashkive në vend, institucione që nuk ju përfaqësojnë ju, por informalitetin, propogandën dhe komisionerët e partisë pushtet, atë të Edi Ramës. Dhe kjo nuk është aspak demokraci, por diktaturë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Presidenti i Xhindosur

Bullist i lindur

March 11, 2021 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Nuk është Dash Shehi rrënimi i shqiptarëve o fyell. Këtej zihesh me robtë se të thonë që Spitali Rajonal në Fier ngjan me stallat e derrave, këtej poston foto të Dashit me gojën mënjanë. Po si stallë dërrash duket. Le të kërcej pupthi edhe Kreshniku me batutën që unë të fal gomarin, ti e shikon nga dhëmbët. Stallë e kaluar stallave, apo atyre që ne i quanim komplekse. U ndërtuan shumë në Myzeqenë tonë në vitet 80-të. Po nga ne ama, nga ne, nga djersa jonë. Por që ta themi copë, ky Spitali Rajonal që po na hapesh bythësh, ti vi anës atyre komplekseve të derrit. Kishe vërtetë qejf t’i shikoje, madje vendosur mrekullisht në natyrë. Se natyra e kafshëve është. Edhe ti ndërto vet një herë, pastaj mburru. I ke nxjerrë arkitektët në pension, montatorët po ashtu, dhe na hapesh barkut me dhuratat e Erdoganit. Këtej hiqesh namusqar i i arkitekturës dhe projekteve kompjuterike. Na mbyte me teatrin e ri dhe prishe historinë kombëtare të artit pa zbardhur dita, duke sharë arkitekturën. Sot është fare e lehte që me një telefon në dorë të bësh çfarë të duash me portretin e një njeriu. Mund t’ja zgjatësh veshët, ashtu siç edhe t’i kanë zgjatur edhe ty, mund t’ja nxjerrësh gjuhën, apo llapën siç na pëlqen ta themi, etj. Mund t’i heqësh rrobat, mund t’i heqësh edhe brekët. Janë avantazhet e teknologjisë. Pra me një telefon celular në dorë, nuk ka rëndësi shumë marka pasi sot janë aty aty. Mendo pastaj me një kompjuter kur ke pas vetes edhe ca snobë të hakerimit a të teknollogjisë që i paguan. Mund të të sjellin në shtrat edhe Merilin Monronë. Po pse kjo është ajo çfarë duan shqiptarët në përgjithësi? Shqiptarët duan punë jo bullizëm. E kanë kokën plot shenja nga bullizmi klasor. Këtë po bën sot ti kryeministri i Shqipërisë me kandidatët e opozitës. I kënaqesh gjuhës jashtë të Grida Dumës, apo gojës mënjanë a plot raki të Dashamir Shehit. Të paktën në gjithë këto kohë të ndyra bulliste, ky duket më me këmbët në tokë për ato që thotë nëpër studiot e Tiranës së lodhur dhe me identitet internacional, me identitet oriental, me gjithçka, veç shqiptar jo. Nëse është e vërtetë që rakia e bën Dashamir Shehin shqiptarin më me këmbë në tokë, qoftë e bekuar pika e saj. Pra ti Edi Rama duhej të shpalosësh një program të mirëfilltë ekonomik ku t’i bindësh fort shqiptarët për më tepër që kërkon një mandat të tretë. Një program a një plan rigjenerimi total i të të gjithë vendit për shkak të firove 8 vjeçare. Ku pavarsisht se ti flet për suksese, shqiptarët mbajnë mend  vetëm furgonë televizionesh që shpërndajnë ndihma derë më derë, lali Erin, OJQ-ët, E Shtuna Ndryshe apo fondacionet fetare të të dy krahëve. Thua se problemet e shqiptarëve janë goja mënjanë e Dashamir Shehit? Asesi. Një kronikë e djeshme në një televizion shqiptar, një ilustrim i gjallë i vëllimit poetik Kolla e vdekjes e Musine Kokalarit, mjerim i verdhë, mjerim që të merrte shpirtin…, jepte jetën e vështirë të një familje diku nga fshatrat e Matit. Jetonin në kontenier prej 6 vitesh. I kryenin nevojat personale në qiell të hapur, lanin rrobat në qiell të hapur. Kishin turp nga varfëria.  Fare mirë një nga ato gjëndjet e frikshme me rrethinat e Bangladeshit. Ishin njerëz që fati i kishte ndëshkuar. Kurse ti bën art bullist krahasues, gjuha e Gridës, goja mënjanë e Dashit, syzet dhe emri i Markut a ku di unë. Je kryeministri i shqiptarëve o fyell, jo i Dashit dhe Gridës. Dhe mjerë ata që të kanë aty. Se je pikërisht në atë gjëndje, kur robi kujton se edhe pordhët i ka me mend. Vetëm armët të kanë mbetur pa i marrë, por me sa duket, po vazhdove kështu edhe do i nxjerrësh një ditë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bullist i lindur, Ilir Levonja

A di gjë ku kandidon ish presidenti Moisiu?

March 6, 2021 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

Në fushatën e 2013-ës gjithë makineria elektorale e Edi Ramës ishte karshi një gjyshi. Ky ishte Sali Berisha. Gjyshi me jelek antiplumb. Askush nuk të sillte një program të mirëfilltë ekonomik ku të zbërtheheshin firot e qeverisë së kohës dhe avantazhet e atyre që po kërkonin pushtetit. Por gjithçka sfidohej me një gjysh kamorrist që lëvizte lart e poshtë me jelek antiplumb. Madje sfida shkoi deri studiove ku do të provohej fakti nëse vërtet Sali Berisha lëvizte me jelek antiplumb apo jo? Kaq shumë ishin magjepsur shqiptarët pas këtij fakti sa të tjerat ishin kot fare. Nu kishte asnjë rëndësi se si do u përmisohej ekonomia apo se si do të minimizohej informaliteti në mënyrë të atillë që vendi të futej në shina në rrugën drejtë Unionit Europian. Një gjysh me antiplumb ishte kthyer në një gogol që do e kthente botën shqiptare në kazan të plehrave dhe riciklimit. Që po pengonte hapjen e 300 mijë vendeve të punës, eksodin e të tjera. Nuk flisje dot me një shok socialist se menjëherë gjyshi, gjyshi etj. Dhe ta mendosh që në 2013-ën pas plot 8 vjet qeverisje, Sali Berisha nuk ishte më shumë se 69 vjeç. Sot antigjyshërit kanë nisur një fushatë vulgare se po afrojnë vlerat duke u dhënë shqiptarëve kandidatë 80 vjeçarë. Dhe shqiptarët presin të rifreskohen me botëkuptim a arsim perëndimor, megjithëse hapen zorrësh me një gjak puro shqiptar (Alba Kokalari) e cila përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian. Madje kësaj fushate vulgare ia nxjerrin vetë bojën kur deklarojnë se po largohen nga politika për shkak që t’u hapin rrugën të rinjëve. 

Referuar kulmit të numrave në rritje të vdekshmërisë, dështimit total me pandeminë, ku spitalet u kthyen në vatra të depresionit dhe vetvrasjeve, kur nuk kanë arritur të vaksinojnë as 0,01% të popullatës, antigjyshërit të ofrojnë si shembull suksesi një gjyshe parukerie. Referuar kulmit të numrave të të pastrehëve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, antigjyshërit të ofrojnë një stërgjyshe si shëmbull suksesi. Pika hapjen e rrugës suaj karshi të rinjëve. Nuk e di nga bëhet Alfred Moisiu, por ofrojeni edhe atë. Se kushedi vjen edhe ai me ide të reja. Studentëve jepuni dërrmën, tregojuni ambasadat, portet apo aeroportet. Shpejt do keni kështu një Shqipëri të denjë europiane të antigjyshërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Ish presidenti Moisiu

Kryeministri më i varfër…PIKA SONDAZHEVE!

February 26, 2021 by dgreca

NGA ILIR LEVONJA/Kur Edi Rama u nda nga vegjitimi i kryetarllëkut, fal Lulzim Bashës në korrikun e 2011, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, kishte vetëm 3000 mijë euro gjëndje bankare. Pas plot 8 vjetë qeverisje, disponon 100 milion lekë. Me të reja apo të vjetra gjejeni vet ju. Se unë e di mirë, se sa domëthënie ka për një shqiptarin tim meleoni, sidomos kur shkruan emrin në listën e kioskës së lagjes. Nga ana tjetër e kam bindje, jo përshtypje, por bindje se nuk shifrat nuk janë me gjashtë zero, por me shtatë e me tetë. Gjithsesi këto të dhëna gjithmonë sipas tabloitit BIRN. Pra, Edi Rama nuk e ka dyfishuar pasurinë, por gjashtëmbëdhjetëfishuar. Po sipas BIRN, kjo vlerë vjen  nga objekte të lëshuara me qera. Shqiptarët kurrë nuk pyetën se ku i gjeti një bohem këto godina a objekte. Vjen nga makina që kushtojnë 400 mijë euro. Shqiptarët kurrë nuk pyetën se çfarë janë këto makina. Kujti i duhen. Kryeministri i Holandës shkon në punë me biçikletë. Ai i Danimarkës merr metronë. Angela Merkel bën pazar në marketin afër pallatit ku ajo banon. Jacinda Ardern e Zelandës së Re i bëri javën me 4 ditë punë. Pastaj Edi Rama nuk di t’i japi ndonjë mjeti. E ka deklaruar vetë. Si është e mundur që nuk janë pasuar si ky, ata fisnikët e mengjeseve, natës, shoferat e taksive, furgonëve, mauneve? Kjo vlerë vjen nga huadhëniet, që ta kuptoni më thjeshtë një lloj biznesi bankar, jep para me përqindje. Pra të jap 1 milion e do më kthesh pas një viti, 1 milion + 3% të vlerës për çdo muaj. Një fajdexhi i tipit Gobsek. Megjithatë shqiptarët nuk pyetën se nga i gjeti këto para një shtetar i tyre që nga 1998-ta e deri sot? 27% e kësaj vlere pasurie vjen nga Edi Rama dhe 38%  nga e shoqja. Zakonisht në Shqipëri gratë janë më të pasura se burrat. Kjo është bërë e modës tani. Vetëm në Shqipëri ndodhin love story ku bohemët e qosheve të Bashkive, Kuvendit, Ministrive, Kryeministrisë, marrin gra tmerrësisht të pasura. Keni shembullin e Fatos Nanos, më 2005 iku vetëm me një shishe whisky nga Kryeministria, u rimartua me një grua që ishte shumë e pasur. Aktualisht jeton midis Tiranës, Athinës dhe Vjenës. Pra Edi Rama ka një pasuri të gjashtëmbëdhjetëfishuar. Shqiptarët vetë janë në rënie pikiatë. Ju duket rimbursimi i kurës së covid-19 qiqra në hell. Çfarë trajton BIRN është dorë e dytë. Nga ana tjetër sipas tyre sondazhet e nxjerrin Ramën fitues. Pika sondazhet. Në kët rast OFL nuk vepron pasi Rama nuk është i fortë. SPAK nuk merret me këtë çështje por me Tiren e Sanatoriumit. Dhe vet shqiptarët vazhdojnë me inat, poshtë Saliu, rroftë Rama. Rama ky kryeministër për gjynah, i varfër sa vetë shqiptarët.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Kryeministri me i varfer, Rama

Këndi i vaksinimit

February 25, 2021 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Sapo hyra në një ushqimore, vura re një kënd të improvizuar mbi vaksinimin. Aty shpërndahej një formular për t’u plotësuar dhe më pas të caktohej data. Kuptohet sipas grup moshave. Me që e kam afër dhe Bashkinë e qytetit shqyva sytë se mos po shihja kryetarin. Mos po shihja lali Erin tim me atë buzëqeshjen shabllone duke më thënë mirë se erdhe. Dhe kuptohet, duke sharë e bullizuar kryetarin e opozitës. Do ishte një emcion i veçantë për faktin se kam mbi 15 vjet këtu, si nuk njoha një kryetar? Qoftë ky i majtë apo i djathtë. Por qe vetëm një vajzë me uniformë që i përkiste personelit të farmacisë. Madje nuk pashë as banderola më mbishkrimin Amerika, a Florida buzëqesh. Nuk pashë as ndonjë ish personalitet ku kryeministri t’i afrohej e t’i thoshte, ku je o gjigand? Dhe me që ra fjala tek personalitetet, mos u përfshini në bullizmën e Edi Ramës. Ai po t’i donte artistët (personalitet) nuk ua shëmbte në kokë Teatrin Kombëtar. Një Teatër Kombëtar është Historia kombëtare. Kush i vë zjarrin Historisë është një covid më vete për vendin. Si nuk pashë një shtetar. Një si Edi Rama, lideri botëror që po na mahnit të gjithë. Shkon vet, nuk përton dhe pret vaksinën në aeroport. Jo pak por 8190 doza, jo kutia. E keni tek faqja e tij në fb, 8190. Nuk i shpëton asnjë kokërr konçize shifre. Sikur të ishin 8191 e gjysëm. Ai do ta postonte. Poston video avionësh mallrash që sjellin plot, dy kuti. Liderit botëror i duhen mbi dy milon e ca vaksina si dorë e parë, por ai është i lumtur edhe me dy kuti. Kur rrëzoheshin avionë në Gjadër e Divjakë, atë të drogës, nuk postonte video. Na thoshte që janë mushkonja. Kurse tani, mesnatë e ftohtë, hapen zgafellat e avionit, plot dy kuti. Lajm i madh edhe për pika mediat shqiptare. Dy kutia, na i dhuruan, mos na pyesni se kush, por janë nga Pfizer. Lideri botëror që nuk ka ngelur bankë, a fondi arab, a sulltanatit të Stambollit pa i lypur, i bënte dëm oferta e Rusisë. Madje nisi një luftë verbale karshi saj deri në shpalljen të pa dëshiruar të një atasheu. Lideri gogol i televizioneve, nuk i duheshin vaksinat e Rusisë, paçka se gjoja e do popullin e vet. Paçka se numrat kanë porropinë, janë bërë dyshifrorë, vatrat me qytetet ja dyfishuar, lideri botëror e gogol, e sheh me përçmim ofertën ruse. Biles edhe grupet emergjencës për përballimin e covid-19, skuthen brenda vetes me pretekse të kujdesshme politike se mos i mbetet qejfi shefit. Pika specialistët. Këtej nuk kanë shtretër, këtej presin gjoja Pfizer-in nga Amerika. Vajza me uniformë më solli në vete duke më pyetur nëse kisha nevojë për ndonjë shpjegim. Çfarë të t’i thosha. Ku e ke Kryetarin e Bashkisë? Po Guvernatorin e Shtetit? Presidentin e Amerikës? Thjesht një mirupafshim, ato që i përkasin Shqipërisë janë dhembje e imja.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Këndi i vaksinimit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT