• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Eduard Kukan: Integrimi i Shqipërisë në BE pas 8 – 10 vitesh

December 18, 2013 by dgreca

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan flet për DW. Kukan politikanëve shqiptarë: vazhdoni atmosferën pozitive pas zgjedhjeve të 23 qershorit, integrimi bëhet për shqiptarët./

DW: Z. Kukan, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, që përbëjnë Këshillin Europian, arritën dje një kompromis mes pesë vendeve anëtare të fuqishme të BE-së që nuk dhanë votën pro dhënies për Shqipërinë të statusit të vendit kadidat për anëtarësim dhe shumicës tjetër prej 22 vendesh që ishin pro: ata vendosën shtyrjen e vendimit për Shqipërinë deri në qershor 2014. Ndërkohë edhe Parlamenti Europian pati dhënë ditë më parë votën e tij pro. A ishte e papritur kjo shtyrje për Ju si europarlamentar dhe kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Europën Jug-Lindore?

Eduard Kukan: Nuk ishte krejt e papritur për mua. Nuk është sekret që disa vende anëtare të BE-së deklaruan rezervat e tyre lidhur me dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Mendoj që kjo ishte e ditur edhe nga politikanët e Shqipërisë. Megjithatë, ne të gjithë shpresuam që vendimi që do të merrej do të ishte pozitiv. Por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Mendoj se ky vendim, shtyrja e statusit për Shqipërinë, nuk është një vendim i drejtë. Nisur nga natyra e një hapi të tillë në procesin e anëtarësimit – ai do të thotë thjesht inkurajim për forcat politike në vend pa asnjë implikim të mëtejshëm konkret në procesin e integrimit.

DW: Në fund të fundit a e gjeni realist skepticizmin e pesë vendeve të rëndësishme të BE-së: Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Holandës dhe Danimarkës, skepticizëm që u bë shkak që Shqipëria edhe këtë herë të mos e marrë statusin e vendit kandidat, për të cilin ka aplikuar që në vitin 2009?

Eduard Kukan: Me aq sa di këto pesë vende dëshirojnë prova më të rëndësishme se sa atmosfera e re dhe pozitive politike në vend, por ajo duhet të jetë e qëndrueshme, e sidomos lufta kundër korrupsionit duhet të ketë efektive me rezultate konkrete. Këto vende dëshirojnë një lloj historiku të dokumentuar që do të vërtetojë qëndrueshmërinë dhe rezultatet konkrete.

DW: A mendoni se në skepticizmin këtyre pesë vendeve ndaj Shqipërisë, mund të ketë ndikuar edhe përvoja jo pozitive nga vala e fundit e zgjerimit të BE-së, kam këtu parasysh anëtarësimin e vendeve të tilla si Rumania apo Bullgaria, që u provuan të jenë të parakohshme për nga arritja e standardeve që duhet të ketë një vend që anëtarësohet?

Eduard Kukan: Mësimet e nxjerra nga anëtarësimi në BE i Rumanisë dhe Bullgarisë luajnë rolin e tyre në përqasjen e vendeve anëtare të BE-së lidhur me anëtarësimin e gjithë shteteve të reja, që janë në procesin e hyrjes në BE. Kjo do të thotë që kriteret që duhen plotësuar plotësisht duhet të ndiqen deri në një periudhë të caktuar, gjatë së cilës duhet të realizohen reformat.

DW: Cilat mendoni se janë pritshmëritë konkrete të pesë vendeve, të cilat Shqipëria duhet t’i realizojë brenda gjashtë muajve, deri në qershor 2014? A mund të konsiderrohen arritjet në këtë hark kohor të qëndrueshme?

Eduard Kukan: Ashtu si e theksova, tanimë, pritshmëritë janë që Shqipëria gjatë këtyre gjashtë muajve duhet të provojë që kjo atmosferë e re politike, bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës, është e qëndrueshme dhe do të sjellë rezultate në përparimin e axhendës europiane. Provat konkrete janë të nevojshme dhe duhet të ketë shumë të tilla në mënyrë që trendi, prirja të jetë qartësisht e dukshme. Besoj se është jo realiste të presësh nga Shqipëria që të arrijë gjithçka në gjashtë muaj. Dëshiroj t’ju sjell ndërmend këtyre pesë vendeve, se po flasim për status kandidat për Shqipërinë, jo për datën e fillimit të negociatave të pranimit, jo për pranimin e Shqipërisë në BE që do të kërkojë 8 – 10 vjet të tjera. Kjo nuk duhet harruar. Më duket se kërkesat e disa vendeve anëtare të BE-së nuk janë të qarta dhe po ngatërrojnë këto dy faza të procesit. Mendoj se ato duhet të jenë më objektivë dhe realistë.

DW: Çfarë do t’i këshillonit apo sugjeronit Shqipërisë, të dy palëve, maxhorancës qeverisëse dhe opozitës, që në qershor 2014 të mos ketë një shtyrje tjetë? A ka diçka që do t’i jepnit rëndesi të posaçme për t’u arritur në këtë kuadër që ju përshkruat?

Eduard Kukan: Mund të përsëris vetëm atë që e theksova gjatë diskutimeve në seancën plenare të Parlamentit Europian dhe në Këshillin e Marrdhënieve me Jashtë: që të dyja palët, qeveria dhe opozita duhet të vazhdojnë në trendin pozitiv, që filloi në vend pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Të dyja palët duhet të tregojnë me rezultate konkrete, se integrimi i Shqipërisë në BE është në interesin e tyre të përbashkët dhe përderisa kemi të bëjmë me një proces të gjatë në kohë, përtej mandatit të një qeverie, është e rëndësishme të provojnë që këtë e pranojnë të dyja palët para gjithkujt. Ato duhet të kenë vazhdimisht në mendjen e tyre, se integrimin po e bëjnë për shqiptarët.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Eduard Kukan, Integrimi i Shqiperise, pas 8-10 vjetesh

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT