Ida Trebicka “Affiliate Professor” në degen e pianos në Universitetin e Syracuse SHBA/
Nga Liliana Pere. Histori Suksesi/
Profili
Ida,një grua pianiste ne profesion, qytetare nga Korça.Qyteti i abc Shqipe, serenatave, qyteti i dashurisë,Parisi i Vogël, e po të kërkosh, gjen plot epitete të tjera që cilësojnë vlerat e qytetit te Korces. E hapur herët me botën, drejt perëndimit ze vend te konsiderueshëm kultura. Shumë Atdhetarë që sot mbushin faqet e historisë së kombit, ishin pikërisht nga Korça,
Të kujton po aq kënaqësi e mikpritje, sepse kudo që të shkosh gjëja e parë me të cilën do të takohesh, është pikërisht mikpritja e korçarëve…Lulet ..Kangjellat, sofatet kalldrëmet eh……
Korca mbetet vendlindja e dashur e Idës ku,ku u lind dhe u rrit. Në Korce, nëpermjet familjes, shkolles dhe traditave qytetare Ida u formua si artiste/muzikante dhe qytetare. Korca për atë është e shtrenjtë, është vendi me i bukur jetës së saj ku ndihet e qetë, e rrethuar me dashuri. Puna e saj shoqëruar me passion e talent bëri te behet nje artiste, qe t’i kapërxeje kufijte e Korçës dhe Atdheut, Ida sot eshte nje Pianiste e madhe ne SHBA
Në vitin, 1995, Master’s Degree në Piano Performance, Ph.D (Doktorature).
Në vitin 1997 pedagoge, Affiliate Artist në shkollën e muzikës, Setnor, në Universitetin e Syracuse…1997, fiton poziten e “Affiliate Professor” në degen e pianos. Nje realizim i mundimeve, djerses, oreve te pafundme te punës, dhe kurorëzim i ëndrës per t’u stabilizuar perfundimisht në SHBA, dhe krijuar nje jete te re, dhe karriere brilante
Karriera artistike filloi në Shqiperi dhe vazhdoi në Azi, Kanada, dhe sigurisht në Shtetet te Bashkuara, nga lindja në perendim dhe Jug Nje nga momentet me signifikante është concerti i organizuar nga “Miqte of Firences” me 2006, luajtur solo, tek kembet e statujes se Davidid, në Galleria dell Accademia në Firenze.
*****************************************************************************
Ju lutem ndiqni Intervisten…
E dashur Ida;
-Endrrat e Ides per tu bërë pianiste nis herët që në femijerinë e saj, shoqeruar me punë dhe passion behen realitet.Si ka filluar ëndra dhe dëshira per muzikën dhe vecanërisht istrumentin tuaj te dashur Piano?
Qe femijë kam qenë e dashuruar pas muzikes. Në familje nëna ime Meri Tili, ka pasur nje ze te mrekullueshem, babai Koco Tili, i edukuar dhe shkolluar në Liceun francez te Korces, i binte mandolinës, kendonte ariet e Verdit dhe Puccinit rreth shtepise, dhe motra Klara, luante në violinë me ore te tera, duke krijuar keshtu nje ambjent artdashes. Në moshen 7 vjecare, jam pranuar në shkollen e muzikes Tefta Tashko Koco në vendlindje. Fatkeqesisht, nuk u lejova te studioja asnje instrument per shkak se motra ime ishte nxenëse në klasen e violinës. Shume shoqe dhe shoke te mij pesuan te njejtin fat. Mesimet e solfezhit nga ana tjeter ishin te rregullta dhe me mbanin te gjalle interesin per muziken. Me vonë në semestrin e dyte te klases se shtate, me interesimin dhe insistimin heroik te nënës time, Meri Tili, dhe perkrahjen e drejtoreshes se muzikes Vasilika Cavali-Nano, (te cilen e kujtoj me shume dashuri,) u pranova si pianiste e rregullt në shkolle. Ajo shkolle mbetet vatra ku jam rritur, kam luajtur si femije, jam formuar, frymezuar, dhe ku kam krijuar lidhjet shoqerore me te fuqishme.
-E dashur Ida; desha te di kur jeni larguar nga Shqiperia, cilat jane aresyet , dhe si është komunikimi juaj me Atdheun pas largimit, Sa Nostalgjike jeni ?
Jam larguar nga Tirana, me 1992, dhe per nje kohe te gjate u shkeputa dhe nuk u riktheva në Shqiperi. Nga 2005, kam vizituar atdheun pothuajse cdo vit.Kam nënën dhe farefis në Korce, por dhe miq, kolege dhe shoqeri në Tiranë, Durres, Elbasan, Shkoder dhe Pogradec etc.
Malli per vendlindjen dhe Atdheun nuk treten asnjeherë.
-Formimi juaj shkollor pas liceut finalizohet me rezultate te larta në shkollën e muzikës Tefta Tashko Koço në Korçë,dhe rritja juaj ne nje ambjent artdashës, mendoni se mësimet e para në këtë shkollë janë pjesë e suskesit tuaj sot?
Absolutisht, shkolla e muzikes në Korce, ishte vertet në krye te te gjitha shkollave te tjera te qytetit, jo vetem pse kishte destinacion mësimdhenjen e lëndeve artistike e muzikore, por në kete shkolle u jepej nje rëndesi teper e vecante edhe lëndeve te përgjithshme akademike, gjuhes, letersise, matematikes, shkencave natyrore, dhe gjuhes se huaj. Ajo shkolle ka nxjerre intelektuale dhe artiste te pafund te nje kualiteti te larte, sepse vërtet kur ke nje nje bazament dijesh teper te shendetshme qe në famijeri, edhe suksesi me vonë në jete është me i mundshem. Kujtoj me nostalgji pjesemarrjen në konkurset e matematikes, gjuhe-letersise etc, midis shkollave te qytetit, dhe si nëpermjet tyre kultivohej kureshtja dhe etja per dije te pafundme.
-Nga biseda vlerësovase ju jeni krenare per cilesinë e shkolles dhe mesimdhënjes ne Shqiperi, ka superioritet. Dhenja e Medaljes se arit nga Ministria e Kultures ju ka gezuar dhe entusiazmuar shumë, mund të percillni per lexuesit disa detaje ?
Ishte nje krenari jo vetëm e imja por e prindërve dhe familjes sime. Ishte vjështë e vitit 1981, dhe unë isha në semestrin e pare te studimeve te larta në Institutin e Arteve, kur u njoftova se do te me dorëzohej medalja në Pallatin e Kultures në Korce. Ishte vertet nje ngjarje e organizuar bukur, dhe e paharrueshme në kujtesen time. Ajo medalje ka qenë simboli i nje pune te parrjeshtur, e oreve te studimit te pafund në piano, në mes te beharit, dhe dimrit te ftohte. Ishte ajo medalje qe me lejoi mundesinë te shkoj per studime në Universitet, në nje kohe kur unë, femija e katert e nje familjeje me tre femije te studjuar, nuk do te kisha asnje mundesi dhe shprese per studime te larta,
-Cila ka qenë mbështëtja juaj nga pedagoget tuaj dhe shtysa per punuar me teper, kush pedagog ka ngelur në kujtesen tuaj si udhërëfyes në rrugen e muzikes si nje bazament dijesh tepër te shëndetshme ?
Në Insitutin e larte te Arteve u caktova në studion e Nora Cashkut, e cila kishte pak vjet qe ishte kthyer nga studimet në Rumani. Kam pasur marredhenje shume te mira me pedagogen time, te cilen me pas e pata kolege. Me ka dashur dhe respektuar shume.Ka qenë nje respect I ndersjellte.
-Me pas ju keni dhenë mesim si pedagoge , e pianos në Institutin e Larte te Arteve, sa e bukur dhe e rendesishme ka qenë per ju në planin akademik , bashkepunimi me koleget dhe studentet per te transmetuar tek studentët tuaj muzën e talentit tuaj te madh si pianiste ?
Ishte nje periudhe e shkëlqyer per mua, dhe kujtimet me te mira janë jo vetem nxenësit e mi por dhe figurat e muzikes shqiptare me te cilet pata rastin të njihem dhe bashkepounoj, si prof. Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Kozma Lara, Albert Paparisto, si dhe mentored e mi te drejtperdrejte, Gezim Laro, Ibrahim Madhi, Muharrem Denisi dhe Kico Dako. Kam krijuar në ato kohe lidhje te thella artistike dhe miqesore me Bujar Llapin, Vangjush Papadhimitrin, Raimonda Kocon, Eno Kocon, Fatmir Hysin, Thoma Gaqin etc. Mbase harroj ndonje mik e koleg te asaj kohe, te me falni…Por pervoja e atyre viteve është e pazevendesueshme. Me kujtohet, kisha te njejten studio me prof. Toninin, ai hynte në dere me buzeqeshje, ulej në piano dhe luante Arabesque te Debussy. Kemi bere biseda per muziken, artin, kompozitore, kemi shkëmbyer ide, mendime, dhe gjithe kjo pervojë per mua është pasuri e ralle. Veprimtaria ime koncertore në ato vite u perhap nga sallat e ILA-se në TOB, Radio Televizion, Lidhjen e Shkimtareve, dhe në rrethe te tjrea te Shqiperise. Dua te permend se në ate kohe, se bashku me pedagoget e rinj, Astrit Seliten dhe Bujar Sykën themeluam Trion e Institutit te Larte te Arteve, dhe sebashku kemi luajtur mjaft koncerte.
-E dashur Ida, mund te sillni në vëmëndjen e lexuesve disa eksperienca të bukura te suksesshme tuajat me personalitete te artit shqiptar?
Keni interpretuar si soliste me Orkestren e Radio Televizionit nën dirigjimin e Eno Kocos, Koncertin 2 te Sergei Rachmaninov….
Nje nga kulminacionët e aktivitetit te asaj kohe ishe bashkepunimi me orkestren e RTSH, në vitin 1987-88 dhe dirigjentin Eno KLoco, në Koncertin Nr 2 te Sergei Rachmaninoff. Ishte gje e rralle në ate kohe qe soliste te tjere pervec, Margarita Kristidhit, Nora Cashkut dhe Anita Tartarit te kishin ate fat. Jam shume mirënjohese per mundasinë qe m’u paraqit. Në salle ate mbremje, ishin te gjithe pedagoget e Institutit. Në kujtese me ka mbetur perqafimi dhe fjalet mallengjyese qe prof. Ibrahim Madhi me ka thenë pas interpretimit tim. Edhe gazeta Zeri I Piopullit shkruajti nje artikull te gjate per ate Koncert, e ruaj nje kopje te gazetes edhe sot.
-E dashur Ida; C’fare mbështëtjesh keni pasur nga familja në jeten tuaj te dedikuar artit dhe sa vështiresi keni kaluar në kete rruge suksesi ?
Nuk me besohet qe kanë kaluar gjithe keto vite…dua te theksoj se te ishe artiste në ato vite nuk ishte e lehte, ishte nje lufte dhe sacrifice e vertete te ishe teresisht e dedikuar tek arti. Në ate periudhe, para demokracise, kushtet familjare dhe shoqerore paraqisnin vështiresite e tyre, sidomos per femrat. Martesa me Kosten ishte pjese e jetes prej te ciles lindi vajza ime e shtrenjte, Genta. Si cdo martese edhe ajo e jona pati vështiresi, perplasje personalitetesh, por edhe momente te bukura. Vitet kur Genta ishte e mitur, qenë te veshtira, ishin koherat e tollonave…jeta ishte vertet e veshtire, dhe ndikimi në marredheniet familjare, deri diku, negativ. Kosta im shoq, e adhuronte muziken klasike, dhe ishte teper I apasionuar pas saj, qendrimi i tij ndaj profesionit tim ishte pozitiv dhe inkurajues.
-Amerika, garanton liri dhe mentalitet tepër demokratik per gjininë femerore.A e patët te lehte kete adoptim dhe ambjentim per fushen tuaj muzikore pas largimit nga shqiperia, c’farë gjetët ne realitetin amerikan në lidhje me artin dhe muzikën si u perballët ?
Amerika ishte nje realitet i ëndres qe kam pasur qe në femijëri. Familja ime ka pasur mjaft anëtarë qe kanë emigruar në Amerike qe në fillim te shekullit the 20. Unë personalisht, jam ndjere shume mirë në Amerikë, gje qe është, me sa jam e informuar, tipike per gratë në pergjithesi.
Në pranverë te vitit 1993, nje mik i familjes me origjinë shqiptare nga Korca, Christopher Gillam, na sponsorizoi per studime te larta në Universitietin e Sirakuzes. U larguam në Gusht te të njejtit vit. Ishte realizimi i nje ëndre te madhe.
Te them te drejtën, fillimi ishte i veshtirë nga ana ekonomike per familjen, por jo i veshtirë per mua nga ana profesionale. Fakulteti i muzikës me beri nje oferte si Graduate Teaching Assistant, e cila me garantoi, nje Master’s degree pa pagese, nje kompesim monetar, dhe sigurim shendetesor familjar.Ishte nje offertë qe nuk mund ta refuzoja. Them me krenari, qe pregatitja jonë në Shqiperi ishte superiore, dhe me ndihmoi te ndihesha e respektuar, dhe ta perballoja jeten e re me optimizem. Nje aspect tjeter pozitiv, ishte fakti qe lexoja dhe kuptoja mirë gjuhën angleze.Vështirësia jonë ishte mungesa e njohurive technologjike, kompjuterit. Te gjitha detyrat ishim te detyruar t’i paraqitnim te printuara në kompjuter, vështirësi qe së bashku i kaluam në nje kohë te shkurtër me punë dhe dedikim.
-Rruga e suksesit tuaj fillon si pedagoge,mbron doktoraturën dhe kaloni Profesore në degen e Pianos,ne Amerikë, ka qene nje sadisfraksion i madh per Idën dhe familjen kjo arritje profesionale ? Mund ta pershkruani ju lutem rrugen e suksesit dhe aktiviteteve ne Amerikë dhe jashte saj ?
Në vitin, 1995, u gradova me Master’s Degree në Piano Performance, dhe fillova Ph.D (Doktoraturen). Në vitin 1997 ju u emëruat pedagoge, Affiliate Artist në shkollën e muzikës, Setnor, në Universitetin e Syracuse Nderkohe me 1997, applikova dhe fitova poziten e “Affiliate Professor” në degen e pianos. Si rrjedhim, fitova rezidencinë amerikanë per vete dhe vajzen, Ishte nje realizim i mundimeve, djerses, oreve te pafundme te punës, dhe kurorezim i endres per t’u stabilizuar perfundimisht në SHBA, dhe krijuar nje jete te re.
Kenaqesia dhe krenaria ime është maksimale pas koncerteve, shfaqjeve profesionale, konferencave dhe masterclasses. Karriera ime filloi në Shqiperi dhe vazhdoi në Evrope (Itali, France, Angli, Greqi); Azi (Kinë dhe Hong Kong), Kanada, dhe sigurisht në Shtetet te Bashkuara, nga lindja ( Nëw York, Massachusetts, Connëcticut, Pennsylvania, Nëw Jersey) në perendim (California,) në Veri ( Michigan, Chicago, Nëw York, Ohio) dhe Jug (Florida, Arkansas, Texas etc.) Nje nga momentet me signifikante është concerti i organizuar nga “Miqte of Firences” me 2006, ku kam luajtur solo, tek kembet e statujes se Davidid, në Galleria dell Accademia në Firenze.
-Cilët do te veçonit ne preferencat tuaja muzikore nga kompozitorët e medhenjte huaj dhe kompozitorë shqiptare ?
Gjigandet e muzikes, 3 B-te e medha: Bach, Beethoven dhe Brahms, ( me pelqejnë koloset gjermanë te muzikes). Megjithate, është veshtire te percaktosh dhe t’i pergjigjesh me bindje absolute kesaj pyetje…me pelqejnë mjaft kompozime dhe kompozitore. Dua ate pohoj se në c’do mundesi qe me jepet programoj muzike te kompozitoreve shqiptare, Harapi, Zadeja dhe Ibrahimi. Vitet e fundit, kam programuar vepra te kompozitoreve me te rinj, miqve te mi, Thoma Simaku, Vasil Tole dhe Eriona Rushiti.
-A do dëshironit ta linit Amerikën , apo ajo është Atdheu yt I dyte vendi I realizimit te plotë Akademik dhe profesional , çfarë është për ju Amerika ? Si bashkoheni me bashkatdhetaret dhe c’fare bëni ju per komunitetin shqiptar si një artiste e madhe ?
Amerika, është tashme shtepia ime, vendi ku jetoj, krijoj, dhe pregatit breza te rinj. Fakti qe diaspora shqiptare në USA është rritur dhe ka zenë vendin e vet në shoqerinë amerikanë e lehteson mallin per vendlindjen, dhe krijon mundesira te reja shoqerore. Shqiptaret e Amerikes, organizojnë festa, festivale, dasma, ndjekin festat fetare, duke u mbledhur sebashku me kenge, valle në gjuhen e memedheut, dhe duke krijuar momente ku ndihen komplet shqiptare.
Jeta amerikanë është e shpejte, ka edhe stress, është teper e programuar, dhe gjate javes, me pak kohe per clodhje, shpesh here në kotrast me jeten e kafenëve te Shqiperise. E rendesishme është te shfrytezosh fundjaven per pushim dhe argetim. Amerikanët udhetojnë dhe shfrytezojnë në maksimum fundjaven, per te kaluar kohe cilesore me familjen. Jam mesuar tashme me kete jete dhe Ameriken e adhuroj. Me pelqen fakti qe njerezit respektojnë njeri tjetrin dhe jeten personale te tjetrit.
-A është Amerika idhulli i Demokracise per ju, i faktit te barazise per nacionalitetit, gjinise, ngjyres, fese, dhe a ka te njejtat posibilitete per progress dhe edukim per c’do emigrant?
Po shumë e është e vërtetë Kam perparuar nga ana profesionale, menyra se si i zbërthej, analizoj dhe interpretoj veprat muzikore nga ana stilistike, kam ndryshuar këndveshtrimin e jetes, jam me praktike, sigurisht edhe jeta ben te vetën. Pervojat e ndryshme qoftë positive apo nëgative janë jetike, dhe na bejnë te fortë. Në rastin tim, pervojat e jetes, me detyruan te bej c’ka ishte e mundur te siguroja jeten per vajzen dhe veten time, thenia “punë punë nate e dite, qe te shohin pake drite” ka kuptim te plote per mua. Amerika, pavaresisht nacionalitetit, gjinise, ngjyres, fese, cdo njeri është i barabarte dhe ka te njejtat posibilitete per progress dhe edukim. Amerika me dha mundesi te krijoj lidhjet shoqerore dhe miqësite me te fuqishme, qe nga mikeshat me te cilat studjuam sebashku në graduate school, koleget e punës, dhe miqte e kishes Episcopale te Shen Pjetrit në Cazenovia NY ku jam Drejtuese e muzikes qe me 1996. Ata kanë qenë mbështëtje morale dhe shoqërore, per familjen time gjithë keto vite.
-Ju punoni shumë edhe ne planin per te ndihmuar bashkeatdhetarët Kosova, duke ndihmuar për stabilizimin e tyre, nëpërmjet Shoqatës së refugjatëve.Mundeni nje spjegim me te qarte rreth tij, dicka me tepër rreth veprimtarise bashkepunuese?
Midis viteve 1995-2000, nje rrjedhe refugjatesh nga Kosova, u vendos nga qeveria Amerikan në qytetin e Sirakuzes. Familja ime ishte e para familje shqiptare qe u vendos në qytet qe prej 1939. Në kete moment lindi nëvoja per njerez qe flisnim gjuhën shqipe, për te përkthyer dhe shoqeruar refugjatet në vizita njekesore, dhe ndihmuar per plotesim te aplikimeve dhe intervistave per punësim. Shoqata e rivendosjes se refugjatëve, ndihmon njerez qe janë detyruar te braktisin vendlindjen dhe atdheun, dhe nuk kanë mundesi te kthehen per shkak te rrezikut te shdukjes, persekutimit, per shkak te races, nacionalitetit, besimit fetar, dhe opinionit politik. Më kujtohen vitet e para kur familjem mberriten, dhe unë me Genten, zbukuruam shtepite e banimit, dhe shkruam pankartat “Mirësevini!” në shqip.
Por c’ka me kujtohet dhe me ka leme mbrese, është pjesemarrja dhe dhenia e ndihmes, në lindjen e 2 femijeve kosovare në spital. Nje vajze u quajt Amerika, dhe tjetra Arberesha, shume domethenëse!!!! Kanë qenë dy momente mbreselenëse, qe kanë zenë nje vend te memorjen time. Edhe sot, vazhdojme te jeni miq me keto familje.
-Babai juaj zë nje vënd te vecantë ne jeten tuaj jo vetem si prind , por dhe si një edukator I devotshëm ne formimin tuaj, kerkoj ndjese per ngacmimin e ndjenjave tuaja, pershkruaeni me fjalet tuaja te zemres qe I takojnë nje prindi ….
Humbja e babajt me 2006, me ka lenë nje zbrazesi te madhe në zemer. Im ate ishe shoku im i ngushte, njeriu qe me frymezoi per letersinë dhe gjuhet e huaja. C’do te djelë, na merrte per dore mua dhe motren, dhe na conte tek kinëmaja e femijeve, dhe me pas me blinte nje liber tek libraria në qender te Korces. Libraria e familjes time ishte shume e pasur me libra te vjeter dhe te vyer, në shqip, Italisht, frengjisht dhe greqisht. Babai i zoteronte te gjitha keto gjuhe në menyre perfekte. Zanafilla e shume librave shqiptare rridhte nga fakti se ai ishte punësuar tek “Shtypshkronja Koti” e cila ishte themeluar dhe ishte në pronësi te te afermve te familjes.
Kam qenë me fat qe babai dhe mamaja, kanë jetuar me në në Amerike per nje kohe te gjate. Ishin ato vite qe munda ta shoh babanë me syrin e nje te gruaje te pjekur dhe jo te nje famije, te shkembejme mendime, per gjithcka në jete, per artin, politiken, filozofinë. Gjate atyre viteve, ai u be nje shok i ngushte jo vetem per mua, por edhe per Genten, i mesonte shqipen dhe frengjishten, dhe ajo qe ka me vlere te permend, i tregonte historinë e familjes në breza, dhe historinë e Shqiperise dhe shqiptareve, i mesonte kenge dhe poezi. Per mua, babai do te mbetet njeriu me i dashur, si prindi per femijen, dhe nje model dhe personifikim i intelektualit korcar.
-Ida Vazhdon flet per familjen e saj………
Genta erdhi shume e vogel në Amerike, dhe u integrua shpejt në jeten Americanë permes shkolles. Ndikimet dhe influencat shqiptare per te ishin:
a) ardhja e gjysherve dhe familjeve te para shqiptare me te cilat filluam te mblidheshim per sebepe, dhe ku femijet luanin sebashku.
b)Dua ate theksoj se Sirakuza ka edhe nje komunitet dashamirës shqiptaro greek, qe flet shqip, dhe qe ka emigruar dekada me pare. Ky komunitet ka mbështëtur shume familjet e reja shqiptare.
Genta, mund te them është nje amerikano-shqiptare, krenare qe është shqiptare, dhe amerikanë në botekuptim dhe kendveshtrim. Genta viziton Shqiperinë rregullisht, gjate muajve te beharit, per arsye te lidhjeve familjare.
-Në SHBA, ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh sa të integruar e shihni këtë komunitet dhe në vecanti gruan në jetën amerikanë ?
Grate e shohin Ameriken gjithmone realizim ne c’do plan dhe e enderojne per familjen e tyre pasi ato jane me kerkueset me Nuk ka diferencim në ecjen perpara te gruar veç burrit. Mund te them se grate e duam shume Ameriken, dhe jeten amerikanë. Ato janë te aft ate arrijne sukses, duke qenë vazhdimisht në rolin e nënave te mira dhe bashkeshorteve. Komuniteti ynë i vogel, në Sirakuze, ka nxjere, mesuese, doktoresha, inxhiniere, bankiere, biznësmenë, artiste etc.
Shqiptaret qe jetojnë ketu janë te integruar mjaft mirë në jeten amerikanë. Shume anëtare familjesh qe erdhen me moshe pak a shume te re, vazhduan studime te larta dhe kanë zenë vende punë perkatese, duke siguruar nje jete ekonomike cilesore. Shqiptaret vertet kanë ecur mjaft, dhe sidomos femijet e tyre, te cilet janë integruar plotesisht në jeten amerikanë.
Historite e grave shqiptare janë histori suksesi.
Falenderim Ida-
Ishte nje kenaqesi Lili qe komunikuam bashke dhe e vleresoj shume kete organizim me sens pateriotik, per propogandimin e vlerave te gruas shqiptare ne bote , duke na dhene mundesi qe ne te shprehemi si askund tjeter , me ju. Jeni nje grua e suksesshme ne atdheun tone dhe na afron te gjithave prane Atdheut. Na jepni mundesi me ze dhe zemer,te bejme te njohura sukseset tona me nje pune te madhe te palodhur,. Jam krenare per punen dhe mission tuaj Lili. Faleminderit.
Falenderim Liliana
Faleminderit ju e dashur Ida , pateriotja ime e dashur , Pianiste e talentuar dhe shume e suksesshme, artiste me nje bukuri fizike dhe shpirtërore, finesse ne kulturen dhe sjelljen tuaj si nje artiste e madhe ,
Grate shqiptare krenohen me ju , jeni elita e muzikës dhe culturës tone ne vendin ku jetoni duke shkelqyer emrin e Gruas Shqiptare ne Bote dhe te Shqipërise tone te dashur.
Liliana Pere
Ing Informatik
Presidente
Organizimi Internacional.
”Gruaja Shqiptare Në Botë”
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP