Intervistë me ish Kreyminsitrin e Kosovës dhe Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj
WASHINGTON D.C: Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Washington në një vizitë zyrtare, i ftuar nga një grup kongresitësh dhe senatorëve amerikan, tha në një intervistë për gazetën, Bota sot, me gazetarin tonë në SHBA, Beqir SINA, se ai po shfrytëzon këtë vizitë për të takuar kongresistë, senatorë dhe anëtarë të qeverisë amerikane, për të folur me ta për Kosovën .Ai theksojë se zgjedhjet për pushtetin lokal vitin e kaluar ishin nga më të mirat e mbajtura ndonjëherë, në Kosovë, dhe u shpreh mjaft optimist se edhe zgjedhjet e përgjithëshme në qershor, do të jenë edhe më të mirat. Haradinaj në këtë intervistë të posaçme nga Washingtoni, vlerësoi lartë me këtë rast lidhjet e mira mes Kosovës dhe SHBA, të cilat sipas tij, dekadat e fundit kan mbrritur në kulmin e tyre, duke shënuar vetëm rritje.
Më tej kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, foli edhe për protestat e studentëve të Prishtinës, integrimin Europian të Kosovës, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, debatet në Kosovë rreth figurave politike dhe përse Kosovës i duhet një Kryeministër si Ramush Hardinaj!
Kryetari Haradinaj, sot ka pasur takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë. Vizita e kryetarit Haradinaj në SHBA po përcillet me vëmendje dhe interesim nga mediat amerikane dhe shqiptare si dhe opinioni këtu në Washington.
Beqir Sina: Zoti Haradinaj, së pari me lëjo tju faleminderoi për kohën që po ju marrë me këtë intervistë : Çfarë tregon pjesmarrja e politikanëve shqiptarë të ftuar në Uashington nga kongresmen e senator në Mëngjesin e Lutjeve ?
Haradinaj : Ju faleminderit edhe ju !Kjo, është një dëshmi e madhe, e atyre lidhjeve të shkëlqyera, që janë krijuar mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ne Shqipëtarve, kudo si në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare. Një lidhje kjo, që i ka rrënjët e saj, shumë më heret prej nga Presidenti Uillson dhe ka vazhduar deri tek , liria jonë dhe pavarësia e Kosovës, me Presidentin Klinton, presidentin Gorge W. Bush dhe administratën e Presidentit Obama. Kjo, është një lidhje, që ka ardhur gjithmon duke u rritur, e cila mund të them se ka arritur në “zenitin” e saj dekadat e fundit . Pjesmarrja ime në “Mëngjesin e Lutjeve”, do të thoja se është një pervilegj dhe kënaqsi – mbasi jam i ftuar nga miqt tanë në Kongresin dhe Senatin Amerikan dhe kam rastin të takojë ata dhe shumë nga miqt tanë në kongres dhe senat, si edhe njerëz nga administrata amerikane departamentin e shtetit.
Beqir Sina: Ju sapo vini nga Kosova si e vlerësoni Ju – situatën e tanishme në Kosovë ?, të jem më i saktë në pyetjen time kemi disa ditë që po zhvillohet një protestë e studentëve të Universitetit të Prishtinës, apo jo!
Haradinaj : Po! Shumë e vërtet, është dhe e drejtë pyetja e juaj. Në Kosovë, ka shumë zhvillime të ndryshme dhe këto sipas situatave që krijohen ashtu si dhe rasti më i fundit që përmendet edhe ju : “Protesta e Studentëve të Universitet të Prishtinës”. Në Kosovë ka disa lëvizje qytetare kundra keqë-qeverisjes së vendit, të cilat kan qenë si rezultat i nji reagimi popullor ndaj asaj që populli e quan se “Qeveria, nuk u sherben atyre si duhet”. Pra sipas meje nga një qasje jo e mirë e deritashme e kësaj Qeverie, sikurse, është kjo e situatës në Universitetin e Prishtinës, e cila kërkon një zgjidhje urgjente që këtij Universiteti të i kthehet sa më parë normaliteti.
Beqir Sina: Vitin e kaluar Kosova e përmbylli një proces zgjedhor,(zgjedhjet lokale) i cili është vlerësuar shumë herë si më i miri . A mendoni se me këto zgjedhje Kosova e kaloi një sprovë ? sidmos, tani kur ju keni edhe zgjedhjet e përgjithëshme ? në qershor
Haradinaj : Këto kan qenë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëher në Kosovës. Dhe ajo që do të quhej se ishte risi në këto zgjedhje, ishte ajo që pati një pjesëmarrje të madhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës , përfshirë edhe ato të pakicave, sidomos ato të komunitetit serb në vend. Zgjedhjet, sipas meje ishin të lira dhe të ndershme, çka tregon se Kosova do të avancoi edhe më shumë me këto standarte, që po tregon me zgjedhjete mbajtura Kosova. Dhe, për këtë unë jam shumë optimist se edhe zgjedhjet e ardhëshme do të jenë edhe më të mira se këto që janë mabjtur deri më tani.
Beqir Sina: A mendon se po e dëmton procesin në të cilin ka hyrë Kosova, kur partitë opozitare, përdorin një “gjuhë” të ashpër ndaj njera tjetrës ? sidomos kundra maxhorancës, PDK-së dhe kualicionit të saj dhe Kryeministrit Thaqi !
Haradinaj : Unë jam kundër “gjuhës së ashpër”, në Kuvend. Por, duhet kuptuar se në fushata dhe kohë zgjedhore, gjithmon fillon e ashpërsohet “gjuha”, gjë që duhet të mos ndodh që çdo gjë të jetë brenda noramave demokratike. Pra, të tregojmë se ne dimë të bëjmë shtet dhe të qeverisim vendin. Pavarësisht, dinamikave, që përcjellinim me këto debate ndonjëher edhe brenda Parlamentit të Kosovës, ose si mund t’a quaj unë “acarim të situatës” gjithmon duhet pasur kujdes! Sidomos, tani kur mbarum një palë zgjedhje dhe jemi përpara një palë zgjedhjeve të tjera – Ne duhet të tregojmë se “si politikanët e Kosovës, kemi një ofert me votuesit tanë – për të treguar kulturë demokratike, në çdo prezantim tonin “. Për, çka ne si parti flasë me ketë rast AAK-në, duhet t’i japim Kosovës me çdo kusht atë imazhin që i meriton ajo, edhe, në opinion ndërkombëtar. Ne duhet të kemi një qeverisje që u siguron qytetarëve të saj, një liri ekonomike dhe një qeveri që i hap një prespektivë më të mirë qytetarëve të saj – sidomos për rrugën tonë në integrimet Euro – Atlantike , në vend të “acarimit të situatës” ose si u shprehet ju “gjuhës së ashpër” të përdorur në Parlament. Pra, gjithëçka, mendoj se duhet t’a bëjmë me shumë kujdes se jemi përpara një sprove të vështirë për Kosovën – për t’a çuar atë drejt Europës dhe integrimeve Euro Atlantike.
Beqir Sina: A mendoni ju se arrestimet e fundit janë si thonë në ndonjë rast analistët amerikanë, raste të tilla në vende të ndryshme të botës: “Janë si një “Show – up !”
Haradinaj : Në këtë pyetje për mua është shumë vështirë të flasë për këtë, sepse është heret me folë. Unë mendojë se duhet lënë në dorë të drejtësisë, që ajo të bëjë punën e saj. Mbasi, kuptohet se në Kosovë njëra prej sfidave të saj, janë rendi dhe sundimi ligjit, dhe kësaj duhet që të gjithë ne t’i ndihmojmë me vendosjen në çdo cep të Kosovës rendin dhe ligjin ku të gjithë të jemi të barabart, për çdo njerin që jeton dhe punon në Kosovë.
Beqir Sina: Ka pasur shumë interpretime kohët e fundit lidhur me dëshmitë për bashkëpuntorët me ish shërbimin sekret Jugosllav UDB-në, Si i komentoni ju këto dhe a jeni ju për hapjen e dosjeve pra Lustrimin e politikanëve në Kosovë ?
Haradinaj : Këtu kam një përgjigje të veçantë, duke sugjeruar pikë së pari se çdo gjë duhet të bëhet në bazë të mekanizamave profesionale dhe kompetente, për t’a bërë këtë gjë edhe më kredibile – pra më të besueshme, rreth këtyre debateve që jan hapur në Kosovë, lidhur me bashkëpuntorët e UDB-ës, në kohën e ish Jugosllavisë, e cila nuk egzistonë më, por i ruan strukturat e saj në Beograd. Unë, nuk jam për debate të tilla, mbasi të dhënat janë të komprementuara, sipas mendimit tim – pra nuk janë të qëndrueshme, dhe nuk i takon shoqërsië kosovare, të kyçet në një debat duke mos pasur të dhëna të sakta.
A jeni ju për hapjen e dosjeve pra Lustrimin e politikanëve në Kosovë, e kisha fjalën?
Haradinaj : Do të ishte në interes të vetë shoqërisë së Kosovës, që të shihet e verteta posaqërisht për çdo politikan. Por, kjo e vërtet duhet vijë nga mekanizma të pa-anshëm dhe mekanizama që janë të besueshëm në popullin e Kosovës. Mbasi lidhur me këtë çështje jo vetëm në Kosovë, por edhe rreth saj – dihet se ka pasur shumë manipulime me dosjet dhe gjëra të tjera të kësaj natyre dhe kështu që e vërteta ka “rrezik të mos mësohet asnjëherë”.
Beqir Sina: Përse ju mendoni se zoti Haradinaj si Kryeministër mund të ndryshojë shumë Kosovën? Ku është ndryshimi i juaj për qeverisje nga kjo e qeverisë Thaqi ? I cili, ka udhëhequr me qeverinë e tij më shumë se kushdo kryeministër në Kosovë deri tani, pra në dy mandate të plota !
Haradinaj : Unë mendojë se Kosova nuk mundet të vazhdojë më kështu – pra diçka duhet ndryshuar, sipas meje. Si e ceka edhe më lart ne jemi përpara sfidave të shumta, që e presin Kosovën në të ardhmen. Kosova, sot ka nevojë më së shumti për një qveri dhe kryetar qeverie që të marrë seriozisht qeverisjen e saj. Për këtë unë jam duke bërë përgatitje të vazhdueshme për të krijuar nesër një “Qeveri Haradinaj” – një qeveri, kjo, që do të jet në një qasje me të gjitha temat me të cilat ballafaqofet sot Kosova. Dhe, veçanërisht me ato që i përkasin, rendit dhe ligjit në të gjithë vendin, rritjes ekonomike dhe uljes së ndjeshme të papunisisë, e cila është në shkallën më të lart deri tani.
Beqir Sina: Zoti Haradinaj, kur jemi tek sfidat, që e presin Kosovën në të ardhmen dhe ato që po e ndjekin atë tash e sa vjet, të cilat pak a shumë ju dhe i perceptuat disa herë gjatë kësaj interviste, a mund të na thoni se: Cilat janë ato a mund pra të flisni pak më konkretisht ?
Haradinaj : Ato janë sfida të shumta, që ka Kosova sot, për të hyrë në familjen Europiane, pra integrimin e saj Europian dhe Eauro Atlantik, të cilat janë edhe synimet e Kosovës. Pra, ne jemi për zgjedhje të lira e të ndershme, përtëritjen e institucioneve kosovare, reformat e reja , ndryshimet ligjore, zgjidhja e çështjes së paunësisë dhe ajo më kryesorja, sot Kosovës i duhet një rritje e ekonomisë, dhe qeverisje e saj në të gjithë territorin e Kosovës. Dhe besojë meqenëse Kosova ka ardhur kaq afër suksesit duhet edhe t’ja arrijë qëllimit të saj. Pra do të gjejë edhe mënyrën për të arritur ato, së bashku me miqt tanë të përjetëshëm ata që na kan qëndruar gjithmonë pranë kur na ne kemi pasë nevojën e tyre si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo miqt tanë Europian dhe të tjerët.
Beqir Sina: Kryeminsitri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai Serbisë Ivica Daçiç dhe Baronesha Catherine Ashton, fillimisht janë propozuar për Çmimin Nobel për Paqe, nga katër Kongresmen Amerikan, madje këta mund të them se janë edhe miq të dëshmuar të shqiptareve, por se fundi edhe nga Grupi i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, e cila i ka dërguar Komitetit të Nobelit një nominim të tillë. Si e komentoni ju këto emrime ?.
Haradinaj : Kosova ka shumë interes për momentin për njohje të mëtutjeshme ndërkombëtare, ka interes për promovimin e saj në botë, çka do t’i vyente në Asocimin dhe Stabilizimin Europian. Dhe, mendojë, që edhe kjo mënyrë e emrimit të tyre për çmimin Nobel për Paqe, ka për t’i shërbyer të ardhmes Europiane të Kosovës. Një nomimin i tillë mendojë se i ndihmonë Kosovës për një imazh më të mirë në arenën ndërkombëtare, pra të ardhmes së saj Europiane.
Beqir Sina: Zoti Haradinaj, ju keni zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti(qershor). A jeni të përgatitur seriozisht dhe si do të dilini në këto zgjedhje ? me çfarë koalicionesh
Haradinaj : Për, koalicione është heret të flitet. Por mund të them se ne po punojmë seriozisht dhe jemi të përgatitur për një fitore, e cila sipas meje nuk do të jetë një fitore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, apo kualicionit që ne do të bëjmë në ato zgjedhje, por ne po punojmë, që ajo të jetë një fitore e gjithë popullit të Kosovës, një fitore e Kosovës për të çuar atë në Europë, aty ku ne e ëndërrojmë së bashku me qytetarët tanë. Dhe jemi të bindur që Kosova, ka për t’ja arritur kësaj. Ne do të fitojmë vota por edhe besimin qytetarë, për të qenë një qeverisje e sukseshme.
Beqir Sina: Cili është komenti i juaj për sa i përket integrimit të pakicave brenda territorit të Kosovës, posaçërisht ai i komunitetit serb dhe në veçanti si një problem kryesor ai i integrimit të pjesës veriore të Kosovës, ose si mund t’a quaja unë “çlirimit” të pjesës veriore të Mitrovicës ? Ndërkohë, që ju keni thënë në një intervistë të kaluar se do ta bënit këtë për tre muaj. Pra, si do ta bënit këtë?
Haradinaj : Këtu unë nuk mundet të mohojë, atë që është bërë deri tani për fillimin e një procesi të integrimit të pakicave serbe. Çka e treguan edhe zgjedhjet e fundit me pjesëmarrjen pothujase të të gjitha komuniteteve pakicë, përfshirë, edhe ato serbe, sidomos edhe në veri të Mitrovicës. Pra, ka disa të arritura, që kan ardhur nëpërmes dialogut të Prishtinës dhe Beogradit. Por, ne mendojmë për t’i zhvilluar ato edhe më tutje, nëpërmjet bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, pra për rritur ato deri në kyçjen e plotë të qytetarëve të veriut të Kosovës, në integrimin e tyre të plotë me Kosovën. Unë mendojë se duhet edhe një qasje më serioze në mënyrë që ky integrim i nisur mund të vazhdojë….!
Beqir Sina: Zoti Haradinaj, Kosova po mbushë gjashtë vjet që kur ka shpallur pavarësinë e saj dhe deri tash – është njohur nga 104 vende të botës. A është e mjaftueshme kjo njohje dhe cfarë mund të bëjë Prishtina më shumë për të shtuar numrin e këtyre njohjeve?
Haradinaj : Ne duhet të vazhdojmë dhe të punojmë më shumë, që të marrim sa më shumë njohje të tjera deri sa Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Dhe, për këtë unë jam duke shfrytëzuar në çdo rast shumë nga takimet e mija që po zhvillojë, edhe këto ditë në Uashington . Takimet në Capitol Hill – Kongresin dhe Senatin, Qeverinë amerikane, Departamentin e Shtetit, por, edhe takimet me personalitete e huaja, të cilat po marrin pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”, në Uashington, këto ditë. Unë po punojë dhe po kërkojë që t’ua bëjë të njohur të gjithëve se rritja e numërit të njohjeve të Kosovës, është edhe konsolidimi i brendëshëm i shtetit të Kosovës, që i shërben më së shumti stabilitetit, paqes dhe sigurisë, jo vetëm për Kosovën, por, edhe për Ballkanin dhe rajonin në përgjethësi.
Beqir Sina: Zoti Haradinaj së fundi çfarë mund të presë Kosova, nga Shqiptarët e Amerikës dhe cila është porosia juaj për ta?
Haradinaj : Unë së pari mundet, që me anë të kësaj interviste t’i faleminderojë në mënyrë të veçantë për kontributin e madh që kan dhënë deri tani të gjithë shqiptarët e diasporës. Dhe, mund të them se gjithëçka, që është arritur deri tani ka edhe ndihmesën e kontributin e diasporës shqiptare në Amerikë. Por, do të thoja se Kosova ka edhe më shumë për tu bërë dhe andaj ashtu si kan punuar dhe kontribuar deri tani për Kosovën dhe çështjen shqiptare, kontributi i tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen – Kosova prêt shumë nga ju. Në këtë mynyrë shqiptarët e Amerikës, duhet të forcojnë sa më shumë lidhjet në mes ShBA dhe Kosovës, Shqipërisë, dhe të gjitha trevave shqiptare në Ballkan. Shqiptarët e Amerikës, kan kryer një mission shumë të vështirë, fisnik dhe të shenjtë për çështjen shqiptare, andaj ju lutem vazhdojeni sa më shumë këtë mison që keni nisur.(intervistoi:Beqir Sina)