* In an interview with the Austrian Press Agency (APA)/
*Intervista ne shqip: Po humba pranoj verdiktin, s’bëj protesta !/
In an interview with the Austrian Press Agency (APA), Prime Minister Sali Berisha told journalist Martin Richter that he was conviced that the DP would win the elections. When asked about what would happen if he loses, he stated, “Of course we will accept the will of the Albanian people.” He continued by adding that he still has so much energy, and has not yet decided what he would do. “We will wait for the verdict of the people,” he said.
The Prime Minister was asked about the possibility of a new coalition between DP and SMI if the results of the election call for one in order to form the government. Berisha said that this question should be asked after the election. He added, though, that Meta’s move was “a very surprising and unexpected action. It was the wrong time to make such a decision and to put the country in such an unstable situation, just before the elections.”
Asked about his political behavior if he loses the election, whether will he react with protests and a boycott of Parliament, Berisha gave a one word answer: “Never.” Ja intervista e plote:
Intervista/ Berisha: Po humbapranoj verdiktin, s’bëj protesta
TIRANE/VJENË (APA) – Kryeministri Berisha për agjencinë austriake APA, në një intervistë dhënë gazetarit Martin Richter thotë për herë të parë se nëse do të humbasë do pranojë rezultatin. Njëherësh ai betohet se kurrë nuk do bëjë protesta nëse do të dalë në opozitë. Në lidhje me mundësinë e një koalicioni me Metën pas zgjedhjeve, ai thotë që duhet ta pyesni pas 23 qershorit. Berisha tha se do jetë në krye të PD dhe në opozitë.
Pas një kohe kaq të gjatë në politikë, përse doni të zgjidheni edhe një herë dhe përse duhet të votojnë shqiptarët për Ju?
Po, është një kohë e gjatë. Por le të marrim tetë vitet e fundit. Projekti im e ka ndryshuar Shqipërinë. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, Shqipëria u bë një vend me një Marrëveshje Asociimi me BE-në të hyrë në fuqi, një vend që ka merituar statusin e kandidatit të BE. Reformat e procesit të integrimit kanë vepruar.
Nëse do ta shikonit këtë vend para gjashtë vitesh: Ndërprerje të energjisë elektrike, gjëndjen më të keqe të rrugëve që mund të imagjinohet, furnizimin më të keq me ujë(…). Ku jemi ne tani?
Ne kemi ndërtuar ndoshta rrjetin rrugor më të mirë, ne kemi punuar me të gjithë infrastrukturën. Ne e kemi ndryshuar tërësisht vendin dhe kjo ka tërhequr investitorë të huaj. Gjatë krizës vendi ynë nuk ka rënë në recesion.
A duhet atëherë që shqiptarët t’Ju jenë mirënjohës dhe të votojnë për vazhdimin e politikës Suaj të deritanishme? Apo në rast rizgjedhje Ju do të ndiqni një politikë të re?
Një politikë të re. Unë lutem për vota për të ardhmen, jo për të kaluarën. Unë jam tërësisht i bindur, se në vitet e ardhshme ekonomia do të lulëzojë më shumë. Ne do të ulim taksat ose do t’i heqim, ne duam ta shndërrojmë vendin në një qendër prodhuese. Së shpejti Shqipëria do të jetë vendi me energjinë më të gjelbërt në rajon dhe do të eksportojë energji të gjelbërt. Përveç kësaj, ne duhet ta shpejtojmë procesin e integrimit në BE.
Dhe për këtë arsye Ju jeni i bindur se do t’i fitoni zgjedhjet?
Po, unë jam i bindur se do të fitoj. Por sigurisht që unë do të pranoj vendimin e popullit tim.
Pra, në rast humbje Ju nuk do të reagoni me protesta dhe bojkote sikurse kundërshtari juaj, lideri i socialistëve Edi Rama, kur ai nuk erdhi në pushtet para katër viteve?
Kurrë.
Nëse Ju fitoni, bëheni Kryeministër. Çfarë do të bëni nëse humbisni? E imagjinoni veten sërish lider të opozitës?
Unë jam një njeri plot energji. Unë kam shumë mundësi, nuk e kam vendosur ende. Unë pres verdiktin e popullit tim.
A mendoni se sistemi i tanishëm politik në Shqpëri është i mirë, ku partitë-pjesërisht në prapraskenë-janë të lidhura ngusht me botën e biznesit, të cilëve u përkasin edhe mediat, dhe ku shumë nëpunës publik janë të lidhur me pushtetarët dhe ngrihen ose bien bashkë me ata? Apo duhet që ky sistem të ndërrohet?
Nuk ka asnjë vend ku politika të mos punojë me mediat. Kjo ka të bëjë më tepër me linjën politike të mediave-e qendrës së djathtë ose e qendrës së majtë. Shumia e mediave këtu kontrollohen nga opozita. Përsa i përket botës së biznesit: ky është një problem. Nuk mund të ndalohet futja e biznesmenëve në politikë. (…)
Edhe në këtë vend askush nuk e ndalon një biznesmen të futet në politikë. Më pak biznesmenë do të ishte më mirë. Mënyra, sesi Rama ka zgjedhur biznesmenët e tij, është e veçantë, dhe nuk e përshëndes. Por nuk është e mundur ta bllokosh këtë, sepse bëhet fjalë për një të drejtë themelore. Ata (socialistët, red.) duhet t’i mbajnë biznesmenët e tyre brenda rregullave.
Kështu siç eshtë hartuar kodi zgjedhor, Ju dhe lideri i opozitës Rama përzgjidhni shumicën e deputetëve të parlamentit, sepse ju të dy përcaktoni listën e kandidatëve, dhe për arsye të sjelljes së zgjedhësve shpesh është e qartë, se kush zgjidhet me siguri. Vetëm në disa zona ka konkurencë të vërtetë, ku edhe vendoset se kush ka shumicën në parlament qendra-e majtë apo qendra-e djathtë. A mendoni se ky kod zgjedhor, për të cilin keni rënë dakord Ju dhe Rama, është i drejtë?
E mira e sistemit është se rajonet janë të përfaqësuar mirë dhe të barazpeshuar. Ajo që mungon është një bonus për fituesin e zgjedhjeve, për të siguruar një shumicë të qartë.
A jeni çuditur kur partneri Juaj në koalicion Ilir Meta i Lëvizjes Socialiste për Integrim më pak se tre muaj para zgjedhjeve, pas katër vitesh la qeverinë Tuaj për t’iu bashkuar në zgjedhje sërish bllokut të qendrës së majtë të Ramës?
Ishte një hap i papritur, por jo për të të ardhur keq. Ai donte të rrëzonte qeverinë pak para zgjedhjeve. Ishte gabim ta çosh vendin në një situatë të tillë në një gjëndje të pasigurt. Por qeveria ime mbijetoi.
A do të mund të bashkëpunonit sërish me z.Meta, i cili për mungesë provash u shpall i pafajshëm nga akuzat për korrupsion të madh? A do t’i bënit pas zgjedhjeve sërish një ofertë për bashkëpunim në qeveri, nëse Ju duhet për të formuar shumicën?
Përsa u takon koalicioneve paszgjedhore, Ju lutem më pyesni pas zgjedhjeve.
(Bisedoi: Martin Richter/ APA)– See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/intervista–berisha-po-humba-pranoj-verdiktin-s–39-bej-protesta-162975.html#sthash.kZ9Ypp1U.dpuf