• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGA DEMONSTRATAT E 1968 E DERI TE UÇK-JA

September 26, 2018 by dgreca

27_11_2016_7390456_68demonstrata-780x439Demonstratat-e-vitit-1981_ne-Prishtine-1

Në 50-vjetorin e Demonstratave të 1968/

hqdefaultuck3fkla-650x358-640x352-780x439Zbarkimi-i-batalionit-Atlantiku-Durrësauto_uck1507574907

Me 27 Nëntor 1968, studentët shqiptar në Prishtinë, Ferizaj e Gjilan, thyen tabunë e të demonstruarit në shtetin Komunist Jugosllav. Më 11 Mars 1981 në Prishtinë  simobilisht u “përmbysen pjatat”, dhe njëkohësiht filloi përmbysja e sistemit komunist nè ish-Jugosllavi. Ndërsa, studentët shqiptar më 1 Tetor 1997 protestuan paqësisht në Prishtinë kundër dhunës sërbe, dhe thyen rehatinë e “politikës paqësor”. Më 28 Nëntor 1997, paraqitja dhe Veprimi ushtarak i UÇK-së, prishi shëmtinë e përçarjes dhe qetësinë e nënshtrimit  të heshtur, e cila shkonte kah nënshtrimi dhe pajtueshmeria me robërinë e dhunës okupuese sërbe.

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia/*

Ngjarjet e 1968, ishin shpërthim i parë i demonstrimit të hapur për kërkesat tona të natyrshme politike e kombëtare. Praktikishat, këto ishin demonstratat e para në shtetet e lindjes me sistem komunist. Në Nëntorin e madh, u dëshmua se; Te shqiptarët në Kosovë dhe treva të tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, nuk është fshirë e as plotësur aspirate e ndjenjës kombëtare për lirie e pavarësi. Aspiratë, kujtesë pozitive historike e përcaktuar, që nga Lidhja Shqiptare të Prizrenit (1878), dhe e përseritur në Mbledhjen e Bujanit, ditën e fundit të 1943 dhe dy ditët e para të 1944, e thënë me këmbëngulësi e trimëri, nga komunistët shqiptarë, ku ishin prezent edhe përfaqësues sërbë, por edhe të huaj, e ripërsertur edhe me gykën e puahkës e trimëri kundështuese politike e kombëtare nga Shaban Polluzha. Pas luftës e shprehur edhe poltikishte e kombëtarisht në “Procesin e Prizrenit”, e shtypur nga komunistët slave me kodet komuniste, me denime drakonike deri në pushkatime, me qëllim që, t’ju tregohet trishtueshëm shqiptarëve se kanë trokitur në dyer të “gabuara”, ndëshkimet komuniste sllave do t’ju fusin frikë e tmerr. Të njohura e të përjetuara ishin grupe të shumta veprimtarësh të çështjes kombëtare dhe individ shqiptar, që përjetonin tmerre në trajtimet policore serbe dhe denimet të rënda burgu për “veprimtari armiqësore” të individëve e grupeve të shumëta shqiptare. Dimërin 1955/56 UDB-ja sërbe organizoi  “Aksionin e Armëve”  për rrahjen, frigësimin e ndjekjen masive të shqiptarëve, kur gjëja, në kërkim të armëve, trajtoi, rrahu, gjymëtoi me qindra e mija shqiptarë dhe vrau tre nga ata. Shqërngulja e disa qindra mija shqiptarëve në Turqi, dëmtoi më shumë se kurrë më parë substancën kombëtare shqiptare. Pastaj, në vazhdimësi UDB-ja u bë hije përcjellëse e ndjekjes së shqiptarëve, duke I arrestuar e trajtuar me dhunë fizike e psikike, duke i kërcnuar, për punën, bisedat, shpeshherë edhe të zgjeruara, deri në shpifje e sajime për mendimin përcaktues kombëtar, Janë të njohura burgosjen e veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, Kadri Halimi, Metush Krasniqi, Ali Aliu dhe strallit të madh që do shëndrrohet në simbol të rrezistencës kombëtare Bacë Adem Demaçi 1958 dhe përseri me goditje edhe më të rëndë e me masa edhe më të ashpëra ndëshkuese më 1964, edhe me më shumë bashkëvepriumtarë 1975. Gjithënjë në ndjekje të shqiptarëve nga sistemi komunist titist, ndër ta edhe të disa shqiptarëve, të cilët me verbëri shërbëtori ishin në shërbim të okupuesit.

Gjithë sistemi komunist Jugosllav, ishte në vetëbindje për stabilitet politik, sepse, sipas tyre, Titoja kishte krijuar një opinion përsonal, por edhe për shtetin Jugosllav dhe politikën ndërkombëtare, se sistemi komunist vetëqeverisës, ka një rend komunist të veçantë liberal me të drejta të barabarta për gjitha nacionalitetet të shumta që jetojnë në këtë shtet të përbashkët. Këtë sistem komunistët sllav, praktikish e kishin improvizuar të tillë, por, nga mbënda e mbanin nën kërcnim të ligjit e aplikimit të diktatit e dhunës. Këte dhunë të                 ngritut në nivel shtetëror, do ta “demkos” e do t’ja prish namin ndërkombëtar e përmbenda reahtine, rinia e posatfilluar intelektuale patriotike, studentore  shqiptare, e mbështetur  dhe e përkrahur nga masat shqiptare, me Grupin e studentëve të 6 tetor 1968 në Prizren, e sinkronizuar vazhdoi, më 8 tetor në Suharekë-Therandë, 19 tetor në Pejë, e më 27 Nëntor 1968  në skenën e madhe në Prishtinë, Ferizaj e Gjilan. Demontratat e studentëve kosovarë u shtrijne edhe në hapësira shqiptare jashtë Kosovës, demonstrata me kërkesa kombëtare kishte edhe në Tetove më 22 e 23  dhjetor 1968 dhe në ULqin me 11 Qershor 1969 Me demonstrim të hapur, e kërkesa të arsyehsme kombëtare, e vendosshmëri të guximshme kundër sistemit antishqiptar komunist Jugosllav. U demonstrua kundër padrejtësisë  e shkeljet që ai sistem bënte ndaj shqiptarëve, padrejtësishtë të ndarë nga tërësia shtetëror etnike kombëtare, e të ndaluar prej atdheut, historisë, gjuhës dhe simboleve kombëtare, popullit e shtetit të tyre Shqipërisë. Këto vëlime shpërthyese, si vullkani, dolën  pa pritur e pa parashikuar nga asnjë nivel e mjedis politikë sistemit vendore  komunist sllav. Këto demonstrata, pavarësishtë dhunës e represionit që kishte aplikuar okupuesit komunist ndaj shqiptarëve, demonstratat ishin befasuese e shqetësuese, për politikën dhe shtetin Jugosllav, Demonstratat ishin dëm e dëshprim për sistemin politik komunist, aq sa ishin kurajuese e dëshmi e zgjimit kombëtar për shqiptarët. Pasi, pushtetarët Jugosllav, kishin mendje të mbushur se, shqiptarët i kanë shtypur deri në atë nivel, sa ju kanë topitur mendjen për ringritje në kuptimin kombëtare. Opinion politik kishte bindje se rehatia material që, as ajo nuk ishte në nivelin e viseve e popujve të tjerë, do t’i mbajë kështu të qet, pa ndonjë arsye të ndonjë ringjalljeje të ndjenjës kombëtare a fetare, edhe për shumë kohë të ardhme. Poashtu, këto demonstrata ishin dëshprim për sistemin dhe “famën” që kishte Jugosllavia, personalisht Tito në politikën ndërkombëtare, jo vetëm në bllokun e tretë të të Painkuadruarëve,  për të cilin Tito e Jugosllavia bashkë me Nehrun e Indisë e Naserin e Egjiptit, praktikisht ishin personalitete më popullore në politikën ndërkombëtare,(Konferenca e Parë Themeluese u mbajt me, 1961 në Beograd), që mendohej të qëndronte dhe të ju kundërvihej dy blloqeve ideologjike të forcave të fuqishme ushtarake, blokut kapitalist NATO,  dhe Paktit ushtarak komunist të Varshavës.

Në demonstrate Nëntorit 1968, u bënë këto kërkesa: Që Kosova të këtë Kushtetutë, e jo statut, siç e kishte deri atëherë. Të ketë Univesitet në vete, jo në kuadër të Beogradit. Që shqiptarët të kenë të drejtën e papengueshme në përdorimin e simboleve kombëtare, flamurit kombëtar shqiptar, për çka deri atëherë, ishin ndjekur e burgosur shume atëdhetar,si Bacë Adem Demaçi, e shumë veprimntarë të çështjes kombëtare shqiptare. Ndërsa, kërkesë kryesore-bosht, ishte Kosova Republikë, e cila shqetësoi shumë themelet e sistemit dhe strukturat politike, antishqiptarit tito dhe atyre që ishin rreth tijmadsje shqetësim shprehen e dhe kuandot komuniste shqiptare, të cilat ishin në shërbim komunist slave. Ky termet shkundulloi rehatine e emprovizuar të sistemit komunist jugosllav.me këto kërkesa dhe të tjerat, që kërkonin korigjime në sistemin ekonomik, jehuan thellë në opinionin e mbendshem dhe ate Botëror. Demonstratate 27 Nëntorit 1968 ishin ngjarjet e para  qe ia prishën “namin” e imigjit politik e shtetëror propogadës sllave të Jugosllavisë Vetëqeverisëse të “Vëllazërim-Bashkimit” të kombeve dhe kombësive në Jugosllavi. Këto ngjarje nuk shpëtuan pa u ndëshkuar nga “buzagazi”me mizdrak pas shpine tito, duke I denuar organizatorët dhe pjesëmarrësit me vite burg të rëndë, denime e ndjekje të shqiptarëve të cilat, sikur ju duken të mangëta, do t’i plotësojë edhe më 1972, në emër të “Letrës së Titos”, kur u ndëshkuna me largim nga puna e forma të tjera ndjekjeje e ndëshkimi qindar atdhetarë shqiptarë, të cilët ju kishin “shpëtur” Komiteteve e niveleve partiake të 1968. Ndëshkimet nuk thyen, as nuk zbehen ashpërsine e vendosshmërisë këmbëngulëse për kërkesat e parashtruar në demonstrata. “Zhdërvjelltësia” e politikës komuniste sllave u tregua hulumtuese në prekjen emocionale të shqiptarëve, për fillim provoi me lejimin e flamurit kombëtar në përdorim zyrtar, më 1969, Më 1970, u detyrua të lejon hapjën e Universitetit, Në vazhdim  1971 leshoi në diskutim publik Amandmanet e Punëtorëve që, u finalizuan me Kushtetutën e Kosovës më 1974. Me përmbushjen e kërkesave të studentëve , kuadrot komuniste shqiptare, të cilat për 20 vjet, nga 1948-1968, nuk kishin hap asnjëherë gojen në asnje nivel apo mjedis, as për dhunën shtetërore denimin e burgosjet e shumta, ndjekejn dhe rrahjen ndaj shqiptarëve, as për dëbimin e tyre në Turqi. Tash filluan të rrahin gjoks e të krrokasnin prapa shpine të padronëve të cilëve verbërishtë  ju shërbenin se, këto ishin merita dhe këta meritorët që nxorren këto të drejta për popullin e tyre shqiptar. Madje, disa nga ata, që janë të gjallë ende sot në Kosovën e pasluftës, po krokasin për këto plotësime të kërkesave të arsyeshme dhe të drejta kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, të drejta që rinia studentore atdhetare shqiptare i nxorrën me sakrificë e vuajtje, me mund, vuajtje e gjak, madje edhe duke shtruar jetën e tyre drejtë fitorës. Demonstratat e Nëntorit 1968, ishin nisma, ishin stralli që nuk ndali rrugëtimin atdhetar të vazhdimësisë drejt realizimit dhe aspiratës qëndrore, ndarjes së Kosovës nga Sërbia dhe mëvehtësimit të sajë shtet I pavarur e neutral. Gjitha përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë kalonin përmes sakrificës e rrezikimit nga sistemi administrative komunist dhe sigurimi i shtetit UDB-ja. Administrata shtetërore ashpërsonte dhunën dhe ndjekjet, kudo që veneronte apo hetonte, përmes langojve të saja, për qitje kokë, apo zë në drejtim të çështjes shqiptare. Kështu, u ndjeken dhe u  denuan ashpër nga 15 deri në 4 vjet burg të rëndë, Grupi  i Kamenicës  1975,  prej 35 intelektualëve e veprimtarëve të spikatur të ciltët kërkuan prishjen e shenjët të bashkëjetesës. Po kështu, më 1979, pas vizitës së fundit të titos në Kosovës , armikut më tinzar të  shqiptarëve,  në fillim të vjeshtës 1979, vizitë të cilën rinia dhe intelektualët shqiptar, e pritën me parulla e shkrim të ndryshme se, nuk je I dëshirura per hapësirat shqiptare, për çka tito urdhëroi politikën dhe sigurimin administrative-UDB-n e shtetit që, të arrestohen ata që hudhën parulla dhe shprehen pakënaqësi për këtë vizitë të tija. Menjëherë, sigurimi filloi arrestin dhe për pak ditë arrestoi e burgosi mbi 400 të rinj e të reja nxënës, student, mësimdhënës e intelektual të niveleve e mjediseve te ndryshme të Kosovës. Pas trajtimeve policore e torturave fizike e shpirtërore, para “ligjit” dolën dhe u denuan nga 8 deri në 4 vjet 8 veprimtarë të çështjes kombëtare.

Në vazhdimësi u përgatiten ngjarjet e madha të”Pranverës së madhe të Kosovës”, që filluan me një simbolik domethanëse, me “përmbysje të pijatës”, në Menzën e studentëve në Prishtinë në darkën e mbëmjes së studentëve më, 11 Mars 1981. Dhe nga ajo fillesë “sociale”,  u shtri deri në masovitet të gjitha moshave, niveleve e mejdiset shqiptare. Paraprakisht, ishin pjekur gjitha parakushtet për aktualizimit hapur të kërkesave kombëtare e politike shqiptare. Kjo lavë vullkani e flakë që nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare, u ngrit në nivel kombëtar gjithëpopullor dhe u shtri në gjithë Kosovën. Këtu, u përfshinë gjitha nivelet e grupmoshat.  Këto Demonstrata vazhduan në pas, më 26 Mars 1981, kur ishte edhe stafeta e titos. Asaj dite udhëheqësit komunist ishin të shqetësur, rrinin të shtanguar në tribunat festive, përkundër forcave të mëdha ushtarake e policore nga gjithë ish-jugosllavia, qeveritarët Kosovar dhe ata nga Beogradi, ishin të shqetësuar e fikgësuar mos t’ju ndodh e keqja në këte Ditë të veçantë festive. Vazhdimësia e demonstrimit shqiptar mori shtrirje gjithpërfshirëse më 1, 2, e 3 Prill 1981, kishte tensione në gjitha qendrat e Kosovës, demonatratat u shtrijnë në gjitha trojet e mjediset shqiptare në Kosovë dhe kishin përmbajtje domethanëse të gjërë kombëtare, ato,  shprehnin formën dhe përmbajtjen e synimit të aspiratës nga lashtësia e e lavdisë historike deri në përmbarim. Këto demonstrate bashkë me “Solidarnostin” polak në Gdanjski, lëkundën ndërgjegjen e Evropës dhe opinionit botëror. Ishin “termet” për sistemet komuniste lindore dhe ju tërhoqën vemendjen opinibonit demokratik të analizojnë çështjen e përshtypjesë pozitive ndaj Jugosllavisë vetëqeverisëse e politikës së saj lideriste e  të painkuadruarëve. Pranvera e Madhe 1981, konfirmoi urrejtjen hakmarrse sërbe ndaj shqiptarëve,duke rrënuar gjithçka nga vlera shpirtërore e material shqiptare. Por, shqiptarët me rezikime e skrafica I shtyjnë proceset e çlirimit  kombëtar, më 1989-90, organizuan subjekte partiake, LDK më 23 Dhjetor 1989, e humanitare, KMDLNJ më 14 ՚nëntor 1989 dhe, formësuan hapur kërkesat  kombëtare, krijuan një unifikim politik shqiptarë në Kosovë, njëherit ndërkombëtarizuan çëshjten shqiptare në Kosovë e rreth Kosovës. Kur, as këto veprime demokratike nuk hasën në tajtim normal politik, demokratik e njerëzor. Shqiptarët  me UÇK  28 Nëntor 1997 detyrueshëm, filluan me veprime ushtarake dhe zgjeruan e thelluan ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptar në Kosovë dhe detyruan faktorin ndërkombëtar të organizojë Mbledhjen Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje e Paris në fillim viti të 1999. UÇK-ja me faktorin ndërkombëtar NATO, më 10 Qershor 1999, fituan çlrimin e vendit  mbi forcat sërbe të okupimit, më 17 Shukrt 2008, shpallën pavarësinë e shtetit demokratike të Republikës së Kosoves, të njohur e të pranuar ndërkombëtarisht. Të kundërten, me verpime ndryshe, do ngelnim, siç ngeli Vojvodina, ndoshta edhe më keq, Kjo është meritë e studentëve atdhetarë, rinisë patriotike dhe popullit liridashës të 1968,1981,1989,1999 e deri sot.

Parakusht i parë dhe pjekje e rrethanave kombëtare politike që krijuan kushte për ecje drejt çlirimit të vendit dhe lirisë së popullit shqiptar ishin se, duhej të ndodhnin këto Levizje  evulutive kombëtare deri te shtetformimi, ishte se; studentët e 1968-së tash kishin në duar sistemin shoqëror, entet dhe institucionet shoqërore, shkencore e shkollore, përveç sistemit administrative e politik, ku shteti dhe partia komuniste kryente seleksionim të veçantë për pranim. Kuadrot, ish-studentët e 1968, tash ishin kuadro që kishin në dorë gjitha nivelet  e mjediset e sistemit të arsimit shqip. Ata që, më 1968 kërkuan Universitet, tash ata vet punonin e udhëheqnin Universitetin e Kosovës. Ata tash kishin zgjeruar, rritur e shtrirë rrjetin shkollor fillor e të mesëm dhe edukonin brezet e reja,  krijonin kuadro me orientime të drejta në nivel kombëtar, jo vetëm në hapësirën shqiptare të Kosovës, por edhe atyre nga trevat shqiptare të Maqedonisë e Malit të Zi e Kosovës Lindore. Me këto veprime ishin krijuar rrethana më të volitshme për veprime në drejtim të materalizimit kombëtar që për një kohë ishte i ngulfatur. Tjetërsimin e gjendja, daljen nga robëria sllave, shqiptarët e shihnin, me shkëputjen e bashkëjetesës nga sërbët. Kjo edhe kishte mbetur kërkesa e pa përmbaruar nga Demonstratat dhe zëri i arsyes së rinisë atdhetare shqiptare. Tash kishte edhe një mundësi depërtimi, kur titoja ishte matufosur, propogandohej politikë paqësore e painkuadrimit. Veçmas ishin theksuar veprimet antishtetërore  të kroatëve më 1971 e Liberalëve sërbë, e shumë veprime antishtetërore të popujve josllav, kudo në Jugosllavi, që kishin fillur të lëviznin, por ata nuk ndiqeshin si ndiqeshim ne shqiptarët. Sërbët, kroatët e sllovenët, përgatiteshin për periodën e pastitos. Ata për këtë përgatitnin projekte e elaborate të reja dhe I përpunonin gjitha verzionet alternative edhe nga projektet e vjetëra. Thjeshtë, çdo popull e mejdise, mendonte dhe punonte për ndarjen e bashjetesës dhe prishjen e sajesës së”Vëllazërim-Bashkimit”. Ndërsa për trazirat e mundshme në Kosovë, sërbët gjithnjë llogaritnin dhe kishin projete të rezervuara, për përdorimin e dhunës e represionit policor e ushtarak. Kështu, gjithnjë  fajsonin shqiptarët me ndihmën e vetëfajsimit, që e gjenin përmes besnikrisë të verbësisë sherbyese të kuadrove ekzekutive komuniste shqiptare, që I kishin në sherbim, kështu vepronin gjithmonë.kështu vepruan edhe më 1981.

Synimi ynë kombëtar ishte për pavarësi, ky synim ishte aspiratë historike e vazhdimësisë që kishte fillet që nga Lidhja SHqiptare e Prizrenit dhe fillimshekulli 20-t, Po këtë synim për çlirim  dhe liri kombëtare kërkojmë ta permbushim në fund të shekullit. Andaj,  edhe pas disa vjetësh politik paqësore pacifiste, e cila  ndërkombëtarizoi çëshhtjen shqiptare, okupimit e dhunes sërbe ndaj shqiptarve në Kosovë, por nga ashpërsia ortodokse sllave dhe urrejtja e saj ndaj çdo vlere kombëtare shqiptare, beri qe okupuesi barbar serbe mos të lejon ndonje lëkundje pozitive në favor kombëtar të shqiptarëve,  Robëruesi, dhunën e ngriti në sistem shtetëror dhe përkundë”dëgjueshmërisë” se popullit shqiptar ndaj pushteti okupes sërb, ai e beri zyrtare ushtrimin e dhunes ndaj popuillit shqiptar. Lindi UÇK-ja, si reaksion I durimit të dhunës,  skajshmërive, shpeshherë jo në konfrontim të ashpër. UÇK-ja doli si  nga legjenda, ishte domosdo e shpëtimit të kësaj hapësire shqiptare nga fanitja për të luftuar për pavarësi të Kosovës, pasi faktori mbrendashqiptar dhe ai ndërkombëtar, thuaja  se pushoi, jo vetëm së vepruari, por edhe së foluri për dhe rreth Kosovës. UÇK-ja ishte skaji I mundësisë së durimit ndaj dhunës dhe pacifizmit politik, është imponim për veprimet e veta ushtarake, ka qitur në rend të ditës dhe ka thelluar aktualizimin e çeshtjën shqiptare në agjendën ndërkombëtare. Kjo, UÇK Levizja e studentve, 1 Tetor 1997, e protestat masive të popullit shqiptar në Kosovë 1998-99, përkundër ngulfatjës që u tentua tu bëhet, ndërskamcat e lakadredhat të improvizuara që i kundërvuan të tjerët, Kjo Lëvizje studentore e më vonë UÇK-ja, hapën binarë të rinjë e me arshyeshmmëri të natyrshme, orientuan ndriqimin e rrugës kah mund të shkohet në Pavarësi të Kosovës.

Vargoni I ngjarjeve, që nga 1968 e deri te 1 tetori 1997, me studentët dhe UÇK-në, Nuk është kohë shumë e gjatë, por veprimet janë të fuqishme e vazhdimësi e zgjerimit të masave dhe ngritje e vetëdijes kombëtare. Këto levizje, zgjuan interesimin e përkrahjes, jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare.Me këto subjekte Kosova doli nga harresa, apo fjalët, tash shihej e dëgjohej në sipërfaqe të opinionit politik ndërkombëtar dhe mori përkrahjen politike e ushtarake ndërkombëtare. Me këta UÇK-ja me 23 Mars 1999, solli aleatën e forcave ndërkombëtare të NATO-s dhe me këtë aleancë Kosova, pas 78 ditësh bombardimesh e luftimesh, më 10 Qershor 1999, pas 87 vjetësh robërie, detyroi farcat okupuese të dhunës barbare sërbe, që deri më 20 Qershor 1999, të lëshojne Kosovën, dhe kështu kjo hapësirë shqiptare dhe shqiptarët e Kosovë të përjetojne lirinë e pritur me shekuj.

  • E falenderojme autorin qe e ndau me lexuesit e Dielli-t kete shkrim analitik per 50 vjet histori te Kosoves.

Filed Under: Featured Tagged With: E DERI TE UÇK-JA, Ismail Gashi-Sllovia, NGA DEMONSTRATAT E 1968

KUJTESA E KOSOVES- PRILLI I PËRGJAKUR

April 11, 2017 by dgreca

Fakte dhe dëshmi nga treva e Lypjanit/
1 Ismail Gashi-Sllovia
Shkruan:Ismail Gashi-Sllovia/
Si çdo vjet në gjitha hapësirat shqiptare kosovare edhe në trevën e Lypjanit,  kujtojmë jetën e veprën e dëshmorëve e martirëve të kombit. Rënia per liri kombëtare e çlirimin e athdeut, eshte një madhshti njerëzore, po aq sa janë madhore edhe fenomente e natyrës, lindja dhe perëndimi i Diellit e Hënës, të cilat, nuk mund të përshkruhet, sado oratori të kemi, e sa mundohemi te zgjedhimtë fjalë e shprehje. Rënia për atdhe në luftë me okupuesit serbë në Verën e 1998 dhe Prillin e tokës së përgjakur të 1999, të 21 dëshmorët e kombit e 167 martirët e kësaj hapësire shqiptare. Nga kjo hapësirës komunale, u përkjetësuan, gjatë dy ofanzivave serbe, u plagosën edhe 71 qytetarë shqiptarë e 23 ushtarë të UÇK-së, Nga dhuna serbe u ç’vendosen tërësisht banorët shqiptarë të 42 fshatrave, e pjesërisht nga 21 fshatra tjerë. Flaka e kalljeve serbe i përfshiu 46 vendbanime shqiptare të kësaj treve komunale, nën kërcënime të dhunës  u dëbuan jashtë Kosovës mbi gjysma e popullsisë shqiptare. Shkatërrimet, kalljet, vjedhjet dhe plaçkitjet e vlerave materiale e shpirtërore të kësaj hapësire shqiptare kapin shumën e dhjetëra milion eurove.
Dhuna serbe dhe pastrimi etnik i shqiptarëve
 Sistemi okupues serb, në fundshekullin 20-të, me dhunën gjenocidale e pastrimin etnik ndaj shqiptarëve,  dëshmoi  mësimet e moralit të keq të historisë sllave, të dëshmuara në 24 projekte sërbe kundër shqiptarëve, që nga “Naçertania” e Garashaninit 1844, e deri te Memorandumi i ASSHA 1986. Serbet me vrasje, tortura e masakra mesjetare ato 78 ditët e tmerrit të 1999, si në çdo mjedis e hapësirë në Kosovë, edhe në shqiptarët e kësaj hapësirë komunale, kryen shumë vrasje masive të popullatës civile të pa armatosur. Në trevën komunale të Lypjanit, për vrasje masive barbaria serbe, u përqendrua në tri nga vendbanimet shqiptare.  Në Sllovi më 15 e 16 prill 1999, ranë 4 dëshmorë e 41 martir të lirisë e 11 qytetarë të tjerë u plagosen rënd e lehtë. Më 15 prilli pas sulmit serbë në fshatin Akllap, kallën mbi 80% të shtëpive dhe vranë një qytetar. Hordhia serbe në mesditë në orën 13.30 sulmoi Sllovinë, aty vrau e masakroi 24 shqiptarë dhe dëboi me dhunë nga fshati gjithë popullatën shqiptare. Kurse më 16 prill 1999, shqiptarët sllovias të strehuar në “Lugun e Demës”, ku përjetuan Natën e Bartolomeut. Vrastarët ushtarak e policor të dhunës sërbe, pasi vranë 4 qytetarë të zhegocit në “Livadhe të Gjana”, vranë edhe dëshmoren Zylfije Gashi në Tërboc. Këtu në “Lugun e Demës”, masakruan e ekzekutuan edhe 17 civilë shqiptarë të tjerë. Nga gjithë të rënit sllovias 6 ishin pleqë deri në moshën 90 vjeçare, 4 nga të cilët ishin të palëvizshëm. Nga 17 të vrarit në “Lugun e Demës”, kufomat e të cilëve ushtria vrastare, me qëllim të zhdukje së krimit, i dërgoi në Serbi dhe i varrosi, në varre të fshehura masive në Batajnicë, nga deri më 15 prill 2006 u sollën 15 nga 17 kufomat e zhdukura nga hordhia barbare serb. Mbetjet mortore të dy të zhdukurve të tjerë, i solli dy vjet më vonë më 2008, nga Batajnica në varret që gjatë priten të hapura në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Sllovi. Nga dhuna serbe në Sllovi, 33 familje pësuan humbje në njerëz nga të cilat më së tepërmi pësoi, Familja e Murat Gashit me pesë të vrarë, Familja Gërbeshi më 3 të vrarë, dy Familjet Sopa njëra me tre, e tjetra me dy të vrarë e të masakruar, familja Bytyçi, Kryeziu dhe Berisha me nga dy të vrarë. Ndërsa 26 familje të tjera kanë të vrarë e të masakruar nga një anëtarë. Me 17 prill në vendbanimin afër Lypjanit Jeta e Re, u vra dhe u dogj plaku Xhevat Rexhepi 68 vjeçar. Spiralja e dhunës serbe, posi lubia,  më 18 prill 1999 që, në orët e mëngjesit, sulmoi Ribarit të Vogël. Kjo makineri e pajisur me informacione nga serbët vendor filloi “lojën vrastare”, ekzekutoi 25 qytetarë shqiptarë, 7 të tjerë i gjymtoi e i shëmtoi me plagë të rënda, mosha e të cilëve ishte nga 10 deri 90 vjeçare, nga të rënit, 10 ishin nga familja Vishesellla, 6 të familjes Vuniqi nga Blinaja, ato ditë tmerri të strehuar në Ribar, 4 të vrarë ishin të familjes Gërxhaliu, ndërsa 5 të tjerë ishin nga 2 të familjes Ismaili e Jashanica dhe një nga familja Kelmendi. Nga të vrarit 7 ishin pleq, madje Rizah Jashanica /1902/, kishte 92 vjet dhe ishte i palëvizshëm.
Ekzekutimi para syve të familjarëve
Nga të vrarit në Ribar 8 ishin femra e 17 meshkuj. Nga këta, 18 ishin qytetarë vendor, 7  ishin të strehuar. Në Hallaq të Vogël, rrugën e sakrifikimit të jetës e qeli dëshmori Ismet Asllani, më 24 mars 1999, për tu martirizuar edhe të tjerët nga familja dhe të afërmit.  Më 19 prill 1999 në Hallaq të Vogël vazhdoi vala e vrasjeve masive, ku vrasësitë serbë vranë e masakruan 20 qytetarë shqiptarë, nga të cilët 4 ishin të strehuar nga vendbanimet tjera. Forcat serbe urdhëruan daljen e gjithë shqiptarëve në lendinë të fshatit, pjesa që nuk arriti të dal, u vranë në oborre e shtëpi, madje dy nga ata u dogjën. Ndërsa nga 40 të tubuarit në mes të fshatit 13 i ndanë për pushkatim, nga të cilët 11 u ekzekutuan  para syve të familjarëve, dy shpëtuan, e dy të tjerët pas torturës dhe masakrës çnjerëzore shpëtuan të gjallë. Nga vrasjet serbe vetëm familjes Gashi ju vranë 4 anëtarë, 4 anëtarë ju vranë edhe familjes Buzuku, kurse familjes Asllani 3, ndërsa nga familja Zekiqi u vranë 3 vëllezër, e nga një anëtarë humbën familja Jashari-Mordoqi. Mulaku, Bajrami, Fazliu dhe Selimi. Kufomat e Minush dhe Abdullah Gashit kanë qenë të karbonizuara, dyshohet se për të gjallë apo pas vrasjes ishin djegur me benzinë.
Në Sllovi, Ribar të Vogël e Hallaq të Vogël, si kudo në Kosovë, çdo vjet përkujtohen dëshmorët e martirët e rënë për liri. Por, vrasjeve në kohë e rrethana të tjera, nuk ju shpëtuan as vendbanimet të tjera si: Kroishta me 9 qytetarë civilë te vrarë shqiptarë, Ribar të Madh u vranë  e u masakruan 6 të tjerë, në Blinajë 8 e Mirenë 7 civilë shqiptarë, Hanroc 5 qytetarë të vrarë shqiptar. Vrasje si në ofanziven e parë ashtu edhe në atë të dytën pati edhe në Kleçkë, Shalë, Krojmir, Baicë, Mirenë, Resinoc, Zllakuqan, Magurë, Bregu i Zi, Leletiq, Rufc i Ri, Dobrajë, Qylagë, Poturoc, Jeta e Re, Janjevë, Brus, Akllap, Terbuc, Gadime, Babush të Muhaxhirëve dhe Plitkoviq. Këto ditë tmerri e dhune, na kujtojnë të kaluarën, na kujtojnë vrasjet e masakrat barbare serbe, na kujtojnë dëbimin me dhunë nga trojet etnike, kur nga kjo tokë u ndoqën gjyshërit e baballarët tanë, pse kërkonin të jenë të lirë, pse e donin lirinë si edhe të tjerët, dhe për të tjerët luftonin për lirinë e të drejta e tyre njerëzore e kombëtare. Andaj, në fundshekullin 20 luftuam dhe ngadhënjyen mbi robërinë shekullore.
 Është e veçanta e dëshmorëve e martirëve tanë që, triumfalisht bijën në altarin e lirisë, por, sipas rrethanave dhe gjendjes së rend, tri herë varrosen, siç ndodhi në gjeografinë e varrezave të lirisë  për  jetën e veprat e tyre  përherë shprehim kujtimin e dhembjen tonë. Prillin e përgjakur të 1999, vrasjet, torturat dhe masakrat e barbarisë serbe, gjithmonë dhe në vazhdimësi i kujtojmë, jo për të krijuar moral urrejtës, por për ta ruajtur kujtesën historike në ndërgjegjen e arsyeshme të të gjallëve. Të rënit vazhdimish kujtohen për të krijuar fisnikrinë e të tashmes dhe të ardhmes sonë, dhe për të ndërtuar vlera pozitive ndaj jetës dhe lirisë së popullit. Në drejtësi ligjore,fetare e tradiconale, krimi është i dënueshëm. Por, ndaj kriminelëve, ndarja e të drejtës, nuk guxon të matet me dy kute. Askush nga ushtarët,policët e vullnetarët vrastarë sërb, as nuk u muar në pyetje nuk doli para të drejtë, e as nuk u denua për krime te kryera
Kriminelët nuk morën denimin meritor, as në Hagë, as në gjykatat vendore
Andaj, për kyesit e krimeve kerkohet denim adekuat, siç kërkojmë të ndalet ndjekja e pa natyrshme e çlirimtarëve, të ndalet ndjekja e denimi  i atyre që kurrë nuk shkelën në troje të huaja, atyre që kurrë nuk vranë qytetarë civilë e të pafajshëm, të ndalet ndjekja e atyre që luftuan barbarinë, atyre që kërkuan liri për popullin e tyre të padrejtësisht të robëruar me shekuj, Të ndalet ndjekja e atyre që krijun shtetin demokratike, të lirë e të barabart për të gjithë, Të ndalet ndjekja e paligjshme e atyre qe janë kreatorë të politikës demokratike, lirisë së fjalës dhe sigurisë e të drejtë për levizje të lirë për të gjithë. Sot, institucionet qeveritare e shtetëror angazhohet, përpiqen dhe punojmë në përmbushjen e kërkesave të natyrshme të së drejtës njerëzore, që në Republikën e Kosovës së pavarur të pas luftës, me shtetësi të plotë e sovrane, të gjithë të jetojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë jetën e lirë, Por, këto kritere duhet kërkuar me përgjegjësi adekuate edhe ndaj kryesve të krimeve. Për krimet serbe në trevën e Lypjanit, jo se nuk u ndënua askush në Hagë e gjykata vendore, ku pas gjitha deshmive e fakteve kriminelet komanduesit, urdhëruesit e ekzekutuesit e krimeve ordiner, si Sheshel, lirohen të pafajshëm, e në liri të panatyrshme trimrohet e dalldisen duke kerkuar kthim triumfues  në vendin e krimit. Ndërsa kuadrot komanduese të UÇK-Së, Tash struktura qeveritare te Republikes së Kosovës, dalur nga morali i çlirimtarëve, jo nga morali vrastar, siç ishin gjatë luftës, kuadro, njësi e forcat qeveritare, ushtarake e policore të dhunës serbe.
Bota filloi të mendojë, të flasë e të veprojë shqip
Çdo verë e pranverë shqiptarët në gjitha mjediset kosovare, kujtojmë verën e 1998 dhe pranverën e 1999, por edhe vitet e me hershme të robrisë shekullore. Shqiptarët e Kosovës  do t’i kujtojmë dhembjet e përjetuara, do të kujtojmë humbjen e dhjetëra mija bijve e bijave të kësaj hapësire. Kjo katrahurë antinjerëzore hartuar nga ASSHA, e udhëhequr nga njeriu dinozaur, që synonte të përbijë një popull, ta vras lirinë, pse fletë ndryshe, pse beson në Zot ndryshe, pse nuk janë serbë e pse janë popull liridashës. Në Kosovë këto vlera dhe të drejta kombëtare e njerëzore për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, shqiptarët i  kërkuam me vite e dekada në mënyrë paqësore e njerëzore, me dialog, e pa mjete dhune, në vazhdim i kërkuam edhe me shprehjen e pakënaqësisë me protestave e demonstratave të studentëve dhe popullit. Me veprime politik përveç ndërkombëtarizimit të çështjes sonë, arritëm në shkallën e mosdurimit të dhunës, dilemën hamletiane “të rrosh, o të mos rrosh”. Atëherë, domosdoshmërisht shqiptarët e Kosovës  hyjnë edhe veprimit ushtarak për realizimin e kërkesave njerëzore e kombëtare. Dhe mu për këtë rënë 21 dëshmorët tanë dhe 167 martirët e lirisë nga gjithë hapësira komunale e Lypjanit. Rënë ashtu siç rënë në Qirez e në Likoshan, në Prekazin legjendar e në Reçak, në Koshare e Gllogjan, e qindra vendbanime të tjera shqiptare në Kosovë. Nga ky mot i madh për shqiptarët, ndryshoi matja e kohës dhe historisë. Nga këtu bota filloi të mendon, të flet e të vepron shqip. Nga këto mote e këto ngjarje për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët përgjithësisht, nis një epokë e re, një jetë dhe një filozofi e moral tjetër i veprimit politik. Intervenimi ushtarak i forcës ushtarake NATO-së për shpëtimin e krimit kundër njerëzimit në Kosovë, ishte intervenimi i vetëm në 50 vjetet e ekzistimit të kësaj force ndërkombetare, aleate e ushtri tokësore e të cilës ishte UÇK-ja, për 78 ditë bombardimesh dëboi nga këto troje vrastarët serb, ndali dhunën, dhe vet ne thyem traditën negative historike, ndodhi kthimi i madh monumental i shqiptarëve në trojet e veta.
 Sipas humanistës për të drejta të njeriut, Natash Kandiqit. Në tërë Kosovën, gjatë 1998-1999  janë vrarë 13.549 qytetarë civilë të pa armatosur, nga këta 76% meshkuj e 24% femra, 1400 nga këta nën moshën 18 vjeçare. Përkatësia kombëtare e të vravëve në Kosovë është 8693 shqiptarë, 1196 sërbë e 445 romë e të tjerë. Kthimi provokativ i eshtrave të shqiptarëve nga Serbia, tash sa vite na torturon.
 Gjitha këto përjetime të rënda, nga ky moral i stërkequr sërbë, na bënë të mos ndalemi në rrugëtim për ndërtimin e shtetit tonë kombëtar Kosovën shtet demokratik sovran e të pavarur, të  integruar e të njohur nga 113 shtete e institucionet të ndërkombëtare. Sot është domosdo historike e klasës politike, të qëndrojë unike në ndërtimin e shtetit demokratik të Kosoves dhe të qëndrojë bindjes në  kërkesën e  arsyese së natyrshme, deri në realizimin e synimeve tona kombëtare.
Kujtimi për dëshmorët dhe martirët e lirisë
 Familjet e dëshmorëve dhe martirëve lipjanas, në vazhdimësi bëjnë kërkesë njerëzor, për një angazhim më serioz të subjekteve ndërkombëtare e vendore në gjetjen e ende të pagjeturëve, të cilët u zhdukën po nga ato forca të dhunës, po nga ata njerëz, po nga ajo dhunë serbe. Do të përulemi gjithmonë me respekt para varrezave të dëshmorëve e martirëve të kombit. Ata në vazhdimësi të kohërave, do të jenë krenaria historike e të ardhmes së kësaj toke të djegur e këtij populli të ndjekur.
Rënia për liri është madhështore. Amaneti i dëshmorëve e martirëve, puna, mundi, gjaku dhe jeta e tyre e dhënë për këtë tokë e për këtë popull, obligon për ndërtimin e shtetit të Kosovës demokratike, të pavarur e sovrane. Vetëm kështu, të rënëve tanë, shpirti ju pushon i qet në Kosovën e tyre. Të rënit për liri kanë dhënë, madhoren, Jetën e tyre, për të cilët ne të gjallë, nuk mjafton vetëm të ngrehim përmendore e të vejmë kurora mbi varret e tyre.  Me respektimin e veprës dhe amaneteve, në kujtim të përjetësisë së tyre për liri, marrin uratën e madhe të popullit. Kujtimi për dëshmorët dhe martirët e lirisë, gjithmonë do të jetë  kujtesë lavdie në  traditën  pozitive të historisë sonë kombëtare.  
 

Filed Under: Histori Tagged With: Ismail Gashi-Sllovia, Lypjani masaker, PRILLI I PËRGJAKUR

KUR FORCA E SE DREJTES SHPETON KRIMIN KUNDER NJEREZIMIT

March 27, 2017 by dgreca

Në vend të përvjetorit/
Shkruan:Ismail Gashi-Sllovia/
Memorandum I ASSHA (SANU) per debimin e shqiptreve nga trojet e tyre etnike, ne krah me  bekimin e Kishes Ortodokse, kishte hartuar Projektin “PATKOI”, qe ishte vazhdimesi e dhjetra projeteve antishqiptare serbve, qe nga “Nacertania” e Garashninit e vitit 1844, e deri te Memorandumi I 1986.Te cilit gjate bombardimeve te NATO-se, me  gjitha formacionet e forcave ushtarake e policore te dhunes  serbe iu permbajten me perpikeri.  Ne hapesiren  lindore te treves  se Lypjanit  Gadimja e Eperme me fashtrat e aferta malore Vrelle e Plitkoviq, mbeten nje nenpatkua i projektit serbe, me fashtrat e fundit e te vetmet ,ne te cilet  shqiptaret e ndjekur nga dhuna serbe mund te strehoheshin, deri me 16 prill 1999.Ne Gedime pas sulmeve serbe fashatit  Babush te Muhaxhireve me 28 mars 1999, banoret e te cilit erdhen ne Gadime te Eperme, si dhe ne vazhdim, kur u sulmuan fashtrat Gllavice e Marec I Vogel  e Gadimja e Poshtme.  Shumica e banorve  te tyre fashtrave poashtu u strehuan ne Gadime te Eperme, Mandej pas debimit nga dhuna serbe te shqiptareve nga Kishnapola, Gadishi e Sllakovci, shumica shqiptareve te ndjekur erdhen poashtu ne Gadime te Eperme. Ndersa, me 15 prill 1999 u sulmua  Akllapi, e  sidomos asaj dite u pas sulmit tragjike ne Sllovi, me 45 te vrare. qe pervec banoreve te vet Sllovia, kishte edhe mbi 5 mije refugjate te strehuar nga hapesirat e ndryshme shqiptare, po ate dite ndodhi edhe  debimi I shqiptareve nga Samllusha. Shumica e te ndjekurit edhe nga keto fshatra u strehua ne Gadime te Eperme, si edhe banoret e ndjekur pas sulmeve te 15 prillit 1999 ne Bresalc, Zhegoci, pas Betejesse Zhegocit, ne Zhegoc dhe fshatit Verbice e Zhegocit. Te nesermen, me 16 pril 1999,mbi njemije banore, kryesisht  gra, femije e burra  te moshuar, pas udhetimit te gjithe nates me shi e te ftohet  mes  15 e 16 prillit 1999, arriten ne Vrelle te Gadimes mga vazhduan  rrugen e u strehuan ne Gadime te Eperme .
                Keshtu qe Gadimja e Eperme, Vrella e Plitkoviqi, praktikisht mbeten te vetmet vendbanimet ende te pa sulmuara nga forcat serbe. Me 16 prill 1999, per te realizuar symimin e ndjekjes, gjithnje sipas Projektit “Patkoi”, forcat e dhunes serbe organizuan sulme vrastare dhe ndjekjes se shqiptareve edhe nga keto vendbanime te mbetura. Plitkoviqin e sulmuan kah ora 11-te e paradites, pasi ishte vendbanim I vogel, me popullate te mbetur, aty nuk vonuan shume dhe vazhduan sulmet edhe ne Vrelle per te arritur ne Gedime te Eperme, diku para ores 15 e pasdites. Forca policore e ushtarake u duken nga krahu I Vrelles ne lindje te Gedimes, erdhen ne fasht duke djegur e leshuar britma kercnimi,Kallen disa objekte banime dhe objekte ndihmese.Popullata nen kercnim te dhunes serbe, masovisht doli nga shtepit dhunshem  mori rrugen e ikjes. Pjestaret e dhunes serbe arriten ne familjaret e pjeses lindore te fshatit dhe i detyruan te drejtohen ne kolone ne drejtim te Gedimes se Poshtme per ne autoudhen Shkup-Prishtine ne drejtim te Lypjanit. Gedimja e Eperme, vendbanim me shume banues, thuaja nga gjithe trevat e hapesires Prishtine, Lypjan, Ferizaj e Gjilanit me rrethine, si dhe shumefishin  e te strehuareve aty. Diku kah ore 15 gadimasit bashk me te strehuarit e tyre, mes te cileve kishin strehuar edhe kater ushtare te plagosur te UCK, me  afro 25 mije civile te pa armatosur shqiptare, ne kolone te gjate, me traktore, vetura, automjete te ndryshme madje edhe me qerre kuajsh e  deri edhe me autobuset e kompanive transportuese vendore “ Gmica”,”Nexhi” dhe “Jehona” ne percjellje, kercnimi e turture psikike e fizike,  u nisen ne rrugen e egzodit per Shqiperi. Forcat policore e ushtarake serbe, ishin ne percjellje rigoroze e kercnuese, perkunder kontrellit rigoroz te rruges, me qellim qe askush nga kolona mos te shkeputet, e te hyje ne fshatrat shqiptare. Per disa momente, disa nga familjaret u pervodhen dhe ne forma te ndryshme arriten te hyjne ne fashtrat per rreth rruge, Llugaxhi, Guvnaselle-Bujari, Banulle,Gllogoc, deri sa nuk u vrejten nga pollcia sebe, e cila menjehre vendosi police ne gjitha rruget dalese nga magjistrale ne keto fshatra  deri ne Lypjan. Ne qytezen e Lypjani, mu para stacionit policor, disa police vendore serbe, ndalen disa automjete nga kolona e qytetareve civile shqiptare, i kerncuan, I fyen dhe kerysisht ju kerkuan para dhe stoli ari. Askush nga pjestaret e kesaj kolone, deri ne afersi te Shtimes, nuk ka mundur ti shpetoje syrit vezhgues te policies dhe ushtrise vrastare serbe, Apo me ndonje forme tjeter  te ndahet nga vezhgimit kercnues serbe e te hyje ne ndonjerin nga keto fsahtra. Ashtu ne percjllje e kercnim kjo kolone egzodi vazhdonte rrugetimin ikjes nga dhuna serbe. Pati ndonje  rast qe eshte cfrytezuar mundesia e kthimit ne ndonjerin fshat shqiptar edhe deri ne Shtime, si ne Davidovc ku pak familjare arriten te  ndahen nga kjolona, dhe ne Shtime, ku me leje te policise serbe, bile me urdherin e tyre, disa familje ashkalijsh u shkeputen nga kolona dhe te futen ne ndonjeren nga familjet ashkalish te Shtimes.  Kolona vazhdoi rrugtimin e kercnimit e rrezikut Grykes se Caraleves e deri ne Duhel e Suhareke, kolona e te ndejkureve, pervec qe ishte eksponuar dhunes,plackitjes e kercniumit ishte e rrethuar per rreth rruge nga forcat policore serbe.Kishte pervec sharjeve dhe kercnimeve edhe placktije,kerkim te hollash dhe stoli ari. Gjate ketij rrugetimi dallohet postblloku policor te Fabrika e Suharekes “Ballkan” si dhe momente te shpeshta rrezikimi deri ne dhunen serbe, qe vazhdoi  deri ne Prizren.U dallua vecmas edhe kersnimi nga policia e dehur serbe ne Zhur Dhe ndonje postbllok tjeter deri e ne vendkalimin kufitar me Shqiperine Morine, ku arriten ne mbremjen e 16 prillit 1999.Gadi gjithe nata dhe ore te paradites kaloi ne kontrolim te vendkalimit ne Morine. Nje kohe popullata e shpetuar, tash e gezuar, qe arriten te dalin ne “token e premtuar” ne teritor te Shqiperise. Ku u priten nga shume media nderkombetare te cilat inqizonin e merrnin rrefimet e qyteatareve,per ate qe perjetuan ne kete rrugtim kalvari, Ne Kukes arriten te “rahatohen” ne mbremjen e 17 prillit 1999.  Kjo kolone e te ndjekureve shqiptare, gjithnje sipas projktit te Akademise Serbe “Patkoi”, qe kishte qellim debimin e shqiptareve jashte trojeve etnike nga gjithe hapesirat shqiptare te Kosoves. Shqiptaret e ndjekur nga Gedmija e Eperme, me 16 prill 1999, ishin jo vetem banore te Gadimes, Por, aty kishte edhe nga shume vende te Kosoves, qe me pare ishin strehuar ne vendbanime te ndryshme. Vendstrehimi I fundit per ata ishte Gedimja e Eperme nga e cila bashke me gedimasit u depertuan ne Shqiperi, kaluan rrugen deri ne Kalvar.Per rrugtimin e egzodit shqiptare gadimas,  dijne dhe mund te tregojne shume, vetem vet perjetuesit e asaj golgot, si dhe sa u ofenduan, si u rrehen e u lenduan fizikisht e shpirterisht, e sa u kercnuan dhe sa u plackiten e u vodhen pergjate kesaj golgote deri ne shpetimin vellezrore neToken e Premtuar, mes vellezerive ne Kukes Te Shqiperise. 
Per debimet shqiptare, golgoten e Egzodit 16 prill 1999, nga Gadimja e Eperme dhe te strehuarve te tjere shqitare aty, ngjashem dihet e njihet  edhe Egzodi  nga Mitrovica duhet dhe kemi sa te flasim e te shruajme, edhe pse poashtu njihen edhe depertimet e shume shqiptareve ne dite e kohe te ndryshme, por jo kaq masiv sic jane te njoihgura kolonat nga Gadimja e Eperme dhe masivitetit I ndjekjes se shqiptareve nga Mitrovica.  Shqiptaret dhe egzodi I tyre nga dhuna serbe,praktikisht dhe natyrshem mori tri drejtime kryesore. Ata, sipas projektt serbe Patkoi,  u depertuan ne tri drejtime te mdha. Zakonishte ku ishin dhe jane toka etnike shqiptare dhe te shtetit shqiptar. Drejt Kanalit te Shkupit-Maqedonise, ne  drejtim te Malit te Zi dhe shumicen e ndjekur shqiptare e drejtonin,  ne drejtim te Shqiperise, Serbet kishin te vetmin qellim gjenocidal, qe synin ne patrimin etnik te planifikuar, zbrazjen e trevave shqiptare te Kosoves, per moskthimin e tyre, dhe populllezimin e kesaj hapesire etnike autoktone shqiptare me “banore” serbe.

Filed Under: Opinion Tagged With: 1999, Eksodi kosovar, Ismail Gashi-Sllovia

DEMONSTRATA E VITIT 1981 NE LYPJAN ME RRETHINE

March 12, 2017 by dgreca

Demonstratat e vitit 1981, si lavë vullkani përfshinë të gjitha vendbanimet shqiptare në Kosovë. Ky ortek  nisi lëkundjen e zhbërjes së ish-Jugaosllavisë dhe zgjidhjes së çështjes  së Kosovës Në këto Demonstrata drejtpërdrejt, apo tërthorazi të motivuar nga vetëdija e ndërgjegjës së natyrshme e në kërkim të lirisë, u përfshinë të gjitha mjediset, grupmoshat, gjinitë e nivelet e shqiptarëve. Ishin, e janë edhe sot, të paqëndrueshme propagandat shpifëse, injoruese e delirante, se këto ngjarje ishin të herëshme dhe të nxitura nga nëntoka sërbe dhe KBG-ja/
1 Ismail Gashi-Sllovi
NGA Ismail Gashi-Sllovia/Në vargonin e kërkesave të natyrshme kombëtare politike e historike shqiptare në Kosovë, “Pranvera e madhe kosovare 1981”, është orteku më i fuqishëm dhe fillimi i fundit që lëkundi fortesën e okupimit shekullor serbë, filloi korigjimin e padrejtësisë historike shqiptare. Jo vetëm ndryshoi, por edhe filloi shembjen e ndërtimit të padrejt të shtetit të sajuar Jugosllav, ndryshoi edhe moralin e palogjikshëm të shtresimeve politike brenda vet shqiptarëve në Kosovën e asaj kohe. Ky vargon rrënoi padrejtësinë e gjitha botëkuptimeve të robërisë sllave-komuniste dhe padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve në veçanti. Demonstratat e Pranveres 1981, nuk ishin as spontane e as të parakohëshme. Ato ishin strategji e vazhdimësisë së natyrshme të kërkesave shqiptare. Ishin në kohën e nivelin e duhur, dhe arritën efektet e synuara politike e kombëtare. Masivizimi dhe shtrirja e këtyre ngjarjeve, për kohën e rrethanat shoqërore ekzistuese, befasuan parashikimet e politikës, jo vetëm në ish-Jugosllavinë e atëhershme, e cila trumbetonte se në Kosovë, pas plotësimit të disa nga kërkesat politike shqiptare të 1968, për shumë kohë nuk do të ketë trazira shqiptare me kërkesa politike e kombëtare. Sepse, Kosova kishte përfituar autorizime “gadi sikur republikat”, një parashikim të tillë, fatkeqësisht e kishte edhe politika ndërkombëtare.
Ndjenjat kombëtare shqiptarët gjatë i mbajtën si zharavë të fjetur, ato u shprushën pas vitit 1966. Morën rritë e lëshuan shtat në 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Formësim të veçantë shpirtëror morën me hyerjen  e literaturës kombëtare historike, letrare, skenike e muzikore në Kosovë, dhe me Konsultën për Njësimin e Gjuhës Letrare Kombëtare Shqipe 1968. Shumë pozitivisht ndikuan ardhje-vajtjet e profesorëve nga Tirana në Universitetin e Prishtinës. Studentët organizatorë të Demonstratave të 1968, ato vite ishin kuadro që drejtonin gjithë sistemin e pushtetit shpirtëror e material shqiptarë në Kosovë. Ata drejtonin entet dhe institucionet e arsimit e kulturës,  dhe ndërmarrjet ekonomike. Të gjitha pakënaqësi shqiptare u shprehen me veprimet e Grupit të Kamenicës, të prir nga Bacë Adem Demaçi, më 1975. Në vitin 1976 Metush Krasniqi, në reagim të denimit të 35 atdhetarëve në krye me Adem Demaçin, themelon dhe vihet në krye të Organizatës “Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” LNÇKVSHJ. Organizatë që shtriu veprimin  atdhetar, si në shumë mjdise shqiptare, edhe në trevën e Lypjanit. Metushi Krasniqi, prietari I kësaj Lëvizjeje, falë konspiracionit të shokëve, me veprimet e tij politike arriti të hap rrugën Demonstratave të 1981, më 1979 nuk u   zbulua dhe i shpëtoi arrestimit
Lëvizjen Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi“ (LNÇKVSHJ). Kjo Lëvizje gjeti shtrije ne gjitha trevat shqiptare në Kosove dhe jashtë saj.
Komitetin Qarkor të kësaj Levizjeje u formuar në fillim të vitit 1979 në Lypjan. Kjo erdhi kështu duke u mbështetur në bashkëveprimin e Isa Demaj, Avdi Kelmendit me Shefqet Jashrin, Sabri  Novosellën, Ramadan Pllanen. Në komunën e Lypjanit që nga viti  1975 ishte punuar  vazhdimisht, sidomos me shkollarët e mesëm në Lypjan, në drejtim të verpimtarisë kombëtare. Prandaj, ky vit rinin shkollore e studentore, bashkë me mësimdhënësit e Qendrës Shkollore në Lypjan, pavarësisht rrezikut e sacrifices, i gjeti të përgatitur për veprimtari atdhetare. Kështu në këtë trevë komunale kishte një numër të konsiderueshëm anëtarësh të Lëvizjes. Komiteti Qarkor i Lypjanit veproi shumirë në shtrirjen e Levizjes, jo vetëm në Lypjan me rrethinë, por edhe në trevën komunale të Ferizajit e gjetiu. Komiteti Qarkor në Lypjan kishte anëtarë të devotshëm, të cilët edhe më herët kishin dhënë prova e dëshmi, se janë të gatshëm për verpim konkret, si, Ismail Gashi, Beqir Lecaj Qemail Aliu, Banush Bytyqi, Vëllëzërit Adburrahman e Rabit Konjufca. Por, Qarkori kishte organizuar mirë dhe me kohë edhe celulat e veta me veprimtarë të shumët: Agim Ademin, Ali Zejnullahun, Aziz Hyseni, Muhamet Ademin, Refik Ymeri, Ali Ymeri. Isuf Kelmendi, Ekrem Llugiqi, Ilaz Zeqiri e shumë të tjerë, që kryenin aktivitet të
dendur në qelulat e tyre në këto hapësira. Komiteti Qarkor i Lypjanit, rinia atdhetare e kësaj hapësire shqiptare, u dëshmua natyrshëm, veprimtarinë e saj atdhetare që pati Jehonë të veçantë në ngjarjet e 1979, vizitës së fundit të titos në Kosovë, për të cilat  politika sllave,  nga shumë mjedise të Kosovës, denoi mbi 400 shqiptarë, në këto arrestime e burgosje u kapën dhe u denuan, me burgim kundërvajtës e me burgim hetues me kohëzgjatjeje me të gjatë, shumë veprimtarë lypjanas, ndërsa Isa Demaj e Avdi Kelmendi, në maj të 1980, u denuan dhe vuajtën nga katër vjet burg të rëndë. Treva e Lypjani në ngjarjet e 1979 ishte një epiqendër organizimit demonstruese kundër vizitës së titos në Kosovë. Kjo trevë shqiptare lozi rol të veçantë politik e organizativ në ato ngjarje të mëdha kombëtare.  Veprime dhe organizime politike të cilat, pas grupit të veprimtarëve atdhetarë të 1962, që ishin inicuar nga Ismail Gollakut, Ibrahim Kozhanit, Kamer Sylejmanit dhe Hivzi Lecajt, të cilët kishin formuar “Organizatën Nacionale” për veprime konkrete e zgjerim me anëtarë të ilegale dhe nën flamurin kombëtar kishin mbajtur mbledhjet e tyre në Topliqan, Ribar e Prishtinë. Organet e sigurimit më 1962 arrstuan dhe më 1963 i denuan këta veprimtarë nga 7 deri një vjet burg. Që nga ai vit, këtu në Lypjan, gjatë kishte dominuar një heshtje e thellë e pajtushmërisë politike me okupuesin, Ky shpëthim i vrullshëm veprimesh më 1979 i shqetësoi shumë organet e sigurimit të shtetit, sa hetuesit e verbër, edhe në hetuesi veprimtarëve tanë nga kjo trevë ju thanë hapur. Nuk kemi pritur në Lypjan veprime të tilla. Por, prej se keni ardhur, ju arsimtarët Isa Demaj, Avdi Kelmendi, Ismail Gashi e Beqir Lecaj, e keni trazuar krejt situatën, e keni indoktrinuar, jo vetëm rinin shkollore e studentore, por edhe masën shqiptare në tërë hapësirën komunale të Lypjanit. Komiteti i Qarkut të LNCKVSHJ i formuar në Lypjan në janar të vitit 1979, praktikisht prishi heshtjen e gjatë të kërkesave shqiptare, ngriten vetdijen kombëtare të rinisë shkollore, studentore e intelektuale, Shpirterisht e kombëtarisht e praktikisht përgatitën Pranverën e Madhe të 1981. 1979. Këto ngjarje në trevën e Lypjanit thyen epërsinë politike e shtetërore, që kishte dominuar gjatë, të faktorit serbë në këtë hapësirë shqiptare.
Sot e 35 vjet më parë, Demonstratat vitit 1981, këtu në Lypjan, të motivuar nga vlimet e 11 marsit, 1, 2 e 3 Prillit në Kosovë, të ndihmuara nga arsimtarët atdhetarë, nga studentët dhe rinia intelektuale e kësaj treve, mbi tremijë nxënësit e Qendrës së Mesme Shkollore dhe rini studentore të Lypjanit, me kërkesa politike e kombëtare, për disa orë demonstruan deri në qendër e qytetit. Demonastratat e 2 prill e 21 maj 1981, këtu shqetësuan qeverinë lokale  e cila ndërmori masa të egra policore, arrestoi dhjetra të rinjë dhe dhjetra të tjerë i torturoi fizikisht në stacion policor dhe nëpër rrugët e qyteti. Kishte edhe shkrepje armësh nga disa serb lokal. Nga të arretuarit Gjykata e Qarkut në Prishtinë më 6 gusht 1981, 10 nga demonstruesit Lypjanas i denoi me 65 vjet burg.  Edhe pse, këta të rinj nuk kishin vepruar ndaras, policia serbe për ti denuar më lehtë, sajoi dhe i ndau në tri grupe. Në Grupin i parë Organizatorët Demonstratave”Isa Boletini” të 21 maj 1981, ku denoi me vite burg të rëndë këta të rinj: Remzi Lushi me 8 vjet burg, Halil Ismaili e Sabri Lushi poashtu me 8 vjet, Bislim Ahmeti me 7 vjet, Milaim Dervisholli me 4 vjet dhe Xhemail Aliu me një vit burg. Për Grup të Dytë, u moren dhe u denuan organizatorët e demonstratave të 2 Prillit 1981: Nysret Reçica e Agim Blaca, tash i ndjer, me nga 6 vjet burg të rëndë, dhe Ibrahim Krasniqi me 6 vjet, i cili pas turturave barbare, pas një viti,  ndërroi jetë më 16 qershor 1982 në CZ të Beogradit, për vdekjen apo mbytjen e Tij policia dhe organet zyrtare serbe, prindërve ju thanë se vdiq nga vdekja e natyrshme, pa dhanë asnjë sqarim të vdekjes nga turtura. Ndërsa si grup i tretë u morën, Remzi Fazliu me 5 vjet burg të rëndë, të cilin e denuan për shkrimin e parullave me 2 e 24 prill 1981 në hapësirat mësimore të QAMO-së në Lypjan. Për Demonstratat në Lypjan, për vepër penale, organet e sigurimit e turturan shumë fizikisht e psiqikisht e denuanedhe Ismail Bahtiri me 5 vjet burg të rëndë. 
 Me denime kundërvajtëse për Demonstratat e 1981, nga kjo trevë komunale u denuan 76 shqiptarë. Kurse, me vepër penale për organizim e pjesmarrje aktive në demonatsrata u denuan 17 të rinj. Qindra të rinj nga kjo hapësirë shqiptare u trajtuan nga organet policore. Gjatë sundimit titist nga kjo hapësirë shqiptare me vepër penale u denuan 58 atdhetarë shqiptarë.
Në vazhdën e Demonatratave të 1981, u denuan shumë të rinj studentë e rini intelektuale, lypjanas që ishin angazhuar në kohë, vende e grupet të ndryshme të Kosovës, si : Ramë Buja, Fitim Selimi, Shemsi Reçica, Sherif Konjufca, Elmi Retkoceri, Abedin Hazrollaj, Ahmet Qiriqi, Agush Buja e të tjerë. Disa të rinj nga kjo trevë, u gjetën në grupet e veprimtarëve që u denuan në APJ, si, Rrahman Olluri, Refik Ymeri, Fehmi Metaj, Fatmir Ahmeti, Miftar Ahmeti, Afrim Shala e Aziz Kelmendi, i njohur që nga Grupi i të Rinjve Shqiptarë që me 2 prill 1982 në Lypjan tentuan të organizojë shenimin e përvjetorin të Demonstratave më 1981, Azizi u vra në kazermën e Paraqinit më 1987. Nga ky mjedis u trajtuan me burg izolimi disa shkollarë të rinj, si Shemsi Reçica, Ismail Gashi e Isa Bahtiri.
Ky vit i lavdishëm përkundër sakrificës na bashkoi e na bëri të qendrueshëm për veprime konkrete drejt çlirimit kombëtar. Në vazhdimësi të proceseve në Kosovë u hapën proceset demokratike. U ndërkombëtarizua pozita e rëndë dhe rrezikimi e qenies sonë kombëtare. Hapëm rrugë të zgjidhjes demokratike të problemit pa dhunë e konflikte. Dhe në fund. Gjenerata e 1981, që bëri ndarjen shpirtërore, me formimin e UÇK, filloi edhe ndarjen fizike nga okupimi. Veprimtarët nga treva e Lypjanit,  u rreshtuan në rradhët e Luftëtarëve të Lirisë, në gjitha nivelet e njësive ushtarake të saj, morën detyra drejtuese e komanduese  ushtarake, si Dr Fitim Selimi për sherbimit mjekësore,  dhe komandues në njësit ushtarake, si Heset Sahiti me nofkën, Komandant Bardhi e të tjerë. Gjenaral Major. Shukri Buja, Gazetari ishte Komandant i Zonës së Nerodimes, e Ramë Buja, antarë të SHP të UÇK-së. Praktikisht krijuan filozofi të re për çlirim dhe shpejt fitoi simpatinë e subjektit politikë e ushtarak ndërkombëtar NATO-s, arriti të krijojë mrekullinë monumentale. Shpëtimin e katastrofës njerëzore nga aparthejdi, gjenocidi e pastrimi etnik serb në Kosovë. Dëbojë dhunën barbare serbe nga trojet shqiptare të Kosovës. Sigurojë qetësi e jetë normale për të gjithë njerëzit në këtë tokë të djegur. Siguroi mjedis të shëndosh për formimin e institucioneve demokratike për këtë popull të ndjekur. Pranvera e madhe 1981, sot e tre vjet, pas shpalljes së pavarësisë së Republikes së Kosovës, shërben datë e përvjetor të madh. I shërben kujtesës sonë pozitive historike. Përkundër, si në “motin e madh” të 1981, edhe tash, Kërkohet të jemi të përbashkuar  për çështjen kombëtare. Gjithmonë, në çdo kohë e rrethanë, të jemi të përgjegjëshëm për ndërtimin e shtetit, me disiplinë e civilizim të lart demokratik.  Në të kundërtën, do të na fajësojnë breznitë. Dhe, të ndëshkohemi pafalshëm për moskonsolidimin tonë kombëtar në momentin vendimtar të historisë.
Gjithmonë t’i kujtojme me nderim gjithë veteranët e veprimtarisë atdhetare, organizatorët e pjesëmarrësve të Demonstratave 1981 e 1968. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Nderim luftëtareve të Lirisë.

Filed Under: Histori Tagged With: DEMONSTRATA E VITIT 1981, Ismail Gashi-Sllovia, NE LYPJAN

18-vjet pas Rambujes

February 8, 2017 by dgreca

VEPER E HISTORISE POLITIKE/
 rambuje-
Ramë Buja: Kosova në krizën Jugosllave, ribotim,Prishtinë 2011/
555X341112566_tt_1486367242-3875803
 Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia/
  Ramë Buja tashmë i njohur për të gjitha moshat e nivelet atdhetare, arsimore, publicistike, shkencore e politike shqiptare. Rama njihet që, nga ilegalja, njihet për organizator e pjesëmarrës aktiv i demobastratave 1981, njihet i burgosur politik, pajtimtar në Aksioni e Pajtimit të Gjaqeve 1990. Në vazhdim 1990-1998, njihet edhe për veprimtar I kreut të LDK. Nga e cila, bashkë me disa veprimtarë të tjerë, që mendonin ndryshe nga qëndrimet, programi dhe statuti i kësaj partie politike, më 1998 u larguan prej saj, formuan LBD, nga e cila Ramë Buja u nda, rroku armën dhe u rreshtua në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës. Në hiarhinë komanduese e politike të së cilës u zgjodh në SHP të UCK-së, Ishte Kryeshef i Drejtorisë për Marrëdhënie Publike dhe Administratë Civile, Anëtar i Drjetorisë Politike dhe  Kur Cështja e Kosovë mori nam ndërkombëtar.  Rastisi që emiri e mbiemri i Ramë Bujes, konicidoi me selinë e Konferences për Kosovën Rambujen në Francë. Këtë rast historik për Kosovën Ramë Buja e arsyetoi, jo vetëm me kontributin e tij në Rambuje e Paris, por edhe me veprimtarinë shkencore-politike në temën e magjitraturë e doktorratës të cilat i parashtroi me thellësi analitike, prej një kronisti faktografik, të shtruar me aparaturë të lartë shkencore. Institucionet në Kosovën e pasluftës me Ramën gjeten përsonalitetin meritor për kryerjen e shume obligimeve dhe detyra te rëndësishme partiake dhe shtetërore. Ministër në Pushtetin Lokal dhe Bashkëdrejtues në Drejtorinë e Pushtetit Lokal. Deputet dhe anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, atualisht Minister MAHT dhe pedagog i delluar univresitar. Kjo vepër është  ribotim i plotësuar nga teza e doktorratës, botuar më 2007 me titull,”Cështja e Kosovës dhe shkatërrimi i Jugosllavisë”.
Vepra “Kosova në krizën Jugosllave” në vete përmban një histori ngjarjesh të një kohe dinamike shqiptare, në vete ka një altileri faktografish të shtruara me një thellësi analizash shkencore. Eshtë vepër e një përceptimi të ngjarjeve që ka një ndërtim përmbajtësor të shtruar në shtatë kapituj, nga gjashtë sa kishte botimi i pare, të shtrirë në kronologji kohe dhe ngjarjeje me thellësi analitike, që mbulon perioden e një rënie të rrëmbyeshme me pasoja të rënda njerëzore. Autori që në kapitullin e parë, “Vitet e fundit të ish-Jugosllavisë”, shtron plasatritjen e kësaj grehine dhe shtron zhvillimet e padrejtësisë historike, për të cilën natyrshëm parasheh rënie te rrëmbyeshme. Lexuesit apo studiusit, në këtë vepër I hiqen paqartësitë nga njohurit e padejtësive historike dhe krizës së shkaktuar nga mosdurimi i dhunës të popujve që përjetuan dhembje shpirtërore e shkatërrime materiale nga kjo krijesë fantazëm. Kur kriza mori shtrirje në ish-Jugosllavi sa arriti ashpërsinë e pastrimit etnik,.zgjoi vemendjen e qendrave ndërkombetare për zgjidhjen e problemeve njerëzore. Qendrat e politikës ndërkombëtare, si Konferenca Hagës, me qëllim parandalimi të krizë, në fillim parciale, e në vazhdimësi thellimin e qartësimit të problemeve  të popujve për të shpëtuar katastrofën njerëzor, me Konferencën e Londrës dhe Dejtonit, të cilat ndërmorrën veprime konkrete të shuarjes së konfliteve në ish-Jugosllavi. Por, asnjëra nga këto, nuk zgjodhën gadi asgjë nga kërkesat aktuale shqiptare. Por, të shtruara që nga 1981. Shpërbërja e Jugosllavisë ishte problem i madh ndërkombëtar. Ramë Buja, deshmitari dhe bashkohësi i kohës dhe pjesëmarrësi aktiv  këtyre ngjarjeve, zgjodhi këtë temë si  përkushtimit obligativ kombëtar personal dhe angazhimit shpirtëror, fizik, politik e ushtarak për rrënimin e saj. Kjo krijesë shkaktoi shqetësime njerëzore, diplomatike e ushtarake ndëkombëtare. Autori analizon detaisht zhvillimin e proceseve që nga centralizmi 1945, decentralizmi, vetëqeverisja e qeverisja shoqërore, kushtetutshmëria, rëniet dhe ndryshimet kushtetuese pas 1968, simbolet kombëtare shqiptare, Universiteti, Demostratat e 1981, 1988 e 1989, do të vazhdojë më 1990 e deri më 1999, Ushtria Clirimtare e Kosovës dhe sulmet e NATO-së.  Fillimi i rënies 1991 ishte  pasojë e problemeve të grumbulluara, i kësaj urrejtjeje patologjike ndaj shqiptarëve e ndertuar keq nga kisha serbe, ASSHA dhe nga 24 elaborateve mbrenda 1840-1999 për zhdukjen e shqiptarëve, e deri në metodat populiste. Kthimi në politikën historike, apo histori politike që nga Traktati i Shën Stefanit 1878, Konferenca e Berlinit, Traktatin e Londës 1913, Versaji 1918, Jallta 1945. Tëgjitha këto fakte e ngjarje te mdha historike autori i vendos ne vendin dhe arsyen e duhur që të shtron shkaqet dhe te nxjerr e arsyeton pasojat.
Në kapitullin e dytë Konferencën e Hagës me dy komisionet brenda saj, ate të Badinteri e cila Koosvën nuk e njohu për element kostituiv, pa katër republikat Slloveninë, Kroacinë, Bosne e Hrecegovinën dhe Maqerdoninë. Andaj Kosova u nda  nga heshtja, detyrimisht zgjodhi luftën. Ndërsa, çështja e Suksedimit të Jugosllavisë.  Ramë Buja shtron shkurt dhe jep mundësinë njohëse para se të marrim pozicion anues, Kur është fjale e të drejtës trashigimore të republikave RSFJ dhe pjesës së trashiguar padrejtesisht RFJ. Autori zberthen termin Suksedim, ndryshim territorial i shtetit dhe Suksedim, zëvendsim i një shteti nga shteti tjetër. Për këtë, Kosova nuk deponoi kërkesë dokumet. Konferenca e Hagës nuk ofroi zgjidhje as Deklara e Lisbonës, nuk do ta pranojnë entitetin e ri federativ vetëm nga Serbia e Mali I Zi. Kosova për shkak të rrethit të dytë robrues u pengua nga Serbisa të merr hisen e pasurisë, që ishte dyfish më i madh se borxhet, të cilat i përvetësoi Serbia. Dëmet e luftës, shkuan në dam të Kosovës, sikur gjithë janë fajtor e askush natyral, e askush nuk eshte fajtor logjik. Konferenca e Hagës ndezi luftën në Bosne problemi shkoi ne Lisbonë e Bruksell, ndësa Londra III, nuk solli asgjë të re. Ramë Buja Londrën do ta analizon në Kapitullin e Tretë. Londra e 1913 shqiptarëve ju propzoi  vetëm autonomi. Avansim shtetëror do plotësohet me iniciativen e Austrohungarisë dhe Italisë. Ndërsa, Konferenca e Londrës 1992, si Versaji 1918, shqiptarët, i la jashtë Konference edhe pse ishin disa delegacione. Kjo konferencë shkatoi masakrat e Srebrenicës mundësoi qeveri trietnish në Bosne. Kosova u trajtua çështje minoritare në pajtim me konventat ndërkombëtare të OKB, OSBE. Kosova mbeti interes i Konferencës së Paqës në Gjenevë dhe bisedave serbe-shqiptare për arsimin dhe në cilësinë e pakicës. Vetëvendosja, si shkallë më e lart e të drejtës njerëzore Krashi ngjarjeve të ashpra ne kroaci e Bosne për shqiptarët e aneksuar nuk u njoh. Edhe nga ndërkombëtarët shenjë positive ishte “Vija e Kuqe Amerikane”, trupat paqësore dhe vëzhguesit ndëkombëtar, veçmas dalja dhe shkelqimi i UCK 1997-1999.
 Kapitulli i Katërt, Konferenca e Dejtonit, me rolin adekuat të subjektit meritor SHBA-ve për krizën Jugosllave, me Marrëveshjen e Vashingtonit. amerikanët ndërpren ndihmat për sërbinë. Derisa nuk ishin  kryevendi për Bosne e Kroaci, tash amaerikanët marrin rolin prisë. Meqë në këto treva jugosllave ishin kryer krime, SHBA, vendosin mos të lejohet që Serbia të zgjerojë krimet në hapësira tjera, si në Kosovë. Fundi i luftimeve sipas planit të Lisbonës, Hagës, Londrës e Gjenevës nuk doli frytdhëns. Fatale si me vonë Reçaku në Kosovë, në Bosne ishte Tregu i Sarajevës 1995. Dejtoni i dha fund luftës në Kroaci e B. H, Kosova kuptoi se konferencat e dritashme ndërkombëtare nuk sollën gadi asgjë për Kosovën, kërkohej angazhim i fort për një Konferencë ndëkombëtare, kreyesisht për Kosovën. Pasi konferencat e dritashme, Dejtoni, pas pas Hagës e Londrës rrenoi shpresat shqiptare për zgjedhjen paqesore te problemit shqiptar. Kosova nuk u zu në gojë as në Brione e Lisbonë. Kosova mbeti vetëm në Marrëveshjen Xhentlemene, Hollbruk-Milosheviq, politika paqësore shqiptare kënaqej pa luftë, me status si sërbet e Krainës, pasi ju bë e qart se, në Dejton u ftuan vetëm ata që luftuan, kjo ishte një arsye për ndërrim të qëndrimit. Edhe nje mësim ishte nga Alia Izetbegoiviq, i cili për asnjë qast nuk e braktisi popullin e Tij, Ai arriti të ngriste një komb. Autori vizon se “Alia  nuk kishte mund të bënte gjithëçka, por kishte bërë gjithëçka, që kishte mundur”.
“Ekzistojnë momente, kur historia gjendet në daurt e vetëm disa njerëzve”, Kështu ju drejtua Zhak Shirak dy delegacioneve, ditën e parë në Rambuje 7 shkurt 1999.  Gjithë këte epokë që lëvizte ngjarjet, me sakrifica drejte lirisë së popullit, Eshtë kapitulli i pestë për  Konferencën vetëm për Kosovën dhe shqiptarët në Rambuje e Paris të Francës.  Rastisja historike e njajsisë së selisë Rambuje të Francës me emrin e mbiemrin  e autorit të këtij libri Ramë Bujes është koinqidencë, kurse koinqidenca e dytë, përseritja pozitive e veçantisë historike shqiptare, Londra e 1913 me Isa Buletini amatosur dhe Delegacioni e UCK-së, Ramë Buja, Bexhet Haliti e Azem Syla, në dieni të organizatorit të Konferencës së Rambujes. Delegacioni i UCK-së shkoi jashtë çdo rregulle i armatosur në aeroportin e Prishtinës dhe në kalanë mesjetare të Rambujes, aty dorëzuan armët, vetëm deri sa  bisedohet.
            Konferencat ndërkombëtare për krizen në ish-Jugosllavi, ishin mbajtur pa Kosovën dhe shqiptarët. Komisioni i Badinterit, Kosovën nuk e njohu as për trem gjeografik. Pa Kosovën u mbaj edhe Konferenca  e Londrës dhe Gjeneva. As Dejtoni nuk e ftoi Kosovën. Por, Rambujeja u organizaua kryesisht dhe vetëm për Kosovën, Kjo kështjellë mesjetare, ndërkombtarizoi çështjen shqiptare në Kosovë. Vetëm këtu Kosova, fal vrpeimeve ushtarake kishte arritur të ejtë temë bosht dhe e vetme për zgjidhje. Në Rambuje shqiptarët kishin nje delegacion të sajuar nga subjekti ushtarak-politik, dy delegacione nga dy subjekte partiake dhe dy pjesëmarrës të pavarur. Ky ishte delegacion me një qëndrim dhe pëfaqësim të përbashkët. Rambujeja e organizuar, e udhehequr dhe e mbikqyrur nga ndërkombetarët, për shkak të delegacionit të padinitetshëm serb, në Rambujeja nuk finalizoi zgjidhjen e synuar politike. Delegacioni shqiptarë i shoqeruar edhe nga ekspertet vendor dhe ndërkombetar, ishte i denjë për bisdime e marrëvshje. Rambujeja zyrtrizoi në nivel të diplomacisë ndërkombëtare UCK-në dhe çështjen e Kosovës. Nënshkrimi i marrëveshjes në Paris, pas konsultimeve me popullin dhe subjektet shqiptare, ishte menquria diplomatike e delegacionit dhe popullit shqiptare. Veprimi rrefuzues nga pala serbe dhe përfaqesuesit rusë, shpëtoi Kosovën nga një mangësi historike, që do të sillte kjo marrëveshje e pranueshme ndërkombatrisht. Sërbia zgjodhi fatin e keq, bombardimin 87 ditësh të NATO-së. Po të nënshkruhej marrëveshja edhe nga pala sërbe, nuk do të dihej për sa kohë, do ti kishim 12.000 ushtarë sërb në Kosovë, tre deri katër mijë policë, Kufijtë do ti ruante Sërbia, kurse shqiptarët nuk do të mund të ofroheshin kufirit më afër se 5 km. Doganat do ti kontrollonte KFOR-i dhe Sërbia , Kosova, çfarë do të ishte, sigurisht do të ishte pa institucione e simbole të nivelit shtetëror, pa FSK, dikur TMK dhe pa gjysmën e popullatës shqiptare. Ndoshta Republika e Kosovës, edhe shumë kohë do të ishite pa shtetësi e shumë mangësi instutucionale e shtetërore dhe mosnjohje të subjektivitetit ndërkombëtar. Megjithate, paqartësi e ngecje shkaktoi edhe Marrëveshjen e nënshkruar mes subjekteve shqiptare në Rambuje për Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, që nuk u zbatua nga gjithë të nënshkruarit, Kosovës i kushtoi me hapësira manevruese të subjekteve ndërkombëtare për qeverisjen e Kosovës. Ramë Buja në ribotim te kësaj vepre ka plotësuar çështjen e Luginës së Preshevës, Marrëveshjen e Konqulit dhe UCPMB, ndërprejen e konfliktit në dem të lirisë së shqiptarëve, edhe pse kjo marrëveshje  ndërkombetarizoi çështjen shqiptare në këto treva etnike. Plotësimi i arsyeshëm  kësaj vepre autorit i mundësoi të trajton edhe çështjen shqiptare të Pollogunt dhe trevat tjera etnike shqiptare në IRJM. Luftrat e UCK-së, Ushtrisë Clirimatre Kombëtare dhe Marrveshjen e Ohrit, për të drejten shtetformuese të shqiptarëve në IRJM. Kjo Marrëveshje bëri që shqiptarët të njohin tërësinë e shtetit maqedon. Autori analizon me fakte e dokumente historike e diplomative bërjen dhe zhbërjen e Unionit Serbi_Mali i Zi. Në kapitullin e shtetë. Ramë Buja, akteri i gjitha fazave të zhbërjes së Jugosllavisë, Përvoja e gjatë e veprimtarisë së zhbërjes, dëshmoi cilësinë e bërjes së shtetit të ri të Kosovës, për të cilin kontribuan shumë gjenerata, të cilat këte kala shqiptare e filluan ndër breze e mote. Por, nderi e lavdia bije në brezin e autorit dhe kreatorit te kësaj mrekullie pozitive historike të aspiratës kombëtare shqiptare, sa edhe vlerës së një monumenti të së drejtës kombëtare e njerëzore. Në kpaitullin e shtatë autori shton ngjarjet diplomatike e veprimet politike në Kosovën e pasluftës, maratonën e bisedimeve shqiptare-serbe të Vjenës të cilat u krijuan vetëm për blerje kohe. Pakoja e Ahtisarit, kompromisi ynë me i madh diplomatic, politikë, shtetëror dhe ishte një sakrificë kombëtare, ishte një synim i arritur historik i shumëpritur, që do të hap horizant ecjeje deri te Shpallja e Pavarësisë të Kosovës, 17 shkurt 2008, shtet i pavarur demokratik dhe vazhdimin e shtetndërtimit deri në ditët e sotshme. Vepra është shumë e begatë me faktografi shkencore. Autori ka përdorur literaturë shkencore të autorëve e diplomatëve vendor e ndërkombëtar. Ka përdorur mbamendjen dhe kujtesën e fort personale, shenimet dhe ditarin personal dhe një korpus burimesh për e rreth ngjarjeve, ka konsultuar draft marrëveshjeje e marrëveshje, drafte dokumentesh ndiplomatike dhe dokumente nga Konferencat që i ka marr në shqyrtim, organizuar për zgjidhjen e çështjes në ish-jugosllavinë, njësitët shpërbërse dhe ndarjet nga tërësia e saj. Po cekim këtu se gjuha e autorit në këte vepër, është mendimi logjik, pasuria leksirok e filozofike, çartësia e mendimit, pastërtia gjuhësore, rrjedhshmëria e ngjarjeve dhe logjika semantike e autorit shprehur në këte vepër.

Filed Under: Featured Tagged With: 18-vjet pas Rambujes, Ismail Gashi-Sllovia, në krizën Jugosllave, Ramë Buja: Kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT