• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“ISTORI E SKËNDERBEUT” DISA VARGJE NGA KËNGËT HEROIKE QË NXORI PENA E NAIMIT ,PËR KRYEHEROIN SHQIPTAR

January 17, 2013 by dgreca

  1. NGA GËZIM LLOJDIA/

Ekstrat/

 “Istori e Skënderbeut” është historia  shqiptare në shekullin e XV.Do të shqyrtojmë përveçse disa vargje nga këngët heroike që nxori pena e Naimit ,për kryeheroin shqiptar,situata dhe kthjellime historike apo ndijime shpirtërore, që përjeton nën dalldinë e zërit ëmbëltor  të Naimit.

 SHQYRTIME

 Kënga naimjane nga “Istori e Skënderbeut” :Këndo engjëll urtësinë………………………………….

1.Një fillesë e çuditshme. Kënga naimjane është si valëz deti.Ngritjet dhe uljet e saj.Janë dallgë të atij deti,që godisnin brigjet dëshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë nën syprinën e ujit. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut lëviz fjala e ëmbël: këndo engjëll urtësinë……Cili është ndërkohë instrumenti matës i valës shpirtërore?Shpirti naimjan.Ai ka derdhur me një kosto jo të vogël qindra vargje,mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të pafund njëkohësisht të paanë.

2.Historia e “Istorisë…

Shfaq këta personazhe interesante. Skënderbeu.Gjon Kastrioti, Moisiu, Hamzai,Vrana,Lekë Dukagjini,Huniadi, Filipi, Alfonsi, Vlladisllavi,Ferdinanti,Paleologu,sulltanët Murati, Mehmeti, Papa Piu II etj, etj,etj .

Këngët janë kapitujt. Gjithsjet 22 kapituj.22 këngë naimjane.

Radhitja e këngëve  :

Kënga 1 -Ardhja e turqve ,paqja që afron Sulltan Murati,kërkimi i djemve peng.

Kënga 2  –Shqyrtimi i këshillit për dërgimin e djemve të Kastëriotëve peng në Adrianopojë.

Kënga 3-Skënderbeu në kryeqendrën Adrianopojë.

Kënga 4-Vdekja që rrëzoi prindërit. Helmimi i tre vëllezërve

Kënga 5-Ardhja e engjëllit që përfaqëson shpirtin e të atit. Qartësimi,dritësimi mbi të ardhmen e tij.

Kënga 6-Kthimi i Skënderbeut në Krujë. Një nga perlat naimjane më të vlerësuara.

Kënga 7-Fjala e Skënderbeut  dhe luftërat që i prisnin me osmanët.

Kënga 8 -Udhëtimet e Skënderbeut.Ndihma për mbretin Vadisllav dhe mbretin Gjon.Luftimet e Ohrit.

Kënga 9  -Luftrat kundër venedikasve dhe turqve

Kënga 10 -Luftimet në Sfetigrad.

Kënga 11 -Rrethimi i Krujës,humbja e Sulltan Muratit.

Kënga 12 -Ngjitja në qiell. Martesa.

Kënga 13-Luftimet kundër turqve të Ahmet dhe Hamza Pashës.

Kënga 14-Luftime. Tradhtia e Moisiut.

Kënga 15-Luftimet e Skënderbeut në ndihmë të Ferdinandit. Itali.

Kënga 16 -Luftime kundër turqve. Personazhet ushtarake Sinan Pasha,Asim Pasha,Karaxha Pasha.

Kënga 17 -Luftimet kundër Ballaban Pashës.

Kënga 18-Luftimet me turqit. Ndihma e Skënderbeut për të zmbrapsur turqit. Vrasja e Ballaban Pashës.

Kënga 19 -Rrethimi dytë i Krujës nga sulltan Mehmeti.

Kënga 20-Armëpushimi me Turqinë.Fjala para vdekjes.

Kënga 21-Largimi i të birit në Itali dhe familjarëve.

Kënga 22-Ëndrra për Shqipërinë.

 KOHA E “ISTORISË…”

 Vijon po ai kapitull

Koha e “Istorisë…Viti 1898.Pas dy vitesh,trupi i poetit do të fironte.

Poeti kombëtar N.F,diku aty nga shekulli XIX,i ngre këngë, kryeheroit tonë kombëtar të shekullit të XV.

3.Engjëll.

–Këndo engjëll urtësinë… rrëfen  Naimi .Për çudi,nuk përdorë një shprehje të folklorit ,që zë fill me vargun :këndo o muzë…

Më duket një varg tepër i pasur,i shkurtër por i thellë.

Mirëpo kam një pyetje të brendshme:Përse Naimi përdor këtë fjalë në këtë poemë kilometrike me 22 këngë heroike për kryeheroin e Shqipërisë. Pra :këndo engjëll urtësinë. Si do të duhet ta këndoj engjëlli i patregueshëm këngën e urtësisë?

Në të vërtet,pa bërë hasha do ta themi,atë që dihet mirë .Naimi është një poet bektashi. Ai e dinte fare mirë se kënga e një engjëlli është qiellore .Dhe kjo këngë,pra kënga e një engjëlli do të dëgjohet,përtej hapësirave të kalitura nga mjegullat. Ndërkaq Naimi e ka të qartë se shpirti rron.Edhe shpirti i kryeheroit,mbrëmjen kur shtegtoi përtej shkrepave. Ndërkaq shpirti me engjëllin,udhëtuar ka. Prandaj i thotë engjëllit :këndo engjëllurtësinë…Ngase është tepër i sigurt se kënga e engjëllit dëgjohet atje ku është hapësirë dhe rrojnë shpirtrat .Atje ku është dielli i paperëndishëm. Do të këndohet kënga dhe do ta dëgjojnë shpirtrat,përtej hapësirës tonë. Pra këndo një këngë shpirti,që ta dëgjojnë edhe të vdekurit e pavdekshëm. Në shtatë qiej larg nesh. Përndryshe nëse poeti N.F do të  thoshte :këndo o lahutar një këngë trimërie…,ajo do të dëgjohej ose  ndihej vetëm brenda hapësirës tonë.Pra  përkushtimi në këtë rast do tu përkiste vetëm të vdekurve të vdekshëm,pjesës tokësore,që mbetet e vdekshme për çdo rast.

Ndërkaq duke qënë një poet bektashi N.F nuk ka se si të mos përdorë në penën e tij, fjalët për këngën e ëngjëjve. Kënga e engjëjve është më e lartësuar. Është njëfarsoji këngë engjëjsh.

Por çfarë janë ëngjëjtë?Të shumëndërruarit.

Janë krijesa prej dritë,flasin librat e shenjtë.Ata nuk shfaqen ngase duan të mbeten përjetësisht të padukshëm.Ëngjejtë janë “vizitorë të ëndrrave tona”.Engjëjtë janë lajmëtarët e fateve të pathënë.

Madje ka gojë që thonë se me engjëjt udhëtojnë shpirtërat.Ke dëgjuar or mik kur thonë :jepe shpirtin or burrë se erdhi engjëlli për ta marrë!Dhe emri i këtij engjëlli që udhëton me shpirtërat nëpër hapësirë është Azraili.

Duke cituar engjëjt tek poemat e Naimit mbrijnë në një pikë të përbashktë. Poeti N.F,disponon njohuri të habitshme rreth kësaj pjese të panjohur.

Dy poemat-Poeti N.F. në dy poema heroike.d.m.th ‘Istori… dhe “Qerbelaja’,ai vargjet ka dëshirë ti formëzoj me fillesë fjalën engjëll,pra tek “Istoria… shprehet : këndo engjëll urtësinë…tek ‘Qerbelaja” :engjëll që mu qasepranë…

Tek ‘Istoria… engjëllit i thuhet të këndoj.

Tek “Qerbelaja”  ,ëngjëlli nuk këndon por vajton fatin tronditës, por të parathënë, për shuarje të shenjtorëve. Ai nga padukshmëria  mbrin tek përjetësia,në botën tonë.”…Engjëll, që mu qase pranë…,d.m.th në këtë kohë, që shpirti më rënkon thellë për shënjtorët e rrëzuar tragjikisht në Qerbela, mu gjende pranë. Ishte e pashmangshme ardhja e engjëllit dhe vajtimi i tij.

Të gjithë kanë orë shpirti,por ora e Naimit e ndjen ardhjen e engjëllit,ose e dëgjon këngën e ëngjëllit. Ora e Naimit është ora  e kuptimit të gjuhës së fjalëve të pathëna,nga engjëjt qiellor.

4.Urtësia.

Naimi në këtë varg ka përdorë fjalën urtësi. Pra  ëngjëllit i thuhet të këndoj  në gjuhën e tij të padeshifrueshme ,por ajo të jetë një këngë  për urtësinë. Pra ëngjëlli si ai rapsodi i moçëm shqiptar duhet të këndoj trimëritë,sepse trimëritë lëvdohen. Madje ka gojë që thonë se ka një vend të lartë në hapësirën qiellore ku shkruhen veprat e mira.Dhe këto i ruajnë ëngjëjtë e lartë.Kështu edhe  thelbi i vetë këngës të ketë një bazë dhe ajo të jetë urtësia.

Etimologjia e fjalës filozofi,jepet greqisht me dashuri për urtësinë.Është një art i të jetuarit,një moral që konsiston në të sjellurit në mënyrë të arsyeshme,për të evituar çdo sjellje ta pamatur,për të pritur çdo ngjarje me qetësi. Njerëzit e mëdhenjë i përshkon urtësia.

5.Drita.Një shkallinë tjetër.

…Skënderben e trimërisë/që i dha Shqipërisë dritë……………..

Drita.Kahu i saj,agimi i paperëndueshëm.Trimërit e kryeheroit në thelb,ruajnë dritëzën.D.m.th zmbrapsja e errësirës,rrëzimi i saj për të ndritur dielli i Kastriotëve.Larg çdo përfytyrimi,poeti shprehet, që i dha Shqipërisë dritë.Dritëza,qëndra e saj nuk janë gjuhët e zjarrta të diellit,që ka shekuj që vëlon,por s’perëndon,në sytë e Naimit dritëza është Skënderbeu.Ky ishte ndriçimi më i madh në errësira të largëta. 

 Nga “Istori e Skënderbeut “

 22-Prej 22 këngëve të ngritura nga Naimi,për një histori,më ka tërhequr gjithmonë një këngë,që prek thellësit e kohës.Është kënga.Fati i Shqipërisë,në këtë cikël këngësh.Pse pikërisht kjo ? Rrobat-Duket sikur fati i shqiptarëve ka qënë një lëmsh i ngatëruar.Duke qënë një popull i vogël,shkruan një shkrimtar kosovar,(këtu e gjej përgjigjen ),gjithmonë na i kanë prerë rrobat popujt e mëdhenjë.

Koshienca-Mirëpo le të bëhemi pak koshient.Dikur ka ekzistuar një shekull në historinë tonë të ndritur.Diku aty ,nga shekulli i XV.Atëherë rrobat e të tjerëve pas krahëve tanë,ishin në duart tona.C’masë do të merrnim ne,do të vishnin ata.D.m.th “sizmografi”,që përcaktonte lëvizjet e kohës ishte shqiptar.Ndërkaq ,shumë nga kancelarit e europiane,sot e kanë haruar këtë. Shqipërisë i lënë vend përtej kësaj porte.

SHQYRTIME

-U ngritë fati i Shqipërisë…

Vargu-Ky është varg naimjan.Sepse Naimi nxjerr diamante nga brendia e shpirtit.Një copëz e tij është :Ungrit fati i Shqipërisë… Tmerri-Pllakosur errësirë përmbi katundet shqiptare. Xëc. Gradacion nate.Tmerr pa fund.Kaq vite qefinë tharrë,vdekur tek shtëpia e vet.Po fati ynë ,gjegjësitsht ku rrinte i kyçur ? Ngryseshin ditët.Kush na xarriste. Fatlidhur,fatzesë.

Ringritja-Por koha përjetësisht s’e priti kohën.U ngrit fati i Shqipërisë….D.m.th i zhytur,i strukur,i rrëzuar qënkish, që kur kjo ëndërr e ëndërruar.Pra u ngrit nga e kishin gremisur.

Vdekje-Një copëz tjetër vargu po kap:Si vdekuri nga varri….Sy të verdhë vdekje.Nxinte.Kobëzestë dhe mellanbërësit e kishin kallur,atëherë shtatë pashë ndë dhe.Do mos bëhej më,ëndërronin të liqtë.Thirrje tinzarësh,nga njerëz magjilidhës.

Vargu pasues :Morri udhën e Azisë…

Udha e Azisë-C’është kjo udhë e Azisë?Nga bie udha e Azisë or mik?Besojë është udha e qëmoçme e mëndafshit!Udha e mëndafshit vëlla, ka vdekur,qëkur!

Udhë shpirti.Kjo nuk i përket territoreve të Azisë.Por nëpërmjet kësaj udhe ëngjejtë morrën drejtimin e Azisë,kur kërkohej adresa e saktë e Skënderbeut,që gjëndej në ato vise aziatike mes trupave jeniçere.

Duke rrugëtuar përtej horizonteve tona

Është udhë përtej horizonteve tona.Sidoqoftë kjo udhë shpirti ka dalje autostrade.Gjerësia e saj është thellësi.Ndërkohë që,thellësia është pafundësi.Është ngjizje  me dehje qielllore.

 NGRE DY PYETJE-Ngre dy pyetje, por që në thelb kanë të njëjtën përmbajtje.

1-Kjo udhë nga kush u përshkua ?

2-Përse ëngjëjtë,që mbanin në dorë fatin e Shqipërisë nxënë rrugën e Azisë?

Shpjegimi 1–Nëpër këtë udhë shpirti,engjëjtë vërshuan me fatin e Shqipërisë në dorë.

2-Përse engjëjtë morrën drejtimin e Azisë?Ose më saktë.C’farë kërkonin në kryeqëndrën e perandorisë osmane?Mos vallë perandoria,që kishte vënë nën thundrën e saj fatin tonë,kishte ndërmend të tërhiqej ?Kurrsesi jo.

Ndërkaq mësohet se drejtimi i engjëjve nuk ishte drejt rezidencës së sulltanëve.Kanë lëvizur diku afër tyre,por destinacioni i saktësuar,ka qënë korpusi special i jeniçerëve të perëndorisë osmane.Kërkimi ishte i kristalizuar.Një shqiptar,që  gjëndej  me shërbim në trupat speciale të perandorisë.Ishte ,ai i zgjedhuri,për të marrë në dorë fatin e Shqipërisë.Shqiptari quhej :Skënderbe.Ishte rrëmbyer nga një qëndër shkëmbore e Arbërisë.,që thirrej :Krujë.

PËRSE SKËNDERBEN ?

Kjo pyetje si luzmë,ka vite ,që më rëndon në shpirt.Vazhdimisht cepat e saj zgjaten.Është një lloj treguesi për shkumbëzimin e valëve.Kodi i paperëndishëm , ku ruhen besnikërisht fatet tona ka dhënë fatin e Skënderbeut ,kur është kërkuar “udhëkalimi” për çështjen e fatit të një kombi.

Përse Skënderbeu?Ka një ngurosje faktesh.Ndonëse jo nga rastësia,por nga disa kritere të vendosura nga vetë ata,historishkruesit .Ata sjellin gjithshka,në të gjitha formatet. Nxjerrin edhe hollësira,mistere të fshehura.Por asnjëherë nuk shprehen kështu:Përse Skënderben?Ai ishte një prej këtyre shqiptarëve të mërguar,të rrëmbyer në viset arbërore,që bënte karierë në trupat speciale perandorake.

 PYETJET QË RRËMBEJNË FATIN

Kolona e pyetjeve.Për ta pasuruar më tej kërkimin shpirtëror,kërkojmë ndihmën e këtyre enigmave.Gjithsejt bëhen tre pyetje.

1-Si bë Skënderbeu ,protagondist,i ndryshimit të fatit të Shqipërisë ?

2-Për se u zgjodh Skënderbeu,një komandant në trupat speciale të perandorisë osmane ?

3-Kush e përzgjodhi Skënderben ?

 3-PËRGJIGJET E PYETJEVE

Mjegullinat që zbresin nga kohërat e mëparshme nuk sjellin dot asgjë.Vetëm,dielli i praruar i shpirtit,mundet të ndriçoj ndonjë fakt.Si?Me provën,që gjithmonë është gjendur përmbi kohën tonë.

Nga “Istori e Skënderbeut “

 22-Prej 22 këngëve të ngritura nga Naimi,për një histori,më ka tërhequr gjithmonë një këngë,që prek thellësit e kohës.Është kënga.Fati i Shqipërisë,në këtë cikël këngësh.Pse pikërisht kjo ? Rrobat-Duket sikur fati i shqiptarëve ka qënë një lëmsh i ngatëruar.Duke qënë një popull i vogël,shkruan një shkrimtar kosovar,(këtu e gjej përgjigjen ),gjithmonë na i kanë prerë rrobat popujt e mëdhenjë.

Koshienca–Mirëpo le të bëhemi pak koshient.Dikur ka ekzistuar një shekull në historinë tonë të ndritur.Diku aty ,nga shekulli i XV.Atëherë rrobat e të tjerëve pas krahëve tanë,ishin në duart tona.C’masë do të merrnim ne,do të vishnin ata.D.m.th “sizmografi”,që përcaktonte lëvizjet e kohës ishte shqiptar.Ndërkaq ,shumë nga kancelarit e europiane,sot e kanë haruar këtë. Shqipërisë i lënë vend përtej kësaj porte.

SHQYRTIME

-U ngritë fati i Shqipërisë…

Vargu-Ky është varg naimjan.Sepse Naimi nxjerr diamante nga brendia e shpirtit.Një copëz e tij është :Ungrit fati i Shqipërisë… Tmerri-Pllakosur errësirë përmbi katundet shqiptare. Xëc. Gradacion nate.Tmerr pa fund.Kaq vite qefinë tharrë,vdekur tek shtëpia e vet.Po fati ynë ,gjegjësitsht ku rrinte i kyçur ? Ngryseshin ditët.Kush na xarriste. Fatlidhur,fatzesë.

Ringritja-Por koha përjetësisht s’e priti kohën.U ngrit fati i Shqipërisë….D.m.th i zhytur,i strukur,i rrëzuar qënkish, që kur kjo ëndërr e ëndërruar.Pra u ngrit nga e kishin gremisur.

Vdekje-Një copëz tjetër vargu po kap:Si vdekuri nga varri….Sy të verdhë vdekje.Nxinte.Kobëzestë dhe mellanbërësit e kishin kallur,atëherë shtatë pashë ndë dhe.Do mos bëhej më,ëndërronin të liqtë.Thirrje tinzarësh,nga njerëz magjilidhës.

Vargu pasues :Morri udhën e Azisë…

Udha e Azisë-C’është kjo udhë e Azisë?Nga bie udha e Azisë or mik?Besojë është udha e qëmoçme e mëndafshit!Udha e mëndafshit vëlla, ka vdekur,qëkur!

Udhë shpirti.Kjo nuk i përket territoreve të Azisë.Por nëpërmjet kësaj udhe ëngjejtë morrën drejtimin e Azisë,kur kërkohej adresa e saktë e Skënderbeut,që gjëndej në ato vise aziatike mes trupave jeniçere.Duke rrugëtuar përtej horizonteve tona

Është udhë përtej horizonteve tona.Sidoqoftë kjo udhë shpirti ka dalje autostrade.Gjerësia e saj është thellësi.Ndërkohë që,thellësia është pafundësi.Është ngjizje  me dehje qielllore.

Ngre dy pyetje, por që në thelb kanë të njëjtën përmbajtje.

1-Kjo udhë nga kush u përshkua ?

2-Përse ëngjëjtë,që mbanin në dorë fatin e Shqipërisë nxënë rrugën e Azisë?

Shpjegimi–1-Nëpër këtë udhë shpirti,engjëjtë vërshuan me fatin e Shqipërisë në dorë.

2-Përse engjëjtë morrën drejtimin e Azisë?Ose më saktë.C’farë kërkonin në kryeqëndrën e perandorisë osmane?Mos vallë perandoria,që kishte vënë nën thundrën e saj fatin tonë,kishte ndërmend të tërhiqej ?Kurrsesi jo.

Ndërkaq mësohet se drejtimi i engjëjve nuk ishte drejt rezidencës së sulltanëve.Kanë lëvizur diku afër tyre,por destinacioni i saktësuar,ka qënë korpusi special i jeniçerëve të perëndorisë osmane.Kërkimi ishte i kristalizuar.Një shqiptar,që  gjëndej  me shërbim në trupat speciale të perandorisë.Ishte ,ai i zgjedhuri,për të marrë në dorë fatin e Shqipërisë.Shqiptari quhej :Skënderbe.Ishte rrëmbyer nga një qëndër shkëmbore e Arbërisë.,që thirrej :Krujë.

PËRSE SKËNDERBEN ?

Kjo pyetje si luzmë,ka vite ,që më rëndon në shpirt.Vazhdimisht cepat e saj zgjaten.Është një lloj treguesi për shkumbëzimin e valëve.Kodi i paperëndishëm , ku ruhen besnikërisht fatet tona ka dhënë fatin e Skënderbeut ,kur është kërkuar “udhëkalimi” për çështjen e fatit të një kombi.

Përse Skënderbeu?Ka një ngurosje faktesh.Ndonëse jo nga rastësia,por nga disa kritere të vendosura nga vetë ata,historishkruesit .Ata sjellin gjithshka,në të gjitha formatet. Nxjerrin edhe hollësira,mistere të fshehura.Por asnjëherë nuk shprehen kështu:Përse Skënderben?Ai ishte një prej këtyre shqiptarëve të mërguar,të rrëmbyer në viset arbërore,që bënte karierë në trupat speciale perandorake.

PYETJET QË RRËMBEJNË FATIN

Kolona e pyetjeve.Për ta pasuruar më tej kërkimin shpirtëror,kërkojmë ndihmën e këtyre enigmave.Gjithsejt bëhen tre pyetje.

1-Si bë Skënderbeu ,protagondist,i ndryshimit të fatit të Shqipërisë ?

2-Për se u zgjodh Skënderbeu,një komandant në trupat speciale të perandorisë osmane ?

3-Kush e përzgjodhi Skënderben ?

 

3-PËRGJIGJET E PYETJEVE

Mjegullinat që zbresin nga kohërat e mëparshme nuk sjellin dot asgjë.Vetëm,dielli i praruar i shpirtit,mundet të ndriçoj ndonjë fakt.Si?Me provën,që gjithmonë është gjendur përmbi kohën tonë.

 

1-SI U BË SKËNDERBEU PROTAGONDIST ?

 

Koha :Dihet fakti,që shumëzimi i viteve  nën sundimin osman nuk e zvogëlonte dot shtypjen.

Pushtimi ruante këto parametra:i gjatë i rëndë,i egër,i errët.

Rezistenca e brendshme regjistronte një vdekje të hershme. Ndonjë përpjekje shuhej  gati shpejt.Cdo ngritje krye krijonte pasoja tepër të rënda.Kështu gjykohej :Cili do të ishte ai burrë nga Arbëria,që do të merte në këtë situatë,fatin e SAJ ë dhe ta zgjidhte siç e zgjidhi strategu i madh Skënderbe?

Mund të ndodhte  sikur atje sipër të bëheshin kalkulime të gabuara ,(gjë që s’ka bërë ndonjë herë vaki),askush s’do të guxonte,të merret mbi shpatulla një peshë të rëndë,sepse pesha e atyre, që dikur u ndihej zëri kishin këtë fat : shuar,hequr, sakatosur, vrarë, larguar,shpronsuar, kërcënuar, kokëkriposur, syrgjynosur.

Koha matej:me vite .Largësia shënonte :shtatë male kaptuar.

Represioni-Dhuna nën pushtime të egra bëhej dyfish më e egër,e rëndë ,sflitëse,torturonjëse,maskaradë.

 

2-PËRSE U ZGJODH SKËNDERBEU?

 

Kuptimi :zgjidhje e njeriut brenda këtyre viseve rezultonte aspak produktiv.

Përfundimi:zgjidhja u kërkua përtej këtyre hapësirave.

Pra ,që kur u ngrit fati, që ishte varrosur diku,(d.m.th kur perandoria aty vuri këmbën e saj, fati ynë humbi),u kërkua edhe zgjidhja.

Arsyeja :Ngase brenda të gjitha urat, që do të mbanin peshën e atyre burrave llogariteshin ose nuk ekzistonin ,ose ishin të gremisura përfundimisht.

Kërkimi :Midis këtij trazimi të jashtëzakonshëm ,syri vështroi larg.

Hapësira ku rronin shqiptarët e rrëmbyer.Tek shqiptarët ,që bënin karierë në skutat e perandorisë.D.m.th.fati i Shqipërisë u ringrit,nga vendi ku e kishin plluskuar.Për të marrë këtë fat,që ishte një përgjegjësi,kuptohej kërkoheshin shpatulla burri,një barrë me mend,cilësi,trimëri,njohuri ushtarake,dhe njohuri shpirti etj.

Mirëpo cilit i ra në hise ky fat ? Skënderbeut.

Përse Skënderbeu?Ky ishte personi,që mund ti plotësonte të gjitha kërkesat,për të ngritur në këmbë një komb të rrëzuar nën thundrën e perandorisë osmane.Me këto cilësira,ai ishte shfaqur i pazakont.

Dualitet :A mund të ishte  Hamzai i zgjedhuri.?Po ku fshihej dinakëria e tij?Brenda shpirtit nxinin mjegulla.Ndonëse ishte myhib.Një ngritje e vogël regjistronte “sizmografi” në shpirtin e tij.Kariera ishte oficerë në trupat speciale.

Ndërkaq Skënderbeu ishte një shpirt i kthjelluar.

Arsye më shumë :Ai zbriste nga familja princërore e Krujës.

Kariera :Ishte një ushtarak i aftë,i mençur, trim. Brenda këtij personi,ishin vrejtur se buronin potenciale të mëdha.

Tradita që respektohej :Ndërkohë dihej se në Arbëri princërit kishin autoritet dhe ngrinin në këmbë njerëzinë.Nga ato të pakta rebelime,ishin udhëhequr nga princër apo të tjerë që kishin pozitë apo prona.

Gjunjëzimi-Por një  arsye tjetër ishte menduar. Perandorinë,do ta gjunjëzonte, një ish komandant i trupave të zgjedhur të perandorisë.Një faktor ishte se ai e njihte me kaq imtësisht mekanizmin e luftës së perandorisë.Brenda këtyre cilësive ,askush tjetër,për kohën nuk i gëzonte.

Zgjedhja :Gjithmonë ndoshta nuk thuhet,por është e lehtë të nënkuptohet pra,zgjedhje të atilla,kaq perfekte,i bënë vetëm Zoti.Dora,që ishte zgjedhur nuk gaboi.Ai bë një udhëheqës i madh.Tronditi seriozisht nga themelet perandorinë,për një kohë, që regjistrohet një e katërta e shekullit.Ndali vërshimin e saj,deri atherë të parrëzueshëm.Këto cilësira,çuditërisht flasin se i disponojnë vetën njerëzit e zgjedhur nga Zoti.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Istori e Skenderbeut, Naim Frasheri

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT