• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bosi i drogës kryetar parlamenti

May 22, 2015 by dgreca

Nga Jan Walter/
Kryetari i Parlamentit të Venezuelës Diosdado Cabello duhet të jetë koka e një karteli droge. Këtë e pohon një i besuar i tij. Sidoqoftë për konstelacionin e pushtetit në Venezuelë rasti ka të ngjarë të mbetet pa pasoja Diosdado Cabello duhet ta ketë vënë re në qershor 2014 se diçka nuk është në rregull me Leamsy Salazar. Kështu së paku i tha kryetari i Parlamentit të Venezuelës në janar stacionit radiofonik kolumbian “BLU Radio”. Gazeta e përditshme spanjolle “ABC” pati njoftuar atëherë, se shefi i sigurisë së Cabellos, Salazar kishte shpifur për të tek autoritetet amerikane, duke e quajtur figurë udhëheqëse të tregtisë venezuelane të drogës. Natyrisht akuzat janë të rreme dhe kapiteni i forcave ajrore, që dezertoi, nuk ishte truproja e tij, kundërshtoi menjëherë Cabello duke njoftuar hapa ligjorë kundër shtypit.
“Fushatë e bashkërenduar”
Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro u hodh në mbrojtje të zëvendëskryetarit të partisë së tij dhe e cilësoi raportin si pjesë të “fushatës së bashkërenduar” të opozitës, të mbështetur nga SHBA, kundër “Revolucionit Bolivarian”, siç e quan partia në pushtet sundimin e saj.
Marrëdhëniet mes SHBA dhe Venezuelës janë prej vitesh të tendosura, edhe për shkak se venezuelanë në mërgim në Florida mbështesin financiarisht opozitën në vend. Me akuzën e shkeljes së të drejtave të njeriut, muajt e fundit qeveria e SHBA ka vendosur sanksione ndaj disa anëtarëve të qeverisë së Venezuelës. Që autoritetet amerikane hetojnë kundër kryetarit të parlamentit të Venezuelës, siç njoftoi tani gazeta “The Wall Street Journal”, përshtatet krejtësisht me retorikën nga Karakasi.I fajësuari Cabello akuzoi ndërkohë tri media venezuelane, që kishin transmetuar lajmin e ABC-së, për shpifje të rëndë. Fundjavën e kaluar një gjykatëse lëshoi urdhërin për “ndalimin e udhëtimit jashtë vendi” për 22 gazetarë drejtues të gazetave “El Nacional”, “Tal cual” dhe “La Patilla” për shkak të shpifjeje të përsëritura dhe të rënda”. Përvç kësaj të paditurit duhet të paraqiten një herë në javë në gjykatë, shkruan “El Nacional” – ashtu siç kishte kërkuar Cabello.
Por aq kollaj akuza nuk mund të fshihet nga opinioni, as nga ai venezuelan. Sepse dyshimi, që Cabello është i përzier në tregtinë e drogës, nuk vjen papritur.
Drehkreuz Venezuela
“Venezuela vitet e fundit është bërë një qendër e tregtisë ndërkombëtare të drogës”, thotë në bisedë me DW këshilltari politik amerikan Douglas Farah. Kjo supozohet edhe nga rritja e konsumit masiv të drogës në vend: “Kartellet paguajnë tregtarë ndërmjetës të drogës. Ata e shesin pastaj në vend për të fituar para”, shpjegon Farah, i cili në vitet 90-të ka informuar si gazetar për gazetën “The Washington Post” nga kryeqyteti kolumbian Bogotá.
Më së voni nga viti 2008 ka dëshmi të shumta, se qarqe të larta qeveritare i kanë lejuar bizneset ilegale dhe kanë përfituar prej tyre, thotë Farah: “Shumë dëshmi të dëshmitarëve, që përputhen me njëra-tjetrën, rezultatet e autoritetit amerikan të drogës DEA dhe transporte masive të kokainës nga aeroportet zyrtare venezueliane për në Amerikën Latine, i bëjnë këto akuza shumë të besueshme.”Akuzat e Leamsy Salazar reshtohen në këto dëshmi. Që pas deklaratës së tij fshihen interesa personale, është e qartë, por edhe që Salazar di shumë për financimin e Partisë Socialiste të Unitetit, PSUV. Sepse edhe pse ai nuk ka qenë truproja e Cabellos, ai ka qenë për shumë vjet i besuari i kryesisë së partisë. Këtë e thotë vetë. Dhe ai duhet ta dijë
Numri 1,5 i Venezuelës
Diosdado Cabello ishte një ndër të besuarit më të vjetër të themeluesit të partisë, që ka ndërruar jetë, Hugo Chávez. Në vitin 1992 ata dështuan së bashku në tentativën për të bërë grusht shteti. Për një kohë të gjatë Cabello luante në partinë në pushtet një rol shumë më të madh se presidenti i sotëm Maduro. Togeri i dikurshëm ka patur shumë poste ministrore dhe fillimisht u diskutua të bëhej pasaardhësi i Chávezit, kur u konstatua, se ai mund të vdiste nga kanceri.Por me urdhër të Chávezit, Maduro u bë kryetar i PSUV dhe në fund president. Së paku që atëherë PSUV konsiderohet e përçarë – në nacionalistë të afërt me ushtrinë përreth Cabello-s, dhe Chavistë ortodoksë përreth Maduro-s.
Shpesh qarkullojnë thashetheme se ushtarakët mund ta rrëzojnë Maduron. Në shumicën e rasteve thashethemet vijnë nga opozita. Por ata tingëllojnë të besueshme, sepse pushteti i qeverisë nuk ndikohet aq shumë nga personi i Maduros si dikur nga ai i Chavezit.
Brenda partisë Cabello madje është më i fortë se Maduro, edhe për arsyen se ai është më dinak. Por atij i nevojitet Maduro, sepse si pasuesi i preferuar i Chávez ai gëzon mbështetjen pa rezerva të chavistëve të shumtë, edhe jashtë partisë.
Sikur autoritetet e SHBA-së të dëshmojnë me të vërtetë, se Cabello është përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës, kjo mund ta dobësonte në shumë drejtime aftësinë e tij veprim: “Në rang ndërkombëtar ai nuk do të ishte në gjendje të bënte më asgjë, në Amerikën Latinë prestigji i tij do dëmtohej dhe opozita venezuelane do të kishte edhe më shumë në dorë kundër tij”, thotë Douglas Farah.
Vetëm brenda partisë, mendon Farah, kjo gjë nuk do të këtë gati asnjë ndikim: “Cabello dhe Maduro i duhen njëri-tjetrit, për të qëndruar në pushtet”, thotë Farah. Prandaj edhe ky kapitull nuk do ta prishë lidhjen e tyre.

Filed Under: Rajon Tagged With: Bosi i droges, Jai Water, kryetar Parlamenti

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT