• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkollat e famshme japin bursa për nxënës Kosovar

January 23, 2017 by dgreca

APLIKO: Shkollat e famshme japin bursa për nxënës Kosovar/

1 UWC_Kosova (1)Imagjino një shkollë ku vijojnë mësimet rreth 200 nxënës që vijnë nga 90 nacionalitete të ndryshme të bashkuar për të promovuar paqe dhe qëndrueshmëri. Të gjithë këta nxënës kanë bursa të siguruara dhe pa shqetësime financiare të mbledhur në vende të ndryshme si Itali, Holandë, Hong Kong, Swaziland, Bosnje dhe Hercegovinë, etj me të njëjtin qëllim, që ta bëjnë ndryshimin në botë. E gjitha kjo duket si një shkollim i mesëm ideal dhe ëndërr për çdo nxënës.

Por ëndërra mund të bëhet realitet nëse aplikoni në shkollat UWC. Në UWC shkollat apo United World Colleges (Kolegjet për botën e bashkuar) mësimi nuk ndodh vetëm në klasë por në çdo moment që ju flisni me ndonjë nxënës tjetër, ju mësoni më shumë për botën dhe për kulturat tjera. Kolegjet për Botën e Bashkuar (UWC) shndërron edukimin në një forcë që bashkon njerëzit, kombet dhe kulturat në mënyrë që të promovojnë paqe dhe qëndrueshmëri në botë.

Përveç jetesës me njerëz të kulturave të ndryshme, në UWC ju pret IB kurrikula (International Baccalaureate) që është ndër planprogramet mësimor më të kompletuara dhe më të pranuara në gjithë botën. Njerëzit mësojnë nga aktivitete të ndryshme e jo vetëm në laboratore dhe klasa mësimore. Prandaj kurrikula IB ju mundëson që t’a zgjeroni diapazonin tuaj të diturisë nëpërmjet sporteve të ndryshme (kajaking, shigjetari, not, basketboll, etj), shërbime komuniteti dhe aktivitet tjera kreative (muzikë, kor, gazetari, shkrime). Duhet të jeni pjesë e një prej 16 shkollave të UWC-së që vërtetë t’i shijoni momentet më të bukura që gjithmonë do t’i kujtoni.

A dëshironi edhe ju të bëheni pjesë e këtyre shkollave të famshme dhe të bëni ndryshimin në botë? Edhe nxënësit Kosovar të shkollave të mesme të moshave 16 deri 18 mund të aplikojnë që të bëhen pjesë e këtyre shkollave. Aplikacionin dhe informacione mbi procesin e aplikimit mund t’i gjeni këtu. Më shumë për shkollat UWC mund të gjeni këtu. Afati i fundit për aplikim është 10 Shkurt 2016. Pyetjet e juaja mund t’i dërgoni në kosova.nc@gmail.com.

Filed Under: Kronike Tagged With: Apliko, japin bursa, për nxënës Kosovar, Shkollat e famshme

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT