Erjol Muharrem, inxhinjer në Tokio, Japoni, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, shtetin Japonez në betejën ndaj Covid-19. Me Erjol Muharrem bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.
JAPONIA NË BETEJËN PËRBALLË COVID-19
Në fakt të them të drejtën Japonia ishte një nga vendet që mori masa shumë me vonesë ndërkohe që e gjithë bota po mbyllej disa javë përpara se shteti japonez të merrte masa për gjendjen që tashme ishte e qartë një rrezik për te gjithë. Edhe pse Japonia ndodhet afër Koresë dhe Kinës që arritën shumë shifra të larta infektimi, në fillim të infektuarit ishin në anijen Diamond Princess, edhe tani që flasim Japonia ka nivelin më të ulët të infektuarave dhe vdekjet të shkaktuara nga virusi covid se çdo vend tjetër i zhvilluar si Britania e Madhe apo dhe Amerika. Shifrat në Japoni tregojnë për një raport 40 herë më pak se USA dhe 70 herë më pak se UK. Japonia është një nga vendet që ka shumë fatkeqësi natyrore rregullisht nga tërmete tsunami, përmbytje etje dhe gjithmonë ka patur shumë dëme ekonomike dhe njerëzore por gjithmonë ka qenë në gjëndje të përballoje dhe të jetë gati në raste të tilla. Për sa i përket gjendjes se virusit si të gjithë ishin të pa përgatitur dhe disa masa në fillim ishin amatoreske si shpërndarja e 2 maskave për familje që u bë dhe nam për kryeministrin Abe që u quajt ABE MASK. Pavarësisht gabimeve qeveria japoneze premtoi të ndihmojë familjet duke dhënë 100,000 yen ekuivalent rreth 1000 dollarë për çdo njeri gjithashtu duke përgatitur paketa ndihmuese për bizneset. Dhe një nga arsyet pse Japonia nuk mundi të vepronte menjëherë është sepse shteti nuk mund të mbyllë popullin brenda me detyrim siç bënë shumë vende në botë për shkak të një ligji pas luftës së dytë botërore lidhur me të drejtat e njeriut. Por edhe si shteti mikpritës i lojërave olimpike, për qeverinë ishte vendim shumë i vështirë për ti anuluar këtë vit.
SHIFRAT SPECIFIKE NË JAPONI
Arsyeja pse Japonia ka një nivel të ulët infektimi është sepse njerëzit këtu kanë një kulturë lidhur me përdorimin e maskave por dhe prekja fizike përqafime apo takime. Përdorimi i maskave kryesisht në Japoni përdoret nga njerëzit që janë të sëmurë që mos infektojë të afërmit apo dhe bashkëpunëtorët në zyrë flasim përpara se të ndodhte shpërthimi i COVID19. Shumë kompani po marrin masa për të mos lejuar shpërndarjen e virusit si përgatitje e alkoolit në çdo hyrje të biznesit apo dyqan, matja e temperaturës dhe maskat edhe pse duken masa të thjeshtë besoj ndihmon në uljen e rrezikun e infektimit të popullatës prej Covid-19. Deri më tani nuk ka ndonjë lajm zyrtar për sa i përket ndonjë metode specifike për të luftuar virusin në Japoni, e vetmja mënyre që tani shoh është që njerëzit të jenë më sensibilizues dhe të kujdesshëm në maksimum. Rreth vështirësisë se pse Bota po has vështirësi në gjentjen e vaksinës për virusin mund të aludoj se mund të ndoshta dikush ka planifikuar dhe të mbikëqyrë deri ku njeriu mund të shkojë, kë komb do zërë paniku më shumë ose vaksina ekziston por dikush po përfiton nga kjo situatë. Përveç një beteje mjeksore, do thoja se po bëhet ehd enjë gara për para. Japonia gjithmonë ka përballuar vështirësi të mëdha dhe situata në të cilën ndodhemi është një nga ato situata që jam i sigurtë që çdo gjë do rregullohet dhe e ardhmja e Japonisë do jetë e sigurtë. Bota do ta marrë shumë shpejt veten.
SHQIPTARËT DHE MODELI JAPONEZ I LUFTËS NDAJ COVID-19
Modeli i Japonisë për të luftuar virusin nuk është një model që mund të kopjohet besoj, sepse është në kulturën dhe traditën e japonezëve të sensibilizohen dhe të respektojnë ligjet apo dhe njëri-tjetrin. Gjithashtu disa kompani përfshirë dhe kompaninë ku jam unë ka filluar një model me staf të reduktuar dhe prerje rroge prej 10% në rastet kur nuk shkojnë personeli në punë. Për momenti nuk ka vende specifike për të bërë testin e virusit përveç spitaleve dhe aeroporteve në pikat hyrëse dhe dalëse të shtetit. Fatmirësisht nuk kam dëgjuar për personat shqiptarë që jetojnë në Tokio të jenë infektuar apo të kemi pasur humbje jete. Është një lajm i mirë për shqiptarët e paktë që jetojnë e punojnë në Japoni. Me keqardhje them se dhe Ambasada nuk ka bërë asgjë në lidhje me ndonjë mesazh sensibilizimi apo ndonjë ndihmë specifike në lidhje me komunitetin tonë. Aktiviteti diplomatik ka qenë i vakët.
MESAZH SENSIBILIZUES PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA
Diaspora në Amerikë ka qenë gjithmonë model frymëzimi për shqiptarët në shtetet e tjera. Dielli dhe Vatra janë institucione shqiptarie të kristaltë. Sot gjendemi globalisht në situatë të vështirë. Uroj të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, jetojnë, punojnë e studjojnë jahstë vëndit që ta kalojnë pa probleme këtë situatë të jahstëzakonshme. Ne jemi mësuar me vuajtje e vëhstirësi si komb. Do tja dalim. Për të gjithë shqiptarët ku do që jeni besoj që ne kemi kaluar shumë vështirësi në vendin tonë Shqipëri por gjithmonë kemi zjarr dhe fuqi në zemrat tona për të qenë të suksesshëm dhe për të përballuar çdo vështirësi. Pas këti jmomenti na pret një e ardhme më e mirë. Kjo është një nga ato situata ku jemi të gjithë në vështirësi dhe duhet të respektojmë dhe të jemi më të mirëkuptueshëm dhe më të dashur kundrejt të tjerëve. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe mos u dorëzoni, do e kalojmë te gjithë s’bashku këtë vështirësi. Me kujdes dhe sakrificë do ta kalojmë këtë të keqe kërcënuese. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo gjenden.