Nga Valentin Lumaj/
“Ashtu sikurse dora e majtë dhe e djathta behën bashkë për të shkulur një thikë në trup, ashtu si një trup i shëndoshë që lufton të keqen brenda tij, ashtu pra shqiptarë bëhuni bashkë me 25 Prill dhe nxirreni Edi Ramën jashtë nga politika një herë e përgjithmonë”.
Në vendet me demokraci të konsoliduar, rotacioni politik është një process i paevitueshëm dhe shëndetshëm demokratik. Në Shtetet e Bashkuara, që eshte një Republikë Presidenciale, Presidenti sado i aftë apo i suksesshëm të ketë qenë, mbas 8 vitesh nuk ka të drejtë kandidimi. Një figurë e re me një ekip të ri dhe një vizion të ri merr drejtimin për 4 apo 8 vitet e ardhshme. Them 4 apo 8, mbasi kjo varet nga realizimi i premtimeve dhe rezultatet e punës së Presidentit.
Ne Shqipërinë tonë, një vend me Republikë parlamentare, po ndodh e kundërta. Qëllimisht nuk po ndiqet praktika e demokracisë Amerikane apo e Evropës perëndimore, por perkundrazi marrin per shembull Turqinë, Rusinë apo Serbinë. Edi Rama, megjithëse asnjë nga premtimet e tij në 8 vite nuk i ka mbajtur dhe rezultatet e tij kanë më së shumti skandale dhe dështime, prapë del para shqiptarëvë ashtu me një krenari të pakuptimtë dhe kërkon një mandat të trëtë.
Por çfarë premtoi dhe çfarë realizoi Edi Rama në 8 vite?
-Shëndetesi falas. Rezultati: shëndetësia në Shqipëri ka koston më të shtrenjtë në Ballkan. Mijëra mjeke dhe mijëra infermiere të larguar nga Shqipëria
-300 000 vende te reja pune. Rezultati: mbi 700000 shqiptarë të emigruar dhe qindra mijëra të papune. Shqipëria i vetmi bend në botë me një diasporë me numër më të madh se vendi amë. Kjo në kohë paqe dhe jo lufte.
-Negociata të hapura me BE-në. Rezultati: edhe 15 kushte shtesë mbi ato egzistueset
-Rindërtim i shtëpive dhe shkollave të rrënuara nga tërmeti. Rezultati, 90% e të dëmtuarve janë pa strehë, asnjë shkollë apo spital i ndërtuar. Diaspora ka mbajtur peshën më të madhe në këto investime.
-Ulje të taksave të shtetit, të madhrave të akcizes, taksës së bukes dhe ushqimeve, të energjisë. Rezultati: taksat e shtetit dhe ato te pushtetit lokal janë rritur në dëm te biznesit të vogël dhe atij të mesëm. Taksat e tjera nuk jane ulur asnjë qindarkë.
-Naftë falas per bujqit dhe fermerët. Rezultati: bujqit dhe fermerët e blejnë karburantin me çmim të tregut që rezulton më i larti në Ballkan.
-Një polici në shërbim të qytetarëve. Rezultati: policia në 8 vite është përdorur për të mbajtur dhe ruajtur poshtetin dhe jo qytetarët. Aksionet e policisë kanë qenë më së shumti në ruajtjen e arave te kababisit sesa rendin publik, po ashtu ne funksion dhe të vjeljes (vjedhjes) dhe grumbullimit të votave për partinë e tij mavi.
Në kontrast me premtimet, në 8 vite pushtet, kemi thellim të varfërisë, krizë të sistemit shëndetësor e arsimor, emigrim masiv, bllokim të negociatave, depërtim te kriminelëve deri në nivelet më të larta të shtetit, korruspion metastazë te shpërfaqur në dhjetra skandale, mungesë të investimeve të huaja, tendera e koncensione që përpijnë buxhetin e shtetit. Edi Rama renditi Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara në botë. Edi Rama e varfëroi edhe më shumë shqiptaret, te gjithë pasuritë dhe paratë e shqiptarëve i ndau për klientët e tij, te gjithe pasuritë e paluajtshme, tokat dhe bregdetin ua vuri ne tepsi oligarkëve mafioze të tij, ndersa ai vete u pervetësonte përqindjen.
Historia e 8 viteve në pushtet të Edi Ramës nuk ishin kurrsesi një histori suksesi por një histori dështimesh dhe skandalesh. Edi Rama hyri në politike thonj-paprerë dhe i paturpshëm lakuriq dhe po largohet më paturpshem e i zhveshur komplet nga e vërteta, suksesi, morali, besa e mbajtja e fjalës dhe premtimeve.
Shqiptarë, kujtoni falimentimin e ekonomisë dhe të prodhimit të brendshem, mungesën totale të eksportit, kanabizimit të territorit shqiptar, kujtoni skandalet e avioneve “mushkonja” të transportit të drogës, skandalin e importimeve plehrave dhe mbeturinave nga Evropa, skandalin e çmontimit të armeve kimike të Sirisë në Shqipëri, vrasjet mafioze e bankerëve dhe gjyqtarëve, vjelljen e serverave të tatimeve. Kujtoni skandalet dhe doreheqjet e ministrave te tij të akuzuar dhe të zënë me presh (drogë) në dorë, Tahiri, Xhafa e të tjerë. Kujtoni skandalet e ministrisë së mbrojtjes me përdorimin e helikopterëve, aeroporteve dhe bazave të tjera të ushtrisë për trafik droge.
Kujtoni futjen në Parlament e vrasësve, trafikanteve, pengmarrësve dhe emërimi i tyre në poste të larta kyçe të administratës shtetërore. Kujtoni skandalet seksuale dhe ato te pedofilisë, si ajo e sivëllait te tij, Kokëllimës apo Shukrive të tjerë socialiste. Kujtoni dasmën prej sheiku me 2000 të ftuar të Veliaj, abuzimi me i drejtëperdrejtë i fondeve publike. Kujtoni sulmin ndaj medias kritike dhe fjalës së lirë (Agon Channel). Humbja e gjygjit me Becchetin dhe dëmshperblinin nga taksat e qytetarëve prej 110 milionë Euro. Kujtoni refuzimin e kerkeses se Organizaëes Boterorë të Shëndetesisë për testimin në masë te popullsisë për Covid-19. Nuk e bëri testimin me një nënvleftësim dhe arrogancë absurde, duke mos marrë asnjë masë parandaluese, duke mos blerë teste, veshje mbrojtëse, respiratorë dhe duke mospërfshirë mjekun e familjes. Rezultatet e arrogancës së tij ishin fatale për jetën e qindra qytetarëve shqiptarë të cilët u mungojnë sot ju në tryezat dhe rrethin tuaj familjar.
Shqiptarë, mos harroni se Edi Rama jo vetëm që nuk arriti të krijojë një unitet të shqiptarëve si komb, por perkundrazi ka krijuar një përçarje si kurrë më parë veri-jug, mjafton të shikoni kabinetin e tij. Edi Rama ka krijuar një klimë mosbesimi dhe pakënaqësie më të gjithë klasën politike të Kosovës duke u bërë pengesë e qëllimshme për integrimin evropian të saj apo duke ngulur thika mbas shpine asaj. Kujtoni mardhëniet vëllazërore me presidentin Serb, presidentin turk apo atë grek, ata të cilët historikisht kanë synuar gllabërimin e territoreve shqiptare dhe ja kanë arritur në një masë të mirë falë tradhëtarëve të kombit të tipit Edi Rama. Kujtoni idetë e tij sipas këshillave të sivëllait serb Vuçiç për Minishëngenin apo për shkembimin e territoreve (ndarjen e Kosovës), të cilat fatmirësisht dështuan falë jush, njerëzve patriotë e lirisashës në Shqipëri, Kosovë e Diasporë. Kujtoni Rrugën e Kombit që i madhi Sali Berisha ndërtoi si ftesë për vëllezërit Kosovarë dhe hap të parë drejt bashkimit kombëtar. Edi Rama do ta quante në përfundimin e saj këtë rrugë “Ruga e Asgjëkundit” dhe sapo mori pushtetin me vota të vjedhura apo të blera, si metode e drejtpërdrejtë për t’u refuzuar ftesën kosovarëve dhe për ti zhvatur ata, vendosi taksën e pabesë të Rrugës së Kombit.
Edi Rama jo vetem dështoi por kurrë nuk pati vullnetin për të bashkëpunuar me shqiptarët nëpeë botë. Ai qëllimisht në 8 vite e la totalisht në harresë Diasporën dhe jashtë përfaqësimit si në parlament ashtu edhe në egzekutiv, dhe me e rëndesishmja, qëllimisht e përjashtoi Diasporën dhe të drejtën e saj si shtetas shqiptarë për të votuar. Kjo është tabloja e një qeverisje, për të cilën Edi Rama ka marrë përsipër misionin e pamundur për ta bojatisur me ngjyrat e ylberit.
Por lajmi i mirë është se ngado po fryn era e ndryshimit për shqiptarët. Pushteti në agoni i Edi Rames është në grahmat e fundit. Edi Rama e ka humbur tashmë besimin e shqiptarëve, të majtë e të djathtë. Rama e ka brejtur deri në palcë moralin e Rilindjes që ai vete e krijoi. Ai është i pafuqishëm të qëndrojë më në pushtet, po edhe i pafuqishëm për t’u ndarë nga bashkëpuntorët dhe trafikantët e drogës të cilët e mbajnë peng dhe e mbajnë në kembë.
Thirrja ime shkon për votuesit shqiptarë pa dallim bindjeje politike, të majte, të djathte, demokratë, socialistë, republikanë, LSI-stë apo Ndryshe-istë. Mjaft me Edi Ramën, të gjithë kundër tij, kundër kësaj monstre që vetë ne shqiptarët e sajuam. Dëshira ime për të mundur Edi Ramen shkon përtej interesave te mija personale. Në Amerikë e kam gjetur realizimin e të gjithave që me duhen, përveç realizimit të endrrës për ta parë Shqiperinë zonjë në mes kombeve të Evropës. Prandaj të gjithë bashkë si një opozitë e bashkuar për të rrëzuar Edi Ramen. Ashtu sikurse dora e majtë dhe e djathta bëhen bashkë për të shkulur një thikë në trup, ashtu si një trup i shëndoshë që lufton të keqen brenda tij, ashtu pra shqiptarë bëhuni bashkë me 25 Prill dhe nxirreni Edi Ramën jashtë nga politika një herë e përgjithmonë.
Valentin Lumaj, Michigan më 23 prill 2021