• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jeffersoni dhe Biblioteka e Kongresit

January 30, 2015 by dgreca

Biblioteka e Kongresit amerikan në Washington, më e madhja në botë, shërben si një mjet kërkimesh për Kongresin dhe është gjithashtu e hapur për publikun. Në vitin 1801, kur u themelua, selia e saj ishte në ndërtesën e Kapitolit. Gjatë Luftës së vitit 1812 ndërmjet Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, britanikët e dogjën Kapitolin, duke shkatërruar një pjesë të mirë prej tremijë librave që ndodheshin aty. Ish-presidenti amerikan Thomas Jefferson ofroi bibliotekën e tij të madhe personale për të zëvëndësuar librat e djegur. Dhe, pikërisht dyqind vjet më parë, më 30 janar 1815, Kongresi e bleu koleksionin e tij. Sot, librat e Jeffersonit ndodhen në ekspozim të përhershëm në Bibliotekën e Kongresit dhe mund t’i shohë kushdo.
Pasioni i Thomas Jefferson-it për librat duket qartë në këtë koleksion të ardhur nga shtëpia e tij në Monticello të Virxhinias.
“Atij i pëlqenin librat që flisnin për shpikjet, për ligjet dhe për dashurinë e tij të madhe, arkitekturën. Kongresi bleu në fakt koleksionin më të madh privat të asaj kohe, 6.487 vëllime,” shprehet Mark Dimunation, shef i seksionit të Librave të Rralla dhe të Koleksioneve të Veçanta në Bibliotekën e Kongresit, i cili thotë se biblioteka fillestare nuk i afrohej fare koleksionit të Jeffersonit.
“Ishte një bibliotekë pune që do t’u duhej anëtarëve të Kongresit – libra për ligjin, tregtinë, fjalorë, libra historikë.”
Ai thotë se interesat e gjera të presidentit e ndryshuar përmbajtjen e Bibliotekës së Kongresit.
“Kjo ndryshoi krejtësisht nocionin se çfarë duhej përfshirë në koleksionin e bibliotekës.”
Marcelo Alvez, është inxhinier dhe profesor nga Brazili, që ndodhet për vizitë në Uashington.
“Është shumë e çuditshme kur sheh që një udhëheqës, një president interesohet për filozofinë, matematikën, fizikën dhe bujqësinë. Ishte një njeri me njohuri të mëdha, që nuk e gjejmë sot”.
Jeffersoni ishte autori i Deklaratës amerikane të Pavarësisë nga sundimi britanik dhe kishte lexuar disa nga librat më me ndikim në politikë të kohës së tij. Ato përfshinin “Federalistin,” një koleksion artikujsh dhe esesh, ku flitej për ratifikimin e Kushtetutës amerikane. Jeffersoni kishte bërë mjaft shënime në librin e tij.
“Ky është një udhëzues për të kuptuar, jo vetëm Kushtetutën amerikane, por edhe udhërrëfyes për krijimin e kushtetutave në mbarë botën.”
Jeffersoni kishte edhe një kopje në anglisht të Kuranit, të cilën e kishte blerë kur ishte student i drejtësisë.
“Ne mendojmë se Jeffersoni e bleu atë, pasi njerëzit e shihnin Kuranin si librin arabisht të ligjeve dhe kjo do ta ndihmonte atë të kuptonte të drejtën ndërkombëtare në vendet myslimane.”
Në vitin 1851, një zjarr që ra në Kapitol dogji shumë libra të bibliotekës dhe më shumë se gjysmën e koleksionit të Jeffersonit. Pas kësaj, u ngrit kjo ndërtesë e bukur posaçërisht për Bibliotekën e Kongresit.
Sot, librat e Jeffersonit kanë nga një shirit, të gjelbër për librat origjinalë dhe ngjyrë ari për ato që u zëvendësuan me të tjerë nga jashtë Bibliotekës. Librat pa shirita janë kopje identike që ndodheshin qysh atëherë në Bibliotekën e Kongresit. Zoti Dimunation thotë se kutitë e bardha janë për librat që ai është ende duke i kërkuar.
“Pra, nga 4000 apo më shumë librat që duheshin për të zëvendësuar ato që humbën nga koleksioni i Jeffersoni, kanë ngelur më pak se 250 libra që duhen kërkuar.”
Pasi Thomas Jeffersoni i dhuroi librat e tij, ai nuk i pa më kurrë ato. Sot, studiuesit mund t’i shfletojnë ato në sallat e Bibliotekës, pikërisht në frymën e Jeffersonit, Presidentit të tretë të Amerikës, i cili dëshironte që librat e tij të përdoreshin nga të gjithë.(Zeri I Amerikes)

Filed Under: Kulture Tagged With: biblioteka, E KONGRESIT, Jeffersoni dhe

Artikujt e fundit

  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”
  • Zhvillimi e përdorimi i Gjuhës Shqipe në diasporë
  • Diaspora, kapitali kombëtar që ende nuk dimë ta vlerësojmë
  • HOMAZH E NDERIM PËR TË GJITHË ATA QË NDIHMUAN TË BËHEJ SHQIPËRIA
  • FEDERATA VATRA DHE RIKRIJIMI I SHTETIT SHQIPTAR 1920-1921
  • Kolë Idromeno, “parganjoti” që u bë artist i madh në Shkodër
  • KRIJIMTARIA POETIKE E DRITËRO AGOLLIT
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN NË DURRËS RRETH “AKSIONIT TË TIJ USHTARAK” PËR TË SHPËTUAR PRINC VIDIN
  • Ja pse Venezuela e Maduros nuk është viktimë, dhe pse SHBA po vepron ?
  • Rizza Milla: Radio “Zëri i Shqiptarëve” në Chicago, 3 dekada në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare
  • Promovohet filmi dokumentar “Shaban Murati-diplomati antitabu”
  • SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…
  • REZISTENCA ANTIFASHISTE SHQIPTARE NË KONTEKSTIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR NAZIZMIT GJERMAN NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT