Nga Alfons Grishaj/
Haramxhinjtë/
Të gjallë, por vdekur , jetë nuk japin kurrë !/
Haramxhinjëve , nuk mund tu thuash burrë. /
Bash prej kësaj rrace i “fuqishmi” kryetar,/
Amanita bisporigera* për Shqiptarë./
Rrekado e qymyrit me energinë diellore?!/
Bastardët e kohës prej t’ njëjtës dashnore./
Paguan populli i mjerë për një kodosh,/
E më pas zvarritet nga një kokë bosh…/
Fryhen në karrige të paudhët haramxhi ,
Që ferrin e Dantes e bënë Shqipëri.
Hilerojnë sharlatanët e lerosur,
Apel diaspores për “jetën e pasosur”.
Tallen prej ikjes së popullit të mjerë…
Mos harroni !Karma do zbres n’ tyren derë.
- Amanita bisporigera, është një këpurdhë e helmët, që po të hahet sjell vdekjen e ngadaltë . Të paktë janë ata që mbijetojnë pas konsumimit të kësaj këpurdhe. Biles, është pakëzuar dhe me emrin “Destroying angel”… Referenca është marrë nga libri “ What if ? “, i autorit Randall Munroe. 1 New York Times Bestseller .
Shpjegim i imi.
Jemi mësuar
Tërë jetën…
Jemi mësuar të fajsojmë të tjerët.
Dhe kur ata janë larg ,
Dhe kur janë afër,
Dhe kur nuk i njohim fare.
Fajsojmë fëmijët tanë,
Vëllezërit e motrat aty për rreth,
Barin e rritur shumë dhe pemët
kur nuk kanë gjeth.
Jemi mësuar ta fajsojmë nënën,
Dhe atë Zotin “mistrec” që ndrysh s’e bëri hënën!
Faji njeriut nuk është kurr faj,
Për sa kohë turpin e rrëkëllen si çaj.
Shkodrani i Vjetër/
Me tespihe Shkodrani burrë
Mendon mbi gurin e latum,
Ça me thanë në jetën tjetër
Për kto vite që shkun si gurrë.
A me thanë si qe Shkodra
Me ato trima n’ at zaman,
Fush’, liqen,lumenj e kodra.
Bukurinë ka pas me nam.
Nuk ka ma trëndafila,
Lule vile , lule borë,
Lule sahat e as karafila.
Mjaft pak njerëz të përkorë.
Bash buzë njasaj ure
Që kulmon andja klasike,
Bariste vasha plot nure.
Sa e mistershme, sa magjike!
Rrugës së Bexhisteni
Një rregull ligj prej Zoti,
Barceleta gaz kuvendi
Sa prej syve qeshte loti.
Dhe syt i treti larg , larg …
Tespihe i lëshoi përdhe,
Patat i çuan në qiell varg
Në gji të qiellit përmbi re.
Ja , shih! Ylberi u ba urë.
Me dorë grish dashni e jetës,
Ajo vasha plot dritë e nurë.
Për në jetën e të vërtetës…