Koment nga Gëzim Llojdia/
1.Përtej të bërit politikë dhe përtej shikimit të parë .Dje në mbrëmje .Një zonjë e nderuar si M.N shkroi në fb: Jepni një krehër asaj Vllahutisë!
Ç’praj këtij casi me erdhi vringëlli në mënd. Në kohën e kooperativave në një ditë ku korrej gruri,arrave ,lëndinave ,fushave dhe rrëzave. Në një kombajnë gjithsejtë 5 qerosë e fshatit .I pari kombajneri,cullak koka. I dyti brigadier me kokë të vogël.I treti sekretari i partisë. Shoku L. Na koka, shndriste si pasqyrë. I katërti normist Limja.I pesti një sehirxhi .Turma e kooperativistëve shikonte me nge këtë spektakël qerosësh në një makinë korrëse gruri. Dikush tha:
-Të pesë këta e kursejnë shtetin tonë të varfër.
-Pse e kursejnë shtetin tonë këta dhe nga se? Kuriozi gjendej gjitherës.
-E kursejnë sepse nuk blejnë asnjëherë krehër. Krehët në atë soj kohe ishin kallcuk,jo prej fildishi. Por shteti kështu kursente shumë dhe pak nuk ishin gjithsejtë 5 krehër. Ata kishin vite, që nuk vinin në kokë krehër. Vite të tjera fshehurazi nga të tjerët bënin sikur i shtrinin qimet e rralla Por gjithsesi ata ishin inferior ngase kishin vite ndryshe nga të tjerë,t që vinin krehër në kokë çdo mëngjes,ata hiç lanin fytyrën,pastroheshin me ujët e pakët bënin tualetin e vogël dhe të shpejt të ditës,por krehrin nuk lëvizej nga vendi dhe në fund të fundit,po cu duhej krehri atyre.
Në fakt edhe ata kishin dëshirë të ishin si pjesa tjetër,madje të kishin edhe mustaqe por s’lejonte gjithsesi regjimi. Madje thuaj e përflitej se edhe artisti Bujar .L i kishte lënë me pasaportë, mustaqet. Të paktën atë, që Zoti nuk ua kishte dhënë me flokë tua jepte regjmi .Por regjimi s’dëgjonte nga kjo anë. Kështu, që ata mbesnin pa flokë dhe pa mustaqe. Aso kohe nuk kryheshin as operacione për të mbjell flokët,mos shikoni sot që nga hëngrën veshët reklama për të mbjell flokët, ato që do të hiqeshin nga menderja e shkretë dhe do të vendoseshin në kokë. Ahere s’kishte të tilla marifete,s’kishte operacione ,s’kishte mustaqe ,pra njeriu i shkrete donte s’donte kokën, do ta linte zbuluar në shi,borë,zheg vere e kështu deri sa të mbyllte jetët në një qefinë të vogël në një errësirë të pafundme diku në varrezat civile. Donte s’donte i shkreti njeri, do rronte ashtu siç ishte dhe s’kishte as mjete as mundësi.Mirë ata, që se kishin këtë mundësi dhe mjerë ata,po ata që kishin flokë, por që nuk përdornin krehër?
2.
Dy shembuj sot nga perëndimi. Vetëm një në katër njerëz që vizitojnë HRBR mund të ketë një transplantim. Për ata që nuk zgjedhin të ketë një transplantim, opsioni i parë është që të pranojnë humbjen e flokëve dhe të rruajnë kokën. Shumë njerëz nuk janë shumë të shqetësuar për humbjen e flokëve të tyre duket me kokë të madhe të rruar njësoj si Andre Agassi apo Bruce Ëillis. Në fund të fundit, thotë Dr Collins, është se nuk ka shërim për humbjen e flokëve.
Sa për njerëzit që udhëtojnë jashtë shtetit për procedurën, Turqia ka provuar të jetë destinacion i zgjedhur për burrat në Mbretërinë e Bashkuar, ndihmuar nga shpenzimet e konsiderueshme më të ulëta duke filluar nga £ 1619, dhe fluturime të përballueshme. India krenohet me çmime mesatare më konkurruese duke filluar në vetëm £ 789, por ajo mund të jetë kostoja e fluturimeve që ka penguar pacientët. Rrofsh perëndim se na kënaqe!
3.
Kjo shprehja e zonjës në Fb është proverbiale:”Po jepni (apo i falni) një krehër zonjës Vllahutinë!Në fakt zonja Vllahutinë ka dëshirat e saj sikurse bën zgjedhjet e saj dhe vendos vetë për astet e saj,këshillat e tepërta të shqiptareve kanë lindur që nga koha e kohës. Që nga koha kur i kërkonte udhëheqësit e saj të bukur,të zgjuar trima dhe të fuqishëm. Mirëpo meqë erdha tek kjo pikë po ju them edhe një anekdotë të vogël. Aty nga vitit ‘96 më takoi të shoqëroja një grup parlamentarësh londinez ,vinin në ndihmë të partive të djathta. U ndodha tek selia dhe më thanë coji në Kaninë .Kanina është një fshatë ,”ballkoni i Vlorës” i thonë. Dhe unë hipa në mikrobusin ku ishin ulur mbi 16 parlamentarë të huaj. Mëritëm te ballkoni i qytetit,pra në qendër të fshatit ,zbrita i pari se isha te porta dhe po shikoja parlamentarët e huaj .Zbriti i pari një burrë i kërrusur fare ,tjetri çalonte pak ,ai pas tij hiqte këmbën zvarrë,tjetra e shëndosh si sa s’bëhet dhe vargu vijonte me këta njerëz .
-More po ku i keni mare këta,tha një fshatar .S’kishte burra të pashëm apo gra të bukura,por keni sjell këta !Nga cili spital i keni marr- ironizoi fshatari,me këta jo fushatë s’bëni dot, por do trembni fshatin. Ikni më mirë.
-C’tu mollois më!
Përkthyesi u tha:Po këta merren me politikë shoku!
Sa për krehrin e zonjës Vllahutin, çe do krehrin zonja kur nuk i duhet dhe zonja i di vet punët e saj. Ne shqiptarët vijojmë dhe tjerrin histori si në avazin tonë të vjetër.Po ‘spate bisht ta vëmë,po pate ta heqim.