Nga Dalip Greca/*
Ka qenë nje mbrëmje e magjishme ajo e 11 Nëntorit 2017 në VIP COUNTRY CLUB, NEË ROCHELLE, NEW YORK, ku qindra shqiptaro-amerikanë dhe italianë-amerikanë, uronin çiftin: Laura GJURAJ & THOMAS DE LUCA JR: JETË TË LUMTUR LAURA &THOMAS!
Dasma u organizua në një mjedis luksoz në një mjedis florishent. Dy komunitetet, ai shqiptaro-amerikan dhe ai italo-amerikan, në respekt të traditave respektive, kanë dhuruar një spektakël të bukur e të hareshëm. Një parakalim i bukur i çifteve, shoqëruar me brohorima, thirrje, e shumë lule, u pasua nga bekimi i çiftit nga dom Viktori nga Kisha Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”( nderkohë që në mesditë në Kishën Zoja e Shkodrës ,nën drejtimin e famullitarit Dom Pjetër Popaj është organizuar mesha e lidhjes se kurores). Më pas nusja në valle, dhe gjithëçka ka qenë e mrekullueshme. Krahas muzikës së vallzimit, gjatë dasmës jehoi dhe Tupani karakteristik i Kosovës dhe u kercyen valet tradicionale shqiptare.
Urime çiftit të mrekullueshëm! Urime Laurës, vajzës së mrekullueshme të Mhill dhe Age Gjuraj, që e lidhi jetën e saj me Thomas Deluca Jr., djali i zonjës Nancy Deluca & zotit Thomas Deluca!
Në dasëm ishin mysafirë edhe shumë vatranë: Agim Rexhaj(zv.Kryetari i Vatrës) me zonjën Laura, Marjan Cubi me zonjën Dila, Ilir Cubi me zonjën Suzana, Lek Përlleshi me zonjën, Adnan Mehmeti me zonjën, Mhill Velaj me zonjën, Dalip Greca me zonjën dhe shumë të tjerë.
- Fotografi mund te shihni ne facebook(dalip greca)